pompeo

105264949-GettyImages-971470660.530x298.jpg
ent ela22:46 | 13/06/2018

Shtetet e Bashkuara shpresojnë që të arrijnë çarmatosjen masive bërthamore të Koresë së Veriut në dy vite e gjysmë. Deklarata është bërë nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, një ditë pas samitit mes Donald Trump dhe Kim Jong Un. Pompeo ka qenë të mërkurën në Seul për të informuar autoritetet koreano-jugore mbi takimin e zhvilluar në Singapor. Duke iu përgjigjur interesit të mediave, Pompeo ka lënë të kuptohet se pritshmëritë e Uashingtonit janë të mëdha. “Jam besimplotë se Peniani e kupton që veprimet e tij do të verifikohen me imtësi”, ka thënë Pompeo. Ai ka shtuar se, marrëveshja fillestare mes Trump dhe Kim nuk përmban të gjitha pikat mbi të cilat dy palët ranë dakord. /abcnews.al

mike-pompeo.jpg
ent ela13:28 | 07/06/2018

Irani nuk do të lejohet të zhvillojë armë bërthamore. Deklarata është bërë nga sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo i cili paralajmëroi Teheranin duke thënë se e njeh shumë mirë kapacitetin e Uashingtonit.

 Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se Uashingtoni nuk do të lejojë që Irani të zhvillojë armë bërthamore. Komentet e tij vijnë pasi shefi i programit nuklear të Teheranit, Ali Akbar Salehi tha se brenda një muaji do të përfundojë ndërtimi i një godine në plantacionin bërthamor që do të avancojë centrifugat. “Ne po shikojmë raportimet që Irani planifikon të rrisë kapacitetin e pasurimit. Ne nuk do të lejojmë që Irani të zhvillojë një armë bërthamore. Irani është i vetëdijshëm për kapacitetin tonë. Ky është një shembull tjetër se si Irani shpërdoron burimet e veta. Nuk duhet të surprizohet askush nëse protestat në Iran do të vijojnë”, shkruan Pomeo në tuiter.

Njoftimi i Salehit erdhi një ditë pasi ai njoftoi Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike se do të hapet një qendër për prodhimin e centrifugave të reja për pasurimin e uraniumit. Vendimi i Teheranit ndjek tërheqjen e presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshje bërthamore e 2015-ës mes Iranit dhe fuqive botërore.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, që ka për detyrë të shqyrtojë nëse Irani respekton marrëveshjen e 2015, ka lëshuar disa raporte në të cilat tregohet se regjimi i Teheranit vijon të respektojë paktin ndërkombëtar. Megjithatë, tashmë është më se e qartë se edhe me mbështetjen e vendeve të tjera, Irani do të rrëzojë marrëveshjen bërthamore. /abcnews.al

 

 

POMPEO-KOREANI-1280x720.jpg
ent ela23:09 | 31/05/2018

Vizita e zyrtarit të lartë koreano-verior në Nju Jork duket se ka dhënë frytet e saj. Në përfundim të takimit kokë më kokë, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar se SHBA dhe Korea e Veriut kanë shanse serioze për një të ardhme të paqtë.

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut mund të hyjnë në një epokë të re paqeje, prosperiteti dhe sigurie. Kështu ka deklaruar sekretari i Shtetit, Mike Pompeo pas takimit të zhvilluar në Nju Jork me zyrtarin e lartë koreano-verior, Kim Jong Çol. Në një konferencë për shtyp, Pompeo ka thënë se bisedimet kanë qenë pozitive dhe se procesi i çarmatimit bërthamor të vendit aziatik është në rrugën e duhur. “Vizita e gjeneralit Kim Jong Çol është ogur i një shansi pozitiv në marrëdhëniet tona, të cilin palët nuk duhet ta lënë t’u shpëtojë”, ka thënë Pompeo. Ai ka shtuar se, zyrtari i lartë i Penianit është drejtuar për në Uashington, për t’i dorëzuar presidentit Donald Trump një letër. Vizita e ish-shefit të shërbimeve sekrete në Nju Jork është e para që një zyrtar i Veriut të izoluar zhvillon në Shtetet e Bashkuara në 20 vjet. Më herët gjatë muajit, presidenti Trump njoftoi anulimin e takimit me Kim Jong Un, i planifikuar për më 12 qershor në Singapor. Por aktualisht të dyja palët po punojnë për ta mbajtur atë. Në ishullin-shtet ndodhet një ekip amerikan i udhëhequr nga zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Joe Hagin; dhe një koreano-verior që kryesohet nga shefi i stafit të Kim Jong Un. Dy ekipet po punojnë për tryezën e 12 qershorit, që nëse realizohet do të jetë e para mes një presidenti amerikan dhe një koreano-verior pas shumë dekadash. paralelisht, zëvendës ministri i Jashtëm i Veriut është takuar në ish-zonën ushtarake me ish-ambasadorin amerikan në Seul, Sung Kim. /abcnews.al

GettyImages-667749682-714x418.jpg
ent ela21:13 | 30/05/2018

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu amerikan Mike Pompeo zhvilluan të mërkurën një bisedë telefonike, gjatë të cilës diskutuan për Sirinë dhe Ukrainën. Sipas një njoftimi për shtyp të Ministrisë së Jashtme ruse, Lavrov dhe Pompeo kanë rënë dakord sa i takon nevojës që Moska dhe Uashingtoni të tejkalojnë diferencat për zgjidhjen e këtyre çështjeve. Aktualisht në Siri forcat qeveritare po fitojnë gjithmonë e më shumë terren, duke ua marrë territoret militantëve të Shtetit Islamik. Së fundmi ato që kanë rënë në duart e ushtrisë kanë qenë bastionet e ISIS në rrethinat e Damaskut. Vendimtare ka qenë në këtë aspekt mbështetja ajrore ruse dhe ajo iraniane, aleatët kryesorë të presidentit Bashar al Assad. /abcnews.al

pompeo-1-1280x720.jpg
ent ela10:22 | 29/04/2018

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti të shtunën në Arabinë Saudite, një vizitë që do të ketë në fokus të bindë lidershipin lokal për të mbështetur sanksionet kundër Iranit. Turi, i cili parashikon ndalesa në Riad, Jeruzalem dhe Aman vjen vetëm dy ditë pasi Pompeo mori konfirmimin në Senat për drejtimin e postit të shefit të diplomacisë amerikane. Këshilltari politik i Pompeo ka bërë me dije se do t’u kërkohet të gjitha vendeve që të sanksionojnë çdo individ apo entitet të lidhur me programin bërthamor iranian, një çështje kjo që është diskutuar edhe me aleatët europianë. Këshilltari ka nënvizuar se disa raketa balistike të qëlluara të shtunën në Arabinë Saudite nga aleatët e Iranit në Jemen ishin furnizuar nga regjimi në Teherani. Raketat iraniane po zgjasin luftën dhe vuajtjet në Lindjen e Mesme, po kërcënojnë sigurinë tonë dhe atë të aleatëve tanë – ka thënë Brajan Huk. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono