plazh

frekuentues.jpg
G. P.19:11 | 23/09/2018

Plazhi i Divjakës ka joshur më shumë pushues nga qytetet afër tij për të kaluar këto ditë të nxehta. Grupe të organizuara zbarkuan këtë fundjavë në këtë pjesë të bregdetit.

Ditët e plazhit në Shtator për Divjakën janë të rralla, por moti i nxehtë ka rezervuar edhe vjeshtën për pushuesit.

Ata kanë ardhur kryesisht nga Shqipëria e Mesme, Tirana apo Elbasani. Po shfrytëzojnë rrezet e forta të diellit , i cili këtë fundjavë ka ngrohur edhe ujin e detin.

Të gjithë në det për fundjavë. Të organizuar kanë ardhur grupe njerëzish nga qytete të ndryshme të vendit.

Termometri shënon mbi 32 gradë dhe bregdeti është mundësia më e mirë për t’i shpëtuar vapës.

Plazhistët kanë hapësira më të mëdha për të shfrytëzuar në bregdet, rëra dhe uji është më i pastër dhe shërbimet më të lira.

Edhe peshkimi këto ditë po argëton amatorët e këtij sporti. Ujërat në këtë periudhë janë më të pastra dhe hapësirat më të mëdha për të ushtruar peshkimin. /abcnews.al

plazhh.jpg
G. P.14:35 | 21/09/2018

Muaji Shtator është në ditët e fundit të tij, por nga Kosova fluksi i frekuentuesve të bregdetit nuk ka rënë. Edhe këtë të premte mijëra shqiptarë të Kosovës kanë udhëtuar për ta kaluar fundjavën drejt brigjeve.

Moti ka nisur të freskohet në verilindje, por në bregdet është nxehtë. Kjo i ka joshur banorët e Kosovës që edhe këtë të premte kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Shëngjini mbetet një nga destinacionet më komode për ta.

Në doganën e Morinës është po ai fluks i ditëve më të nxehta të sezonit. Orëve të para të ditës pa ka patur radhë, por më pas situata është normalizuar.

“Unë po udhëtoj për në Shëngjin”, tha një udhëtar.

“Pa shkojmë në Banjë në Elbasan”, u shpreh një tjetër.

“Po ikim në Velipojë”, tregoi një pushues.

Tarifa në Rrugën e Kombit nuk e ka kushtëzuar lëvizjen e qytetarëve në dy anët e kufirit. Sipas shifrave në kufi është po ai numër mjetesh që ka qarkulluar para se ajo të vendosej.

Mesatarja e automjeteve që lëvizin nga Kosova drejt Shqipërisë përmes doganës së Morinës është 4000 automjete në ditë. Tashme kjo rrugë është kthyer në domosdoshmëri dhe jo vetëm për të kaluar pushimet, por edhe për pune, tregti,biznes, studime dhe shëndetësi./abcnews.al

vlcsnap-2018-09-16-15h27m31s611-1280x719.png
G. P.16:25 | 16/09/2018

Në bregdetin e Vlorës ka shumë pushues që po kalojnë fundjavën duke plazhuar. Temperaturat e larta po mbajnë të mbërthyer pas detit të huaj e vendas.

Në një mot të tillë me temperatura të larta, nuk mund të braktisësh detin. Pamjet më lart janë të kesaj të diele në plazhet e Vlorës. Aty asgjë ndryshe edhe pse është mesi i muajit shtator. Fluksi ka rënë, por megjithatë shumë pushues janë ende në bregdet.

Pushuesi 1: “Këtë shtator unë po e shijoj shumë mirë se zakonisht rri në Tiranë. Sivjet e provova dhe jam shumë i kënaqur.”

Pushuesi 2: “Më kujtohet viti ’85 kur rrinim deri në mes të tetorit. ”

Në këtë klimë nuk mungojnë edhe të huajt. Ka shumë nga ata që kanë udhëtuar nga Bjellorusia dhe Ukraina. Plazhimi në shtator iu duket më mirë se ndoshta në muajt tradicionalë të verës.

Pushuesi i huaj: “Vlora, Ksamili dhe Borshi janë më të mirat”.

Duket se bregdeti i Vlorës nuk do të boshatiset deri në fund të vitit. Temperaturat janë ende të favorshme dhe më mirë se në plazh askund tjetër nuk mund ti kalosh këto ditë.

SHENGJINI-PUSHIM-SHTATOR_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.15-1280x703.jpg
G. P.14:00 | 04/09/2018

Nëse ditët do të mbajnë ngrohtë, plazhi i Shëngjinit do të vazhdojë të jetë i populluar. Ndërsa janë larguar ata pushues që kanë nisur punën në muajin shtator, vendin e tyre e kanë zënë të tjerë që gjatë sezonit veror kanë punuar.

Pushimet vijojnë në Shëngjin pasi kjo është një periudhe e përshtatshme për të moshuarit, sipas gazetarit të ABC News Gjergj Figuri, por nuk mungojnë edhe të huajt. Të tjerë pushues tani kanë gjetur kohën e përshtatshme dhe mundësinë, ndaj edhe kanë zgjedhur bregdetin.
Vjeshta nuk është fundi i një sezoni, por thjesht ndryshime muajsh e stinësh. Moti nuk i ka shqetësuar aspak pushuesit në Shëngjnin, të cilët thonë se do të vijojnë të qëndrojne.

Pushuesi 1: “Ne jemi pak më të moshuar dhe e duam kohën pak më të butë.”
Pushuesi 2: “Kam punë primare tjetër punë sepse punoj me bletë dhe tani kam kohë që të pushoj.”
Pushuesi 3: “Shtatori është shumë mirë, bukur krejt.”
Pushuesi 4: “Arsyeja është që pushimet i kisha kështu, nuk kisha pushime më të herëshme.”
Pushuesi 5: “Tani është kohë e mirë shumë.”

Nëse moti do të vazhdojë të jetë i qëndrueshëm, sezoni turistik në Shëngjin do të vijojë. Për shumë vizitorë kjo është një periudhë e përshtatshme për pushime. Pasi në vendin ku jetojnë në sezonin veror kanë qenë në punë./abcnews.al

vlcsnap-2018-08-27-16h01m06s040-1280x682.png
G. P.16:03 | 27/08/2018

Reshjet e shiut dhe ulja e temperaturave ka ndikuar që pushuesit të braktisin plazhet për të tjera destinacione. Por në Velipojë situata është njesoj si ditët e kaluara. Aty ka shumë pushues dhe ndryshimi i motit nuk ka ndikuar.

Plazhet e Vlorës janë boshatisur këtë të hënë. Reshjet e shiut ndikuan që çadrat të mbyllen. Ato nisën që në orët e para të kësaj të hëne dhe për aq sa vazhduan, askush nuk iu afrua bregdeit. Pak ditë kanë mbetur nga gushti dhe një sinjal që ndoshta tashmë sezoni turistik po shkon drejt fundit.

Ikja e mjeteve nga Shëngjini po bëhet në fluks. Kurse hyrjet janë të pakta. Moti i keq ka ndikuar në uljen e pushuesve. Çadrat qëndrojnë të mbyllura dhe shezllonet të boshatisura prej dy ditësh.

Gjergj Figuri, Gazetar i ABC News, Lezhë: “Fluksi i pushuesve në bregdetin e Shëngjinit është reduktuar ndjeshëm me uljen e temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të shiut.”

Por megjithatë ka nga ata që sfidojnë ndryshimet klimaterike. Ata po vazhdojnë të pushojnë në bregun me shi.

Pushuesi 1:“S’na ka prish punë shumë, por na ka humbur një gjysëm dite por prap do të rregullohet, do vazhdojmë të pushojmë.”
Pushuesi 2:“Do presim deri nesër. Nesër do të ndreqet koha dhe do të rrijmë edhe për nesër.”
Pushuesi 3:“Nuk është fort ftohtë. Fryn pak erë por rrihet mirë.”
Pushuesi 4:“Jo, pa kryer atë ç’ka kam palnifikuar nuk do iki.”
Pushuesi 5: “Jo do të rrij, pavarësisht motit, ujë andej në det e ujë këtej. Pse me ik.”
Pushuesi 6: “Poshtë në lahemi tek uji i detit, nalt nga Zoti.”

Moti është ndikuesi kryesor që mbyll apo e zgjat periudhën e sezonit në Shëngjin. Një vit ata qëndruan deri në mesin e muajit tetor dhe me nisjen e rreshjeve gjithçka u përfundoi.

Ngjashëm me një ditë dimri në plazhet e Durrësit. Pushuesit kanë ikur. Asnjë i guximshëm për tu futur në det. Të paktë janë ata që shëtisin në breg të detit. Bizneset ndjehen të ndëshkuar nga kjo situatë. Ata kanë mbyllur plazhet, për shkak se era e fortë nuk ka lejuar zhvillimin e aktivitetit ditor. Të gjithë mbetën në pritje të përmirësimit të motit. Por mosfrekuentimi i plazhit ka bërë që pushuesit të orientohen në destinacione të tjera, ç’ka ka shkaktuar dhe trafik.

Por ndryshe nga bregdeti në Durrës, Shëngjin e Vlorë, Velipoja ka pamjet që shihen në materialin e përgatitur. Pushuesit thone se ndodhen ne nje vend me uje te paster dhe ndjehen mirë.

Pushuesi 7: “Po kemi dalë se koha është e nxehtë dhe temperaturat në plazh janë më të larta. Shiu nuk na shqetëson, ne kemi ardhë për atë punë me shëtit.”
Pushuesi 8:“Madje sot plazhi është më i pastër.”

Mbetet për tu parë se si do të jenë ditët në vazhdim. Nëse reshjet largohen dhe kthehen ato me temperaturë të lartë, plazhet në Shqipëri me gjasa mbyllen në muajin tetor, ashtu sikurse dhe vitin e kaluar./abcnews.al

EDICIONI-VEROR-13.08.2018-1280x720.jpg
G. P.08:17 | 14/08/2018

Edicioni Veror e nisi këtë javë me të rinjtë që praktikojnë çiklizmin në rrugë të vështira. Gazetarja e ABC News e Edicionit Veror, Fjorda Llukmani së bashku me disa të rinj të apasionuar pas xhirove me biçikleta, ka pedaluar për 4 km në të gjithë gadishullin e Porto Palermos, në kërkim të plazheve sekrete rreth e rrotull repartit ushtarak të nëndetseve.

Të rinjtë e “Bike Holiday Albania” kanë dhënë këshillat e duhura për dishezat dhe maloret, vështirësitë dhe sesi duhet të pedalohet, qëndrimi i duhur dhe frenimi.

Më pas studio verore ka vijuar me blogerët e modës të Stela Sallaku dhe Stivi Reka, të cilët kanë sjellë për publikun disa këshilla se si të kombinohen për në plazh. Me kameran e ABC News stilistja Sallaku vlerësoi edhe kombinimet më të bukura të plazhistëve. /abcnews.al

vlcsnap-2018-08-10-15h25m18s325-1280x680.png
G. P.16:31 | 10/08/2018

Rana e Hedhun në Shëngjin është kthyer në një nga plazhet që po kërkohet në masë nga pushuesit. Kjo për shkak se rruga është shtruar, por edhe sepse aty ka pastërti dhe peisazh të mrekullueshëm.

Rana e hedhun është zgjedhja e parë e atyre që shkojnë në Shëngjin. Numri i pushuesve ketu është dyfishuar për këtë sezon. Udhëtimi drejt bregdetit të Ranës së Hedhun nuk është një sakrificë si një vit më parë. Rruga është asfaltuar në të gjithë gjatësinë e saj. Dhe dyndja ka qenë e pashmangshme.

Gjok Caci, Administrator i Shëngjinit: “Zona më e lakmuar është zona e Ranës së Hedhun, duke përfituar kryesisht dhe nga investimet që janë bërë kryesisht edhe nga bizneset private.”

Pavarsisht problematikës me mbeturinat në pjesën veriore të saj, pushuesit thonë se është një zonë më e pastër se kudo. Ata thonë se pavarësisht rritjes së numrit të frekuentuesve, sërish ai mbetet i vogël. Rana e Hedhun është një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit bregdetar në Shqipëri.

Pushuesi 1: “Në dallim me Shëngjinin poshtë është shumë pastër”.

Pushuesi 2: “Kam ardhur për herë të parë këtu, më duket se uji është më i pastër”.

Pushuesi 3: “Herët e tjera isha në Golem në Durrës, për mua ishte shumë kënaqësi të vija këtu”.

Vitet e fundit zona ka marrë një vëmendje jo vetëm njohësit e territorit. Agjenstite turistike e kanë atë një resurs të rëndësishëm, për të joshuar vendas dhe të huaj./abcnews.al

VIKTIMA-SHENGJIN-MBULIM.mpg_snapshot_00.01-1280x714.jpg
ent ela17:38 | 09/08/2018

I shpëton mbytjes në det, por jo fundit fatal. Ky ka qenë fati i një 62 vjeçari nga Kosova, i cili ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës. Enver Jakxhiu rrezikoi të mbytej në det, në zonën e Ranës së Hedhun, në Shëngjin. Pasi është ndihmuar, duke e nxjerrë nga uji, 62 vjeçari është transportuar në spitalin rajonal të qytetit të Lezhës në gjendje kritike për jetën. Me gjithë ndihmën e dhënë nga bluzat e bardha, Enver Jakxhiu nuk ia ka dalë që të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spitalin e Lezhës./abcnews.al

qendra-shendetesore.jpg
G. P.15:30 | 29/07/2018

Në qendrën shëndetësore të plazhit të Divjakës çdo ditë paraqiten pushues, të cilët kanë shqetësime pas qëndrimit të gjatë në diell ose me probleme të tjera të shëndetit. Mjekët u bëjnë thirrje që të tregojnë kujdes me ekspozimin në plazh sidomos të sëmurëve kronikë.

Kur pushuesit pësojnë dëmtimë ose kanë probleme me shëndetin i drejtohen qendrës shëndetësore të plazhit Divjakë.

“Unë kam ardhur për pushime. Në poliklinikë kam ardhur pas një lëndimi të lehtë që pësova në dorë dhe për ta ndërruar pak fashën”.

Mbi 100 raste në ditë, paraqiten në këtë qendër.

“Raste problematike ka pasur shumë. Dje më konkretisht ka qenë një pacient rreth të 70-ve. Është paraqitur me paralizë faciale dhe paralizë të gjysmës së gjymtyrëve. I dhamë ndihmën e parë. I bëmë EKG-në dhe e referuam në spital. Sot na u paraqit prapë në klinikë”.

Mjekët u kërkojnë pushuesve të tregojnë kujdes të shtuar për shëndetin e tyre.

Ekspozimi për orë të tera në diell, rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, për pushuesit. Më të prekurit janë të sëmurët kronikë.

“Sigurisht edhe dielli është një faktor që ndikon në përkeqësimin e problemeve kardiovaskulare”.

Shqetësimet shëndetësore me të cilat përballen pushuesit gjatë kësaj periudhe jane alergjitë e ndryshme, pickimet nga insektet, helmimet ushqimore dhe djegiet nga dielli.

Nuk përjashtohen edhe rastet e infarktit kardiak, ku një vit me parë dy persona të moshës mbi 60 vjeç humbën jetën pas qëndrimit të gjatë në diell./abcnews.al

adriatik.jpg
G. P.15:07 | 22/07/2018

Një nga zonat bregdetare që po frekuentohet shumë kohët e fundit është plazhi Adriatik në Divjakë. Një vend i paeksploruar dhe ku mund të kalosh disa ditë pushimi me një kosto shumë të ulët.

Ndodhemi në plazhin Adriatik, pranë fshatit që mban të njëjtin emër, pjesë e Bashkisë Divjakë. Këtu gjithçka është si para viteve ’90. Mjafton të hapësh një grop në rërë, të ngulësh çadren dhe i gjithë plazhi është i yti. Hapësira bregdetare prej dy kilometra është plazh publik. Kosto për të kaluar një ditë pushimi është e papërfillshme. Ndaj po frekuentohet gjithnjë e më shumë.

“Në një ditë pushimi më pëlqen një vend i qetë”.

“Për ne nuk ka kosto se jetojmë afër”.

Ushqimet pjesa më e madhe e pushuesve i marrin nga shtëpia.

“Është pa kosto sepse marrim nga shtëpia”.

Të tjerët mund të drekojnë në restorantet e thjeshta të ngritura pranë bregdetit nga banorët e zonës.

“Më tepër porosisin peshk”.

Argëtimi i vetëm për fëmijët është loja me top. Rëra kurative,dhe uji i pastër i detit janë resurset që natyra i ka falur këtij plazhi./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono