polonia

polonia.jpg
Vladimir Prenga16:26 | 20/11/2019

Jo vetëm në Shqipëri ndodh që kryeministri të takojë futbollistët e kombëtares. Së fundmi kreu i qeverisë polake ka takuar lojtarët e kombëtares së vendit të tij, madje takimi është bërë në dhomat e zhveshjes.

Lojtarët nuk e kanë humbur mundësinë t’i ankohen kryeministrit për gjendjen e tapetit të barit në stadiumin “Narodowy” të Varshavës, ndërkohë që trajneri i Jerzy Brzęczek pas ndeshjes tha në konferencën për shtyp që lojtarët e tyre ishin me fat që nuk u dëmtuan.

Polonia mposhti një ditë më parë Slloveninë në shtëpi, me rezultatin 3-2, dhe i mbylli kualifikueset në vendin e parë në grupin G, para Austrisë që gjithashtu do të marrë pjesë në EURO 2020. /abcnews.al

POLONI-NETFLIX_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.29-1280x720.jpg
in a14:47 | 13/11/2019

Seriali dokumentar i Netflix, për Holokaustin, me titullin “Vetëm djalli e di”, ka shkaktuar zemërimin e Varshavës zyrtare. Polonia i ka dorëzuar një ankesë zyrtare Netflix, duke kundërshtuar dokumentarin, për shkak të hartës së gabuar që është përdorur.

Kryeministri polak Moraviecki i kërkoi produksionit amerikan që të korrigjojë gabimin e tmerrshëm, që sipas tij është bërë në mënyrë vullnetare. Një këshilltare e kompanisë në Poloni deklaroi se çështja do të trajtohet si prioritet. Sipas saj Netfliks nuk kishte për qëllim të ofendonte dikë apo të vendoste në dyshim ndonjë vlerë. Muzeu memorial i Aushvic theksoi në profilin zyrtar në “Twitter”, se informacionet historike dhe gjeografike në dokumentar për vendet ku ndodheshin kampet naziste të përqendrimit, janë të gabuara. Harta e përdorur në serial tregon kampet e përqendrimit të përdorura nga nazistët gjermanë gjatë luftës së dytë botërore brenda kufijve aktualë të Polonisë, por këta kufij janë vendosur pas përfundimit të konfliktit. Në të vërtetë kampet u ndërtuan në territorin e pushtuar në shtator të 1939-ës.

Kryeministri polak u shpreh se jo vetëm harta është e gabuar, por i bën spektatorët të besojnë se Polonia ka qenë e përgjegjëse e krijimit dhe mirëmbajtjes së kampeve dhe se ka kryer krimet që ndodhën Brenda tyre. “Meqënëse vendi im nuk ekzistonte në atë kohë si shtet i pavarur dhe miliona polakë u vranë në ato vende, ky element i ‘The Devil Next Door’ nuk bën gjë tjetër veçse rishkruan historinë”, përfundoi ai./abcnews.al

poulli.jpg
ad min15:34 | 08/06/2019

Në plazhet e Vlorës këtë fundjavë kanë mbërritur shumë pushues. Temperaturat e larta kanë bërë që bregdeti të frekuentohet nga vendas dhe të huaj.

Duket sikur mezi kanë pritur për të hyrë në det. Temperaturat e larta kanë populluar plazhet e jugut të vendit. Pushues nga Polonia, Tirana, Elbasani, të huaj, vendas kanë zgjedhur Vlorën këtë fundjavë.

Në këtë det të pastër, sezoni ka nisur të shfaqet në dinamikën e vet. Plazhistët janë të shumtë. Ka të huaj për herë të parë në plazhet e Vlorës. Por shumë vendas nga rrethet e tjera.

Fundjava e dytë e Qershorit ka njohur rritje të numrit të pushuesve në plazh, duke treguar qartë se sezoni tashmë ka nisur në Vlorë. /ABC News Albania 24/7

gramoz-ruci.jpg
ad min13:13 | 06/06/2019

Shqipëria merr mbështetje nga Polonia për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me BE. Qëndrimi i është përcjellë në Tiranë kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi nga zëvëndëskryetari i parlamentit polak Ryszard Terlecki.

Numri dy i parlamentit të Polonisë nënvizoi se delegacioni parlamentar polak ka ardhur në Shqipëri për t’i dhënë një mbështetje të hapur procesit të integrimit europian të Shqipërisë dhe për të nxitur Këshillin Europian të hapë menjëherë negociatat me Shqipërinë, duke bërë të ditur se parlamenti dhe qeveria e Polonisë kanë mbështetjen e të gjitha grupimeve politike për mbështetjen e politikave të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Zgjerimi i Europës duhet të zhvillohet paralel, madje edhe si prioritet para forcimit të BE-së. 27 eurodeputetët polakë do të kërkojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë që në mbledhjen e parë të Parlamentit Europian.

Kryetari i kuvendit Ruci dhe zëvëndëskryetari Terlecki folën edhe mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar midis Parlamentit të Polonisë dhe Kuvendit të Shqipërisë, intensifikimin e shkëmbimeve të përvojave midis komisioneve parlamentare, sidomos atyre të ekonomisë, mbrojtjes e sigurisë, politikës së jashtme si edhe mbi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.  /ABC News Albania 24/7

polonia-1280x631.jpg
ent ela20:15 | 03/04/2019

Komisioni Europian ka marrë masa të reja ndaj vendeve lindore të bllokut që kanë rritur autoritarizmin politik ndaj gjyqësorit. Në shënjestër të masave janë Polonia dhe Rumania, që sipas Brukselit kanë bërë hapa prapa në reformat për sundimin e ligjit.

Komisioni Europian njoftoi të mërkurën marrjen e masave të reja ndaj Polonisë dhe Rumanisë, për të mbrojtur pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit në këto vende. Konkretisht, Komisioni ka marrë masa ligjore ndaj Polonisë, ndërsa Rumanisë i ka bërë thirrje që të mos i falë politikanët e korruptuar.

KE po përpiqet kështu t’i përgjigjet atij fenomeni që në Perëndim shihet si rritje e autoritarizmit në krahun lindor të bllokut europian, kryesisht në Poloni, Hungari dhe Rumani. Zëvendës presidenti i parë i Komisionit, Frans Timermans ka deklaruar se më shumë duhet bërë për të përforcuar sundimin e ligjit në mbarë BE-në.

“Kapacitetet e Unionit për të ruajtur sundimin e ligjit janë jetike tani më shumë se kurrë”, ka deklaruar Timermans në një konferencë shtypi. Ai ka saktësuar se ndaj Polonisë është ndërmarrë një procedurë për shkak të regjimit të rreptë ndaj gjyqtarëve të sjellë nga qeveria e krahut të djathtë në Varshavë.

Ndërsa Rumanisë i është bërë vetëm një apel që të mos bëjë hapa prapa në reformat e gjyqësorit. Partia në pushtet në Poloni, që mban dhe emrin Ligj dhe Drejtësi, ka bërë një seri ndryshimesh në gjyqësor që kur mori pushtetin në fund të vitit 2015. Ato parashikojnë që gjyqtarët t’i nënshtrohen një hetimi disiplinor nëse autoritetet politike i konsiderojnë vendimet e tyre të papërshtatshme. /abcnews.al

mish.jpg
ad min12:56 | 01/02/2019

2700 ton mish derri me cilësi të dyshimtë janë eksportuar nga Polonia në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Lajmi është konfirmuar nga kreu i autoritetet veterinar polak, i cili tregoi se si në thertoret polake theren lopë të sëmura apo të ngordhura si pasojë e sëmundjeve të rënda dhe më pas shiten për konsum.

Një situatë shqetësuese kjo sidomos për Italinën në momentin që Polonia për shkak të çmimeve konkuruese dhe sasinë e madhe të mishit, është furnizuesi i parë i mishit të derrit në vend./abcnews.al

DREJTESIA-POLONI-1280x798.jpg
ent ela19:04 | 21/11/2018

Presioni i Bashkimit Europian ka gjunjëzuar Poloninë, duke detyruar qeverinë e këtij vendi të ndryshojë ligjin për Gjykatën e Lartë, që i jepte kontroll të plotë mbi gjyqësor. Krahas kësaj, qeveria polake ka humbur mbështetje tek qytetarët për shkak të një skandali korrupsioni.

Mazhoranca qeverisëse në Poloni nxitoi të mërkurën të miratonte një amendament në Parlament, që kthen mbrapsht ndryshimet e bëra në ligjin për Gjykatën e Lartë, pas presionit të rritur nga Bashkimi Europian. “Ne do të përmbushim detyrimet tona dhe në të njëjtën kohë do të vijojmë me ndryshimet e tjera në sistemin e drejtësisë”, deklaroi ministri i Drejtësisë, Zbignjev Ziobro. Në tetor, Gjykata Europiane e Drejtësisë urdhëroi Poloninë të pezullonte atë reformim që i jepte qeverisë kontroll të plotë mbi gjyqësorin dhe njëkohësisht detyronte shumë gjykatës të jepnin dorëheqjen. Që prej implementimit të atij ligji, mbi 20 gjyqtarë të Gjykatës Supreme, rreth 1 e treta e totalit, u detyruan të braktisnin detyrën. Ndërkohë, me amendamentin e miratuar të mërkurën, të njëjtët gjyqtarë kanë mundësi të kthehen. Që kur mori pushtetin në vitin 2015, partia Ligj dhe Drejtësi ka patur një mbështetje të fuqishme nga populli, për shkak të përfitimeve nga rritja e fortë ekonomike, rritja e mirëqënies, shpenzimeve publike dhe madje retorikës nacionaliste. Por një sondazh i kësaj jave tregonte se mbështetja ishte tkurrur për shkak të një skandali korrupsioni. Sondazhi i publikuar të martën tregonte se mbështetja për mazhorancën kishte rënë me 5 pikë përqindjeje, në 33 për qind; ndërsa ishte rritur ajo për opozitën me të njëjtën kuotë, në 26 për qind. /abcnews.al

VOLEJBOLL-POLONIA-KAMPIONE-E-BOTES.mpg_snapshot_00.00-1280x709.jpg
ent ela23:25 | 01/10/2018

Polonia u shpall kampione e botës në volejboll për meshkuj. Titulli i tretë në histori, u arrit pas finales ndaj Brazilit, në Torino të Italisë.

Për trofeun ishte e njëjta finale, me të njëjtin përfundim. Brazili vërtet mbërriti për herë të pestë radhazi në ndeshjen përfundimtare të kampionatit botëror të volejbollit për meshkuj, por për të dytën herë në seri u detyrua të pranonte humbjen. Titulli botëror ishte sërish për Poloninë, i treti në histori dhe i dyti njëri pas tjetrit. Në Arenën e mrekullueshme të Torinos, në prani të mbi 12 000 spektatorëve, polakët treguan superioritetin e tyre, duke fituar 3-0 me sete, veçse rivaliteti ishte shumë i madh.

Rezultati i seteve ishte 28-26, 25-20, 25-23, në një ndeshje që zgjati 1 orë e 37 minuta. Polonia e tregoi qartë traditën e saj, dhe mbrojti një histori mbi 60-vjeçare të volejbollit në nivelet më të larta, që kur arriti për herë të parë në gjysmëfinale të Botërorit në 1956. Ajo pati një skuadër tepër të fortë me Novakovskin, Konarskin, Shalpukun apo Kubiakun, por mbi të gjithë ishte Bartosh Kurek, që u shpall lojtari më i mirë i Botërorit.

Tridhjetëvjeçari, 2.07 metra shtatlartë, ishte edhe shënuesi më i mirë i finales me 24 pikë, si dhe i gjithë kampionatit me 171. Me këtë sukses, Polonia u bashkua me Brazilin dhe Italinë si skuadrat që e kanë fituar tri herë Botërorin, ndërsa e shkëputur mbetet Rusia me 6 tituj, veçse që të gjithë fituar në kohën e Bashkimit Sovjetik./abcnews.al

jakiv-palij-1280x720.jpg
ad min22:57 | 21/08/2018

Autoritetet amerikane kanë dëbuar nga vendi një ish-bashkëpunëtor të regjimit nazist. Në moshën 95-vjeçare, ish-gardiani i kampeve të vdekjes është kthyer në Gjermani, ku është dërguar në një azil.

Shtetet e Bashkuara kanë ekstraduar të martën në Gjermani një ish-bashkëpunëtor të regjimit nazist, që për shumë vite kishte shërbyer si gardian i një kampi përqendrimi.

Jakiv Palij, 95 vjeç, kishte mbetur pa shtetësi që kur një gjykatë federale i kishte revokuar atij nënshtetësinë amerikane në vitin 2003. Për vite të tëra Gjermania kishte refuzuar ta pranonte, pasi Palij nuk kishte pasur kurrë kombësi gjermane.

Në fakt ai ka lindur në një rajon të Polonisë, që aktualisht është pjesë e territorit të Ukrainës. Në vitin 1943, kur Polonia ishte e pushtuar nga nazistët, ai shkoi në kampin e stërvitjes Travniki.

Kampi në fjalë ishte famëkeq sepse stërviste mijëra civilë të zonës, të cilët më pas dërgoheshin për të punuar si gardianë në kampet e vdekjes në Sobibor, Treblinka dhe Belzek.

Me të mbërritur në Dyseldorf ditën e martë, Palij është dërguar në një azil pleqsh, ku do të kalojë atë çka i mbetet nga jeta. Ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell vlerësoi qeverinë e re gjermane dhe lidershipin e presidentit Donald Trump për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Autoritetet besojnë se Palij ishte bashkëpunëtori i fundit i nazistëve që jetonte në Shtetet e Bashkuara dhe pranë banesës së tij në Kuins të Nju Jorkut janë zhvilluar shpesh herë protesta./abcnews.al

ndeshjaaa.jpg
ad min17:05 | 24/06/2018

Polonia dhe Kolumbia pritet të luajnë vetëm për fitore në ndeshjen mes tyre në grupin H. Të dyja skuadrat i humbën takimet e para dhe nuk mund të bëjnë më asnjë gabim.

I gjithë Kazani është me Kolumbinë. Kështu besojnë mediat kolumbiane që janë në qytetin rus, në prag të ndeshjes ndaj Polonisë.

Vërtet, shumë banorë vendas premtojnë mbrështetje dhe u bien veglave muzikore për Kolumbinë, ndërsa tifozët amerikanojugorë shpresojnë që skuadra e tyre kombëtare të jetë me më shumë fat sesa në takimin ndaj Japonisë.

Trajneri argjentinas, Jose Pekerman, është vënë nën kritika të forta kohët e fundit dhe humbja me japonezët nuk do ta ndihmojë, por ai mbetet me besim.

Pekerman bën analizën e tij.

“Nuk do të jetë e lehtë, por e dimë se i kemi mundësitë për t’ia dalë. Ndaj Polonisë do të jetë një ndeshje e fortë që do të vendoset nga detajet, dhe shpresoj të mos pësojmë gol të parët. Shpresoj që James Rodriguez të jetë në 100 për qind të formës, pasi është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Polonia është një kundërshtar i fortë, që ne e respektojmë, pavarësisht humbjes së ndeshjes së parë”.

Polonia gjithashtu vjen në këtë ndeshje pas një humbjeje, asaj me Senegalin. Skuadra nuk duket se ka probleme me dëmtimet dhe trajneri Navalka bën një premtim.

 “Ne presim një ndeshje shumë të vështirë, me shumë intensitet, por më lejoni t’iu them se ne besojmë fuqimisht se do të jemi fitues. Ne jemi shumë të zemëruar pas humbjes me Senegalin, ndaj duam që të luajmë në një tjetër nivel. Në skuadrën tonë ka ndodhur një ndryshim dhe shihet një energji më e madhe. Jemi të përgatitur siç duhet për të fituar”.

Duke mos pasur asnjë pikë pas ndeshjeve të para, të dyja skuadrat do të luajnë për fitore që të mos pakësojnë ndjeshëm shanset për kualifikim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono