poltike

parlamenti-i-kosoves-1280x721.jpg
nev ila15:40 | 14/08/2019

Kur duhet rreth një javë nga seanca që do të shpërndajë parlamentin, partitë politike kosovare duken të prirura të shkojnë në zgjedhje të vetme. Megjithatë, në vartësi të zhvillimeve, ato nuk i përjashtojnë koalicionet zgjedhore.

Tashmë kur kanë mbetur edhe më pak se një javë për tu mbajtur seanca e thirrur për shpërndarjen e parlamentit kanë nisur edhe negociatat si dhe deklaratat e ndryshme për koalicione të mundshme parazgjedhore ndërmjet partive politike.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas nënkryetarit të saj Envej Hoxhaj, programin e saj nuk do ta përziej me askënd. Ai thotë se është e pamundur të ketë koalicion parazgjedhor me patitë e mëdha.

“Ne do të shkojmë në zgjedhje të vetëm. Nuk e përjashtojmë mundësinë për koalicion me ndonjë parti të vogël, por jo me ato të mëdha parlamentare”, tha Enver Hoxhaj nënkryetar i PDK-së.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Arben Gashi tha se do të ishte mirë që secila parti të garojë e vetme në zgjedhje që të shihet forca politike e secilit subject. Sipas tij, nëse partitë e tjera vendosin të shkojnë në garë me koalicione, atëherë kjo parti nuk përjashton mundësinë e një koalicioni me VV-në.

“Nëse do të kemi koalicione prej partive parlamentare, si AAK-ja, apo PDK-ja që vendosin të bëhen bashkë, normalisht ne kemi mendimin tonë strategjik dhe preferojmë koalicion opozitar”, tha Arben Gashi, LDK.

Derisa AAK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd, por më e përafërt është me Nismën Social Demokrate dhe PSD-në.

“Do bashkëpunojmë me ata që janë për shtetin, që bëjnë 100 për qind shtet”, tha Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK-së.

Shikuar nga praktika e zgjedhjeve të kaluara partitë e mëdha politike presin gjithmonë momentin e fundit për tu certifikuar në KQZ  si koalicione parazgjedhore apo të garojnë të vetme./ABC News Albania 24/7

Lulzim-Basha-selia-1280x711.jpg
nev ila22:33 | 28/06/2019

Menjëherë pas mbylljes së fushatës së Partisë Socialiste në Vlorë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga selia e PD mbajti një deklaratë për median.

Në prag të 30 qershorit, Basha rikthen në vëmendje betejat e vështira dhe fitorët e PD në 6 vjet e vetme kundër të gjithëve.

“E kam thënë disa herë javët e fundit se 30 qershori do të jetë hapi fatal politik i regjimit kriminal të Edi Ramës. Neveria që sot shqiptarët ndjejnë për Edi Ramën nuk duhet të na bëjë ta harrojmë atë. në 30 qershor fillon spiralja e rrëzimit të regjimit politik.

Sot mund të duket e largët, por opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti dhe postet e zgjedhura, sapo Edi Rama erdhi në pushtet.

Ka qenë një betejë e vështirë në momentin më të fortë të Rilindjes, sapo ajo kishte ardhur në pushtet, kur askush nuk besonte apo nuk shqetësohej se, bashkë me rilindjen, në pushtet kishte ardhur krimi.

Atëhere na u desh të bënim çdo përpjekje, deri në bojkotimin e paralamentit që të arrinim ligjin e dekriminalizmit.

Ata që mendojnë se me Edi Ramën mund të funksiononte gjuha institucionale, le të kujtojnë dekriminalizmin

Vetëm bojkoti i parlamentit solli dekriminalizmin dhe largimin e Ndokave, Frrokave dhe Prengave dhe Roshajve nga politika, edhe pse Edi Rama i mbrojti dhe nuk i lëshoi me vetëdije deri në fund.

Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh.

Kujtoni talljet e tij ndaj nesh dhe përbetimet që dekriminalizimi ishte lojë politikë e jona.

Dhe pastaj kujtoni të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi, sepse ishin vrasës përdhunues dhe trafkantë, që Rama i solli të bashkëqeveriste me ta.

Pa mbaruar mirë dekriminalzimin, na u desh të përballeshim me projektin e Edi Ramës për kanabizimin e vendit si shpërblim ndaj krimit dhe alternativë eknomike për vendin.

Ju kërkoj të gjithëve të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona, gënjeshtrat, mashtrimet që sajuan për të mohuar këtë realitet. Kujtoni sulmet mizore ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi ngriti zërin për drogën.

Vetëm duke luftuar përditë, me këmbëngulje, ne ia dolëm që të zbulonim të vërtetën e drogës dhe të zgjonim gjithë botën që t’i bënte presion Edi Ramës

Kujtoni betejën tonë për koncesionet.

Edi Rama e shiti çdo skemë hajdutërie si skemë zhvillimi, sSi metoda novatore. Na sulmoi me çdo gjë deri sa më në fund shqiptarët dhe bota e panë dhe e kuptuan se koncesionet ishin skema të pastra grabitjeje.

E njëjta gjë me vjedhjen e zgjedhjeve.

Tre vitet e fundit ne kemi luftuar çdo ditë që të kutpohet realiteti vrasës i bashkëpunimit krim-politikë në zgjedhje.

Na sulmuan

Na fyen

Na shpërfillën

Por sot, Të gjithë e kanë mësuar të vërtetën. Kjo histori është përsëritur çdo ditë, për çdo betejë tonën.

Kanë qenë beteja të ashpra. Na është dashur të marrim veprime të guximshme. Na është dashur të sakrifikojmë dhe të përballojmë kosto, baltë dhe sulme.

Ne nuk ulëm kokën kur prej nesh kërkohej gjithçka dhe palës tjetër asgjë. Kemi pranuar sulmet sepse jemi ndjerë të përgjegjshëm.

Por sot dua ta them:

Pa bojkotet tona,

Pa denoncimet tona

Pa çadrën

Pa djegien e mandateve

Pa bojkotin e zgjedhjeve farsë

Sot Edi Rama do të vazhdonte të ishte rilindas. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja me shokë ende ministra dhe Qazim Sejdini e Vangjush Dako pranë mandatit të katërt“, deklaroi Basha nga selia e PD./abcnews.al

edi-ram123-1.jpg
G. P.10:20 | 27/06/2018

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, se Shqipëria kundërshton kategorikisht vendosjen e kampeve të pritjes për azilkërkuesit e BE-së në vendin tonë. Sipas shefit të qeverisë, kjo vlen edhe nëse Shqipërisë i premtohet anëtarësimi në BE në kthim.

“Në mosmarrëveshjen mbi reformën e politikës evropiane të migracionit, Shqipëria kategorikisht refuzon krijimin e qendrave të pritjes së azilkërkuesve të BE-së në territorin e saj”, kështu e nis shkrimin gazeta gjermane Die Welt, që ka marrë dhe një prononcim të kryeministrit shqiptar.

“Ne kurrë nuk do të pranojmë kampe të tilla refugjatësh për BE-në”, shprehet Edi Rama.

Media prestigjoze gjermane nënvizon se ky qëndrim vlen edhe nëse Shqipërisë i ofrohet në këmbim anëtarësimi në BE.

Die Welt thekson se Rama është në thelb kundër “hedhjes së njerëzve të dëshpëruar diku si mbeturina toksike që askush nuk i dëshiron”.

“Shqipëria do të jetë gjithmonë e gatshme të japë një kontribut të drejtë në përballimin e barrës evropiane”, tha Rama i cili shton: “Por kjo nuk do të thotë se do të marrim përsipër problemet për të gjithë. Është një zgjidhje e rrezikshme për ta bërë Shqipërinë portë hyrëse për refugjatët e Evropës”.

Më tej, Rama falenderon kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe gjermanët pasi nëpërmjet pranimit të refugjatëve në vitin 2015, kanë ruajtur reputacionin e Evropës.

Ndërkohë, Die Welt nënvizon se shtetet anëtare të BE-së kanë rënë dakord në parim të fillojnë negociatat e pranimit me Shqipërinë. Më tej shkruan se ka pasur spekulime se ky veprim mund të lidhej me një angazhim nga Shqipëria për të konsideruar ngritjen e kampeve të refugjatëve. Por tashmë drita e gjelbër është dhënë./abcnews.al

sali-berisha-abc-1280x603.jpg
G. P.20:07 | 12/04/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur rreth incidenteve që ndodhën këtë të enjte në Parlament.

Kjo seancë ishte historike, sipas ish-kryeministrit Berisha, pasi opozita nuk e la Edi Ramën të flasë pas fyerjes që u bëri të gjithë shqiptarëve.

“Seanca e sotme është historike në kuptimin që bllokoi pas një fyerje të rëndë që i ka bërë çdo shqiptari Edi Rama, opozita nuk e la atë të flasë dhe e largoi nga dera e pasme të cilët shqiptarët e kanë të njëjtin turpërim siç e kanë të japin kafen nën gjunjë. Kjo përbën një ngjarje historike për parlamentin. Unë mendoj se kryengjarja e sotme është dalja e Edi Ramës nga ajo që në veri e quajnë dera e novojtores dhe në jug e quajnë dera e halesë. Kjo ishte përcellja, kjo ishte dita e Ramës sot”, tha Berisha.

Përsa i përket përjashtimit nga Kuvendi të 6 deputetëve dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, Berisha tha se ky i fundit duhet të japë dorëheqjen pasi oficerë të tij janë filmuar brenda në Parlament të armatosur.

“Ditmir Bushati duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Oficerët e tij të armatosur janë të filmuar brenda në Parlament të armatosur. Dy oficerë së bashku me frikacakun. Ky përbën përshkallëzimin më dramatik dhe më të frikshëm në historinë e Parlamentit”, tha Berisha./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono