Policia e Lezhës

katamarani.jpg
G. P.15:25 | 11/09/2019

Prokuroria e Lezhës kërkon që të verifikohet vërtetësisë e dëshmisë së pronarit të mjetit lundrues Nedim Akyuz që u gjet i braktisur në ujërat shqiptare. Ai deponoi para akuzës duke pohuar se nuk ka dije për ngjarjen se si kapiteni i anijes së tij u zhduk, ndërsa kërkoi që mjeti luksoz të largohet nga aty me frikën se mos dëmtohet edhe më ku është i ankoruar në portin e Shëngjinit.

Nisin verifikimet për biznesmenin turk Nedim Akyuz, i cili është pronar i mjetit lundrues që u gjet i braktisur rreth 12 milje larg portit të Shëngjinit. Prokuroria e Lezhës ka administruar dëshminë e dhënë nga vetë Akyuz të martën para grupit hetimor si edhe bisedat e tyre telefonike dhe komunikimet me kapitenin e mjetit lundrues që rezulton i zhdukur Sevgin Yavuz prej 2 Shtatorit.

Hetimet e kryera nga autoritet turke ka rezultuar se biznesmeni i njohur i tekstileve Akyuz dhe kapiteni i humbur Yavuz nuk rezultojnë të kenë precedentë penalë në shtetin e tyre të origjinës.

Gjithashtu, po verifikohet nëse ndërmjet dy personave ka pasur më parë ndonjë konflikt, i cili mund të ndryshojë edhe rrjedhën e hetimeve për zhdukjen në mënyrë misterioze të kapitenit turk.

Burime nga organi i akuzës pohojnë se, hetimet po krye edhe për vërtetësinë e shkresave që kapiteni kishte kryer në portin e Tivarit në Malin e Zi. Ai kishte deklaruar se në bord ndodhej i vetëm dhe destinacioni final i tij do të ishte ishulli i Korfuzit në Greqi.

Pavarësisht ecurisë së hetimeve, Nedim Akyuz pronari i mjetit lundrues, vlera e të cilit shkon afërisht 1 milion euro, kërkon ta marr atë, pasi mund të dëmtohet edhe më tej gjatë qëndrimit në portet detare shqiptare.

Por, Prokuroria e Lezhës ka refuzuar kërkesën Akyuz dhe nuk lejon largimin e mjetit pa u mbyllur më parë hetimet mbi zhdukjen në mënyrë të pashpjegueshme të kapitenit turk që dyshohet se ka humbur kontaktet në ujërat territoriale shqiptare./ABC News Albania 24/7

22809928_1227293844080806_877641608_n.jpg
us er22:22 | 25/10/2017

19 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale dhe rreth 400 kg drogë u sekuestrua në disa operacione të zhvilluara nga Policia e Lezhës.
Pas operacioneve të zhvilluara në disa zona të Lezhës, drejtori i Policisë së qarkut Bledar Çeliku, doli në një konferencë për shtyp për rezultatet e aksioneve.
Ai deklaroi se është sekuestruar rreth 400 kg kanabis sativa në tre operacione antidrogë dhe u vunë në pranga 8 posedues të lëndës narkotike.
Në kuadër të operacionit Vjeshtë “2017” për rreth 30 persona Gjykata e Lezhës dhe e Kurbinit kanë vendosur sekustro preventive për pasuri të dyshuara se kanë rrjedhur nga veprimtaria kriminale të cila kapin shumën prej 872 mijë euro.
Në bashkëpunim me forcat Renea Policia e Lezhës arrestoi edhe 20 vjeçarin Danjan Ndoka i shpallur në kërkim për disa vepra penale.


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono