politikë

bb-1-1280x718.jpg
Sej rie13:00 | 14/06/2019

Përmes një deklaratë nga selia blu Lulzim Basha i cilësoi këto arrestime si reprezalje nga ana e Ramës ndaj kundërshtarëve politike. U ndaluan nga policia sepse protestuan.

Mbajtja në ambientet e policë të katër drejtueseve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Përrenjasit, ish-deputetit dhe ish-kryetarit të PD-së Elbasan dhe mbështetësve së Partisë Demokratike e detyrojnë kryedemokratin Lulzim Basha të njoftojë një deklaratë urgjente për median.

“Këto veprime janë reprezalje të hapura politike ndaj kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës”.

Ato vinë mbas ndalimit të rreth 500 anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike gjatë pesë muajve të fundit. Ndërkohë mbi 50 mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike mbahen në arrest në burgje qindra qytetarë të tjerë nga e gjithë Shqipëria janë rrahur e keqtrajtuar në mënyrë të paligjshme këto muajt e fundit.

Ky bilanc i bërë publik nga lideri  opozitës ka pas qëllime politike thotë ai.

“Të intimidojnë opozitën dhe qytetarët për t’u tërhequr nga beteja jonë kundër regjimit të tij kriminal. Është plani diabolik i një njeriu në panik total për humbjen e pushtetit. Është rruga pa krye që po e çon Ramën drejt greminës, ku kërkon të tërheqë me vete të gjithë Shqipërinë”.

Nuk po e ndërmerr i vetëm sqaron kryedemokrati Basha.

“Në këtë aventurë të rrezikshme, Edi Rama ndihmohet nga dy vegla të paskrupullta, Sandër Lleshi dhe Arta Marku, të cilët e kanë kthyer policinë dhe prokurorinë në instrumenta të represionit politik në shërbim të pushtetit personal dhe të korruptuar të Edi Ramës”.

Beson se ka ende veshë që e dëgjojnë nga njerëzit e ligjit ndaj i kërkon të mos i binden urdhrave të Edi Ramës dhe atyre që i quan vegla të tij sepse këto akte nuk do ta shpëtojë drejtuesin e tyre.

“Ato e bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e tij të keq, si dhe të bashkëpunëtorëve të tij, pa asnjë përjashtim, nga kriminelët e bandave deri tek policët dhe prokurorët e kriminalizuar që i shërbejnë Edi Ramës”.

Në mesazhin e tij të fundit i kujton mazhorancës se opozita nuk do të heshtë asnjë hap pas, përkundrazi për ta beteja vazhdon./ABC News Albania 24/7

basha-4-1280x713.jpg
Sej rie11:30 | 14/06/2019

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në një deklaratë për media pas arrestimit të mbështetësve të PD-së në Librazhd, të cilët penguan eskortën e Ramës e cila po shkonte në drejtim të Përrenjasit.

Në mesin e të ndaluarve janë i Degës së PD-së Librazhd Bujar Vreto, si edhe ish-deputeti Aurel Bylykbashi. Basha i ka quajtur këto veprime reprezalje të hapura politike kundër kundërshtarëve politike.

“Këto veprime janë reprezalje të hapura ndaj kundërshtarëve dhe qtytetarëve që protestojnë kundër regjimit të Edi Ramës. Ato vijnë pas arrestimeve dhe ndalimeve të 500 mbështetësve të opozitës. Mbeten akoma në burg në mënyrë të paligjshme mbi 50 qytetarë. Ky është bilanc regjimesh represive dhe jo të një vendi evropian. Sistemi i drejtësisë është shpartalluar, Parlamenti është shpartalluar. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri një pushtet autokratik jashtë Kushtetutës. Pasi vuri në nën kontroll të gjitha pushtetet, tani po i përdor për të ushtruar dhunë ndaj kundërshtarëve. Në këtë aventurë, Edi Rama mbështetet nga Sandër Lleshaj dhe Arta Marku. Ju bëj thirrje policëve dhe prokurorëve që e ndjenë veten pjesë të ligjit që të mos u binte urdhrave të paligjshme të autokratit të inkriminuar, Edi Rama. Këto akte thjeshtë po thellojnë me shpejtësi gropën ku ka rënë Edi Rama. Asgjë dhe askush nuk e ndal betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Evropa. Asnjë hap pas deri në triumfin e demokracisë ndaj narkoshtetit”, tha Basha./abcnews.al

meta-2.jpg
Sej rie14:50 | 13/06/2019

Teksa në Kuvend diskutohej mocioni për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve vendore, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje për përgjegjshmëri e mature, nga të gjithë aktorët politikë.

Në një status në rrjetet sociale, kreu i Shtetit shkruan:  “Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë! Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Europës”. Meta bën thirrje gjithashtu të bëhet çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut.

“Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Europa!”, e përfundon postimin e tij, Presidenti Meta.

Kjo deklaratë e Presidentit vjen në një moment kur Maqedonia e Veriut mori “PO”zyrtare nga Berlini për hapjen e negociatave dhe data pritet të caktohet në Shtator./abcnews.al

astrit-patozi-1-1280x703.jpg
Sej rie12:28 | 23/04/2019

Një grup nismëtarësh të partisë “Bindja demokratike” ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për regjistrimin si subjekt politik. Mësohet se sot janë depozituar në gjykatë 3 mijë firmat e nevojshme sipas ligjit.

Akti erdhi pas mbledhjes mbrëmjen e kaluar të grupit të nismëtarëve në një mjedis privat në kryeqytet. Ishte Astrit Patozi që konfirmoi për mediat lëvizjen për të cilën do komunikonin edhe me publikun.

Mësohet se forca e re politike do drejtohet nga një bord nismëtarësh dhe po përgatitet të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Mbetet për t’u parë se si do realizohet ky synim pasi dita e sotme është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ për zgjedhjet vendore.

Nismëtarët e forcës së re politike kanë qenë të rezervuar në komunikimin publik, e nuk dihet nëse ka deputetë që u janë bashkuar, por mësohet se mes nismëtarëve, përveç Astrit Patozit janë edhe emra të tjerë kritikë të PD si këshilltarët bashkiakë të Tiranës Fabian Topollaj e Leonard Olli, si dhe Ardian Kollozi.

Dy vjet më parë, ish nënkryetari i PD Astrit Patozi inicioi Lëvizjen për Ringritjen e Partisë Demokratike, ndërsa krijimi i partisë së re shënon shkëputjen nga PD./abcnews.al

artan-fuga-1280x709.jpg
Sej rie18:20 | 16/04/2019

Një vendim për shkarkimin e Rektorit Mynyr Koni merret nga Presidenti Meta, pas kërkesës së bërë nga ministrja Besa Shahini. Për largimin nga detyra të Rektorit të Universitetit të Tiranës, akademiku Artan Fuga ka renditur dy arsyet. Sipas tij me këtë vendim është cenuar autonomia universitare si dhe ligji i arsimit të lartë i lë hapësirë politikës të ndërhyjë.

Mirela Milori: Do doja opinionin tuaj për situatën e krijuar për shkarkimin e rektorit Koni?

Artan Fuga: Unë nuk dëshiroj të hyjë mes palëve sepse nuk dua të bëj arbitrazh dhe nuk jam në hollësi të gjëra. Por unë di të them se në kulturën time universitare nisem nga dy parime të mëdha. Parimi i parë është parimi i autonomisë dhe në parimin e autonomisë unë kërkoj dhe aspiroj që universitet shqiptare të kenë mekanizma të brendshëm. Kur na thuhet për ligjin e arsimit të lartë, thuhet se kemi autonomi. Në momentin kur unë jam brenda një agjencie autonome dhe nuk jam në dijeni, duket se ka një problem. Nga politika vjen një zgjidhje ad-hoc dhe unë kam tendencën të them që sistemi brenda nuk funksionon dhe unë jam i cenuar në autonominë time edhe nëse qëllimi i ministres apo Ministrisë të jetë i mirë. Unë jam i cenuar në autonominë time. E dyta: Unë i përmbahem demokracisë universitare. Unë kam dhënë votën ose dhe mund të mos e kem dhënë por mund ta kenë dhënë kolegët e mi dhe në një moment të caktuar thuhet se vota juaj do zerohet do të bëhet nul sepse unë do të marr një vendim. Të dyja kanë të bëjnë me një mosfunksionim të sistemit. Unë i qëndroj vazhdimisht mendimin tim se ky kuadër ligjor që ne kemi do të prodhojë ndërhyrje politike. /abcnews.al  

Ramush-haradinaj-Hahn.jpg
nev ila19:03 | 15/04/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akuzuar lidershipin e Bashkimit Evropian se ka ndjekur politika të gabuara në Ballkan. Sipas Haradinaj, gabimi kryesor ka qenë ai i Federika Mogerinit dhe komisionerit Hahn, që kanë promovuar opsionin e korrigjimit të kufijve.

Gjithë fajin për mosarritjen e deritashme të marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ia ka hedhur përfaqësueses së lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Sipas tij, sikur ata të mos kishin folur për kufijtë dhe territoret do të ishte mundësia që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje. Ndërsa nuk pret që me diskutime për kufijtë të ketë marrëveshje as vitin e ardhshëm.

“Zonja Mogherini dhe Komisioneri Han i kanë humbur 1 vit BE-së dhe Ballkanit. Sikur të mos kishin folur për kufijtë dhe për territore, ndoshta do të kishim një marrëveshje. Deklaratat të cilat lënë hapur mundësinë e bisedimit të territorit të kufirit, është vazhdim i politikës së gabuar të evropianëve”, deklaroi Haradinaj.

Ai është i bindur se delegacioni shtetëror nuk ka mandat negocimi për kufijtë. Delegacioni shtetëror për dialogun është formuar së fundmi në Kosovë. Ndërsa është presidenti Hashim Thaçi, ai që ka përmendur korrigjimin e kufijve por kjo çështje kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Ramush Haradinaj dhe opozita./abcnews.al

byro-10-prill-1280x710.jpg
nev ila21:38 | 10/04/2019

A do të hyjë opozita në zgjedhjet vendore?

Ishte kjo pyetja, që u bë nga drejtuesja e emisionit, Juli Xhokaxhi, që ngacmoi 2 përfaqësueset e opozitës mbrëmjen e sotme në “Byro Politike”.

Gjosha dhe Tabaku u përgjigjën se, ka ende kohë që opozita të dalë në një version zyrtar, gjithsesi ato kanë theksuar se PD ka deklaruar se e ka një objektiv që është mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi asnjë institucion shtetëror nuk funksionon.

“Asnjë institucion nuk funksionon, përveç KLSH dhe Presidentit. Gjithsesi kemi kohë deri në përfundim të afatit, për të dalë në një version zyrtar. Partia Demokratike ka deklaruar se ka një objektiv, janë zgjedhjet qendrore të jashtëzakonshme”, tha Tabaku.

Te njëjtin qëndrim pati edhe Klajda Gjosha në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore duke lënë të kuptohet se versioni zyrtar për pjesëmarrjen në to, nuk është marrë ende, nga strukturat e opozitës.

Kujtojmë që, afati përfundimtar ligjor, për të zyrtarizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore, është data 21 Prill./abcnews.al

Alberto-Cutillo-1280x720.jpg
G. P.11:53 | 09/04/2019

Në një deklaratë për mediat ambasadori Italian Alberto Cutillio ka deklaruar se kriza politike e krijuar në Shqipëri pas djegies së mandateve të opozitës, ndikon negativisht në përthithjen e investitorëve në Shqipëri.

Cutillio i bëri thirrje kundërshtarëve politik ta zgjidhin krizën e krijuar përmes një dialogu të sinqertë, përpara se të skadojë afati për marrjen e vendimit në Bashkimin Evropian lidhur me hapjen e negociatave.

“Të dyja palët duhet të dialogojnë, mazhoranca duhet të bëjë një hap përpara për dialog të sinqertë. Dialog nuk do të thotë që mazhoranca të pranojë cdo gjë që thotë opozita, por të avancojë në problemet që ngrenë. Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit gjithashtu mund të frenojë investitorët që të vijnë në Shqipëri”, tha Cutillo./abcnews.al

astrit-1280x730.jpg
ent ela21:44 | 08/04/2019

Demokrati Astrit Patozi është shprehur se nëse lind një alternativë e re politike në këtë moment krize, atëherë ajo do jetë e mirëpritur dhe do ketë sukses të garantuar. Këto deklarata ai i bëri në emision “Byro Politike”, ku foli edhe për analizën e Elez Biberajt që ka shkaktuar debate mes palëve në vend.

Juli Xhokaxhi: Zoti Patozi a është ky momenti kur mund të lindin alternativa të reja politike?

Astrit Patozi: Ky është një moment shumë i mirë dhe unë them që çdo alternativë e re është e mirëpritur. Unë kam lexuar me shumë kureshtje një analizë të zotit Elez Biberaj, i cili bënte një panoramë të gjendjes në Shqipëri. E çuditshme ishte, madje dhe qesharake do thoja debati që u hap për analizën e Elez Biberaj. Të dy palët akuzonin njëra-tjetrën. Por pash këta palët ndërluftuese që kanë secili mediat e tyre dhe sulmonin njëri-tjetrin për censurë të Elez Biberajt. Në fakt analiza e tij ishte brilante sipas meje dhe ishte një analizë shumë e qartë e një shqiptaro-amerikani. Edi Rama ishte vizatuar siç është tek analiza e Biberajt, po ashtu dhe Lulzim Basha, por edhe i gjithë klasa politike shqiptare në këto 30-vjet përfshirë edhe mua po të duash. Kjo klasë politike ka përgjegjësit e saj të cilat nuk i mban, ku të mbash përgjegjësi do të thotë të ikësh, të ikësh dhe fare kur duhet dhe të hysh edhe në burg nëse e ke bërë veten për burg.  E nëse nuk bëjnë këta të trija të paktën të kërkojnë ndjesë për atë që ka ndodhur, por as këtë nuk e bëjnë. Dhe tani mërziten pse ka shkruan Elez Biberaj, i cili arrin në përfundim që këta dinozaurët që ne po flasim i kanë ezauruar idetë e tyre për Shqipërinë. Këta nuk ka çfarë të japin më dhe duhet të ua lënë vendin të tjerëve, më të rinjve nëse kjo shoqëri do t’i pjellë. Dhe unë them që është momenti më oportun që çdo alternativë e re që del është e mirëpritur dhe them se ka edhe suksesin me vete./abcnews.al

maqedoni-1-1280x731.jpg
ent ela23:00 | 05/04/2019

Gara presidenciale në Maqedoninë e Veriut ka futur në sherr elementë të klasës politike shqiptare. Një deklaratë e Imer Selmanit në mbështetje të kandidatit të mazhorancës Stavo Pendarovski ka shkaktuar reagimin e kandidatit shqiptar Blerim Reka, i cili ka denoncuar funksionin konsullor të Selmanit, i cili duhet të distancohet nga qëndrimet politike.

Imer Selmani, ish-kandidat për president:  “Votoni Stevo Pendarovskin….”

Këto fjalë të ish-Kandidatit për president Imer Selmanit, kanë detyruar Blerim Rekën, kandidatin e pavarur që mbështetet nga opozita shqiptare të reagojë. Sipas tyre, Selmani ushtron funksion konsullor dhe nuk duhet të përcaktohet politikisht.

Tonikisht Blerim Reka, kandidat për president në RMV:  “Unë konsideroj se kjo kronikë kaq e madhe këtu…”

Por edhe përfaqësues të Komisionit të Antikorrupsionit dhe Shoqërisë Civile në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar rreth zhvillimit aktual të fushatës presidenciale në Maqedoni.

Biljana Ivanovska, kryetare e Antikorrupsionit:  “Ne dolëm me shumë parametra dhe rregulla për periudhën parazgjedhore, treguam edhe për ueb faqen ku çdo qytetar mund ti paraqesë parregullsitë, konkretisht edhe për keqpërdorimin e veturave zyrtare gjatë fushatës”.

Siç thuhet në reagim, për shkeljen në fjalë, kandidati i pavarur, prof. Blerim Reka, do të kërkojë takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, “kurse nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë do të kërkojë shkarkimin e Imer Selmanit nga pozita e Konsullit të Nderit”, thuhet në reagim./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono