Policia italiane

77-1.jpg
in a18:41 | 08/11/2019

Grabitja e ndodhur më 12 gusht në institutin “La Vigile” ku u morën 400 mijë euro plaçka, ka sjellë arrestimin e një tjetër të dyshuari. 23-vjeçari shqiptar është arrestuar nga policia italiane. Pas arrestimit të tre grabiitësve, hetimet ishin të përqëndruara tek një person i katërt që u finalizua me arrestimin e shqiptarit, pasi ishte kapur nga kamerat e rrugës “Pietra Ligure” dhe “Loano”.

Nga hetimet u gjendën detaje të tjera, pas përgjimeve telefonike. Policia në një mision të kordinuar arriti të identifikonte shqiptarin.

Mëngjesin e sotëm një ekip policësh, realizuan arrestimin e të riut i cili ishte strehuar në Sestri Ponente. I arrestuari u dërgua në Xhenova Marassi, ku edhe u vu në dispozicion të autoritetit gjygjësor. Gjatë një kontrolli të detajuar në afërsi të shtëpisë së tij, u gjet një pako celofani e zezë që përmbante disa pako kartëmonedhash në emërtime 50 dhe 1000 euro me një shumë totale prej 120,000. Në të njëjtën kohë, karabinierët realizuan hetime specifike që kishin për qëllim rikuperimin e sendeve të vjedhura, veçanërisht përmes një ekzaminimi të përpiktë të gjurmëve GPS të marra gjatë hetimeve. I arrestuari u dërgua në burgun e Xhenova Marassi dhe u vu në dispozicion të autoritetit gjyqësor./abcnews.al

shqiptaret-1.jpg
ad min08:40 | 17/06/2019

Dy të rinj shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi u kapën me marijuanë në një zonë të Milanos. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ata janë 23 dhe 28 vjeç. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike.

Dy të rinjtë shqiptarë po udhëtonin me një makinë “Volkswagen Polo”, kur u përballën me një patrullë police. Agjentët vunë re që ata u frikësuan dhe menjëherë u kërkuan që të ndalonin.

Mirëpo shoferi provoi të arratisej, por pa sukses për shkak të trafikut të rënduar në ato momente. Pas kontrolleve u zbulua se në veturë ndodheshin 15 kilogramë marijuanë.

Sipas mediave, dy të rinjtë janë arrestuar disa ditë më parë, por njoftimi nga autoritetet ka ardhur të dielën. Sipas këtyre të fundit, lënda narkotike ishte e ndarë në 10 pako me nga 1 kilogramë e gjysmë drogë secila.

Dy të rinjtë shqiptarë u dërguan në burgun e San Vittore-s, ndërsa policia po vazhdon hetimet për të kuptuar rolin e tyre apo nëse ishin pjesë e një rrjeti më të gjerë trafiku./abcnews.al

download-4.jpg
ent ela14:47 | 03/10/2018

219 kilogramë kokainë janë kapur ne Itali gjate operacionit “Mrekullia” të policisë italiane në bashkëpunim me atë spanjolle. Mes 29 të arrestuarve është dhe një shqiptar. Droga ishte e fshehur në arka me ananas dhe vinte nga Kosta Rika.

Një operacion i koduar “Mrekullia” i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine nga Kosta Rika në Itali.

Policia italiane ka zbuluar dy banda që merreshin me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe shpërndarjen e saj në Itali.  Operacioni është kryer në bashkëpunim me palën spanjolle dhe ka nisur mbrëmjen e së martës për të përfunduar në orët e para të së mërkurës.

Në pranga kanë përfunduar 29 persona, prej të cilëve një shqiptar, ndërsa pjesa më e madhe janë shtetas italianë. Shqiptari i arrestuar është Gentian Sabliqi dhe arrestimet janë kryer në territoret e provincës së Milanos e Pavias si dhe në Barcelonë të Spanjës.

Hetimet e operacionit “Mrekullia” kanë zbardhur se dy grupet e trafikantëve që kanë trafikuar të paktën mbi 400 kilogramë kokainë me anije nga Amerika Latine në portin e Livornos. Droga fshihej mjaft mirë për t’i shpëtuar kontrollit të rrezeve X në dogana.

Më 27 e 28 Mars të 2018  në portin e Livornos, policia italiane ka sekuestruar dy ngakesa me rreth 215 kilogramë kokainë, si dhe ka verifikuar, por pa mundur të sekuestrojë dy ngarkesa të tjera prej mbi 100 kilogramë kokainë në 7 Tetor të 2017-s e 10 Dhjetor të 2017-s.

Ndërsa rreth 6 kilogramë të tjera kokainë janë sekuestraur gjatë aktivitetit investigativ. Policia ka sekuestruar dhe 219 kilogramë kokainë të fshehur në frutat e ananasit si dhe armë. Kokaina importohej nga Kosta Rika dhe sillej për t’u shitur në Itali dhe Spanjë. Kokaina e sekuestruar ishte brenda disa arkash me ananas në dy kontenierë të ndryshëm.

Përgjimet e investigatorëve kanë zbardhur se kolumbianët mund të furnizonin italianët deri më 8 mijë kilogramë kokainë./abcnews.al

policia-italiane.jpg
ad min08:56 | 11/06/2018

Policia italiane ka sekuestruar 2.5 ton marjuanë që u trafikua nga brigjet shqiptare. Ndërkohë, skafistët janë arratisur dhe agjentët janë në kërkim të tyre.

Policia italiane ka bërë të mundur goditjen e një rrjeti trafiku ndërkombëtar të drogës. Lajmi bëhet i ditur nga Brindisi Report që shkruan se në një operacion të gjerë në brigjet e Brindisi-t kanë ndaluar një mjet lundrues të mbushur me lëndë narkotike. Nga kontrolli i bërë është gjetur dhe sekuestruar 2.5 ton marjuanë.

Sipas mediave italiane, lënda narkotike vinte nga zona të prodhimit të drogës përreth Vlorës. Marijuana transportohej për llogari të mafies lokale të qytetit shqiptar.

Sipas asaj që mësohet nga agjentët që morën pjesë në operacion, ekuipazhi i mjetit lundrues që transportonte marjuanën ka arritur që të arratiset. Sapo kanë verifikuar se po ndiqeshin nga policia janë larguar nga skafi duke braktisur drogën. Aktualisht autoritetet italiane vijojnë hetimet për zbulimin dhe arrestimin e tyre.

Ndërkohë, trafikimi i drogës me anë të mjeteve të ndryshme lundruese nga Shqipëria për në Itali është shndërruar në një problem kryesor si për vendin tonë ashtu edhe për atë fqinj. Kohëve të fundit janë regjistruar shpeshherë raste të trafikimit të sasive të mëdha të drogës./abcnews.al

DROGA-BASI-1.jpg
ad min18:36 | 22/02/2018

Një shqiptar është arrestuar në Itali për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Alvaro Basi, 25 vjeç nga Shkodra, kishte kohë që ndiqej nga policia në Leçe, por u arrestua mëngjesin e së enjtes pas një kontrolli në shtëpinë e tij.

Në shtëpinë e tij iu gjetën 19.4 gramë kokainë, disa materiale për paketimin e drogës në doza si dhe 415 euro, të cilat mendohet se janë fituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjitashtu, 25-vjeçari mbante në shtëpi në mënyrë të fshehtë 48 fishekë të kalibrit 12.

Sipas mediave lokale, Alvaro Basi, në moshën 19-vjeçare është arrestuar për vjedhje./abcnews.al

vlcsnap-error589-1280x720.jpg
ent ela16:01 | 15/02/2018

Policitë shqiptare dhe italiane kanë arritur të shkatërrojne një grup kriminal në trafikun e kokainës dhe heroinës. Operacioni ndërkombëtar i koduar “Nadir” ka përfunduar me prangosjen e 31 personave mes tyre shqiptarë, italianë dhe rumunë.
Një operacion ndërkombëtar antidrogë i kryer nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane, çoi në pranga 31 persona. Grupi kriminal përbëhej nga shqiptarë dhe italianë të angazhuar në trafikun e lëndëve narkotike të llojit kokainë e importuar nga Spanja dhe Holanda.
Sipas policisë, grupi kriminal e tregtonte drogën në sheshet kryesore të zonës së Lacios dhe Pulias.
Gjatë konferencës për shtyp ishin të pranishëm përfaqësues të zyrës së interforcës italiane në Shqipëri si edhe kolegët e tyre të Romës.
Përmes kanaleve të komunikimit të drejtpërdrejtë të dy policive është bërë e mundur që në shtetin italian të lëshohen urdhër arrestet ndaj 11 personave, 8 prej të cilëve në burg dhe tre në arrest shtëpie, për akuzën trafik të lëndëve narkotike.

vlcsnap-error790-1-1280x720.jpg
ad min16:35 | 14/11/2017

3 shqiptarë dhe një italianë janë arrestuar nga policia e Ravenës për trafikim droge. Gjithashtu policia italiane sekuestroi 2.8 tonë marjuanë dhe hashash. Lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria për në Itali me anë të një skafi.

Policia italiane ka shkatërruar një bandë trafikimi të drogës në Ravena. Mësohet se agjentët në operacion kanë arrestuar 3 shtetas shqiptarë dhe 1 italian. Gjithashtu është sekuestruar një sasi e konsiderueshme prej 2.8 tonë drogë, marjuanë dhe hashash, që po trfikohej nga banda.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshave 21, 27 dhe 53 vjeç. Ata u arrestuan gjatë një operacioni anti-drogë të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes. Por ngjarja u mbajt sekret për arsye hetimore.

Fillimisht policia u vu në ndjekje të një furgoni me dy persona në bord që nuk ndaloi pas thirrjes për kontroll në një autostradë në drejtim të Ravenës. Pasi e ndaloi, policia zbuloi aty 2.4 tonë marjuanë, 62 kg hashash dhe 4 kg vaj hashashi. Gjithashtu arrestoi dhe shtetasin Italian, ndërsa shqiptari mundi të arratisej për momentin. Pas shumë kontrolleve të zonë, agjentët verifikuan dy automjete me sjellje të çuditshme dhe vendosën t’i ndiqnin. Në ato mjete gjendeshin 3 shqiptarët. Pas disa minutave ndjekje, 2 prej tyre kanë dalë nga makinat dhe janë përpjekur të arratisen. Madje njëri ka qëlluar një agjent Italian dhe e ka plagosur. Më pas ka hedhur pistoletën në një kanal me ujë. Për moment 3 shqiptarët ia dolën të arratiseshin. Megjithatë ranë në pranga pasi u zbuluan në një lokal të zonës me rrobat me baltë. Sipas hetuesve, ata e kishin sjellë lëndën narkotike me skaf nga Shqipëria. Mediat italiane shkruajnë se banda kriminale e trafikimit të drogës do të përfitonte 20 milionë euro nga shitja e lëndës narkotike të sekuestruar./abcnews.al

vlcsnap-error696.jpg
ad min19:03 | 09/11/2017

Policia italiane shkatërroi një bandë shqiptarësh, që grabisnin banesa në Askoli. Në pranga ranë 4 persona, të cilëve iu sekuestruan një sasi e konsiderueshme mjetesh të vjedhura nëpër banesa.

Policia italiane shkatërroi një grup banditësh shqiptarë, që grabisnin banesa në zonën e Askolit në Italinë Qëndrore. Në pranga ranë 4 shqiptarët, Arlin Çera 32-vjeç nga fshati Nezhej i Dibrës, Mateo Gjeta 28-vjeç dhe Admir Vata 25-vjeç, të dy nga Durrësi si dhe 24-vjeçari Rigels Vlashi nga Mamurrasi.
Ata u arrestuan natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një banesë përgjatë shëtitores buzë detit në zonën e Porto d’Askolit në San Benedeto. Banesa shërbente edhe si baza ku ata planifikonin me detaje grabitjet e banesave. Ata akuzohen veçanërisht për një seri vjedhjesh përgjatë dy javëve të fundit në disa shtëpi në Monteprandone, një zone e banuar vetëm pak kilometra larg Askolit, por edhe për dhjetra raste grabitjesh në të kaluarën. Dy prej shqiptarëve të ndaluar Rigels Vlashi dhe Arlin Çera ishin të njohur për policinë lokale pasi ishin ndaluar edhe më parë nga policia për vjedhje. Çera madje po i nënshtrohej procedurave të dëbimit nga Italia.
Policia u sekuestroi atyre edhe 5 automjete të vjedhura, të cilat i përdornin për të mos rënë në gjurmë të policisë gjatë vjedhjes së banesave. Gjatë kontrollit në banesën e tyre, policia u gjeti disa orë të shtrenjta, bizhuteri, një sasi të konsiderueshme parash e produkte të tjera markash të njohura. Po ashtu iu sekuestruan edhe telefona celularë e mjete të tjera, të cilat ata i përdornin për komunikim për tu koordinuar me njëri-tjetrin gjatë grabitjeve./abcnews.al

vlcsnap-error254.jpg
ad min17:24 | 06/11/2017

Mbi 100 kg drogë e 4 shqiptarë të arrestuar është bilanci i disa operacioneve anti-drogë të zhvilluara në veri të Italisë. Mes të ndaluarve janë 2 shqiptarë drejtues të një bande narkotrafiku në Xhenova.

Mbi 100 kilogramë drogë e sekuestruar dhe 4 shqiptarë në pranga. Bëhet fjalë për bilancin e dy operacioneve anti-drogë të zhvilluara nga policia italiane e Guardia di Finanza në Genova e Mantova.
Operacioni më i bujshëm ishte ai në portin e Xhenovas, ku u sekuestruan 75 kg kokainë. Lënda narkotike u gjet në një kontenier dhe transportohej për llogari të një grupi të drejtuar nga dy shqiptarë, 38-vjeçari Besnik Dauti dhe 37-vjeçari Artur Mahmutaj. Të dy u vunë në pranga, ashtu si edhe 3 bashkëpuntorë të tyre italianë, njëri punonjës i portit ku u zbulua lënda narkotike, ndërsa të tjerët shpërndarës. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimit të disa bisedave telefonike.
Dy shqiptarë të tjerë ranë në pranga në një tjetër operacion në Mantova. Shqiptari me inicialet T.S, 27-vjeç u ndalua në momentin kur po përpiqej ti shiste 8 kg drogë bashkëkombasit të tij me inicialet M.Z. Droga ishte e destinuar për tu shitur në Parma. Policia gjeti një tjetër sasi droge në garazhin e 27-vjeçarit shqiptar. Operacioni u përmbyll me 11 kg kokainë, 9 kg marjuanë e 11 mijë euro të sekuestruara./abcnews.al

policia-italiane.jpg
ad min20:28 | 24/10/2017

Policia italiane ka goditur një bandë ndërkombëtare të trafikimit të drogës në Ferrara. Gjithashtu është sekuestruar një sasi prej 120 kilogramësh marjuanë, qe dyshohet se trafikohej nga Spanja ne Itali.
Mësohet se 3 shqiptarë janë ndër 5 personat e arrestuar në këtë operacion nga karabinierët. Ata ishin pritësit e drogës që vinte nga Spanja, e fshehur në një kamion të ngarkuar me fruta.
Tre shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si Vital Meço, 43 vjeç; Tonin Bibaj 33 vjeç dhe Alfred Gjoka 36 vjeç. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë ishin një spanjoll dhe një maroken.
Sipas mediave italiane marijuana do të shitej në veri të Italisë. Trafikantët do të përfitonin mbi 1 milion euro nga shitja e saj.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono