Politika në ABC News

parlamentti.jpg
G. P.16:25 | 28/07/2018

Rama dhe Basha e mbyllën pa konsenus këtë sesion parlamentar, duke e shtyrë për në Shtator ngërçin në institucionet e drejtësisë. Opozita mori një satisfaksion me mosdekretimin e ligjit për teatrin nga Presidenti. Por paralajmërimi i mazhorancës për ta rivotuar sa më shpejt në Shtator, dëshmon se vjeshta do nisë më temperatura të larta politike, e Gushti do jetë muaji i hartimit të strategjive, po aq sa edhe i pushimeve. Ndjekim takimin e fundit për këtë sezon me Mimoza Koçiun e Politika në ABC News./abcnews.al

POLITIKA-NE-ABC-NEWS-AKROBACI-POLITIKE-VERORE-1280x720.jpg
ent ela15:07 | 14/07/2018

Politika në ABC News na sjell këtë javë lëvizjet e kursyera të aktorëve politikë, në fund të këtij sesioni parlamentar. Sidoqoftë, çështja e Teatrit Kombëtar mund të ketë zhvillime, me futjen në lojë të një aktori të heshtur deri tani, Presidenti Ilir Meta. Detajet na i sjell Mimoza Koçiu në emisionin “Politika në ABC News”. /abcnews.al

ILIR-META-DHE-LOJRAT-POLITIKE-1280x720.jpg
ent ela14:47 | 14/04/2018

Mielli, vezët dhe uji, përbërësit që zëvendësuan komunikimin në Kuvend, spikatën javën politike që lamë pas, për shkak të efektit viziv që krijuan. Por “Politika në ABC News” është fokusuar tek një zhvillim që nuk ndodhi aq hapur, por që riktheu aludimet e dikurshme mbi Ilir Metën e ambasadorin amerikan Donald Lu. Detajet na i sjell Mimoza Koçiu me Politika në ABC News. /abcnews.al

 

TE-GJITHE-KUNDER-BASHES-1280x720.jpg
ent ela14:37 | 10/03/2018

Lulzim Basha është vënë në shënjestrën publike javën politike që lamë pas. Një investigim mediatik amerikan, hedh dyshime se rusët kanë financuar për lobimin e tij në SHBA. Ndërsa kritikët brenda PD, paralajmërojnë krijimin e një partie të re.  Çfarë po ndodh me kryetarin e Partisë Demokratike? Detajet na i sjell Mimoza Koçiu me “Politika në ABC News”. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono