polic

kavaje-1280x848.jpg
Autor E08:55 | 10/10/2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës.

Sipas informacioneve paraprake, një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur.

I plagosuri ëhstë një efektiv policie i identifikuar si Bledar Toci i cili aktualisht ëhstë në gjendje të rëndë.

Ka qenë polici ai që ka qëlluar me kallashnikov ndërsa viktima, ende i paidentifikuar, por që mendohet se është banor i zonës, ka qëlluar me armë.

Konflikti mendohet se ka nisur për motive të dobëta.

Informacion paraprak

Rreth orës 00.40, në Lagjen nr. 2 Kavajë, shtetasi D. H., banues në Kavajë, ka hyrë në banesën e shtetases M. Q. Në banesë ndodhej dhe shtetasi B. T, banues në Kavajë, punonjës i Policisë së Burgjeve.

Shtetasi D.H. është konfliktuar me shtetasin B. T. dhe si pasojë shtetasi D.H ka qëlluar me armë në drejtim të shtetasit B.T duke e plagosur atë. Shtetasi B.T me armën e shërbimit ka qëlluar në drejtim të shtetasit D.H i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B.T, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

fotoja-1.jpg
ent ela20:48 | 03/04/2019

Policia e Tiranës pas protestës para Parlamentit bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Albarjami. 29 vjeçari nga Elbasani akuzohet për “Kundërshtim të punonjësve të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishje e qetësisë publike”. Albajrami gjatë protestës ka kryer veprime të kundra-ligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike.

Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë. Ndërkaq është proceduar në gjendje të lirë për “ Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-se Gazmend Bardhi. Në lidhje me kete protestë janë proceduar në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, si dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë./abcnews.al

polici-1280x568.jpg
ad min23:14 | 03/10/2018

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrancë një punonjës policie të Komisariatit të Durrësit. Punonjësi i arrestuar është Ilir Vrioni.

49-vjeçari u vu në pranga, për shkak se ishte i dehur në kohën kur drejtonte nje automjet policie si dhe ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit.

Nga testi me aparat drager, Vrioni rezultoi i dehur dhe akuzohet për “Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt”./abcnews.al

liege.jpg
ad min12:41 | 29/05/2018

Një sulm me armë zjarri ka terrorizuar banorët e qytetit Liege në Belgjikë. Mësohet se një person ka vrarë dy policë dhe një kalimtar të rastit përpara se të ekzekutohej.

Policia belge njoftoi se agresori është neutralizuar dhe se tashmë situata është nën kontroll. Gjatë ngjarjes edhe dy policë të tjerë mbetën të plagosur.

Gjithashtu agresori mori peng një femër. Motivet e autorit janë ende të paqartë dhe autoritetet kanë hapur një hetim për këtë. Aktualisht nuk përjashtohet asnjë piste as ajo e terrorizmit.

Belgjika është goditur shpesh nga sulme të natyrës terroriste, me ISIS që kërcënon shpesh për atentate. Në vendngjarje, sipas raportimeve, po heton njësia e anti-terrorit./abcnews.al

2-30-1280x713.jpg
ad min13:51 | 16/05/2018

Policia e Tiranës pezulloi nga detyra një efektiv të Policisë Rrugore, që u denoncua një natë më parë nga emisioni investigativ “Stop” në TV Klan, teksa merrte rryshfet nga një drejtues mjeti.

Në një njoftim për mediat policia sqaroi se efektivi me inicialet I.K., ishte me detyrë në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.

Gjithashtu, për këtë rast Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka filluar veprimet hetimore, të cilat janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në videon e transmetuar në “Stop”, tregohej sesi një drejtues mjeti bëri një parakalim të gabuar, duke shkelur madje edhe sinjalistikën për ndalimin e këmbësorëve. Por pasi i dha 2 mijë lekë të reja Policit Rrugor, ky i fundit vendosi që të mos e çojë para komisionit./abcnews.al

policia12345.jpg
ad min08:51 | 14/05/2018

Dy aksidente automobilistike janë regjistruar pasditen e të dielës. I pari ndodhi në orën 18 e 45 në dalje të qytetit të Vlorës. Një automjet tip “Chevrolet” i policisë është përplasur nga një mjet tip “Hondai”, që drejtohej nga një shtetas italian, i shoqëruar nga familja e tij.

Nga përplasja u plagos një efektiv policie, që ka marrë dëmtime në krah e brinjë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkak për aksidentin është bërë mosnjohja e rrugës nga shtetasi italian e dalja e tij në rrugë kryesore, pa kontrolluar trafikun.

Ky është aksidenti i dytë brenda pak ditësh në Vlorë ku përfshihen mjete të policisë. Tre javë më parë, një furgon i policisë u përplas me një automjet tip “BMW”, e dy policë pësuan dëmtime të lehta.

Ndërsa nga një përplasje mes dy makinave në fshatin Petrushë të Pogradecit, kanë mbetur të plagosura tre vajza 26, 27 e 28 vjeç. Ato janë transportuar për mjekim dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve të Spitalit të Pogradecit. Policia ka shoqëruar drejtuesin e njërit mjet, shtetasin XH.M. 24 vjeç./abcnews.al

policia-5.jpg
ad min18:56 | 20/02/2018

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar një punonjës policie në Durrës për shpërdorim të detyrës.

Muharrem Haka, 57 vjeç, me detyrë inspektor policie ka përfituar shuma parash pasi lejonte ndërtime pa leje në zonën që mbulonte.

Çështja penale është ndjekur pas një referimi të bërë nga SHÇBA në Prokurori dhe një hetimi disa mujor me mjete speciale./abcnews.al

vlcsnap-error562.jpg
ad min21:59 | 23/01/2018

Një efektiv i pikës kufitare të Kakavijës është vetëplagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 në banesën e tij në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokster.

Punonjësi i policise kufitare, Sotiraq Alika, 58 vjeç, është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Gjirokastrës për të marrë ndihmën shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake të policisë së Gjirokastrës, Alika ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mësohet se 58-vjeçari është plagosur në sy të bashkëshortes për shkak të problemeve familjare./abcnews.al

vlcsnap-error534.jpg
ad min15:50 | 04/11/2017

Një reagim e ka dhënë edhe Taulant Balla nën cilësinë e Sekretarit të përgjithshëm të socialistëve, i cili ka akuzuar kryedemokratin Basha se sillet si polic, prokuror dhe gazetar, vetëm e vetëm sepse nuk bën dot detyrën e kreut të demokratëve. Ai vijon duke i kërkuar kryetarit të opozitës të mbajë përgjegjësi për faktin se kryetari i Mallakastrës, përfaqësues demokrat, është dënuar për vjedhje me 2 vjet heqje lirie. Dënimin e dhënë nga gjykata italiane në formën e prerë dhe më pas e shfuqizuar nga kjo gjykatë, po në vitin 2004, Kapllanaj e ka vetëdeklaruar në formular në kuadër të ligjit për dekriminalizimin. Për këtë Taulant Balla theksoi se Lulzim Basha flet nga 10 herë në ditë për të tjerët por ka tre ditë që nuk flet për të dënuarin me vjedhje, të cilin e mbrojti duke shkelur ligjin në KQZ – përfundon sekretari i përgjithshëm i partisë socialiste duke iu referuar vendimit të një institucioni të pavarur, kryesia e të cilës është produkt i marrëveshjes Rama-Basha të 17 majit./ABC News


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono