polici

MBULIM-POLICI-SUHAREKE-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
ent ela13:38 | 07/09/2019

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur kohëve të fundit në qytetin e Suharekës, ku pamjet filmike tregojnë se si një polic rrezikon jetën për të zbatuar ligjin.

Duke u bazuar tek video dhe informacionet bëhet e ditur se një drejtues i makinës nuk i është bindur urdhërit të zyrtarit policor duke u përpjekur të shkojë t në rrugën që policia e kishte bllokuar për qarkullim.

Agjenti i policisë u kap pas automjetit duke detyruar shoferin që të ndalojë pas 200 metrash. /ABC News Albania 24/7 

spitali-fier-1280x703.jpg
ent ela11:55 | 02/09/2019

Një grup specialistësh po hetojnë ngjarjen e mbrëmjes së të shtunës, ku u plagosën pesë persona në Levan dhe në spitalin e Fierit. Në këtë hetim është përfshirë edhe roli i policit të cilit iu mor arma nga brezi dhe u qëllua mbi një person.

Ishte raportimi i kryepolicit të Fierit dhe drejtoreshës së spitalit vetëm pak minuta, pasi një person shtiu me armën e policit mbi të tjerë persona. U tha për dy të plagosur me armë nga policia, dhe tre nga spitali.

Një ditë më pas në komunikatën zyrtare, u njoftua vetëm për një të plagosur me armë zjarri, kurse katër të tjerët ishin të rrahur dhe goditur me sende të forta dhe thikë.

Një grup specialistësh po hetojnë ngjarjen e mbrëmjes së të shtunës që nisi në Levan dhe përfundoi në spitalin e Fierit.

Në këtë hetim është përfshirë edhe roli i policit të cilit iu mor arma nga brezi dhe u qëllua mbi një person.

Deklarata e kryepolicit të Fierit dhe ajo e Drejtoreshës vetëm pak minuta pas ngjarjes, ku folën për dy dhe tre të plagosur me armë zjarri, ka ngritur pistat e para të dyshimit për fshehje gjurmësh.

Një ditë më pas, zyrtarisht u tha për vetëm një të plagosur me armë zjarri, duke lënë pa sqaruar nëse ishte gabim i policisë apo paaftësi në menaxhimin e situatës.

Ende nuk ka asnjë informacion për rezultatin e këtij hetimi. Kurse  lidhur me rolin e policit në ngjarje, burime nga spitali i Fierit thanë se dy efektivët që u angazhuan me shoqërimin e të plagosurve të Levanit  ndodheshin në spital për verifikimin e një aksidenti rrugor.

Në kohën kur njëri prej tyre po shoqëronte Aldi Zhapajn në ashensor, tjetri që ndodhej në hyrje të korridorit iu mor arma nga Gazmend Brace, i cili qëlloi mbi babain e Aldi Zhapajt, Aleksandër Zhapaj. Ky i fundit këtë të hënë u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.  Në këtë ngjarje 5 persona u plagosen dhe 5 u arrestuan./ABC News Albania 24/7

POLICI-1280x728.jpg
Sej rie17:30 | 08/08/2019

Seancat për Vetingun e kupolës se Policisë së Shtetit nuk do te nisin para Shtatorit. Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit ishte njoftuar më herët për nisjen tyre. por sipas burimeve nga ministria e Brendshme ende ka akoma pune. ABC News ka mësuar se po përgatiten dosjet voluminoze në lidhje me seancat e para dëgjimore që do të zhvillohen për kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, disa nga e Anëtarët e Komisionit të Jashtëm ndodhen jashtë vendit si dhe kanë marrë pushimet verore, duke bërë që procesi të mos fillonte në fund të Korrikut. Vettingu në polici do të zhvillohet në të njëjtën mënyre dhe formë si Vettingu në Sistemin e Drejtësisë. Seancat do të jenë të hapura për publikun për 50 dosjet e drejtuesve me gradën më të lartë dhe vendin është përcaktuar “Pallati i Kongreseve”.

Në fazën e parë janë 250 oficere me gradat me te larta dhe  anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit do të krahasojnë, vërtetësinë e deklarimeve të tyre për tre 3 kriteret e përcaktuara; aftësitë profesionale, pasuria dhe integriteti.

Qershori i vitit  2020 është përcaktuar si afati përmbyllës për Vettingun e 250 drejtuesve të lartë të policisë. Në total do të kalojnë në filtrat e Vettingut 13 mijë uniforma blu. Në dy fazat e tjera të Vettingut, dosjet e efektiveve blu do të shqyrtohen nga drejtuesit e SHÇBA-së dhe ata të policisë së Shtetit, të cilët kanë kaluar me sukses fazën e parë të Vettingut./ABC News Albania 24/7

polici-video.jpg
ent ela15:40 | 28/07/2019

Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pezulluar nga detyra një punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë në Durrës, pasi akuzohet për komunikim jo etik me një pushues nga Kosova.

Një njoftimin e uniformave blu thuhet se ndaj policit të pezulluar tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor. Gjithçka ka nisur kur një pushues nga Kosova ka bërë një njoftim në sallën operative Durrës se i kishin humbur 3 celularët, por që më pas nuk ka pranuar që të bëj kallëzim me argumentin se i ka gjetur.

Në këtë moment, ndihmës/specialisti i Policimit në Komunitet A.L ka përdorur një gjuhë jo etike. Në videon e publikuar nga pushuesi kosovar, ai pretendon se është ndjerë i frikësuar nga kërcënimet e punonjësit të Policisë në Durrës.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pushuesve që të denoncojnë në çdo rast kur ata përballën më shpërdorim detyrë nga ana e punonjësve të uniformave blu./ABC News Albania 24/7

vetingu-1280x722.jpg
Sej rie15:40 | 10/07/2019

Vettingu në radhët e uniformave blu, i cili pritet të filtrojë rreth 13 mijë punonjës, ka filluar prej pak ditësh me 45 dosjet e para të drejtuesve më të lartë. Zv. Ministri i brendshëm, Julian Hodaj, tha se janë 245 dosje në total te drejtuesve të lartë që do të shqyrtohen nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe afati përmbyllës është caktuar Qershori i 2020.

Qershori i vitit  2020 është përcaktuar si afati përmbyllës i Vetting-ut në radhët e Policisë.

Kështu u shpreh zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili shtoi se një vit kalendarik është i mjaftueshëm për të shqyrtuar dosjet e 245 drejtuesve të policisë me gradën më të lartë.

Sipas Hodajt, efektivët që do të largohen nga Vetting-u në polici, përjashtohen përgjithmonë nga radhët e uniformave blu.

Një punonjës policie do të pranohet të jetë pjesë e sistemit edhe nëse përmbush dy nga tre kriteret e përcaktuara në Vetting, siç janë, Integriteti dhe pasuri. Për profesionalizmi e efektivëve blu, Hodaj tha që do ti jepet një mundësi e dytë.

Për të plotësuar vendet vakante, zv. ministri i Brendshëm theksoi se, trupa policore do të zëvendësohet nga studentët e “Akademisë së Sigurisë”./ABC News Albania 24/7

RMV-VETTINGU-POLICI-ABC-M3-T1.mpg_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela16:20 | 01/07/2019

Të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut do të përfshihen në procesin e “vettingut”. Ata do të kontrollohen për arsimimin e tyre, integritetin, situatën e pronës dhe aktivitete të mundshme kriminale.

Ministria e Punëve të Brendshme po e harton ligjin për vetingun që e paralajmëruan shumë muaj më parë. Ministri, Oliver Spasovski, paralajmëroi se ligji shumë shpejt do të dorëzohet në Kuvend.

Oliver Spasovski, Minister i Brendshëm: “Procesi i vetingut duhet t’i përfshijë të gjithë të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Të flasim për shkollimin adekuat, për integritetin e tyre, për pronën që e posedojnë dhe për aktivitete eventuale kriminele të disa strukturave në Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Do të ketë komisione në disa nivele. Në nivel të sektorëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe në nivel nacional.

Kemi iniciuar shumë procedura që kanë të bëjnë me  diplomat e falsifikuara, për nënpunësit e MPB-së, të cilëve u ndërpre kontrata e punës. Sigurisht që ka edhe shumë persona që kanë prona të mëdha, më shumë se biznesmen që me vite merren me biznes”.

Profesori universitar, Nikolla Dujovski, tha se model konkret për zbatimin e vetingut nuk kanë, për shkak se nuk ka shtet evropian ku ka pas aq shumë keqpërdorime dhe partizim si në rastin e Maqedonisë Veriore. Ai shton se do të ishte dështim nëse procesin e vetingut do ta menaxhonte vetëm MPB-ja. Kërkoi që të përfshihen të gjitha institucionet tjera, intelektual dhe sektori civil që vetingu të jetë i suksesshëm.

Nikolla Dujovski, Profesor Universitar: “Nëpunësi policor e ka patjetër që të ketë integritet, e integriteti nënkupton rezistencë ndaj çfarëdo ndikimi jo ligjor. Nëpunësi policor duhet të ketë zhvillim logjike në karrierës… Një herë e përgjithmonë se ai që ka vendosur që ti shërbej shtetit, duhet të jetë i përkushtuar deri në fund! Nuk mund që ai të ketë 20 firma në emrin e tij, që i sjellin profit sa rrogat e të gjithë policëve në vend”.

Ministri Spasovski u bëri thirrje edhe institucioneve tjera që të fillojnë të mendojnë për vetting, me qëllim që të sistemi të bëhet sa më efikas, dhe mos të varet nga individ apo politikanë. /ABC News Albania 24/7

 

rinas-933x445.jpg
Sej rie13:30 | 28/06/2019

Policia ka goditur një rast tentative për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion. Në pranga dy shtetas, si dhe një punonjëse e Policisë Kufitare Rinas. Këta të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë tentuar të trafikojnë drejt Francës me qëllim shfrytëzimi për prostitucion një shtetase 26-vjeçare, të cilën do ta priste në Francë shtetasi K. B., 33 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se do të shfrytëzonte për prostitucion.

Tiranë

Finalizohet Operacioni “TRANZIT”.

Operacioni nga Seksioni Kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, Komisariati i Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me SH.Ç.B.A.

Goditet një rast i tentativës për trafikim të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimi për prostitucion.

Në pranga dy shtetas, si dhe një punonjëse e Policisë Kufitare Rinas.

Shpallet në kërkim shtetasi që do të priste shtetasen e mashtruar për ta shfrytëzuar për prostitucion në Francë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, finalizoi me sukses operacionin e koduar “TRANZIT”, ku u bë e mundur arrestimi i shtetasve :

– A.K.,29 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
– A. Ç., 26 vjeç, lindur dhe banues në Librazhd.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas kanë tentuar të trafikojnë drejt Francës me qëllim shfrytëzimi për prostitucion një shtetase 26-vjeçare, të cilën do ta priste në Francë shtetasi K. B., 33 vjeç, pasi ky shtetas dyshohet se do të shfrytëzonte për prostitucion.

Shtetasi K.B, është shpallur në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë Franceze po punohet për kapjen e tij.

Po në kuadër të këtij operacioni në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetases F. K., 30 vjeçe, me detyrë kontrollore pranë Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas Tiranë.

Kjo shtetase dyshohet se me veprimet e saj kundrejt ryshfetit dyshohet të ketë ndihmuar dhe lehtësuar procedurat e kalimit deri në zonën tranzit të Rinasit për shtetasen 26-vjeçare.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale të “Trafikim i personave”,”Shfrytëzimit të prostitucionit”,“Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”./abcnews.al

policia-e-tiranes.jpg
G. P.18:08 | 26/06/2019

Një punonjës policie është vënë në pranga pas hetimeve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Bëhet fjalë për 27 vjeçarin L. B., nga Tirana, me detyrë ndihmës specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”.

Ndërkohë në pranga janë vënë edhe tre persona të tjerë për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve”. Ata janë  J. K., 26 vjeç, financier;  E. M., 35 vjeç dhe A.K, 31 vjeç, të gjithë nga Tirana.

Arrestimi  tyre u krye pas hetimeve që zgjatën tre muaj ku u siguruan prova se punonjësi i Policisë, në bashkëpunim me personat e tjerë, përveç se ishin përdorues, shpërndanin edhe lëndë narkotike. Ai duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, siguronte mbarëvajtjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Gjatë operacionit u sekuestruan provat materiale: pistoletë me fishekë; disa telefona celularë; dy qese plastike, në të cilat dyshohet se ka mbetje të lëndës narkotike kokainë dhe kopje kartëmonedhash të huaja.

Hetimet po vijojnë edhe ndaj personave të tjerë, të cilët dyshohet se janë furnizues me lëndë narkotike të personave të arrestuar./ abcnews.al

neymar-1.jpg
nev ila22:45 | 07/06/2019

Futbollisti Brazilian Neymar ka dëshmuar në polici në lidhje me publikimin e disa imazheve të pautorizuara nga modelja Najila Trindade. Akuzat për përdhunim kanë ndikuar edhe tek kontratat sponsorizuese te futbollistit.

Momente delikate me stres dhe të vështira për brazilianin Neymar pas videove të fundit të bëra publike dhe që rëndojnë në reputacionin e tij, por edhe në përballjet me drejtësinë. Kështu, 27-vjeçarit iu desh të dëshmonte, për skandalin që ka shpërthyer së fundmi, teksa është akuzuar nga modelja Najila Trindade për përdhunim.

Futbollisti i PSG-së mësohet se ka lënë spitalin, pas dëmtimit në ndeshjen miqësore ndaj Katarit, teksa është nisur menjëherë drejt policisë, ku ka dëshmuar në lidhje me publikimin e disa imazheve të pautorizuar. Kjo gjë në Brazil konsiderohet një krim.

Neymar është marrë dy orë në pyetje, duke dëshmuar gjithçka. Sa i përket akuzave për përdhunim, kjo gjë mund t’i kushtojë shtrenjtë yllit brazilian, teksa mediat e huaja raportojnë se sponsorët që i garantojnë atij 40 milionë euro në vit kanë filluar të “firojnë”, duke projektuar edhe tërheqjen e publiciteteve, por edhe kontratave që kishin një pikë të lartë marketimi.

Një markë e njohur e kartës së krediti anuloi një fushatë reklamuese për shkak të këtij skandali, gjithashtu edhe kompania presigjioze “Nike” është i “shqetësuar” dhe do të ndjekë me kujdes këtë çështje, por nuk ka marrë asnjë vendim për momentin në lidhje me ecurinë e bashkëpunimit me Neymar, pavarësisht faktit se mes tij dhe kompanisë ka një kontratë bashkëpunimi që kërkon respektim nga palët./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono