plagosen

vrasja-allias.jpg
nev ila22:42 | 19/01/2020

Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në kryeqytet.

ABC News mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Njazi Meka”, ku të shtënat me armë janë dëgjuar nga të gjithë banorët e zonës.

Siç raporton gazetari Andi Qosja, aktualisht është raportuar se, 2 personat që kanë mbetur të plagosur,  janë një çift bashkëshortësh, Petrit Laze 60 vjeç dhe Aferdita Laze. Çifti i bashkëshortëve është transportuar menjëherë drejt spitalit të traumës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Janë ngritur pika të shumta kontrolli, por që policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit/ve të mundshëm.

Gazetari Andi Qosja ka njoftuar se janë sekuestruar kamerat e sigurisë në të gjithë zonën ku ka ndodhur ngjarja. Sipas policisë, dyshohet se autorët kanë dashur të grabisin banesën.

Ndërkohë që kjo e fundit, ka dhënë detajet e para për ngjarjen:

“Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.

Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli.

Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gupi hetimor vijon punën pēr sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”./abcnews.al

211805647-fbe5f560-8682-4a31-a145-69ea1698f901.jpg
in a07:40 | 14/12/2019

Për shkak të erës së fortë dhe motit të keq gjatë mbrëmjes në Lauria një pjesë e çatisë së palestrës “PalaAlberti” u shemb. Gjatë momentit kur ndodhi ngjarja në vendin i cili përdorej si palestër, disa të rinj po stërviteshin.

Tetë persona u plagosën, mes tyre edhe një vajzë 28 vjeç e cila është në rrezik për jetën shkruajnë mediat italiane. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ekipe të ndryshme të zjarrfikësve dhe ambulanca.

/abcnews.al

 

 

aksidenti-fier.jpg
nev ila17:27 | 28/11/2019

Një aksidente me pasoja të rënda ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Berat. Nga të dhënat paraprake mësohet kanë mbetur të plagosur 5 persona dhe dyshohet se 1 person ka humbur jetën. Ai është Nikolin Mata. 44 vjeç.

Dy makina janë përplasur kokë më kokë, duke bërë që personat që udhëtonin në to, të kenë pasoja të rënda. Mësohet se disa prej personave janë pjesëtarë të një familje.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshati Zharrëz të rrethit Fier. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./abcnews.al

shperthimi-itali-1280x726.jpg
nev ila13:22 | 05/11/2019

Tre viktima dhe një i plagosur është bilanci i një shpërthimi ende të panjohur, në një ndërtesë në Aleksandria të Italisë. Viktimat janë 3 zjarrfikës që kishin ndërhyrë për të shuar zjarrin, pas një shpërthimi të parë. I plagosuri është një agjent policie.

Tre zjarrfikës kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi në një ndërtesë në Alesandria të Italisë. Shpërthimi ka ndodhur në orën 2 të natës në një zonë të pabanuar, për shkak të një rrjedhje gazi apo zjarr. I plagosur ka mbetur dhe një agjent policie, i cili është jashtë rerzikut për jetën.

Sipas të dhënave të para të publikuara nga mediat italiane, zjarrfikësit kanë ndërhyrë pas shpërthimit të parë që kishte shkaktuar shembjen e një pjese të ndërtesës. Teksa po punonin ndodhi dhe shërbimi I dytë I cili rezultoi fatal për tre nga zjarrfikësit. Njëri prej tyre fillimisht u shpall i zhdukur, por trupi i tij i pajetë u gjet pas disa orësh në gërmadha.

Sipas burimeve të komandos provinciale të karabinierëve, shpërthimi i parë mund të ketë qenë i qëllimshëm./abcnews.al

aksidenti-sarande-1280x716.jpg
nev ila09:30 | 30/08/2019

 

Pesë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 drejtuesit e makinave dhe 3 pasagjerë.

Të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ABC News Albania 24/7

makina-1-1280x714.jpg
ad min13:45 | 07/08/2019

Tre persona që ishin pasagjerë në një makine tip “Mitsubissh” janë plagosur pasi u përplas me një autobus. Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Korçë- Bilisht në afërsi të fshatit Kuç i Zi. Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje por sipas këqyrjes paraprake të policisë, makina ishte me shpejtësi të lartë dhe u përplas me autobusin. Të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

shperthimi-ne-diber-1280x720.jpg
nev ila12:41 | 29/07/2019

Një shpërthim në rrethana të paqarta ka ndodhur në një lokal në qytetin e Peshkopisë.

Sipas policisë për pasojë janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punon intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit./ABC News Albania 24/7

korce-bilisht-1280x716.jpg
nev ila16:45 | 16/07/2019

Katër persona u plagoseë në nje një aksident në rrugën Korçë –Bilisht. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të fshatit Cangonj. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Bilishtit për të marrë ndihmën mjekësore. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

 

Dy aksidente me pasojë plagosjen e katër personave të tjerë ndodhën brenda një ore në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Peqin. Drejtuesi i mjetit  humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën në afërsi të fshatit Papër.  Një tjetër mjet ka dalë nga rruga ne aksin Elbasan-Librazhd . Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi dhe dy pasagjerë të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. /ABC News Albania 24/7

107843846_hi055240707-933x445.jpg
ad min15:00 | 12/07/2019

Dhjetëra pasagjerë të një avioni të kompanisë ajrore kanadeze Air Canada kanë mbetur të plagosur gjatë fluturimit si pasojë e turbulencave të forta. Avioni ishte nisur nga Vankuver dhe drejtohej për në Sidnej, por u detyrua të bënte një ulje emergjente në Honolulu. Në bord ndodheshin 269 pasagjerë dhe 15 anëtarë të ekuipazhit. Zëdhënësja e kompanisë ajrore konfirmoi për mediat se 35 pasagjerë kanë marrë plagë të lehta. Ndërsa sipas ekipeve të ndërhyrjes  së shpejtë të plagosurit rëndë janë 9./ABC News Albania 24/7

policia1-933x445.jpg
nev ila21:42 | 27/06/2019

Informacion paraprak

Sonte, rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila ështe ngritur prane një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.

Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.

Për pasojë janë plagosur 3 punojës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekesore në Spitalin Rajonal Shkodër.

Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna per kapjen dhe shoqerimin e personave të tjerë, te perfshire ne ngjarje.

Grupi hetimor i ngritur për çeshtjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono