plagosje

aksidenti-ne-orikum.jpg
G. P.18:58 | 19/05/2019

Një autobus u përplas me një makinë të vogël në Orikum të Vlorës. Nga kjo përplasje u plagos drejtuesi i “Fiatit”, kurse nxënësit e shkollës së Orikumit sapo kishin zbritur nga autobusi.

Sipas policisë, njëri nga mjetet ka qenë me shpejtësi dhe ka dashur të parakalojë. I dëmtuari u dërgua në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën, kurse policia po heton shkaqet e ngjarjes./ABC News Albania 24/7

ushtaraket-1280x1060.jpg
G. P.18:46 | 07/05/2019

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vizitoi dy efektivët që mbetën të plagosur një ditë më parë në Letoni. Mësohet se ministrja e Mbrojtjes vizitoi fillimisht major Klodian Tanushin, i cili ndodhet i shtruar në një spital në kryeqytetin letonez. Gjendja e tij shëndetësore është e rënduar, por ndodhet në mbikëqyrjen intensive të mjekëve.

Ndërkohë ministrja Olta Xhaçka vizitoi edhe Reshter Juliaj Kapajn, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e bazës ushtarake Camp Adazi në Letoni. Gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë.

Gjithashtu mësohet se ceremonia shtetërore e lamtumirës për nëntetaren Zarife Hasanaj do të zhvillohet gjatë paradites së të premtes më 10 Maj 2019. Trupi i efektives që humbi jetën një ditë më parë pritet të mbërrijë në Atdhe më datë 9.

Trupi i saj do të transportohet me avion ushtarak dhe për ta shoqëruar do të jenë një efektiv kanadez, një letonez dhe kolegë të saj shqiptarë, pjesë e kontigjentit ku bënte pjesë.

Efektivja Zarife Hasanaj do të pritet në aeroportin “Nënë Tereza”, me protokoll ushtarak e me pas do të dërgohet pranë familjes së saj./abcnews.al

tmp_24134-thike31834143056.jpg
Sej rie18:20 | 05/05/2019

Një 62 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:50, në plazh Velipojës. Policia bën të ditur se i dëmtuari  A. N. 62 vjeç, banues në Velipojë, po dërgohet në Spitalin Rajonal Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë të Stacionit të Policisë Velipojë dhe falë reagimit të shpejtë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar shtetasi V. L, 43 vjeç, banues në Velipojë.  Ndërsa po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./abcnews.al

foto.jpg
G. P.23:30 | 26/04/2019

Një 17-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e të premtes. Ngjarja ndodhi në Fushë-Mëzez të Tiranës rreth orës 22:00. Mësohet se i riu u plagos në këmbë pas të shtënave me armë. Fatmirësisht ai ndodhet në spital jashtë rrezikut. Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta edhe një 24-vjeçar me iniciale Z.Q.

Paraprakisht policia dyshon se autor është I.E. Ata po punojnë për kapjen e tij. Shkak i plagosjeve është bërë një konflikt. Megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

policia-naten-aksident-933x445-933x445-2.png
nev ila14:30 | 22/04/2019

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku në Fushë Mëzez në Kashar u plagos me armë zjarri shtetasi E. M., 28 vjeç.

Policia shpall në kërkim një shtetas për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Shpallen në kërkim dhe dy të tjerë për “Përkrahje e autorit në krim”.

Shërbimet e policisë të komisariatit nr.6 pas një pune intensive hetimore shpallën në kërkim shtetasin:

M. G., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Mbasditen e djeshme në Fushë Mëzez, Kashar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. M., i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se në mjetin që drejtonte autori i dyshuar shtetasi M. G., ndodheshin dhe shtetasit A. M., 29 vjeç dhe F. Gj., 35 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim për veprën penale “Përkrahje e autorit në krim”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë./abcnews.al

policia-tiranes6-933x445-933x445.jpg
G. P.17:31 | 28/03/2019

Një person është plagosur me thikë këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët” në kryeqytet. I plagosuri, 21-vjeçari I.M është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Dyshohet se shkak i plagosjes është bërë një konflikt për motive të dobëta. Policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:50 në rrugën “Taulantët”, gjatë një konflikti për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi I. M., 21 vjeç, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Policia po punon për kapjen e autorit./abcnews.al

korce.jpg
ent ela08:45 | 17/03/2019

Një i ri është qëlluar me plumb në këmbë pas një sherri në lokal, natën në qytetin e Korçës. I lënduari është Reans Muçollari fillimisht ka bërë sherr me një person në brendësi të lokalit, më pas sherri ka degraduar deri në përdorimin e armëve.

Reans Muçollari është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, Muçollari  në vitin 2017 përplasi me automjetin e tij një kalimtar për vdekje. Për plagosjen policia ka shoqëruar katër persona në komisariatin e Korçës. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes si dhe për të kapur autorët./abcnews.al

policia123.jpg
ent ela17:28 | 15/03/2019

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me një të plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në vendin e quajtur Ura e Çerenecit.

Mësohet se Blerim Skara pasi ka qëlluar me armë zjarri Mirdash Osmanin, me të cilin po debatonte është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij. Ndërsa i lënduari është derguar në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

/abcnews.al

aksident.jpg
G. P.09:34 | 15/03/2019

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi në autostradën Lezhë-Mamurras. Sipas policisë, një mjet që drejtohej nga një 30-vjeçar është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga një 48-vjeçar.

Për pasojë mbetën të lënduar 19-vjeçarja S.Ll nga Mirdita dhe 23-vjeçari E.S nga Lezha. Ata ishin të dy pasagjerë në makinën e 48-vjeçarit. Mësohet se ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave  të aksidentit./abcnews.al

policia-e-durresit.jpg
G. P.08:33 | 15/03/2019

Prona u bë shkaku për plagosjen e një 60-vjeçari në Kavajë, në orët e para të mëngjesit të së premtes. Pas një konflikti të ashpër, autori, një 26- vjeçar, qëlloi me armë gjahu 60-vjeçarin Esat Kotorri.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Kafja e Romës”. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestoi të riun, ndërsa i plagosuri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono