plagosje

thike-vrasje.jpg
nev ila23:06 | 24/06/2019

Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit.

Mësohet se i plagosuri Armando Trimi është transportuar në spitalin e Korçes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të plagosjes./ABC News Albania 24/7

plumba-makines.jpg
G. P.13:49 | 20/06/2019

Dy persona janë plagosur në një atentat tek mbikalimi Shkozetit në Durrës. Njëri prej tyre është kunati i Lul Berishës, kurse personi tjetër, shoku i tij.

Breshëri plumbash u derdhën mbi automjetin tip “Range Rover” në të cilin ndodheshin Plarent Dervishi, i njohur si kunati i Lul Berishes dhe shoku i tij Julian Meçaj.
Atentati ndodhi në lagjen 14 në zonën e ish-Kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Julian Meçaj mori tre plumba, në kokë, shpatull dhe këmbë, kurse Plarent Dervishi dy plumba në trup.

Dervishaj më parë ka qenë në burg si pjesëtar i grupit kriminal të Lul Berishës, te akuzuar në atë kohë për vrasje e gjobëvënie. Kurse Meçaj pavarësisht se doli në përgjime vite më parë, si anëtar i bandës së Durrësit, akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë.

Mësohet se automjeti i cili u sulmua nga dy atentatorë po udhëtonte nga Maminasi në drejtim të Durrësit. Pranë mbikalimit të Shkozetit është qëlluar me breshëri automatiku nga para dhe pas në të njëjtën kohe.

Në vendngjarje policia sekuestroi 55 gëzhoja të qitura nga dy armë të ndryshme automatike. Kjo ngre dyshime që në atentat kanë marrë pjesë më shumë se dy persona.

Për të sqaruar rrethanat, apo motivin e atentatit policia pritet të marrë dëshminë e të plagosurve, sapo gjendja e tyre të përmirësohet dhe të cilët i shpëtuan mrekullisht plumbave.

Ende nuk dihet nëse autorët kanë lëvizur me automjet apo motor për shkak të të dhënave kontradiktore. Ndaj subjekteve që operojnë përgjatë autostradës Tiranë-Durrës, aty ku ka lëvizur automjeti që pësoi atentat pritet t’i sekuestrohen pamjet filmike.

Nëpërmjet tyre policia shpreson të gjejë ndonjë indicie që mund të çojë drejt identifikimit dhe më pas arrestimit të autorëve./ABC News Albania 24/7

vrasja-ne-vlore-1280x720.jpg
G. P.15:05 | 11/06/2019

Vritet aksidentalisht me armë zjarri kryetari i Njësisë Administrative të Kotës në Vlorë, Argjil Gjoka. Ai u qëllua me plumb, pasi ndërhyri për të shuar një konflikt mes banorëve dhe punëtorëve, që po punonin për hapjen e rrugës në fshatin Mavrovë. Nga ngjarja mbeti i plagosur edhe një 19-vjecar, ndërsa u shpall në kërkim kushëriri i tij, si autor i krimit.

Kryetari i Njësisë Administrative të Kotës në Vlorë u vra gjatë një konflikti për një rrugë në fshatin Mavrovë.

Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur dhe 19-vjeçari Arif Bejtaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetëb. Ky i fundit është kushëriri i autorit të dyshuar për ngjarjen Mersin Bejtaj dhe po kërkohet nga policia.

Mësohet se fillimisht ka patur një debat mes familjes Bejtaj dhe fadromistit që po punonte në rrugë. Në këtë moment ka ndërhyrë administratori lokal, Argjil Gjoka, për të qetësuar situatën, por një plumb e ka prekur aksidentalisht  në kraharor duke i marrë edhe jetën.

Banorët nuk kanë dijeni për shkakun e konfliktit , por vlerësojnë shumë punën e 60-vjeçarit në zonë. Një vit më parë në këtë njësi u vra paraardhësi i tij 63-vjeçari Fatmir Hodo.

Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë. Ai e qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike së bashku.

Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka i cili u qellua sërish pas një konflikti pavarësisht  se ai nuk ishte objektivi./ABC News Albania 24/7

policia-tiranes6-933x445-933x445-1.jpg
G. P.09:28 | 08/06/2019

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar, i cili plagosi me thikë një person. Ngjarja në fjalë ndodhi mesditën e së premtes në rrugën “Frosina Plaku”.

Sipas uniformave blu, E.K goditi me thikë 25-vjeçarin S.P. Arrestimi i të riut u bë për penale “Vrasja me dashje  e mbetur në tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet më tej në njoftimin e policisë./abcnews.al

protestat-1.jpg
nev ila12:57 | 06/06/2019

Gjykata Penale e Tiranës ka lënë sot nën masën e sigurisë “burg pa afat” Zamir Sijanin, 43 vjeçarin e arrestuar pak dite më parë për akte dhune gjatë protestës së fundit të opozitës.

Sijani akuzohet se qëlloi me shufër hekuri në kokë babë e bir gjatë protestës së organizuar në mbrëmjen e 2 qershorit.

Sipas hetimeve të deritanishme, Zamir Sijani akuzohet se ka goditur me mjete të forta shtetasit, Ymer Çelën dhe Erjon Çelën, babë e bir banues në Tiranë. 43-vjeçari, nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje”./ABC News Albania 24/7

protestat-1.jpg
G. P.11:22 | 04/06/2019

Ndalohet nga policia njëri nga protestuesit që qëlloi babë e bir në protestën e opozitës, mbrëmjen e 2 qershorit, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ai është 43-vjeçari Zamir Sijani nga fshati Xhafzotaj i Durrësit, i dënuar më pare, për disa vepra penale.

Policia e Tiranës vuri në pranga njërin nga protestuesit që dyshohet se qëlloi me shufër hekuri në kokë babë e bir gjatë protestës së opozitës në mbrëmjen e 2 qershorit.

I ndaluari është Zamir Sijani, 43-vjeç, nga fshati Xhafzotaj i Durrës, i dënuar më parë për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “armëmbajtje pa leje” .

Në vitin 2005, Sijani u dënua me 5 vite burg për trafikim lëndësh narkotike në Itali, por dënimin e ka vuajtur në Shqipëri. Ndërsa në vitin 2011 në rrugën e Durrësit në Tiranë u prangos me armë zjarri pistoletë TT, duke u dënuar me gjobë nga gjykata.

Në njoftimin e policisë së Tiranës thuhet se prangosja e Sijanit u bë nga këqyrja e pamjeve filmike. Ky i fundit në protestë e 7 kombëtare të opozitës orës  20:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ dhe në rrugën “George W Bush”, ka prishur qetësinë publike në kohën që Partia Demokratike dhe aleatët zhvillonin protestën.

Sipas njoftimit të policisë Sijani dyshohet se ka goditur me mjete të forta, Ymer dhe Erjon Çela, babë e bir banues në Tiranë, duke iu shkaktuar dëmtime në kokë e trup./ABC News Albania 24/7

protestaaa-1.jpg
G. P.23:03 | 02/06/2019

13 persona kanë mbetur të lënduar nga protesta e sotme mes të cilëve 10 policë dhe dy protestues. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se të plagosurit janë paraqitur me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara prej goditjeve nga lëndët piroteknike.

Gjithsej që po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin e Traumës janë 12 persona. Ndërkohë një protestues tjetër po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e QSUT.

Sipas ministrisë, një protestuesve po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore. Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme./abcnews.al

aksidenti-ne-orikum.jpg
G. P.18:58 | 19/05/2019

Një autobus u përplas me një makinë të vogël në Orikum të Vlorës. Nga kjo përplasje u plagos drejtuesi i “Fiatit”, kurse nxënësit e shkollës së Orikumit sapo kishin zbritur nga autobusi.

Sipas policisë, njëri nga mjetet ka qenë me shpejtësi dhe ka dashur të parakalojë. I dëmtuari u dërgua në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën, kurse policia po heton shkaqet e ngjarjes./ABC News Albania 24/7

ushtaraket-1280x1060.jpg
G. P.18:46 | 07/05/2019

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi dy efektivët që mbetën të plagosur një ditë më parë në Letoni. Mësohet se ministrja e Mbrojtjes vizitoi fillimisht major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në një spital në kryeqytetin letonez. Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, por ndodhet në mbikëqyrjen intensive të mjekëve.

Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Gjithashtu mësohet se ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 Maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe më datë 9.

Trupi i saj do të transportohet me avion ushtarak dhe për ta shoqëruar do të jenë një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë.

Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do të dërgohet pranë familjes së saj./abcnews.al

tmp_24134-thike31834143056.jpg
Sej rie18:20 | 05/05/2019

Një 62 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:50, në plazh Velipojës. Policia bën të ditur se i dëmtuari  A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.  Ndërsa po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono