planet

smajlaj-1280x724.jpg
Sej rie13:10 | 25/06/2019

Izmir Smajlaj synon të thyejë sërish rekordin e tij të atletikës, brenda këtij viti. Trajneri Gjergj Ruli premton se sportisti shkodran do të jetë finalist i Botërorit dhe pretendent në Olimpiadë.

Pista e kërcimit nuk është ende e përfunduar.

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë, i ofron pikërisht këto kushte atletit më të mirë të vendit, Izmir Smajlajt, dhe padyshim kjo ndikon në sukseset e tij.

Kërcyesi së gjati nga Shkodra nisi menjëherë përgatitjet, vetëm dy ditë pasi theu rekordin me 8 metra e 11 centimetra, pasi sfidat janë shumë pranë.

Sinkron Smajlaj

Për shumë kohë, Smajlaj punoi në Shkodër, por prej 3 vjetësh është në kryeqytet.

Trajner i tij është Gjergj Ruli, që vesh edhe kostumin e presidentit të Federatës, edhe tutat e stërvitjes.

Ish-rekordmenit të kërcimit së gjati iu desh punë e madhe për ta bërë Izmirin një atlet profesionist, duke e ndjekur nga pas në Tiranë, Elbasan, Shkodër, por edhe jashtë vendit.

Ende i pakënaqur plotësisht, ai cakton caqet për t’u arritur.

Ruli i bën thirrje biznesit, bashkisë së Tiranës dhe qeverinë për të menduar për atletë si Smajlaj apo Luiza Gega./ABC News Albania 24/7

rihanna-1280x886.jpg
ent ela10:00 | 12/06/2019

Rihanna ka dalë jashtë kornizave dhe ka folur hapur për dashurinë dhe planet për martesë. Në një intervistë për “Magazine”, ajo i dha përgjigje çdo pyetjeje që iu drejtua pa ju shmangur atyre. Rihanna ka treguar se lidhja e saj me Hassan Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës.

“Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të gjeja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç punoj për biznesin tim, ashtu duhet te përqendrohem edhe tek kjo lidhje” -u shpreh Rihanna.

Megjithëse planet e martesës duket se janë larg, ylli i pop zbuloi se ajo dëshiron që së shpejti të bëhet nënë. Rihanna gjithashtu la të kuptohet se po punon edhe për një album tjetër pas atij me titullin “Anti” që doli në vitin 2016.

Klan Plus

Conte.0.jpg
ent ela17:34 | 30/05/2019

Antonio Konte ka gati planet për Interin e së ardhmes. Ish-trajneri i Juventusit dhe i Italisë ka marrë disa vendime të rëndësishme.

Gjatë gjithë jetës ka qenë një fitues.

Antonio Konte mund të mos jetë ndër trajnerët më elegantë dhe përmbajtur të botës, por padyshim është ndër më të aftët dhe më luftarakët. Këto cilësi do të përpiqet t’i sjellë menjëherë tek Interi, ku do të zëvendësojë Luçiano Spaletin.

Lajmet janë për kontratë 3-vjeçare me rrogë 9 ose 10 milionë euro në sezon, plus 2 milionë euro shpërblime të mundshshme. Klubi zikaltër njoftoi zyrtarisht në Tuiter mbylljen e bashkëpunimit me Spaletin, dhe shumë shpejt pritet të nisë Epoka e Kontes.

Nuk mjaftoi kualifikimi për në Champions, pasi drejtuesit morën vendimin mbi bazën e parimit se kush garanton më shumë sukses. Konte fitoi shumë si lojtar tek Juventusi.

Po ashtu, fitoi 3 tituj radhazi si trajner me piemontezët, në vitet 2012-2014. U vlerësua jashtëzakonisht shumë për drejtimin e Italisë në Euro 2016, duke u eleminuar vetëm pas penalltive nga Gjermania, një skuadër shumë më e fortë se të kaltrit.

Tek Çelsi ia doli të fitonte dy trofe, titullin kampion në 2017 dhe Kupën e Anglisë në 2018, ndonëse në fund e shkarkuan. Konte i ka gati planet tek Interi, dhe tashmë thuhet se ka marrë vendimin e parë të madh.

Ish-kapiteni Mauro Ikardi do të largohet, diçka logjike, pasi trajneri i ri nuk dëshiron përçarje në skuadër. Argjentinasi kërkon Juventusin, por Interi e dëshiron jashtë Italisë.

Do të largohet edhe Ivan Perishiç, kroati i talentuar, por që ka pasur ulje-ngritje, dhe që gjithashtu ka krijuar probleme në harmoninë e ekipit. Përsa i përket përforcimeve, Konte ka piketuae 3-4 emrat e parë.

Duhet të vijë sulmuesi i Romës, Edin Xheko, një lojtar ekspert dhe që garanton gola. Bashkë me të, pritet të mbërrijë Romelu Lukaku nga Mançester Junajtidi, ndonëse do të ketë konkurrencë.

Dy sulmuesit do të mbushin boshësinë e lënë nga Ikardi. Konte vlerëson shumë lojtarin e ri të Kaljarit, Nikolo Barela, për të cilin ka kohë që bisedohet dhe që mund të kushtojë deri në 50 milionë euro.

Alternativë e tij, edhe Enriko Kieza i Fiorentinës. Synimi i Kontes është të fitojë titullin në Serinë A me Interin, pas dy vjetësh. /ABC News Albania 24/7

amosss-1280x666.jpg
Sej rie21:30 | 18/05/2019

Aktori i njohur dhe i dashur nga të gjithë Amosi Zaharia është në një lidhej prej 5-vitesh më vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Ajo quhet Gigliola, por çifti ndihet mjaft mirë pranë njëri-tjetrit dhe nuk e kanë aspak shqetësim ceremoninë e martesës për të zyrtarizuar lidhjen e tyre.

I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” përballë Fatmës dhe Aulonës, aktori i njohur i teatrit tha ndër të tjera se, në të vërtetë, ai nuk beson te martesa.

Atij i duket shumë i çuditshëm fakti që t’i drejtohet një altari, pasi nuk e di nëse ajo dashuri nuk mund t’i mbarojë një ditë: “Ia ke thënë Gigliolës këtë?” – ishte pyetja e Aulonës pas kësaj “çudie” që i dëgjuan veshët asaj dhe të gjithë publikut, por Amosi pohoi pa hezitim: “Po, ia kam thënë. Unë mendoj se martesa është më shumë për fëmijën sesa për vetë çiftin. Derisa ne jemi mirë kështu bashkë, pse duhet të martohemi?” – tha ai, megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë se edhe ata të dy mund të organizojnë një gjë të vogël për të “zyrtarizuar” lidhjen e tyre: “Kemi folur dhe mendojmë se do organizojmë diçka të vogël në bregdet me njerëzit më të afërt e miqtë e ngushtë…”
Po dasma mbretërore e motrës së tij me Princin? “Epo, atij i takonte të bënte dasmë të madhe. Pastaj ishte edhe një marketing shumë i mirë për Shqipërinë”,– tha Amosi për ceremoninë madhështore të dasmës së Elias dhe Princit Leka./abcnews.al

fatma-methasani-1280x714.jpg
Sej rie18:01 | 20/04/2019

Moderatorja Fatma Methasani e ftuar në emisionin “Thumb” ka folur për lidhjen me Alfion, planet për dasme dhe zënkat mes tyre.

Fatma: Më thuaj një gjë që Alfio nuk e duron dot nga ty në ekran, kur të ka ndjekur në emision?

Fatma: Po sikur të të them që nuk e ka parë kurrë emisionin tim.

Fatma: Jo nuk është çudi fare.

Fatma: Jo ne jemi zënë dhe nuk kemi folur dy ditë për këtë punë. Si nuk është çudi? Isha gati të ikja nga ështëpai unë. Kjo nuk është normale fare.

Fatma: Po si e more vesh?

Fatma: Ne po bënim një intervistë ishim të dy në kafe dhe gazetari dhe ishim në këtë fazën e mjaltit. Dhe gazetari e pyeti: “Po mirë por çfarë mendon për emisionin e Fatmës?”. Dhe Alfio kur ndihet komod fillon dhe nuk ka filtra fare dhe i thotë gjërat këshu. “Nuk e kam parë asnjëherë episodin”, dhe e tha si një gjë normale. Unë aty e shoh dhe i them dy sekonda po si nuk e ke parë emisionin tim? Aty nuk u bë më intervista pasi ne u zumë.

Aulona: Po si është puna ti ke një master shef në shtëpi dhe je kaq elegante, apo nuk gatuan ai në shtëpi?

Fatma: Nuk gatuan dhe e kam thënë dhe madje më thotë edhe mami boll e ke than se le nam, nuk gatuan, nuk gatuan. Ka gatuar në fillim dhe unë i mora ca kilogramë në fillimet e ëmbla. Ai nuk gatuan por unë e kuptoj shumë mirë këtë pjesën. Unë nuk e di fare ku janë tenxheret në shtëpi.

Fatma: Pse nuk është romantik?

Fatma: Kur e pash unë në fillim dy metra dhe me tatuazhe thashë lërë. Por ai shumë romantik dhe detajist. Ai është edhe i luleve, edhe i ëmbëlsirave, edhe i lartave dhe unë vdes për letrat që shkruan dhe kjo është ajo e preferuara ime. Unë kam një kuti plot me letra. Dhe unë do iu tregoj një letër që do iu bëjë për të qesh. Janë futur këto familjarët e mi duke lexuar letrat dhe Alfion një në letër shkruante se: “Unë mezi po pres që të bëjmë një vajzë që ka buzëqeshjen tënde”. Edhe në shtëpinë time nuk më shikojë më sytë e Alfois dhe thonë tani e kuptuan që dashuri është e verbër, sepse si mund të duash një vajzë me buzëqeshjen e Fatmës. Dhe nëpër letra flet për të ardhmen.

Aulona: E ardhmja juaj është e vulosur sepse ju keni dy vite që jetoni bashkë. Ke menduar në ndonjë moment që ke nxituar me të jetuarit bashkë?

Fatma: E kam menduar sepse unë e kam shpenzuar gjithë adoleshencën duke parë filma se si propozohet dhe si e merr dhe çon në shtëpi. Dhe unë vajta vetë në shtëpi. Nuk më propozoi askush, dhe gjithmonë i them shiko mos mendo se ke shpëtuar tek ajo pjesa që do më propozosh.

Aulona: Po në lidhej me martesën?

Fatma: Më shumë e bisedojnë familjarët tanë. Por e kemi biseduar kur jemi mirë me njeri tjetrin flasim për martesën. Deri tani kemi folur për festën e beqarisë së vet. Nuk kemi bëre plane por është diçka që mezi e presim./abcnews.al

raketa-1280x668.jpg
ent ela22:46 | 07/03/2019

Përballë të dhënave se pas samitit të Vietnamit, Korea e Veriut u është rikthyer planeve të armatimit, presidenti Donald Trump ka deklaruar se është i hapur për bisedime të mëtejshme me Penianin. Por ai ka shtuar se do të ndihej shumë i zhgënjyer nëse regjimi i Kim Jong Un i kthehet së shkuarës.

Presidenti Donald Trump është i hapur për bisedime shtesë me Korenë e Veriut në lidhje me çarmatimin bërthamor të saj. Deklarata është bërë të enjten nga këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, i cili ka konfirmuar gatishmërinë e presidentit pavarësisht të dhënave se Peniani po riaktivizon planet e tij ushtarake.

“Presidenti është i hapur për të biseduar sërish. Të shohim nëse një gjë e tillë do të mund të ndodhë, apo nëse do të funksionojë”, ka deklaruar Bolton në një intervistë për “Fox News”. Bolton, i njohur si njeriu i linjës së ashpër ndaj Koresë së Veriut në të kaluarën, ka shtuar se është ende herët të arrihet në përfundimin se koreano-veriorët kanë rifilluar aktivitetet e tyre për të rikthyer testet raketore.

“Kemi shumë mënyra se si e mbledhim informacionin. Do ta shqyrtojmë situatën me kujdes dhe siç ka thënë presidenti, do të ishte shumë zhgënjyese nëse ata do të ktheheshin në drejtimin e së kaluarës”, ka vijuar Bolton.

Aktivitetet e reja të Penianit janë konstatuar në një fabrikë që prodhoi raketën e parë balistike ndërkontinentale të Koresë së Veriut, në gjendje të arrinte Shtetet e Bashkuara. Më herët gjatë javës, shërbimi sekret koreano-jugor deklaroi se regjimi po rindërton një bazë për lëshimin e raketave, duke nxitur reagimin e Trump se do të zhgënjehej shumë nga lideri Kim Jong un nëse një gjë e tillë rezulton e vërtetë./abcnews.al

BE-PARALAJMERIMI.mpg_snapshot_00.18-1280x720.jpg
G. P.15:00 | 29/09/2018

Bashkimi Europian paralajmëron Romën, se populli italian mund të përfundojë shumë keq nëse vazhdon me planet e qeverisë populiste që është aktualisht në pushtet në vend.

Populli italian do të përfundojë keq nga planet e qeverisë populiste për shpenzime ambicioze, paralajmëroi Bashkimi Evropian. Është ky paralajmërimi i komisionerit për Ekonomi i BE-së, Pierre Moscovici, i cili shkroi se planet për deficit buxhetor, për 2.4% të prodhimit të brendshëm bruto, vetëm se do të rrisin edhe më shumë borxhin e Italisë prej 2.3 trilionë eurosh. Por, Qeveria e Italisë, e cila mohon se kërkon konflikt me Brukselin, thotë se borxhi do të ulet. Megjithatë, deklarata për buxhetin bëri që tregjet në Itali të bien për gati 4% të premten, ndërsa euro ra nën 1.16 dollarë, për herë të parë në dy javë.

Moscovic theksoi se Komisioni Evropian nuk ka interes për ndonjë krizë me Italinë, por shtoi se Italia nuk po i respekton rregullat dhe nuk po e zvogëlon borxhin e saj shpërthyes. Vendimi i Italisë për buxhetin është nën kufirin e BE-së për deficit prej 3% të prodhimit vendor bruto.
Por, Italia, ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë, ka premtuar se do të ulë borxhin e saj, i cili qëndron në 131% të prodhimit kombëtar – i dyti pas Greqisë.

Zyrtarët dhe diplomatët në Bruksel ende shpresojnë se forcat e tregut do ta bindin Italinë që të ndryshojë planet buxhetore, përpara se ato t’i dorëzohen formalisht Komisionit të BE-së, në mes të tetorit. Nëse objektivat e deficitit mbeten të pandryshuara deri në afatin e tetorit, Komisioni mund t’ia refuzojë projektbuxhetin Italisë, një vendim ky i paprecedentë./abcnews.al

mars-8.jpg
G. P.15:47 | 21/08/2018

Ujë i ngrirë është zbuluar për të parën herë, fshehur nën hijet e kraterit të sipërfaqes së Hënës. Shkencëtarët thonë se akulli është gjendur në polin hënor të veriut dhe jugut dhe se një ditë mund të sigurojë burim ujor për vizitorët nga planeti ynë, për një qëndresë sa më të gjatë në të.

Shumica e akullit u gjend në kratere të cilat nuk kanë arritur një temperaturë më të lartë se -157°C, për arsye se drita e Diellit nuk mund të depërtoje tek ato thellësi.
Zbulimi u bë duke përdorur të dhëna nga instrumentat e NASA-s për mineralogjinë e yllit hënor. Ka pasur dhe dyshime të mëparshmë në lidhje më përmbajtje ujore në Hënë, por studiuesit kanë menduar se kanë qene pasqyrime të dherave.

Burimet nga Akademia Ndërkombëtare e Shkencave u shprehën se: “Ne gjetëm prova të palëkundshme për sipërfaqe të ekspozuar ujore në Hënë. Bollëku dhe shpërndarja e akullit është e veçantë krahasuar me trupa të tjerë qiellorë si Merkuri apo Ceresi, gjë e cila mund të lidhet me procesin dhe formimin unik të hënës sonë. Këto depozitime akulli, mund të shërbejnë si të dhëna thelbësore për eksplorime të së ardhmes në Hënë.”

Të kuptosh prejardhjen e këtyre burimeve, sipas NASA-s, mund të shërbejë si joshje për të studiuar akoma më tej fqinjin e planetit tonë, madje duke pasur mundësinë kështu që edhe të qëndrojnë më gjatë aty. Johann-Dietrich Wörner, drejtuesi i Agjensisë Hapësinore Europiane, u shpreh se në të ardhmen mund të kemi gjithashtu dhe realizimin e një “Fshati Hënor” për arsye studimore./abcnews.al

gaz-paja-1280x720.jpg
ent ela19:38 | 18/08/2018

Në të vetmen berberanë të Drimadhës, Sandri pohon se ka edhe persoanzhe VIP që e frekuentojnë përvit atë si Gaz Paja dhe Salsano Rrapi. Gazetarja jonë u ndesh me aktorin e Portokallisë Gazmend Pajën, ku zhvilloi edhe një intervistë me të, sa i takon projekteve dhe lidhjes romantike.

Gazetarja: Ti e ke takuar kryeministrin?

Gaz Paja: Po e kam takuar.

Gazetarja: Me ty si ka qenë?

Gaz Paja: Nuk kam marrëdhënie të punës së tij të parë me të, unë jam qytetar sio gjithë të tjerët, qëlloi që në linjat e mia krijova diçka dhe na puqen disa gjëra. Përveç simpatisë dhe mendimit të mirë pozitiv që kemi për njëri-tjetrin asgjë tjetër.

Gazetarja: Në media diskutohet se ti je aksioner i një biznesi këtu?

Gaz Paja: Këto vendime nuk i marr unë, i merr shteti. Kush ka mundësi të kontribuojë që të kemi një Jug sa më të mirë, të kontribuojmë ta rregullojmë vendin tonë dhe që të kemi mundësi të ftojmë njerëzit.

Gazetarja: Ti je gati të investosh ?

Gaz Paja: Investimi im është shpirtëror, kudo që jam përpiqem, pa dashje kam marrë këtë pozicion në shoqëri, sa mundem me çdo formë do investoj për vendin tim dhe qytetarët e mi.

Gazetarja: Projekte të reja?

Gaz Paja: Do jem në festival në Korçë me një shfaqje që kemi punuar tani e dhamë gjatë sezonit të kaluara, “Darka e lamtumirës” quhet është një pjesë franceze. Në tv vazhdojmë siç jemi në TCH kjo ëhstë pjesa kreative që mundohemi të organizohemi. Edhe pse jam me pushime jam në punë se po mendoj për personazhin e ri.

Gazetarja: Do krijosh një personazh të ri?

Gaz Paja: Eh si ta merr kalanë…

Gazetarja: Ka shumë largime nga Portokallia, Cili është pozicioni yt në lidhje me stafin dhe drejtuesit e Portokallisë?

Gaz Paja: Nuk e gjetën fjalën. Secili ka planet e veta. Ne kemi treguar që punojmë në kolektiv në ansambël. E kanë thënë të tjerë por unë vazhdoj ta them se më pëlqen: Portokallia është një tren që kushdo që hipën e zbret ai do vazhdojë të ecë.

Gazetarja: Marrëdhënia me gocën tënde shumë kinge se ne të kemi parë vërdallë, si po shkon?

Gaz Paja: Shkojmë shumë mirë.

Gazetarja: Sa kohë u bëtë bashkë?

Gaz Paja: Informacion i rezervuar, Shkojmë shumë mirë

Gazetarja: Me pushime eshtë me ty?

Gaz Paja: Po gjithmonë.

Gazetarja: Ndonjë plan tjetër për të ardhmen?

Gaz Paja: Plani i radhës është: Më hahet një makaronë.

Gazetarja: Me të? Do diskutojnë për martesën? Dhe do ketë një unazë brenda? Bëj shaka.

Gaz Paja: Ishallah nuk e heqin këtë pjesën “bëj shaka” kur ta shfaqin portalet? /abcnews.al

 

dielli.jpg
G. P.20:44 | 11/04/2018

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë gjigande të zezë në sipërfaqen e Diellit, e cila, sipas tyre, sapo është shfaqur. Vrima është krijuar në një zonë, ku është hapur fusha magnetike e Diellit dhe mund të shkaktojë probleme serioze në Tokë.

Kjo, për shkak se prej shpërthimit është krijuar një stuhi diellore, e cila është drejtuar drejt planetit tonë, thonë ekspertët. Stuhia mund të prishë satelitët, por edhe mund të krijojë edhe një spektakël dritash në polin e veriut.

Gjithashtu mund të ndikojë negativisht dhe në sistemet e energjisë, duke çuar në ndërprerjen e energjisë elektrike në disa vende. Sipas The Mirror, pavarësisht të gjithave, rrezet e stuhisë diellore nuk do të jenë të dëmshme për njerëzit, por nëse do të jenë shumë të forta do të prishin sistemet GPS./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono