plicia

INSTAT-PER-AKSIDENTET.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
G. P.19:04 | 21/12/2018

Aksidentet rrugore në vendin tonë janë ndër shkaktarët kryesorë që marrin jetë njerëzish, kryesisht jetët e të rinjve. Sipas statistikave të publikuara nga INSTAT gjatë muajve Janar-Nëntor 2018, në rang kombëtar kanë humbur jetën në aksidente rrugore 190 persona.

Çdo dy ditë mesatarisht tre shqiptarë humbin jetën në aksidente rrugore në vend. Sipas të dhënave të INSTAT gjatë periudhës Janar-Nëntor në rang kombëtar kanë humbur jetën 190 persona nga aksidentet rrugore, duke bërë kështu që të jenë ndër shkaktarët më të mëdhenj të humbjes së jetës tek personat me moshë të re në vendin tonë.

Në muajin nëntor 2018 po sipas INSTAT numërohen 130 aksidente rrugore nga 177 aksidente të ndodhura në Nëntor 2017, duke u ulur me 26,6 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në Nëntor 2018, numri i të aksidentuarve është 171 persona nga 235 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 27,2 %. Sipas INSTAT në Nëntor 2018, aksidentet rrugore në 75,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së gabuar të drejtuesit të mjetit. Ndërsa gjatë muajve Janar-Nëntor 2018, aksidentet rrugore në 21,9 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së pakujdesshme të këmbësorve.

Edhe sipas raporteve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë rrugët në Shqipëri vrasin më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Europë./abcnews.al

POLICIA-VLORE-MBULIM-ABC-M4-T2.mpg_snapshot_00.13-1280x580.jpg
G. P.13:24 | 25/08/2018

Kundërshtuan punonjësit e policisë dhe përfunduan në komisariat. Bëhet fjalë për Olsi Hajno 26 vjeç, Aleko Rustemaj, 28 vjeç dhe Henea Kamberaj, 30 vjeç, të tre banues në Vlorë, tashmë janë ndaluar nga policia. Kurse një tjetër shtetas është shpallur në kërkim. Policia e Vlorës përmes një njoftimi për shtyp thotë se me 23 gusht katër të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e njohur si “Kryëqezimi i Aleksandrisë” kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i penguar të ushtrojnë detyrën. Policia ia ka referuar materialet prokurorisë e cila pritet të nisë hetimet ndaj katër të rinjve. Ndaj tyre rëndon vepra penale “kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”./abcnews.al

KRONIKE-POLICIA-RRUGORE-DRON.mpg_snapshot_00.22-1280x711.jpg
ent ela21:53 | 23/08/2018

Policia Rrugore vijon monitorimet me dron të qarkullimit në akset problematike të vendit. Vetëm në qarkun e Beratit droni pikasi 74 drejtues mjetesh në parakalime të gabuara, mosrespektim të distancës së sigurisë dhe mosrespektim të përparësisë në rrethrrotullime.

Segmentet rrugore ku në vijimësi ndodhin aksidente të rënda, të konsiderura si “njolla të zeza” nga ana e Policisë Rrugore, po monitorohen së fundmi edhe përmes dronit. Kjo mënyrë ka zënë në befasi dejtuesit e mjeteve që bëjnë parakalime të gabuara.

Gjatë ditës së enjte, kamera e dronit të Njësisë Operacionale për Sigurinë Rrugore vëzhgoi akset problematike në qarkun e Beratit. Sipas Policisë së Shtetit, gjatë monitorimit u vunë re të paktën 74 drejtues mjetesh në shkelje të Kodit Rrugor.

40 prej tyre janë ndëshkuar me masë administrative, ndërsa 34 janë dërguar në komision. Policia e Shtetit bëri me dije se monitorimi me dron do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono