plagoset

vlcsnap-error817-1-1280x720.jpg
ent ela08:45 | 19/02/2018

Një grua është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Ajo dyshohet se është plagosur me armë gjahu aksidentalisht, por policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. 44 vjeçarja N.D  ndodhej në banesën e saj kur ka ndodhur plagosja, por policia ka marrë në pyetje edhe pjestarë të tjerë. Ndërkohë gruaja po merr mjekim në spital, por mjekët thanë që ajo është në rrezik për jetën./abcnews.al

ambulanca-560x384.jpg
ent ela13:44 | 13/02/2018

Një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me dy vëllezër në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës. Sipas policisë i plagosur ka mbetur 22 vjeçari me iniciale Xh. R., I cili është dërguar menjëherë në s[ital dhe ndodhet jahstë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar dy vëllezërit me iniciale A. P. 40 vjeç dhe K.P. 30 vjeç dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

vlcsnap-error163-1280x720.jpg
ent ela11:47 | 22/01/2018

Një nxënëse në shkollën e Mesme “Eqerem Çabej” në Tiranë u plagos aksidentalisht gjatë një sherri mes dy bashkëmoshatarëve të saj, brenda në ambientet e shkollës.

Konflikti mes dy nxënësve të klasës së 10-të nisi në klasë, gjatë orës së informatikës dhe vijoi më pas në oborrin e shkollës. Për të shuar konfliktin mes dy të rinjve kanë ndërhyrë mësuesja dhe shoqja e tyre e klasës, e cila u lëndua në fytyrë me një mjet prerës.

Policia shoqëroi dy adoleshentet në komisariatin nr.4, kurse nxënësja e lënduar mori mjekimin e nevojshëm në QSUT. Dy nxënësit  e shkollës “Eqerem Çabej”, që u përfshinë në këtë konflikt, janë pezulluar deri në përfundim të hetimit për ngjarjen./abcnews.al

vlcsnap-error770-1280x720.jpg
us er12:59 | 18/12/2017

Një banesë u shkrumbua në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, kurse e zonja e shtëpisë u plagos. Shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi, e cila ka patur rrjedhje dhe ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në katin e pestë të një pallati. Dhe pse zjarrfikëset shkuan shpejt në vendin e ngjarjes ata nuk mundën të shmangnin dëmet. Zonja e shtëpisë ka marrë disa lëndime dhe u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore./abcnews.al

 

vlcsnap-error358-1-1280x720.jpg
us er14:40 | 23/11/2017

Një 16 vjeçar u sulmua dhe u godit me thikë nga një 14 vjeçar 100 metra larg shkollës 9 vjeçare “Marigo Posio” ku ai ishte nxënës. Ngjarja ndodhi mesditën e kësaj të enjte në një “bilardo” në lagjen “1 Maji” dhe dëshmitarët thonë se sherri nisi në mënyrë krejt banale.  Autori i tha shënjestrës së tij “pse më shikon”. I plagosuri është 16 vjeçari V.Ç nxënës i gjimnazit “Jani Minga” po në këtë rrugë. Ai u transportua për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Kurse policia shoqëroi në ambientet e Komisariatit të Policisë 14 vjeçarin A.N, për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika që përdor nga autori./abcnews.al

 

 

 

vlcsnap-error530-1-1280x720.jpg
us er08:56 | 22/11/2017

Është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm Uzina e Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, ndërsa plagosur lehtë një punëtor.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 07:20 në repartin e “Koksit”, ku digjen mbetjet toksike të naftës.

Si pasojë e zjarrit është dëmtuar lehtë 53-vjeçari L.Y, banues në fshatin Drenovë, Mallakastër, i cili po merr mjekim në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit që është vënë nën kontroll.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono