politik

LOJA-E-SHTATORIT-1280x731.jpg
nev ila16:11 | 31/08/2019

Pas një muaji pushimesh sezonale, shtatori rikthen zyrtarisht në punë aktorët politikë në vend. Kriza politike e nisur prej muajit shkurt i gjen palët në pozicione të pandryshuara, por secili me një axhendë të vetën që pritet të zbulohet në ditët e ardhshme. Ndjekim Yllka Kamenicën.

Ka nisur kthimi i politikanëve nga pushimet. Shtatori do të tregojë edhe se nga do tia nisin punës për të zgjidhur krizën politike në vend.

Në axhendën e mazhorancës pikë e parë është shënuar riorganizimi i strukturave të Partisë e për  kanë nisur takimet me bazën. Hapin e parë të rikthimit në detyrë socialistët e treguan me kërkesën urdhëruese për tu dorëhequr drejtorët rajonalë të Shkodrës.

Një nga një kanë nisur ti binden.

Valdrin Pjetri duket se është shkaku i përqendrimit të së majtës qeverisëse në Shkodër.

Për herë të parë në 30 vjet demokraci arritën të fitojnë ndonëse pa garë bashkinë e Shkodrës por denoncimet e opozitës që detyruan kryebashkiakun fitues të dorëhiqet e kanë lënë sot pa kokë drejtimin e kryeqendrës së veriut.

Partia Socialiste është vënë në lëvizje pa dhënë detaje se cili do të jetë zëvendësuesi i Valdrin Pjetrit.

Në heshtje qëndron selia rozë edhe për dekretin e zgjedhjeve në 13 tetor që i ka lënë në zyrë presidenti i republikës. Kanë thënë se nuk e njohin e se më të angazhuar janë për shkarkimin e kryetarit të shtetit.

Komisioni hetimor pritet të vendosë vulën në 3 tetor. Verdiktin final do ta japë Gjykata Kushtetuese që sipas zërave optimist brenda partisë socialiste do të ngrihet këtë vit.

Nga ana tjetër parlamenti hap dyert të hënën e parë të shtatorit. Një seancë ceremionale që do tu kujtojë deputetëve se kanë për të miratuar edhe  20 projektligje dhe 13 projekt-vendime të mbartura nga muaji korrik.

Ndër më të rëndësishmet është reforma zgjedhore e nisur që në vitin 2017 por që do të finalizohet në 28 nëntor falë bashkëpunimit që mazhoranca thotë se ka me opozitën brenda parlamentit.

Të gjitha këto duken punë rutinore për shumicën qeverisëse por s’do të jenë të qetë ndërsa e kryejnë pasi tashmë kanë përballë dy kundërshtarë, opozitën që e sulmon me akuza e denoncime e nga ana tjetër presidentin që i rikujton herë pas herë se 30 qershori është i paligjshëm, vendimi për hapjen ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian shans të vetëm kanë zgjedhjet në 13 tetorin.

Gushti përfundoi pa lëvizje në shahun e politikës shqiptare, shtatori është nisja për një lojë të re ku ende nuk dihet se cili do ta bëjë lëvizjen e parë./ABC News Albania 24/7

auto_66189823_10157034719837199_4575396766001659904_n1562582347-e1562583461505-770x433.jpg
Sej rie17:20 | 08/07/2019

Maqedonia e Veriut nuk i trembet rotacionit politik në Greqi. Për zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, Marrëveshja e Prespës nuk rrezikohet pasi është e garantuar ndërkombëtarisht. Por për analistët, mes dy vendeve mund të shfaqen probleme të reja.

Për zv/kryeministrin për Çështjet Evropiane Bujar Osmani, tranzicioni i pushtetit në Greqinë fqinje është më i rëndësishëm se sa kush është fituesi. Ai ka uruar Kirjakos Micotakisin për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke shfaqur shpresën se bashkëpunimi i filluar me Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Bujar Osmani, zv/kryeministër: “Mbështetja që Greqia ka bërë për vendin pas nënshkrimit të Prespës ka dhënë një dinamikë të re për rajonin dhe besoj se qeveria e Micotaqis do vazhdojë të mbështesë integrimin për Maqedoninë e Veriut. I uroj dhe shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin”.

Osmani shton se Marrëveshja e Prespës është e garantuar ndërkombëtarisht dhe se edhe më tej do të jetë bazë për përparimin e marrëdhënieve mes dy fqinjve. Por, Lupcho Petkovski nga Organizata Joqeveritare EVROTING, nuk përjashton probleme gjatë zbatimit të kësaj Marrëveshjeje.

Lupço Petkovski, “Evrotink”:  “Unë mendoj se 90% e kontestit për emrin ishte rreth antikës, se kush kishte të drejtë t’i shfrytëzojë mitet e antikës. Me Marrëveshjen e Prespës ne hoqëm dorë nga kjo. Nga njerëzit që janë të kycur në proces dëgjoj se në këtë pjesë, në cështjet arsimore, arkeologjike, historike ka një progres. Këtu do të dakordohemi, për dallim nga bullgarët, me të cilët nuk pritëm probleme, por ja që ndodhën. Por mendoj se më shumë probleme do të ketë në ato rregullore, të lëna qëllimisht rreth shfrytëzimit të emrit Maqedoni në çështjet tregtare”.

Për profesorin Denko Maleski, është e pasigurtë se si do të jetë qasja e Athinës zyrtare rreth anëtarësimit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në BE.

Denko Maleski, ish-diplomat:  “Asgjë nuk mund të përjashtohet. Ne do të donim që Ciprasi të vazhdonte për shkak të realizimit më me sukses të Marrëveshjes së Prespës, por populli grek vendosi ndryshe. Cipras pagoi cmimin e “Prespës” vecanërisht në pjesën veriore të vendit”.

Ndërkohë, nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se Kryeministri Zoran Zaev ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e Demokracisë së Re dhe Kryeministrin e ri të Greqisë Kirjakos Micotakis. Sic thuhet në një njoftim të Qeverisë, dy kryeministrat kanë shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit mes Shkupit e Athinës dhe se me padurim pret takimin e parë mes tyre. Me këtë rast Kryeministri Zaev ka falënderuar edhe ish-Kryeministrin Cipras për bashkëpunimin ku janë vendosur themelet e një miqësie të përhershme dhe sic thuhet vizionit për një Ballkan të ri të paqës./ABC News Albania 24/7

holanda-1280x759.jpg
Sej rie22:15 | 20/04/2019

Opozita radikalizoi qëndrimet me deklaratat për të mos hyrë në zgjedhje, e me paralajmërimet për konflikt social. Tonet u rritën edhe pas vendimit të parlamentit të Holandës, për pezullimin e lëvizjes së lirë për Shqipërinë. Tensioni politik mbetet i pranishëm, ndërsa dialogu si mekanizëm jetik demokratik vijon të anashkalohet nga aktorët politikë edhe pas 3 dekadash pluralizëm. Këto zhvillime të javës politike që lamë pas, na i sjell Mimoza Koçiu me “Politika në ABC News.”/abcnews.al

milva-1280x724.jpg
Sej rie20:13 | 15/04/2019

Deputetja e PS-së Milva Ekonomi ka komentuar protestë që zhvilloi opozita dy ditë më parë, duke thënë se sjellja e protestuesve detyroi policinë që të hidhte gaz lotsjellës dhe ujë. Më tej ajo u është përgjigjur deklaratave të Edi Palokës dhe Enkelejd Alibeajt, të cilët janë shprehur se nuk shkojnë në zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. Por deputetja është shprehur se PS do shkojë në zgjedhje me udhëheqësin e saj politik dhe shpirtëror, Edi Ramën.

Mirela Milori: Do të ketë mazhoranca një opsion për të ulur opozitën në tryezë?

Milva Ekonomi: Së pari këto protesta kombëtare që kanë këtë numër dhe që bëhen sa herë që ne kemi Parlament. Ne jemi të mbështetur ose mbikëqyrur nga tre kordone policie dhe kemi një shoqërues që na çon deri në hyrje të sallës së Parlamentit. Imazhet që pamë të shtunën janë imazhe që lëvizin në gjithë mediat ndërkombëtare. Bëjnë një imazh negativ për Shqipërinë dhe për turizmin. Kur Alibeja ka thanë është shpirti i protestë, por nuk besoj se është shpirti i popullatës në protestë. Në fakt ajo që ne shikojmë është se protesta ka një skenar të pakonfirmuar dhe përfundon me një himn të stonuar. Nuk është se ka një mesazh tjetër, është një mesazh i përsëritshëm. PS ka një qëndrim konkret për këtë gjë. Palët politike kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje.

Mirela Milori: A ja vlen të hyni në zgjedhje pa opozitën?

Milva Ekonomi: Kjo opozitën la në baltë elektoratin e vet. Liderët politikë duhet të jenë të matur për ta çuar Shqipërinë drejt BE. Të shkuarit në zgjedhje është një nga elementët e funksionimit të demokracisë. Zëvendësimi i tyre në Parlament po bëhet. Opozita që nuk është një opozitë e re, por është një opozitë me elementë të rinj po merr vrull në Parlament. Ka debate në Parlament. Po vihet re që po gulon edhe njohuria parlamentare. Do shkohet në 30 Qershor dhe zgjedhjet janë detyrim. Kjo është një nga rrugët që ka zgjedhur PS për të shkuar në zgjedhjet e 30 Qershorit. Dhe ne udhëheqës edhe politik edhe shpirtëro kemi zotin Edi Rama. Me Edi Ramën ne në 30 Qershor hapim qendrat e votimit./abcnews.al

basha-ne-proteste-933x445.jpg
ent ela12:40 | 05/03/2019

Gjatë fjalës së tij jashtë dyerve të parlamentit, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se kryeministri Edi Rama ia ka mbathur me urgjencë drejt Italisë, për të negociuuar azilin e tij politik. Basha tha se Rama e ka kthyer parlamentin në karantinë të krimit dhe po ikën në Itali për të shpërndarë gënjeshtrat e tij të radhës.

“Tha që do iki të sqaroj italianët për ato që nuk e besojnë më shqiptarët. Por, burime thonë se po ikën në Itali për azil politik”, deklaroi Basha.

“Nuk ka Evropë me një Shqipëri si Kolumbi, nuk ka Evropë me qeverinë e bërë njësh me krimin, nuk ka integrim me korrupsionin ne nivelet më të larta. Maduro i Ballkanit nuk e hap derën e Evropës, por ne do ta hapim derën e drejtësisë dhe burgut për të dhe hajdutët. Vetëm ndarja dhe balancimi i pushteteve, rënia në gjunjë ne qeverisë së ardhshme para dinjitetit të cdo shqiptari për ta mbrojtur, vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme do ta hapin derën e Evropës, vetëm ne të bashkuar e të vendosur si kurrë më parë”, u shpreh kryedemokrati.

Pas fjalës, Basha së bashku me deputetët opozitarë dhe protestuesit iu drejtuan KQZ-së për të dorëzuar mandatet e tyre./abcnews.al

GettyImages_1081063784.0.jpg
ent ela16:40 | 25/01/2019

Është arrestuar në Kaliforni Roger Stone, dikur aleat i ngushtë dhe këshilltar politik i presidentit amerikan Donald Tramp. Mbi të rëndojnë 7 akuza për deklarata të rreme dhe pengim të hetimeve në kuadër të cështjes Russiagate

Strategu politik Roger Stone, aleat për një kohë të gjatë I presidentit Trump, është arrestuar në Florida, pasi mbi të rëndojnë shtatë akuza për deklarata të rreme. Stone do të dalë para gjykatës, ku do të përballet dhe me akuzën e pengimit të procedurave zyrtare, dhe për bllokimin e dëshmitarëve.

Të gjitha këto akuza janë në kuadër të hetimeve të porkurorit të përgjithshëm Robert Muller në kuadër të cështjes Russiagate. Në qendër të hetimeve janë lidhjet e mundshme mes Rusisë dhe fushatës elektorale të Tramp për zgjedhjet presidenciale

Kreu I shtëpisë së bardhë mohon se ai apo dikush tjetër nga stafi I tij ka bashkëpunuar me Rusinë për të ndihmuar kandidaturën e tij në zgjedhjet e 2016-ës, duke e cilësuar hetimin e Muller si një gjueti shtrigash.

Hetimet kanë cuar deri tani në ngritjen e akuzave ndaj dhjetëra shtetasve rusë por dhe disa personave të lidhur me Presidentin amerikan Tramo, përfshirë ish këshilltarin për sigurinë kombëtare Majkëll FLin dhe Paul Manafort ish kreun e fushatës së tij elektorale./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono