pjeter toni

vaini.jpg
G. P.15:59 | 18/04/2019

Plazhi i Vainit në Lezhë është nga plazhet më të pastra në vend. Por, aktualisht ai nuk gjendet në hartën turistike të plazheve dhe deri tani frekuentohet nga pushues të rastit.

Mes rrjedhës së Drinit dhe Matit, Vaini është një plazh i virgjër. Me peizazh fantastik dhe ujë të pastër 3 kilometra vijë bregdetare aktualisht nuk shfrytëzohen. E rrethuar nga lagunat Kune, Vain e Tale afron mundësinë për të eksploruar natyrën.

Por t’i referohemi kushteve ambientale  është një plazh elitar. Jo larg zonës ndodhen edhe disa lokale shërbimesh. Për turistet e huaj, Vaini mund të jetë një destinacion krejt ndryshe.

“Është e vërtetë që plazhi i Vainit është një ndër plazhet më të mira në Shqipëri dhe më i pashfrytëzuari që do edhe vëmendjen për tu mirëmbajtur”, tha Pjetër Toni, Drejtor Rajonal i Zonave të Mbrojtura Lezhë.

“Theksoj se këtu numri i pushuesve nuk ëhstë maksimal për faktin që kjo është një zonë e mbrojtur dhe ka një vegjetacion karakteristik dhe i shërben folenizimit të shpendëve”, tha Ardian Laçi, Drejtor i Arsimit, Turizmit, Kulturës e Sportit në bashki.

Çdo kush mund të vendosë një çadër pa u shqetësuar për pronar. Kjo ndërtesë e vjetër është dëshmi për plazhistë të mëhershëm.

Dimri ka ndikuar edhe në këtë plazh. Mbetje të sjella nga deti duhen larguar. Rruga drejt tij është pengesa kryesore për ata që duan të udhëtojnë drejt Vainit. Por ajo nuk mund të asfaltohet. Megjithatë edhe për mirëmbajtje vendorët janë të vonuar.

“Kemi bërë propozimet tona për ta riparuar”, tha Pjetër Toni.

“Në projektet e bashkisë është për t’u mirëmbajtur ajo rrugë dhe për t’u sistemuar në fillim të çdo sezoni turistik me materiale inerte që mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, por asnjëherë nuk është menduar asfaltimi sepse është një zonë e mbrojtur”, tha Laçi.

Aktualisht në Lezhë njihen vetëm plazhi i Shëngjinit dhe ai i Tales. Vaini mungon, por vendasit kanë akoma më shumë për të treguar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono