plagosja

Rome.png
Veronik Istrefaj21:27 | 07/11/2019

Pak çaste më parë, u mbyll sfida mes Lazios dhe Celtic, sfidë që u luajt në kryeqytetin italian dhe ishte e vlefshme për raundin e katërt të UEFA Europa League. Tifozët e Lazios njihen për prolematikat e shumta të tyre, si në ndeshjet brenda, ashtu dhe në transfertë.

Me tifozerinë e Celtic, nuk kanë pasur asnjëherë raporte të mira dhe gjithçka krisi disa ditë më parë, kur Lazio luajti në transfertë përballë kampionëve të Skocisë. Tifozeria e kaltër bëri gjeste raciste në rrugë dhe u sulmuan nga tifozët e Celtic. Ndërsa sot, duket se iu është kthyer resto.

Dy tifozë të Celtic kanë mbetur të plagosur me thikë në ambientet rreth stadiumit dhe policia ka rrethuar menjëherë vendngjarjen. Nga raportimet e para, dy të sulmuarit janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë disa dëmtime serioze në trup. Ngjarje të shëmtuara mes dy tifozerive dhe UEFA pritet të marrë disa vendime të ashpra./abcnews.al

spitali-durres-ambulance-933x445-1.jpg
ent ela13:04 | 27/10/2019

Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen nr.17 të Durrësit. Nga të dhënat e para mësohet se ka mbetur i plagosur 16 vjeçari. Ai ka marrë 3 goditje, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Adoleshenti ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se konflikti ka nisur pas një sherri të çastit, ndërsa autor sipas policisë së qytetit bregdetar është bashkëmoshatari i tij. Si provë materiale grupi hetimor ka sekuestruar edhe thikën, teksa në pyetje u morën edhe persona të tjetër që ishin të pranishëm në momentin e konfliktit./abcnews.al

policia-shkoder-1.jpg
ent ela11:39 | 20/09/2019

Një konflikt i nisur në shkollë për motive të dobëta përfundoi me plagosjen e një 16 vjeçari mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Policia njofton se ngjarja ndodhi në orën  20:00, në lagjen “Vasil Shanto”, të këtij qyteti, ku për pasojë mbeti i plagosur 16 vjeçari me  iniciale K. S. banues në lagjen Partizani, , i cili ndodhet në Spitalin e Shkodrës.

Policia ka mundur të ëvrë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes, 17 vjeçarin me iniciale B. Gj., si dhe ndiqet në gjendje të lirë 19 vjeçari me iniciale A. R.

Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

policia-4-933x445.jpg
ent ela10:42 | 23/08/2019

Policia e Burresit  ka arrestuar një 35-vjeçar pasi i mbrëmjen e djeshme plagosi për motive të dobëta 60-vjeçarin, A.GJ, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës  22:10 në fshatin Baz të Burrelit. Autori u kap pasi ishte larguar nga vendngjarja. Në cilësinë e provës materiale, forcat policore sekuestruan një armë zjarri “çifte”.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Matit për vijimin e hetimeve. /ABC News Albania 24/7

MBULIM-PLAGOSET-I-RIU.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela17:56 | 22/08/2019

Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth mesditës së sotme në kryeqytet. Një 26-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në kokë. Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe shpalli në kërkim autorin e krimit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, 26-vjeçari Indrit Çelaj ishte duke kryer punime për kondicionimin në një vilë trekatëshe në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Nga hetimet paraprake dyshohet se Çelaj ka pasur një konflikt të çastit me L.V. Ky i fundit është edhe autori, i cili ka plagosur të riun në kokë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë L.V është shpallur në kërkim. Për të bërë të mundur kapjen e tij, policia po vijon kontrolle në kryeqytet.

Mësohet se Indrit Çela ka lindur në Mallakastër dhe banon në Tiranë. I riu ndodhet në Spitalin Ushtarak dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore./abcnews.al

arrestohet.jpg
nev ila10:00 | 13/08/2019

Dy vëllezër Luigj dhe Pjetër Martini dhe shoku i tyre 36 vjeçar janë vënë në pranga për plagosjen e Vate Shpatit pasditen e së hënës në Shkodër.

Të tre personat banues në lagjen ‘Mark Lula” , aty ku dhe ndodhi ngjarja, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me thikë 38 vjeçarin nga  Dobraçi.

Ai ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është nënshtruar kujdesit mjekësor.

Vetë Shpati është vëllai i një oficeri të krimeve në policinë e Shkodrës, por nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” ./ABC News Albania 24/7

lac-1280x709.jpg
ad min11:45 | 11/08/2019

Një ditë pas ngjarjes, policia ka dy emra autorësh të dyshuar për plagosjen e 19-vjeçarit Edon Martinaj në Laç. Ata  janë një 21-vjeçar me mbiemër Rama dhe një 25 -vjeçar me mbiemër Leka te shpallur tashmë në kërkim.

Konflikti ndërmjet të rinjve sipas policisë ka nisur disa javë më parë. Dy personat e përfshirë në sherr dhe Edon Martinaj e vijuan në distancë sherrin e çastit e nisur me bashkëmoshatarët e tij edhe pse u negociua për të mbyllur konfliktin.

Policia Ben të ditur se autori i plagosjes është 21-vjeçari Rama, ndërsa 25-vjeçari akuzohet për armëmbajtje dhe moskallëzim krimi. Pas ngjarjes, autorët dyshohet se dogjën makinën në Borizanë të Krujës për të humbur gjurmët.

19 -vjeçari i plagosur Edon Martinaj ka marrë disa plumba në trup pasi u qëllua me armë zjarri dhe po kurohet në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ai është kushëriri i Ervis Martinajt, një emër i njohur për policinë dhe i lakuar për disa ngjarje të ndryshme kriminale të ndodhura në Tiranë./ABC News Albania 24/7

elbasan-1-1280x707.jpg
ad min11:31 | 04/08/2019

Policia e Elbasanit ka kapur njërin nga autoret e dyshuar për plagosjen e trefishtë në Elbasan. Në kërkim personi i dytë i cili ka qenë i dënuar për vrasje.

Njeri nga personat i dyshuar si autor i plagosjes së trefishtë të premten në një lokal pranë Pallatit të Sportit ne Elbasan është vendosur në pranga.  Ai është Ilirjan Bezhani kurse në kërkim është Genti Faqaj i dënuar më parë për vrasje.

Hetimet e deritanishme kanë zbuluar se ngjarja ndodhi për borxhe mes palëve. Tre të plagosurit dhe dy të dyshuarit ishin në lokal në një tavolinë për të zgjidhur heshtjen në paqësisht.

Por biseda është acaruar dhe njëri nga autorët shkoi në shtëpi dhe mori kallashnikovin dhe u rikthye për të qëlluar.  Mihal Kocashi,  Astrit Cërriku dhe Fezi Ago u plagosën. Të tre këta persona janë kushërinj me njëri – tjetrin. Autori qëlloi me breshëri por për fat ato nuk prekën klientët e tjerë në lokal. Autorët pasi panë të gjakosur  kushërinjtë që ndodheshin tavolinë u larguan me shpejtës me një makinë që e kishin lenë jashtë. Pas ngjarjes policia shoqëroi disa persona që ndodheshin aty të cilët pasi u pyetën u lanë të lirë./ABC News Albania 24/7

aksident.png
ent ela17:40 | 29/07/2019

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në vendin e quajtur “Sakë”. Policia njofton se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet B.T. është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga 60- vjeçari me inicialet T.D., banues në Lezhë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës. Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono