policia

fucia-537x360.jpg
ent ela09:23 | 07/05/2019

Ish-kryetari i Komunës, Kashar Besnik Fuçia dhe ish kreu i Urbanistikës së Komunës, Jurgen Memisha u arrestuan nga policia me urdhër të prokurorisë së Tiranës. Fuçia akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa Memisha për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.

Në pranga ka rënë edhe Stefan Çaushi, administrator dhe ortak i kompanisë “Ina 2004” shpk, i cili akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Konflikti që solli në arrestimin e 5 personave erdhi pasi dy ndërtuesve, Stefan Çaushi dhe Arben Petriti të cilët kishin rënë dakort për ndërtimin e objekteve. Por nga hetimi rezultoi se pallatet u fituan vetëm nga ndërtuesi Stefan Çaushi, pas falsifikimeve dhe tjetërsimeve që u janë bërë dokumentave të pronësisë. Ndaj ish-zyrtarëve të komunës së Kasharit kishte nisur hetimi disa muaj më parë nga organi i akuzës. Gjithashtu në pranga kanë rënë Vjollca Pani, sekretare e zyrës së planifikimit të territorit dhe Miranda Dyrmishaj, kolaudatore, kontrolluese e subjekteve.

/ABC News Albania 24/7

Policia_Vlore-1.jpg
ent ela09:40 | 05/05/2019

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 4 persona të cilët dyshohen për një sur vjedhjesh në këtë qytet. Operacioni i koduar “Triporti”.

Finalizohet operacioni i koduar “Triporti” arrestoi të rinjtë me iniciale E.H., 31 vjeç, V.I., 19 vjeç, A.N., 29 vjeç dhe I.L., 18 vjeç, të gjithë  banues në Vlorë.

Ata u arrestuan arrestuar pasi një ditë më parë, kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë”, duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin

Njoftimi i Policisë Vlorë

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë si dhe për kapjen e autorëve,

Seksioni i Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar

“Triporti”

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë për vjedhje në bashkëpunim, shtetasit e mëposhtëm:

E.H., 31 vjeç, banues në Vlorë.

V.I., 19 vjeç, banues në Vlorë.

A.N., 29 vjeç, banues në Vlorë.

I.L., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas janë arrestuar nga shërbimet e policisë për arsye se më datë 04.05.2019, në orët e para të mëngjesit kanë vjedhur Pikën e Bllokimit dhe Ruajtjes së Mjeteve “Triport-Vlorë”, duke marrë 3 motoçikleta, mjete të cilat ishin lënë ruajtje nga shërbimet e qarkullimit për veprime të mëtejshme administrative.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera në drejtim të këtyre personave, ka rezultuar se janë autorë të dyshuar për 5 vjedhje të tjera të cilat i kryenin në orët e vona të natës me qëllim që të mos identifikoheshin, konkretisht:

  • Më datë 17.04.2019, në lagjen “Hajro Çakërri”dyshohet se kanë vjedhur një motor në pronësi të shtetasit S.R.
  • Më datë 08.03.2019, në pikën e bllokimit të mjeteve në Triport, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur dy targa automjetesh.
  • Më datë 02.02.2019, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit R.P., Vlorë.
  • Më datë 14.03.2019, në fshatin Nartë, Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur 3 bagëti të imta në pronësi të shtetasit J.Xh.
  • Më datë 08.04.2019, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, dyshohet se kanë vjedhur disa krerë shpezë në pronësi të shtetasit E.S.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtyre shtetasve. /abcnews.al

policia-1.jpg
G. P.17:35 | 04/05/2019

Arrestohet në Tiranë 33-vjeçari nga Shkodra Barush Bregu dhe një tjetër shtetas me inicialet B.Ç. po nga Shkodra, për përkrahje të autorit të krimit.

Në njoftimin e policisë thuhet se Barush Bregu është person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar me 4 vite burg për kultivim të bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim, në vitin 2016, si dhe me masë sigurie “Arrest në burg”, për armëmbajtje pa leje , pasi në shtator të vitit 2018, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Policia, në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Po sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari është i skeduar si pjesëtar i një grupi kriminal dhe është i dyshuar edhe si autor për ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura në qarkun Shkodër më parë, si dhe autor i dyshuar për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Barush Bregu dhe shtetasi tjetër u arrestuan në një apartament të marrë me qira në lagjen “Komuna e Parisit”, në një operacion të përbashkët të Policisë së Shkodrës, Reneas, FNSH e forcave Shqiponja të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme, për veprat penale të “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike, e kryer në bashkëpunim”./ABC News Albania 24/7

droge.jpg
G. P.08:57 | 03/05/2019

Policia e Korçës ka finalizuar një operacion të koduar “Ndjekja”, ku për pasojë është arrestuar një i ri. Sipas njoftimit të uniformave blu, ai është 34-vjeçari me iniciale Th.Dh.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në mjetin tip “Benz” që e drejtonte ai, iu gjetën 46 kilogramë kanabis sativa. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën 20.000 Euro dhe 10 aparate celulare. I riu tentoi të arratisej, por u kap pas ndjekjes nga efektivët e policisë./abcnews.al

gjirokaster-1280x692.jpg
ent ela20:01 | 02/05/2019

Menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës në 12 qarqet e vendit policia ka nisur shoqërimet e para. Mësohet se në Tepelenë janë shoqëruar në komisariat  pesë persona mes tyre edhe kryetari i degës së PD-së në Tepelenë, Ladi Bana të cilët dyshohet se kanë organizuar dhe marrë pjesë në tubim të paligjshëm.

Për të njëjtën akuzë janë ndaluar nga policia pesë persona të tjerë nga Memaliaj. Ndërsa në Përmet është shoqëruar edhe kryetari i PD në njësinë administrative Dishnice Ilirjan Muhaj. Ndërkohë policia ka ngritur postblloqe në  disa zona të vendit./abcnews.al

drog7-560x350.jpg
G. P.18:14 | 02/05/2019

Mbi 155 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke gjatë një operacioni të madh në qendër të Athinës. Operacioni u zhvillua me forca të shtuara në zonën Eksarqia.

Policia greke bën të ditur se janë vënë në pranga tre shtetas shqiptarë të moshës 24, 25 dhe 30 vjeç.

Pas kontrollit të ushtruar në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan 155,4 kg kanabis, një shumë prej 11.825 eurosh, një peshore elektronike precizioni, 6 telefona celularë.

Ata konsiderohen si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte drogë në qendër të kryeqytetit grek.

Të arrestuarit po mbahen në selinë qendrore të policisë në pritje të komunikimit të akuzave nga prokuroria./ABC News Albania 24/7

tmp_24134-thike31834143056.jpg
G. P.09:02 | 01/05/2019

Një 66-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi tentoi të vriste me thikë një person tjetër. Sipas policisë, G.K banues në Fier tentoi të vriste 57-vjeçarin N.K për motive të dobëta.

Për pasojë ky i fundit është plagosur dhe policia ka njoftuar se ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Ndaj 66-vjeçarit tashmë rëndon vepra penale “Vrasje e mbetur në tentativë”./abcnews.al

policia-e-lezhes.jpg
G. P.10:11 | 30/04/2019

Dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi vodhën një furgon në Lezhë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e kësaj të marteje në fshatin Ishull-Lezhë.  Ishte pronari i mjetit, i cili njoftoi uniformat blu. Ai tregoi se hajdutët ishin larguar sëbashku me mjetin.

Për një kohë të shkurtër, policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy prej autorëve. Ata janë 41-vjeçari A.M. dhe E.P. 32 vjeç. Ndërkohë 25-vjeçari R.K nga Kurbini arriti të arratisej. I riu u shpall në kërkim dhe mësohet se është një person me precedentë penal në fushën e vjedhjeve./abcnews.al

tirane-1.jpg
G. P.09:03 | 30/04/2019

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia gjatë kohës që po tentonte të vidhte në garazhet e një pallati. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:30 në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë një 41-vjeçar me iniciale E.P nga Kavaja. Ky person ka qenë i dënuar më parë për vjedhje. Pas veprimeve paraprake hetimore dyshohet se 41-vjeçari është autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.

Më konkretisht, ai dyshohet se ka vjedhur një kondicioner dhe zinxhirët e gomave të automjetit në një garazh në rrugën “Hajredin Shtino” më datë 11 Mars të këtij viti.

Nëntë ditë më vonë në një garazh në rrugën ‘’Reshit Çollaku’’ dyshohet gjithashtu se ka vjedhur vegla pune si dhe ka dëmtuar derën e mjetit. Megjithatë grupi hetimor po Vijon puna për dokumentimin e  ngjarjeve të  tjera, duke u bazuar në pamjet filmike./abcnews.al

foto.jpg
G. P.23:30 | 26/04/2019

Një 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të premtes. Ngjarja ndodhi në Fushë-Mëzez të Tiranës rreth orës 22:00. Mësohet se i riu u plagos në këmbë pas të shtënave me armë. Fatmirësisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut. Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta edhe një 24-vjeçar me iniciale Z.Q.

Paraprakisht policia dyshon se autor është I.E. Ata po punojnë për kapjen e tij. Shkak i plagosjeve është bërë një konflikt. Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono