plazhet

vlcsnap-2018-08-21-15h15m12s503-1280x723.png
G. P.15:22 | 21/08/2018

Në pjesën më të madhe të bregdetit të Durrësit çadrat janë bosh. Pushues të shumtë kryesisht nga Kosova kanë ndërprerë pushimet për të festuar Kurban Bajramin.

Përveçse temperaturave përvëluese asgjë nuk ngjan me pikun e sezonit turistik. Të pakët në numër janë pushuesit në plazhin e madh të Durrësit. Të ardhurit nga Kosova dhe jo vetëm janë larguar. Festa e Kurban Bajrami ka frenuar frekuentimin e bregdetit. Masivisht ata i janë drejtuar shtëpive për të festuar me familjarët e tyre.

Pushuesi 1:“Ka pak njerëz, kanë dalë më festu shumica.”
Pushuesi 2: “Patjetër, do bëjmë festën ë Bajramit.”
Pushuesi 3: “Ne shqiptarët besojmë në këtë festë. ”

Përqindjen më të madhe të pushuesve në plazhin e Durrësit e zënë Kosovarët. Ata njihen edhe si ndjekes të rregullt të festave muslimane. Kjo ka bërë që plazhin ta braktisin në një ditë, për t’u rikthyer sërisht me përfundimin e festës./abcnews.al

DURRES-SIGURIA-ROJET-1280x720.jpg
ent ela14:37 | 14/07/2018

Në plazhin e Durrësit janë vendosur kulla vrojtimi, por mungojnë rojet bregdetare. Pushuesit thone se mungon siguria në plazh, ndërsa prefekti i Durrësit Roland Nasto pranon se ka mangësi të rojeve bregdetare.

Në vend të rojes bregdetare, fëmijët po argëtohen në këto kulla të ngritura në plazhin e Durrësit. Janë të pakta në numër dhe nuk mund të mbulojnë plotësisht territorin.

Por ajo çfarë është më e çuditshme vrojtuesit mungojnë. Për pushuesit kjo do të thotë rrezik, sidomos për fëmijët.

Mungesa e sigurisë në plazhe është pranuar edhe nga prefekti i qarkut Durrës Roland Nasto, njëherësh kreu i Task Forcës për turizmin.

Ai thotë se gjatë kontrolleve janë konstatuar mangësi në vendosjen e rojeve bregdetare .

Roland Nasto prefekti i Qarkut Durrës: “Ka mungesa, ne po punojmë me bahskinë ehd epolicinë bashkiake, po marrim masa për të përmirësuar gjendjen në këto plazhe”

Në plazhet e Durrësit vetëm në pak ditë u regjistruan katër persona të mbytur.

12 të tjerë u rrezikuan me jetë, por u shpëtuan nga pushues ose policë të patrullës.

Ky bilanc i frikshëm duket se nuk po e shqetëson as Bashkinë dhe as strukturat e tjera përgjegjëse për situatën.

Gazetare ABC News: Enkeleda Arapi

PLAZHET-NE-SHQIPERI-1280x720.jpg
ent ela14:57 | 01/07/2018

Temperaturat e ulëta në Qershor bënë që shumë pushues ta ndërprisnin plazhin. Por në ditën e parë të korrikut duket sikur situata ka ndryshuar në Vlorë dhe në Durrës. Megjithatë në Shëngjin shumë çadra nuk janë hapur akoma.

Çadra të pahapura dhe pak pushues. Moti i keq ka ndikur në sezonin turistik të verës në bregdetin e Shëngjinit.

Plazhi nisi herët në Shëngjin, por muaji qershor riktheu temperaturat e ulëta dhe mot me shi. Java e fundit solli ndërprerjen e pushimeve për shumë vizitorë të Shëngjinit.

Kjo e dielë me diell po ju duket fat. Më parë janë informuar për motin. Pastaj u nisën drejt  Durrësit.

Pas më shumë se një jave braktisje, dita e parë e korrikut shihet mjaft e përshtatshme për të kaluar fundjavën në bregdet.

Korriku ka nisur ndryshe në Vlorë. Trafiku tregon për dyndje të pushuesve në Jon.

Plazhet janë të populluara dhe italianët kanë mbërritur. Të tjerë janë vendas, por dhe pushues të shumtë nga Kosova.

Në Vlorë kanë nisur dhe dasmat. Një çift para se të ulet me miqtë e nisi ditën me një shëtitje breg detit. /abcnews.al

Gazetare e ABC News, Durrës: Enkelejda Arapi

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika

Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri

 

PLAZHET-1280x720.jpg
ent ela16:35 | 26/05/2018

Vlora dhe Durrësi dhe Shëngjini kanë pritur një numër të madh pushuesish  këtë të shtunë. Qytetarët thonë për ABC News se një ditë pushimi si kjo me temperaturë vere meriton të kalohet vetëm pranë bregdetit.

Moti i ngrohtë i ka joshur qytetarët për të shkuar në plazh. Vlora sot u pushtua nga qytetarë të Burrelit, Lezhës dhe Shëngjinit dhe jo vetëm.

Një vizitë në bregdet, një foto. Një kujtim nga Vlora e bukur apo zhytje në det. Detin e kaltër të Jonit e vizituan edhe disa nxënës gjatë një ekskursioni.

Qindra pushues janë dyndur edhe drejt plazhit të Durrësit. Ng ura e Dajlanit deri në Plepa e gjithë vija bregdetare është mbipopulluar. Pushuesit thonë se një ditë pushimi duhet kaluar nën rrezet e diellit.

Shengjini është një destinacion i preferuar për pushuesit dhe veçanërisht për ata nga Kosova. /abcnews.al

 

 

VLORE-UJRAT-E-ZEZA_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:46 | 12/04/2018

Ndërsa me Lungomaren pritej që në Vlorë të mos kishte aspak derdhje të ujërave të zeza në det, situata duket më e përkeqësuar. Ja cilat janë dy plazhet më të ndotura aktualisht në këtë bregdet.

Pak ditë më parë ABC News solli këto pamje nga plazhet e Vlorës. Ndotje që me gjasa do të qëndrojë gjatë aty.

Por në plazhin e Vjetër situata duket më e rëndë. Pamjet që shikoni tregojnë rrugëtimin e ujërave të zeza nga pallatet deri në det.

Kanale të tilla janë disa përgjatë bregut të detit në plazhin e Vjetër dhe në atë që quhet Plazhi i Akademisë së Marinës.

Edhe ndërtimi i Lungomares nuk zgjidhi gjë. Ishte premtuar që ujërat e zeza nuk do të shkarkoheshin në det.

Por pamjet tregojnë për një panoramë alarmante.  Vizitorët e parë u njohën me fenomenin, kurse fluksi në sezon me shumë mundësi do të gjejë të njejtën situatë.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono