policia
Sandro Tonali cilësohet si Pirlo i ardhshëm

makinaa.jpg
So Nila09:33 | 22/01/2020

Policia i ka hequr patentën dhe ka nisur procedim penal ndaj 29 vjeçarit i cili u kap mbrëmjen e së martës për manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë.

Si pasojë e një video që qarkulloi nëpër rrjetet sociale ku 29 vjeçarit B.B. shihej teksa xhironte gomat para komisariatit të policisë, unifromat blu kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e  tij në zonën e unazës së re.

Njoftimi i Policisë:  

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në mediat elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë,  shërbimet e Policisë rrugore, pas verifikimit te pamjeve dhe identifikimin e automjetit, bene te mundur ndalimin dhe shoqërimin e automjetit bashke me drejtuesin e  tije, ne Komisariatin e Policisë Nr.6 Tirane.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore e procedurale, të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, ndaj drejtuesit te mjetit, shtetasit me iniciale B. B, 29 vjeç, banues në Tiranë, filloi procedimi penal ne gjendje te lire, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, krahas procedimit penal, drejtuesit te automjetit ju pezullua edhe leja e drejtimit për “Mosrregullim shpejtësie veçanërisht ne qendrat e banuara” dhe “Përshkimin e karrexhates kundravajtje dhe ne mënyre te rrezikshme ne rruge”./abcnews.al

benzi-xhiron-gomat.jpg
nev ila21:43 | 21/01/2020

Policia e shtetit ka njoftuar se ka bërë të mundur arrestimin e një 29 vjeçari nga Tirana i cili bënte manovra të rrezikshme. Për të mos mjaftuar kjo, këto manovra 29 vjeçari i kryente dhe përpara komisariatit nr. 6 në Tiranë.

Videoja e 29 vjeçarit bëri xhiro në rrjetet sociale dhe për këtë policia organizoi kontrolle të shumta duke e vënë në pranga të riun në zonën e unazës së re.

Rrugorët kanë arritur të identifikojnë të dhënat e automjetit në videot e publikuara në rrjetet sociale.

Sipas bluve manovra të tilla janë tepër të rrezikshme dhe rrezikojnë jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Njoftimi i Policisë:

Xhiroi gomat dhe bëri manovra të rrezikshme në rrugë, para Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe u largua me shpejtësi, por kapet nga Policia Rrugore 29-vjeçari nga Tirana dhe shoqërohet në Komisariatin Nr. 6, për veprime të mëtejshme.

Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave  përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme./abcnews.al

policia-deoge.jpg
ger ta19:00 | 21/01/2020

Kemi qen, po nuk kemi drogë për t’i stërvitur. Kështu mund të shprehet shkurt shqetësimi i ministrisë së Brendshme drejtuar organit qendror të akuzës.

Ministria e Brendshme dhe Policia deklarojnë se në aksionet e tyre kapen dhe sekuestrohen sasi të mëdha lëndesh narkotike në të gjithë vendin. Por serish policia ankohet se nuk ka drogë për të trajnuar qentë e sherbimit policor.

Vetë ministria ka paraqitur një shqetësim në Prokurorinë e Përgjithshme se nuk kanë sasi të mjaftueshme për të stërvitur qentë e tyre antidroge.

Bazuar në këtë shqetësim për nevojat e Institutit të përgatitjes së qenve të policisë, strukturë e  Ministrisë së Brendshme, përmes një shkrese të siguruar nga Abc News, Prokurori i Përgjithshem Olsian Çela i është drejtuar në dhjetor  të vitit të shkuar prokurorisë së Elbasanit për t’i kerkuar bashkëpunim për informacion mbi sasitë e drogës së sekuestruar si prova.

“Drejtuesit e prokurorisë të mbajnë komunikime me strukturat e policisë, për t’i informuar mbi çështje të dërguara në gjykatë ku janë sekuestruar lëndë narkotike”. shkruhet në shkresën e firmosur nga Olsian Çela , të siguruar nga Abc News.

Nuk dihet nëse ky është një urdhër që kryeprokurori ua ka drejtuar të gjitha prokurorive , apo vetëm asaj të Elbasanit. Qarku i Elbasanit është një nga pikat e nxehta të trafikut të lëndëve narkotike në vend, dhe një nga zonat ku ky trafik ka pasur goditje të herëpasherëshme./abcnews.al

shteti.png
in a08:54 | 21/01/2020

Policia arreston autorin e dyshuar të vjedhjes me armë të xhiros ditore të një lokali dje në Krujë, ndërsa ka shpallur në kërkim autorin tjetër.  Ndërkohë materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Krujë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Cudhi”.

Zbardhet në kohë rekord vjedhja nën kërcënimin e armës së xhiros ditore të një lokali në Krujë.

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, i cili gjatë momentit të arrestimit u kap me dy pistoleta në brez.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur zbardhjen në kohë rekord të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 19 janar, në qytetin e Krujës, ku dy persona, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 20000 lekësh kamarierit të një lokali, në qytetin e Krujës.

Bazuar në prova të grumbulluara, shërbimet e Komisariat të Policisë Krujë, organziuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cudhi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë.

Si dhe u shpall në kërkim policor bashkëautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk i bëjmë me dije të dhënat për arsye hetimore.

Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e Policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, shtetasi  A. K. ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./abcnews.al

policia-radar.jpg
ger ta08:54 | 18/01/2020

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në disa akse, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sipas policisë, për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Njoftimi i plotë:

Me Policinë Rrugore në rrugën interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë

Kontrolle të pandërprera me Radar për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

191 km/h . E pa pranueshme kjo shpejtësi vrastare

Për 300 minuta kontroll me radar në këto akse rrugore deri në këto momente u konstatuan 20 raste të shpejtësi tej normave të lejuara që varionin nga 141 km/h deri në 191 km/h.

20 drejtues mjetesh u dërguan ne OASH, por u parandaluan 20 aksidente.

Shpejtësi pa asnjë urgjencë, pa asnjë shkak, shpejtësi që vret jetën, cenon rëndë sigurinë rrugore të përdoruesve të tjerë të rrugës, shpejtësi që në shumë raste fatkeqe patenta është dërguar pa të zotin pranë familjes. Radari dhe polici rrugor në këto raste 👍👍👍

Drejtues mjetesh:

Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti të ndalojë ju.

Gjithmonë kujto; qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugorë; dikush po pret në shtëpi.

Binduni policisë rrugore; ndiqni rregullat e trafikut për të shmangur aksidentet.

Jeta është e shtrenjte, mbrojeni atë.

/abcnews.al

coco.jpg
R D19:27 | 17/01/2020

Policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit çokollatë në Tiranë.

Operacioni u zhvillua nga agjentët e antidrogës, të cilët gjetën në një banesë 60 kg drogë, e cila dyshohet se do të transportohej jashtë vendit.

Gazetari i Abc News, Andi Qosja raporton se “operacioni është në vijim edhe në qytete të tjera të vendit, si Durrës, Fier dhe Dibër”.

Deri më tani janë arrestuar 6 persona, ndër ta kreu i grupit, Pajtim Aga, i cili u prangos në Tiranë.  Ai ka qenë i dënuar më heret po për të njëjtën vepër penale.

Arrestimet u kryhen nga Forcat Operacionele Speciale, ndërsa grupi kriminal po mbahej nen vezhgim prej më shumë se 3 muajsh. /abcnews.al

Policia-e-Shtetit-e-re_0.png
nev ila14:58 | 17/01/2020

Gjatë paradites së sotme një operacion antidroge krye falë bashkëpunimit të policive ndërkombëtare të shtetit italian, shqiptar dhe Gjerman. Mediat italiane raportuan se nga ky operacion ishin arrestuar 22 persona mes tyre dhe shqiptarë.

Ndërkohë detajet e para për këtë operacion ka dhënë edhe policia shqiptare. Sipas policisë, operacioni i quajtur “Brokers” ka një shtrirje kohore prej 4 vitesh.

Po ashtu policia thotë se nga ky operacion u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve në Itali.

Si koka e kësaj organizate kriminale që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës ishte një shtetas shqiptar.

Nga ky operacion mëngjesin e sotëm u arrestuan edhe 3 shqiptarë:

Emrat e shqiptarëve të arrestuar nga operacioni i sotëm:

-Denis Bimi, 30 vjeç.

-Besmir Sylja, 26 vjeç.

-Luan Delaj, 50 vjeç.

Organizata furnizonte grupet  italiane me kokainë, heroinë, hashash dhe marijuanë.

Njoftimi i policisë së shtetit:

“Policia e Shtetit

Tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, zhvilluar mes Policisë italiane dhe Policisë shqiptare.

Operacioni “BROKERS” u zhvillua për goditjen e një organizate kriminale në fushën e trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike, marijuanë, heroinë e kokainë, si dhe të armëve e municioneve luftarake.

Operacion me shtrirje kohore prej 4 vitesh dhe u finalizua mëngjesin e sotëm në Itali dhe Shqipëri.

Më datë 17.01.2020 u zhvillua operacioni i përbashkët policor “BROKERS” midis Policisë italiane dhe Policisë shqiptare, si rezultat i të cilit u arrestua në qytetin e Shkodrës shtetasi L. D., 50 vjeç, banues në Shkodër.

Operacioni në Shqipëri u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin e Policisë Kriminale, ZQK Interpol Tirana dhe UCI Albania.

Ndërsa në Itali u drejtua nga Skuadra Operacionale e Seksionit kundër Drogës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë së qytetit të Tranit.

Si rezultat i këtij operacioni u godit një organizatë kriminale italo-shqiptare që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, në zonën e qyteteve të Andrias dhe Cerignolas.

Hetimet për këtë operacion kishin filluar pas vrasjes së shtetasit italian F. F.,  në qytetin Trani, në janar të vitit 2015.

Personi që kontrollonte dhe organizonte trafikun e drogës nga Holanda, Gjermania dhe Shqipëria ishte një shtetas shqiptar, i cili nëpërmjet njohjeve të tij i siguronte organizatës kokainë, heroinë dhe hashash. Sasia e drogës vinte me anë të korrierëve që zakonisht e fshihnin në ndarjet e dyfishta në makina.

Kjo organizatë e kishte qendrën në qytetin e Foggias. Si rezultat i hetimeve të përbashkëta mes Policisë italiane dhe Policisë se Shtetit u arrit që të arrestoheshin 20 persona dhe të sekuestroheshin 440 kg droga të ndryshme si kokainë, heroinë dhe hashash, si dhe disa armë zjarri.

Policia e Shtetit, si në të gjitha operacionet e zhvilluara më parë, edhe kësaj here tregoi profesionalizëm dhe besueshmëri të lartë te Policia italiane gjatë gjithë fazave të operacionit.

Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e vendosur për të bashkëpunuar me profesionalizëm  me Policitë partnere dhe gjithë organizatat ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin”./abcnews.al

kidnapped-blurred_1527803639950_44074102_ver1.0-1-1280x720.jpg
So Nila13:07 | 17/01/2020

Një person dyshohet se është marrë peng mesditën e kësaj të premteje në rrugën  “London”, Kamëz.

Policia bën me dije se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit, ku disa persona kanë marrë jashtë dëshirës një shtetas në makinë.

Ndërkohë uniformat blu theksojnë se janë vënë në ndjekje të autorëve pasi ato janë larguar menjëherë nga vendi ngjarjes.

Njoftimi policisë:

Rreth orës 11:44, në rrugën  “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje  të automjetit i cili është larguar  menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë   jashtë dëshirës së tij  nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

policia-elbasan.jpg
nev ila10:51 | 16/01/2020

Në lidhje me atentatin në Elbasan, burime pranë grupit hetimor pohojnë se ngjarja ka qenë e mirëorgnizuar dhe autori, apo autorët, kanë pasur si qëllim eleminimin e 23 vjeçarit.

Korrespodenti i ABC News në Elbasan raporton për abcnews.al se si pasojë e patrullimit të shpeshtë, që ka bërë policia në qendër të qytetit, atentatori (atentatorët), nuk kanë mundur të dalin nga automjeti për të realizuar eleminimin e Kei Pikut.

Autorët kanë qëlluar drejt 23 vjeçarit, nga brenda automjetit në të cilin ndodheshin.

Pasi ka pikasur se po qëllohej, i riu iu është shmangur plumbave drejt tij, dhe ka shkuar në fund të makinës së parkuar, ku ka rënë në toke. Mësohet se Kei Piku, ka marrë 3 plumba dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me sa duket patrulla e policisë, është ndodhur shumë pranë vendit të ngjarjes, pasi kanë qenë efektivët që kanë gjetur të riun, dhe e kanë përcjellë më pas, drejt urgjencës së spitalit të Elbasanit.

Sakaq policia është duke ushtruar kontroll në gjithë pikat kyce të qytetit të Elbasanit, ndërkohë ka shoqëruar disa persona, si të dyshuar se kanë dijeni për atentatin ndaj të riut./abcnews.al

policia-durres-625x381-1.jpg
So Nila10:41 | 16/01/2020

Në kuadër të parandalimit të ndërtimeve paleje, një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Policia bën me dije se arrestimi i shtetasit H.S. është bërë pasi ai është kapur duke ndërtuar një një objekt, pa lejen përkatëse.

Ndërkohë një javë më parë në qytetin bregdetar në janë arrestuar edhe disa zyrtarë të policësë për  abuzimet me pronat në Durrës, pasi dyshoheshin se me qëllim përfitimin e parave, ndërsa në këmbim jepnin lejet për ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj.

Ky është një aksion që uniformat blu e kanë ndërmarrë menjëherë pas tragjedisë me 51 viktima  që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Durrës dhe në Thumanë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono