plazhi

PLAZH-NE-SHENGJIN-1280x720.jpg
ent ela14:37 | 28/10/2019

Jo vetëm në fundjavë, por edhe në ditë të tjera plazhet në vendin tonë janë populluar shumë. Temperaturat e larta në këtë vjeshtë i kanë orientuar ata drejt bregdetit.

Është fund tetori dhe në Shëngjin pushuesit po lahen. Temperaturat janë të larta dhe bregdeti është i populluar. Shumë pushues nga Kosova, por edhe vendas.

Kjo periudhe ka qenë një mundësi e mirë për të pushuar dhe ata që e duan detin nuk e kanë humbur këtë shans.

Sezoni është mbyllur dhe këtu vendorët nuk i kushtojnë shumë vëmendje pastërtisë. Por vizitorët janë të kënaqur, pasi nuk e kishin menduar të bënin plazh në vjeshtë.

I gjithë bregdeti ka njerëz në Shëngjin. Këto pamje jo vetëm në fundjavë, por edhe në ditë të tjera.

Lajmet për ndryshimin e motit janë përhapur dhe këtu shfrytëzohet çdo orë e ngrohtë.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

 

plazhi-vlore-1-1280x710.jpg
nev ila13:54 | 20/10/2019

Bregdeti në Vlorë është populluar nga shumë plazhistë këtë fundjavë. Temperaturat e larta kanë bërë që të huaj dhe vendas të lahen në det.

Në kryeqytet temperaturat e larta janë shqetësuese, por jo në Vlorë. Aty njerëzit janë zhveshur dhe po shijojnë ujin e Jonit.

Të rinj dhe të rritur zgjodhën plazhin për të kaluar fundjavën. Bregdeti është mbipopulluar dhe vështirë të besosh që kjo po ndodh në fund tetori. Lokalet dhe baret janë hapur. Xhirot vazhdojnë si në kohë sezoni. Vlora vazhdon të afrojë kushte ideale për të shijuar një të dielë të bukur.

Plazhe të populluara pati këtë fundjavë edhe në Durrës, Sarandë e Shëngjin. Operatorët turistikë tregojnë se drejt bregut shqiptar jo vetëm vendas por edhe të huaj.

Derisa temperaturat të qëndrojnë të tilla, këto pamje do afrohen nga çdo plazh i vendit tonë./abcnews.al

KLOSI-SHENGJIN-1280x720.jpg
ent ela19:50 | 27/09/2019

Siguria e krijuar gjatë këtij sezoni veror  për të gjithë vizitorët dhe turistët është meritë e shërbimit që bënë forcat e policisë dhe vrojtuesit e plazhit. Për këtë arsye, Ministri i Turizmit Blendi Klosi u rezervoi atyre një takim falenderimi në zonën turistike të Shëngjinit.

Klosi tha se vera që kaloi ishte një sezon më i sigurtë falë punës së strukturave të rendit të cilat këtë vit përballuan një numër prej  1 550 000 turistësh vetëm gjatë muajit gusht, ndërsa në 8 muaj kjo shifër ishte 10.8% më e lartë se 1 vit më parë.

Duke qëndruar në sigurinë e jetës në plazh, ministri Klosi solli në shifra kontributin e vrojtuesve të plazhit, të cilët kanë shpëtuar 84 jetë njerëzish. Ai foli edhe për problematikat e sezonit duke theksuar se ka ardhur koha që të vendosen rregulla më të forta në menaxhimin e zonës së plazhit. /ABC News Albania 24/7

 

 

PLAZHI-I-DURRSIT-ABCM1T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela14:22 | 15/09/2019

Shumë pushues janë prezente në plazhet e Durrësit. Nga Kosova dhe Maqedonia janë rikthyer përsëri në këtë bregdet për shkak të temperaturave të larta.

Në plazhin e Durrësit ende pushohet. Më të pakët në numër, por me të njëjta shërbime, turistë vendas dhe të huaj po shijojnë bregun e Adriatikut.

Vizitorë kryesisht të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia i janë rikthyer sërish Durrësit. Vjeshta me temperatura të larta shihet si një zgjedhje e mirë për të kaluar disa dite pranë detit.

Qetësia që të ofrohet në këtë stinë, larg fluksi të sezonit si dhe kushtet më të mira bën që plazhi të mos braktiset. Për shumë vizitorë muaj shtator shihet si ideali për të kaluar pushimet. Banjot e diellit, noti, shëtitjet dhe të tjera aktivitete shijojnë edhe më shumë larg dyndjes së gushtit.

Ndaj përsa kohë temperaturat mbeten të favorshme, pushuesit nuk do t’i mungojnë bregdetit të Durrësit.

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkeleda Arapi

vlore-plazhi-1280x720.jpg
ent ela14:07 | 15/09/2019

Edhe në plazhet e Vlorës ka shumë pushues vendas dhe të huaj që e cilësojne shtatorin si muajin më ideal për të pushuar. Shtatori në Vlorë ka joshur mjaft të huaj. Temperaturat si në gusht dhe korrik kanë bërë që shumë pushues të mos largohen nga ky bregdet.

Të shumtët janë nga Ukraina dhe Polonia. Por edhe nga Bjellorusia. Thonë se Vlora është nga plazhet më të mira në Shqipëri.

Disa prej tyre janë për herë në parë në jug të Shqipërisë. Ndjehen mirë me qetësinë dhe pastërtinë e zonës.

Shtatori duket ideal për shumë pushues. Jo vetëm Vlora, por edhe plazhet e tjera në Shqipëri janë të populluara për shkak se temperaturat janë ende të larta.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

shengjini.jpg
ent ela17:33 | 04/09/2019

Në Shëngjin plazhi do të vazhdojë gjatë, pasi pushuesit nuk janë larguar edhe pse është shtator. Operatorët turistikë tregojnë se vazhdojnë prenotimet për hoteleri.

Në Shëngjin fundi i sezonit veror është ende larg. Pamjet tregojnë fluksin e vizitorëve dhe pushuesve në këtë fillim javë shtatori. Nga Kosova dhe të huaj janë këtu në plazh. Moti është i ngrohtë.

Operatorët turistikë thonë se kjo periudhë është e përshtatshme për pushime. Kur u referohen shifrave, dy javët e para të shtatorit do të kenë të njëjtin frekuentim si në muajin korrik. Ka prenotime në hoteleri, kryesisht kosovarë, polakë, gjermanë e italianë.

Muajin shtator e duan për pushim shumë njerëz.  Një pjesë e zgjedhin sepse kjo është koha më e përshtatshme për ta, ose kjo është mundësia e lejeve. Me këtë flusk vendorët duhet të jenë më të vëmendshëm për t’u afruar shërbim dhe standarde ndoshta edhe më tëe mira se në kohë sezoni.

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

 

nazar-beach.jpg
ad min19:29 | 20/08/2019

“Nazar Beach” është një prej vendeve më të njohura të jugut të Shqipërisë. Prej dy vitesh “Nazar” ka qenë shumë i frekuentuar sidomos nga të rinjtë, por edhe familjarët, pasi gjithmonë ka evente dhe festa familjarë.

“Ajo që bie në sy në dukje të parë është stili bohemian shumë shik, njerëz me shpirt të lirë dhe shumë artistikë. Pastaj karakteristika të tjera janë kombinacionet dhe ngjyrat e tokës siç janë druri, bimët e ulëta, pjesa e detit, që është i mrekullueshëm, perëndimi, këtë e bën më të veçantë”.

Punonjës të “Nazar Beach” na shpjeguan se ky vend ka marrë inspirime nga Mikonosi i Greqisë.

“Tapetet, kolltuqet, çdo qgjë nuk është rastësore. Është shumë e kuruar”.

Edhe përsa i përket eventeve “Nazar Beach” është inspiruar nga ishulli i famshëm Mikonos.  Ajo që ofrohet ndryshe është shërbimi, është ushqimi, janë kokteilet, produktet e detit që janë të freskët.

“Klientela po shtohet në sezonin e tij të dytë të Nazarit. Kuzhina është ndërthurur me produktet bio, me moderne. Ka produkte peshku, produkte toke të zonës”.

Të famshëm “Nazari” ka edhe beach bar-in.

“Jo vetëm ushqimi që është bio, por edhe pjesa e kokteileve me stafin tonë të mrekullueshëm që kanë eksperiencë ndërkombëtare kemi kokteile të personalizuara që gjenden vetëm në Nazar. Siç është edhe ky kokteil këtu, “Serum”, që është ushqim pozitiv”./abcnews.al

bunec-1280x705.jpg
ad min19:46 | 18/08/2019

Plazhi i Bunecit është një plazhet që kryesit preferohet nga familjarë, të cilët duan të kalojnë pushimet me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Por mos harroni, në Bunec me pak buxhet mund të kaloni pushime të paharrueshme.

Në Bunec, ekipi i Edicionit Veror, shkuam dhe tek një nga molet e vjetra, i cili dikur shërbente për anijet e mallrave, po sot shërben për të apasionuarit e peshkimit.

“Peshkimi po na shkon mirë. Mua më pëlqen të peshkoj, edhe pse nuk jam shumë i aftë për me zan peshk. E bëj për një kënaqësi për të qëndruar afër detit. Kemi ardhur me pushime këto ditë dhe po kalojmë pushime shumë të bukura në vendin tonë që është Shqipëria”, tha një i pasionuar pas këtij sporti, duke shtuar se e shfrytëzon këtë kohë për të qëndruar pranë detit.

Por përveç çmimeve të ulëta pushuesit e frekuentojnë plazhin e Bunecit prej bukurisë që ka.

“Nuk bëhet fjalë prej mrekullisë që ka. Çmimet janë shumë të mira. Kemi bërë rrugë shumë të largët për të ardhur deri këtu”, u shpreh një pushues, i cili ka ardhur me pushime nga Athina./abcnews.al

plazhi-shengjin.jpg
ad min16:59 | 18/08/2019

Plazhi i Shëngjini nuk është nga ato plazhe që afron atraksione apo aventura të ndryshme, por pushuesit e duan atë sepse vendasit janë mikëpritës. Kryesisht pushuesit nga Kosova e gjejnë veten mjaft mirë në këtë plazh. 

Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere. Kështu mendojnë pushuesit që planifikuan dhe tani po qëndrojnë në këtë zonë bregdetare.

Pritshmëritë e tyre janë përmbushur dhe sigurisht këtë e tregon edhe fluksi i lartë i pushuesve gjatë kësaj periudhe.

Krahas një ambienti shumë të përshtatshëm për ta dhe pastërtisë, mikëpritja vazhdon të konsiderohet si një element i fortë dhe që ka bërë për vete shumë prej pushuesve, kryesisht atyre që vijnë nga Kosova.

I nxehti i këtyre ditëve ka dërguar drejt Shëngjinit mijëra vizitorë e turistë. Ky fluks vazhdon të jetë i lartë dhe pushuesit nga Kosova vazhdojnë ta konsiderojnë Shëngjinin si zgjedhjen e tyre të parë edhe këtë sezon veror.

Sërish Rana e Hedhun është në top listën e pushuesve, e kjo bën që zona të këtë rritje shumë të madhe të pushuesve duke krijuar edhe trafik për shkak se infrastruktura rrugore nuk e përballon fluksin e lartë të mjeteve që i drejtohen këtij plazhi të kërkuar. /ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono