politika

mesazhi.jpg
gra moz15:49 | 10/06/2018

Mesazhe urimi për 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit janë përcjellë edhe nga Shqipëria. Kryeministri Edi Rama në një status në rrjetin social Facebook shkruan se kjo ditë na kujton gjithashtu se po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke e lidhur me situatën aktuale të dy shteteve shqiptare ka kërkuar lidhjen e besës mes njëri-tjetrit edhe për thellimin e demokracisë e perspektivës të përbashkët evropiane.

Për ish-kryeministrin Sali Berisha sot, pas 140 vitesh, flaka e idealit të bashkimit kombëtar që u ndez në Prizren shndërrit më shumë se kurrë në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve dhe bën të pavdekshëm idealin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve./abcnews.al

parliament.jpg
gra moz12:50 | 29/05/2018

Por ndërsa bëhet gati qeveria teknike, Di Maio dhe Salvini, nga Lëvizja 5 Yjet dhe Lega Nord po organizojnë një protestë dy-ditore, ku kërkohet shkarkimi i Presidentit Matarella. Sipas  tyre, ai nuk lejoi krijimin e qeverisë së votuar nga populli.

Carlo Cottarelli, ekonomisti i mandatuar nga Presidenti italian Matarella për krijimin e qeverisë, premtoi të hënën se do të qëndronte në këtë post deri në miratimin e ligjit të buxhetit si dhe për organizimin e zgjedhjeve të reja në vend. Por pjesa më e madhe e partive në vend deklarojnë se nuk do të votojnë për këtë ekzekutiv.

Të parët që kanë reaguar ashpër ishin Luigi Di Maio e Matteo Salvini, të cilët paralajmëruan protesta masive për datën 2 dhe 3 Qershor kundër atyre që i cilësuan si pushtete të forta të Europës dhe bankave, dhe në mbështetje të së drejtës së popullit italian për të zgjedhur qeverinë e tyre.

E nëse Lega e Salvinit konfirmoi se do të jetë në sheshe të ndryshme të vendit në fundjavë. Lëvizja 5 Yjet do të përqendrohet në protestën kombëtare në Romë në datën 2 Qershor. Ndërsa Partia Demokratike deklaroi se do të jetë në 1 Qershor në një manifestim kombëtar në kryeqytet në mbështetje të presidencës dhe Kushtetutës.

Por gjithësesi Di Maio dhe Salvini, nuk janë  të një mendjeje për sa i përket zgjedhjeve të reja të menjëhershme. Lideri i Legës, nuk dëshiron të presë, ndërsa Di Maio mendon se periudha e duhur është ajo e Shtator – Tetorit. E ndërsa Di Maio këmbëngul se presidenti Matarella ka kundërshtuar dhe emra të tjerë përveç Savonës si ministër Ekonomie, nga presidenca vjen një përgënjeshtrim i shkurtër dhe i prerë. Por Lëvizja 5 Yjet dhe Lega nuk janë aspak dakord dhe përsa i përket shkarkimit të presidentit Matarella, pasi nëse DI Maio e kërkon menjëherë, Salvini dëshiron të ketë prova më të qartë për të kërkuar shkarkimin e kreut të shtetit.

Një deklaratë që mbetet e vetmja pikë e përbashkët mes Legës dhe Forza Italia të Silvio berluskonit, marrëdhëniet mes  të cilëve janë gjithnjë e më të vështira. Ish-kryeministri italian Berluskoni premtoi se qendra e djathtë do të shkojë e basHkuar në zgjedhjet e reja.

Ish-lideri demokrat, Mateo Renzi, me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, shprehet se zgjedhjet e reja do të jenë një mundësi për rimëkëmbjen e Partisë Demokratike, por dhe për shpëtimin e vendit, i cili mund të shpëtohet vetëm nga kjo forcë politike sipas tij.

ANRI-SALA-NE-TIRANE-1280x720.jpg
ent ela15:45 | 21/05/2018

Anri Sala është një  prej artistëve bashkëkohorë shqiptar i vlerësuar ndërkombëtarisht me mediumin e video artit. Ai zhvilloi një diskutim me studentë dhe pedagogë të arteve pamore në Tiranë. Sala tha se ngacmimi i parë i vjen nga politika, por  ai e zhvesh veprën, apo videon duke i lënë thelbin artistik që e zbërthen përmes tingullit muzikor dhe hapësirës. /abcnews.al

Italian-election-results-Matteo-Salvini-Luigi-Di-Maio-927438.jpg
gra moz12:04 | 15/05/2018

Italia prej disa kohëve po kalon një ngërç të fortë politik. Për të zgjidhur këtë po punohet për një koalicion qeverisës mes të djathtës dhe populistëve të majtë. Megjithatë duhet ende shumë punë për të përafruar programet qeverisëse të dy palëve.

Një skenar i tillë nuk ishte menduar përpara zgjedhjeve parlamentare në Itali, madje nuk ishte parashikuar edhe në rastin më të keq. Por kur vjen puna tek shërbimi ndaj vendit duhet lënë mënjanë krenaria politike. Presidenti Italian, Sergio Mattarella nuk i ka dhënë ende bekimin e tij aleancës që do të krijojë qeverinë në Itali, aleancës së Ligës së djathtë dhe lëvizjes Pesë Yje, populiste e majtë. Të dy partitë morën në zgjedhjet e 4 Marsit rezultate të mira dhe shumë të mira.

Në një analizë, Deutshce Welle shkruan se “një koalicion mes tyre do të ishte një eksperiment unik, jo vetëm në Itali, por edhe më gjerë: Do ishte një eksperiment, në të cilin të dy formacionet nuk do të duhej të bënim më shumë se sa të protestonin me zgjedhësit dhe të ngushëllonin për zhgënjimin ndaj “establishmentit politik”. Atyre do t’u duhet të tregojnë nëse janë të aftë të mësojnë, pra të qeverisin. Sepse, kudo ku kanë qeverisur partitë apo lëvizjet e këtij kombinimi, rezultati ka qenë i dobët- zhgënjimi i madh.

Nëse qeveria e përbërë nga Lega Nord dhe Pesë Yjet do të nxjerrë një program që ve në rrezik financat e shtetit dhe ul besueshmërinë e Italisë në BE, atëherë ajo do e ndjejë shpejt erën e ftohtë të tregjeve financiare. Ndërkohë, aktualisht dy partitë kanë kërkuar kohë që të përafrojnë programet e qeverisjes. Ndërsa për emrin e kryeministrit ende nuk është vendosur. Raportohet se dy forcat politike kërkojnë që ai të mos jetë politikan por akademik./abcnews.al

edi-palokaaa.jpg
gra moz10:37 | 24/04/2018

I ftuar në ABC News, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli rreth disa çështjeve kryesore politike kohët e fundit.

Fillimisht, ai u shpreh rreth rekomandimit për hapjen e negociatave.

Sipas Palokës, opozita ka qenë gjithmonë pro-integrimit të Shqipërisë në Europë dhe si pasojë i ka miratuar gjithmonë ato që janë dashur për integrimin në BE, duke mos u bërë asnjëherë pengesë.

Më tej, Paloka shtoi se progres raporti prekte të gjitha problemet, por në disa raste përpiqet të fshehë disa probleme.

Nënkryetari i Partisë Demokratike foli gjithashtu në ABC News edhe për zhvillimet më të reja në selinë blu./abcnews.al

macron.jpg
gra moz13:12 | 17/03/2018

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë rënë dakord se Bashkimi Europian ka nevojë për një plan reformash, që sipas tyre duhet të jetë gati deri në muajin Qershor.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Merkel në Paris, presidenti francez, Emanuel Macron, u shpreh se situate në Bashkimin Europian është e tensionuar dhe se ka shumë punë për të bërë. Macron tha se BE-ja është e tronditur nga Brexit dhe rezultati i zgjedhjeve në Itali, ku ekstremistët janë bërë protagonistë. Sipas tij, kjo është pasojë e qasjes jo të duhur ndaj krizës ekonomike dhe asaj të emigrantëve.

Macron premtoi një plan të detajuar dhe ambicioz për reformat që duhen kryer në Bashkimin Europian, brenda muajit qershor. Të dy liderët ranë dakord se do të prezantohet një projekt për t’i dhënë një frymë të re BE-së, e cila ende po paguan pasojat e krizës ekonomike dhe emigracionit. Macron shtoi se është shumë e rëndësishme që Bashkimi Europian të gjejë një mënyrë për t’u përballur me një seri çështjesh dhe se kjo është një detyrë që duhet kryer brenda muajit Qershor.

Mes propozimeve të presidentit francez është dhe emërimi i një ministri Financash të përbashkëta si dhe të një bilanci unik të zonës euro, por kancelarja gjermane Merkel është treguar më e matur duke thënë se duhen marrë rezultate deri në Qershor dhe se Franca e Gjermania nuk kanë pasur të njëjtin këndvështrim për këto çështje që në fillim. Por kjo sipas saj, nuk do të thotë se nuk mund të gjendet një rrugë e përbashkët.

Por dhe nëse Merkel tashmë është dakord, planet e Macron mund të përballen me një rezistencë nga ana e vendeve më në veri të Europës, të cilët janë mosbesues ndaj idesë së reformave radikale./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono