platforma

HARADINAJ-1280x820.jpg
ent ela12:23 | 14/02/2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se të gjitha palët kanë rënë dakord për Platformën e Kosovës në dialog dhe tani procedurat mund t’i kalojnë parlamentit.

Ai tha se Platforma është dokument i qëndrueshëm, i parimeve dhe qëllimeve që ka Kosova në dialog, buron nga Kushtetuta, e mbron Kushtetutën dhe është një garanci e mirë ashtu siç është edhe delegacioni

Kreu i ekzekutivit shtoi se dhe nëse LDK e Vetëvendosje nuk marrin pjesë direkt në delegacion, mund të japin kontributin duke e përkrahur atë. /abcnews.al

platforma-1280x661.jpg
ent ela17:25 | 13/02/2019

Tensionet për taksën dhe platforma për dialogun kanë intensifikuar takimet e krerëve shtetërorë. Krerët e shtetit u takuan me delegacionin shtetëror për dialogun. Bashkënegociatori i Ekipit të Dialogut, Shpend Ahmeti, pas takimit tha se në platformë nuk përfshihet korrigjimi i kufijve.

Një takim është zhvilluar paradite ndërmjet krerëve shtetëror dhe ekipit negociator të Kosovës. Në takim është diskutuar për detajet e platformës së dialogut e cila zyrtarisht do të dorëzohet të premten. Bashkëkryesuesi i ekipit negociator ShpendAhmeti ka thënë se në platformë nukpërfshihet korrigjimi i kufijve.

Shpend Ahmeti: “Nuk ka befasi, mbesim besnik ndaj kushtetutës ashtu siç është. Jo nuk përfshihet korrigjimi i kufijve absolutisht jo”.

Në takim është diskutuar edhe për letrën e dërguar nga SHBA-ja lidhur me heqjen e taksës. Ahmeti tha se nuk ka ndryshuar asgjë në lidhje me qëndrimin e Haradinajt për taksën.

“Nuk jemi të fortë karshi të tjerëve, nëse s’ka dakordancë mes krerëve të institucionit. Ky është vendim i qeverisë, nuk duhet ta lemë kryeministrin vetë në këto tema nacionale. Është e qartë se ka filluar të eskaloj marrëdhënia me SHBA-në mirëpo nuk e besoj që do të prishen për shkak të taksës”.

Pas presioneve për pezullimin e taksës dhe një letre dërguar nga SHBA-ja me paralajmërim për thellim saksionesh krerët e shtetit të Kosovës janë mbledhur edhe mbrëmë, por Haradinaj nuk zmbrapset nga qëndrimet e tij derisaThaci e Veseli kërkojnë pezullimin e saj.

Më pas presidenti Thaçi ka takuar ambasadorin amerikan Philip Kosnett. Në komunikatë thuhet se të dy u pajtuan që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe t’i hapet rrugë marrëveshjes paqësore./abcnews.al

kosove-1280x714.jpg
ent ela23:59 | 11/02/2019

Deri në fund të javës pritet që deputetët e Kuvendit të Kosovës të kenë në duar platformën për dialogun me Serbinë, të cilën pritet ta votojnë. Delegacioni shtetëror i Kosovës gjatë ditës ka zhvilluar dy takime të ndryshme për harmonizimin e kësaj platforme.

Më shumë se dy orë ka zgjatur takimi i pasdites i delegaconit shtetëror për dialogun me Serbinë, të cilët janë duke punuar në hartimin e platformës për dialog. Platforma pritet të finalizohet brenda dy ditësh ndërsa deri në fund të javës pritet të jetë e gatshme për t’u proceduar në Kuvend për votim.

Platforma do t’iu dorëzohet të gjithë krerëve të shtetit dhe krerëve të partive opozitare për shqyrtim. Paradite delegacioni shtetëror për dialog ka takuar krerët e shtetit në zyrën e kryeparlamentarit Kadri Veseli. Në takim, Limaj ka thënë të jetë diskutuar vetëm çështja e platformës, por jo edhe taksa.

Serbia e ka stopuar dialogun me Kosovën duke kërkuar fillimisht heqjen e taksës. Ndërkohë edhe marrëdhëniet ndërmjet kryeministrit Haradinaj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë tensionuar pikërisht për shkak të taksës së vënë nga qeveria ndaj produkteve serbe. Pikërisht për këtë arsye edhe një gjeneral amerikan ka anuluar vizitën në Kosovë./abcnews.al

takimi-1-1280x724.jpg
ent ela17:00 | 11/02/2019

Të martën pritet që të dprëzohet në parlamentin e Kosovës platform e përbashkët për vazhdimin e dialogut me Serbinë. Ndërkohë që temë kryesore në vend mbetet taksa e vendosur ndaj produkteve serbe.

Pas përfundimit të takimit mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit të parlamentit Kadri Veseli si dhe kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është vendosur që të martën të dorëzohet në parlamentin e vendit paltforma për dialogun me Serbinë. Takimi u organizua nga kryetari I parlamentit Veseli.

Qeveria e Kosovës, më 21 nëntor të vitit të kaluar, vemdosi taksën doganore prej 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Autoritetet e Serbisë kanë thënë se nuk do të vazhdojnë dialogun me Kosovën, në rast se taksa për produktet e Serbisë nuk hiqet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta pezullojnë këtë vendim.

Ndërkohë Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, njoftoi  presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një letre se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të AJouas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosjen e taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Në letrën e komandantit Rama thuhet se zyrtarë amerikanë në Kosovë e kanë njoftuar atë se Uashingtoni është duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative për FSK-në.

Lajmin për anulimin e vizitës së gjeneralit për shkak të taksës e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Vizita e gjeneralit amerikan ishte paras Hikuar të realizohej nga data 16 deri më 18 shkurt, me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës./abcnews.al

RAMA-BASHQEVERISJA-1280x698.jpg
ent ela13:05 | 11/02/2019

Nuk kanë munguar ankesat për zyrat e ALUIZNI-it dhe Hipotekave në takimin e përjavshëm në Kryeministri me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Kryetari qeverisë Edi Rama tha se deri në fund të këtij mandati do të realizohet dixhitalizimi i dokumentave të pronësisë.

Për të marrë një certifikatë pronësie vuajnë edhe banorët e vjetër të Tiranës. E tillë është historia e një prej trashëgimtarëve të familjes fortuzi në kryeqytet që vendos ti drejohet platfrmës së bashkëqeverisjes.

Por nuk do të jenë më kaq të shumta ankesat ndaj zyrave të ALUIZNIT dhe Hipotekave pasi qeveria të mbyllë këtë mandat sepse kryeminstri ka premtuar dixhitalizim të dokumentave të pronësisë.

Një tjetër shqetësim që nuk ka gjetur zgjidhje vjen nga tregëtaret e makinave të cilët nuk lejohen më të importojnë asnjë autoveturë me moshë më të madhe se 10 vite, e që nuk përmbush së paku normën e motorit “Euro 4”.

Nuk janë në sallë por kryeministri u jep përgjigje pas ankesave që i kanë drejtuar në celularë e në rrjetet sociale.Ai u thotë se do të ulen e do ta diskutojnë.

Nga takimi i përjavshëm me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes kryeministri Rama u rikujton qytetarëve se miku më i mirë që ju zgjidh problemet është Shqipëria që duam.al. /abcnews.al

 

haradinaj.jpg
ent ela19:20 | 29/01/2019

Kosova përgatit një platformëpërfundimtare për sa i përket dialogut me Serbinë, në një moment që analistë vlerësojnë se qëndrimi i Prishtinës do të ketë pasoja për përfundimin e procesit të shtet ndërtimit.  

Dy bashkëkryetarët e delegacionit shtetëror të Kosovës për bisedimet me Serbinë, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, kanë qëndruar në Bruksel në një takim me përfaqësues të zyrës së ndërmjetësueses së dialogut Federica Mogherini. Me këtë rast janë diskutuar modalitetet e dialogut me Serbinë. Televizioni Klan, ndërkaq meson nga burime të afërta me autoritetet në Prishtinë se pala kosovare këto ditë do të shqyrtojë një platformë të re për negociatat me Beogradin, dokument ky për hartimin e të cilit janë angazhuar edhe ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë.

Presidenti slloven Borut Pahor gjatë një vizite zyrtare në Beograd, të hënën, duke folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe idenë për korrigjim të kufijve, të pasuar fillimisht nga presidenti Hashim Thaçi, ka tërhequr vërejtjen se kjo punë kërkon shumë mençuri: ‘Procesi nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon. Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta hidhja poshtë, por që do të isha shumë i kujdesshëm lidhur me këtë çështje,’- citohet  të ketë deklaruar presidenti slloven. Një shqetësim i këtillë, më shumë se kudo është i pranishëm në skenën politike kosovare dhe, besa jo vetëm kosovare. Përplasjet mes presidentit Thaçi dhe kryeministrit Haradinaj, nuk kanë lënë anash as Tiranën pozitare e opozitare, por edhe Bosnjë e Hercegovinën e pse jo edhe Maqedoninë fqinje. Kjo për shkak se as Presidenti kosovar e as ai serb, Aleksandar Vuçiç, deri tani nuk kanë dhënë ndonjë hollësi të kapshme se si e mendojnë këtë korrigjim kufijsh që për pasojë ka pasur edhe spekulime të tipit – do të ketë shkëmbim territoresh, por edhe të popullsisë apo edhe se nuk do të jetë i largët një bashkim i Kosovës me Shqipërinë.

Sidoqoftë, sikurse mëson TV Klan, pala kosovare këto ditë po rrumbullakon një platformë negociatash për hartimin e së cilës janë angazhuar edhe ekspertë ndërkombëtarë. Diskutimi dhe miratimi i saj nga të gjitha spektret e skenës politike kosovare mbase do të sheshonte kundërshtitë aktuale. Në të kundërtën, vonesat në përfundimin e shtetbërjes së Kosovës vetëm se do të thelloheshin, por të presim e të shohim./abcnews.al

edi.jpg
ent ela16:48 | 23/01/2019

Problemet e pazgjidhura të qytetarëve vijnë më së shumti nga mungesa e përgjegjshmërisë së administratës në Zyrat e Rregjistrimit të Pasurive të Paluajshtme. Kryeministri Edi Rama ka folur konretisht për drejtuesin e kësaj zyre në Durrës të cilin e emërtoi si “halabak”.

E shndrruar në ditën e halleve të zgjidhura, këtë të mërkurë qytetarët treguan publikisht se sorrollatjet kishin marrë fund për 7 ditë.

Përmes platformës së bashkëqeverisjes të gjithë kanë mundësinë e marrjes së një përgjigje tha Kryeministri Rama.

Në shqipërinë që duam.al listë të gjatë kanë problemet që lidhen me zyrat e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme. Më konkretisht drejtuesi i kësaj zyre në Durrës, largimin e të cilit e paralajmëroi kryeministri Edi Rama.

“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”./abcnews.al

OK-STUDENTET-PLATFORME-PER-ZGJIDHJEN-E-KERKESAVE-1280x720.jpg
ent ela15:48 | 09/01/2019

Një grup studentësh kanë vijuar sërish protestën, duke bojkotuar auditoret. Ata kanë përgatitur dhe një platformë për zgjidhjen e kërkesave të tyre, të cilën e dorëzuan në Ministrinë e Arsimit. Të tjerë studentë kanë shkuar sot nëpër fakultete, por nuk kanë pranuar të zhvillojnë mësim.

Veç kërkesave, studentët tashmë kanë dhe zgjidhjen për to. Ata tregojnë se kanë hartuar një platformë të cilën fillimisht e dorëzuan në Ministrinë e Arsimit.

“Ne ofrojmë një zgjidhje konkrete, nuk kemi lidhje me personat që drejtojnë ministrinë ne i drejtohemi Ministrisë”.

Në këtë shesh studentët për rreth një orë vijuan thirrjet për anulimin e ligjit për arsimin e lartë, më pas marshuan drejt Kryeministrisë ku  lanë dhe zgjidhjen për kërkesat e tyre.

“Janë gjetur 3 fakultete shembuj për votën e studentëve, i Oslos, Barcelonës, ku studenti ka më shumë se 10% të drejtë vote. Ndahet nga pakti me universitetin, në dis apika ngjason, në disa nuk ka aspak lidhje”.

Por jo të gjithë kanë zgjedhur protestën në rrugë. Të tjerë studentë e kanë zhvendosur revoltën e tyre në mjediset e fakulteteve.Ata kanë qëndruar aty, por pa zhvilluar mësim.

“Po të ishte në dorën time e kam thënë dhe me parë që të mblidhemi në fakultet”.

Këto filmime i përkasin Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, ku një tjetër formë proteste ishte dhe nxjerrja e tavolinave dhe karrigeve jashtë klasave.

“Meqënëse qeveria nuk ka marrë parasysh asnjë nga format e mëparshme, bllokimi i universiteteve mund të jetë një ide e mirë”.

Në të njëjtën mënyrë kërkuan ta shprehin revoltën edhe studentë të Universitetit Politeknik, por kanë hasur rezistencën e rojeve private, të cilët kanë kërkuar dhe ndërhyrjen e policisë.

“Duke qenë se një pjesë e studentëve duan mësim, i nxorrëm bankat përjashta që të bëjnë mësim përjashta  dhe këtë shpalosëm këtu, por patëm problem me security”.

Auditoret ishin bosh edhe në Fakultetin e Ekonomisë. Studentët e këtij fakultetit i kanë kërkuar shefave të departamenteve të pezullojnë procesin mësimor dhe i kanë ftuar të marin pjesë në takimet e hapura për të diskutuar për problemet e tyre. /abcnews.al

 

DIXHITALIZIMI-I-SHERBIMEVE-ABC-M5-T1.mpg_snapshot_00.19-1280x720.jpg
G. P.14:20 | 22/12/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë bilancin një vjeçar të shërbimeve që ofrohen nga platforma online e-Albania. Përmes këtij sistemi janë gjeneruar rreth 620 mijë vërtetime.

Një vit më parë nisi shërbimi on line pa asnjë kosto për bizneset, individët dhe institucionet publike.

Arben Ahmetaj: “Funksionon në dy mënyra kryesore pikë se pari, që këtu operatorët dhe specialistët informojnë sipërmarrjen për të gjitha problematikat që mund të dalin gjatë punës se përditshme. në të njëjtën kohë sipërmarrja ka mundësi që të pyesi specialistët online.”

Një vit më pas Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve deklaron se përmes platformës e-Albania janë gjeneruar rreth 620 mijë vërtetime.
Pjesa më e madhe janë vërtetime për pagesat e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, të marra nga individë apo subjekte, por edhe për pagim detyrimesh. Janë rreth 10 shërbime që mund të merren në rrugë elektronike. Tatimpaguesit, individët dhe nënpunësit e Administratës Publike duhet të logohen në portalin e-Albania me anë të kredencialeve të tyre dhe më pas vërtetimet shkarkohen on line.

Dixhitalizimi i shërbimeve publike nisi në vitin 2015 me firmosjen e marrëveshjes së qeverisë me Bankën Botërore e cila financoi 32 milionë dollarë për programin “Inovacioni kundër korrupsionit – Ngritja e një modeli shërbimesh me në qendër qytetarin”. Prej tre vjetësh kryeministri Edi Rama ka premtuar ta sjellë shtetin në telefon, ndërsa sportelet të mbeten vetëm si një alternativë e dytë./abcnews.al

RAMA-PER-PLATFORMEN-E-BASHKEQEVERISJES-1280x720.jpg
ent ela15:23 | 24/10/2018

Edhe këtë të mërkurë kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin me koordinatorët e platformës së bashkëqeverisjes. Ai ka marrë kritika nga qytetarë të moshës së tretë që kanë vështirësi të përdorin infrastrukturën dixhitale.

Duket se Zyrat e shtetit edhe nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama nuk e kanë bërë siç duhet punën pavarësisht reformës në administratë.

Këtë e tregojnë disa nga rastet e prezantuara në takimn e përjavshëm me koordinatorët e paltformës së bashkëqeverisjes. Problemet e tyre të pazgjidhura datojnë prej vitit 2015.

Qytetar 1: “Kam 3 vjet që kam dalë në pension. Kam bërë gjithë ato kërkesa. U thoja më ktheni përgjigje e më thonin, “s’ka gjë, s’ka gjë”. Iu drejtova këtij që ka hap Edi, që për mua është burrë shteti, se unë e shoh çdo javë këtë emision dhe bëra letër. Doli, fitova. Faleminderit!”.

Qytetar 2: “Kam bërë disa kërkesa. Që nga viti 2016, as më vinte përgjigja, ose më jepej përgjigja e dytë po e njëjta e asaj të parës”.

Zgjidhjet për pensionet e tyre i morën brenda 10 ditëve dhe për këtë ia dinë faleminderit Kryeministrit Rama. Megjithatë kanë një këshillë për të.

Qytetar: Pensionet ngreji.

Rama: “Përpara reformës kishte një pension tavan prej 240 mijë lekësh të vjetra, që ishte i pakapërcyeshëm. Pavarësisht viteve të punës, pavarësisht masës së sigurimeve të pensionit, maksimumi ishte 240 mijë lekë. Sot, pas reformës, tavani nuk ekziston më dhe pensioni bazohet tek sigurimet”.

Qytetari: Unë jam 80 vjeç, edhe telefonin që kam mezi e përdor, jo më ai fshatari që është atje, që mund të ketë probleme nga më shqetësueset, që nuk e di se ku bie Portali. Edhe unë nuk e dija.

Rama: “Do diskutojmë bashkë me skuadrën e Platformës, që të gjejmë rrugë që ta bëjmë këtë gjë. Nga shtypi mos prisni shumë shpjegime. Quhet shtyp i lirë, por në fakt është shtypje e lirë e qytetarëve, d.m.th. masazh brutal në trurin e vogël. Mjerë kush ia lë trurin në dispozicion përpara ekranit këtyre”.

Ndërsa prolemet për pronësinë datojnë që nga viti 2005 e që nuk morën zgjidhje as në vitin 2018.  Platforma e bashëqeverisjes i ka dhënë shpresë një tjetër qytetari nga Tirana se do ta marrë certifikatën e pronësisë.

Rama: Ka akoma plot nga këta xhagajdurë që nuk marrin vesh. Megjithatë, ne bashkërisht do t’i vëmë në presion dhe hap pas hapi do ta ndajmë të njomin nga i thati. Kështu që, nëse hipoteka nuk do përgjigjet në datë 31, direkt Katerinës dhe pastaj e zgjidhim.

Tirana, Mati dhe Peshkopia janë zonat nga vinin rastet që morën zgjidhje në platformën Shqipëria që duam. Al.

Më shumë bashki duhet të bashkëpunojnë, tha kryeministri Rama i cili është i pakënaqur me përgjigjet që marrin kryesisht nga kryebashkiakët e djathtë.

Rama: Për fat të keq, në një sërë bashkish ka një refuzim për të marrë ankesat. Kampione është Bashkia e Shkodrës që refuzon çdo lloj bashkëpunimi.

Si çdo të mërkurë kryeministri u kujton qytetarëve që me një klik në platformën e bashkëqeverisjes, gjejnë një mik. /abcnews.al

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono