pjesemarrja

blerta-dhe-valdete-daka.jpg
ad min12:22 | 06/10/2019

Në një intervistë për ABC News, kryetarja e Komisionit Qendror të zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka tha se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar në rregull.

Megjithatë, ajo theksoi se ka pasur disa incidente, por që janë përballuar nga prokuroria dhe policia e Kosovës. Për sa i përket qytetarëve që kanë dalë për të votuar, Daka tha se kemi të bëjmë me 1% më shumë qytetarë që kanë votuar se viti 2017.

“Siç e thashë edhe në konferencë për media, procesi është duke u zhvilluar në rregull, përveç disa incidenteve të vogla që kanë qenë në njëfarë mënyre të kontrolluara nga prokuroria dhe policia e Kosovës. Procesi është duke u zhvilluar gjithandej. Dalja është pak më e madhe se viti 2017, ku kemi një përqindje prej 9.64% apo 1% më shumë se në vitin 2017”, tha Daka.

Për sa i përket votimit në qendrat e votimit në veri të Kosovës, Daka tha se pati disa probleme të vogla fillimisht, ku komisionerët patën mosmarrëveshje se cilat dokumente do të pranohen për të votuar.

“Në pjesën veriore të Kosovë votimi është duke u zhvilluar. Kemi pasur disa eksese të vogla, por qytetarët janë duke votuar me dokumente të Republikës së Kosovës dhe vazhdojnë të votojnë në atë mënyrë. Kemi pasur një mosmarrëveshje mes disa komisionerësh se cilat dokumente do pranohen. Kjo çështje u zgjidh dhe procesi nisi normalisht”, tha Daka./abcnews.al

PROVOKACIA-5-KORRIK-DENAR-BIBA-1280x720.jpg
ent ela20:30 | 05/07/2019

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka deklaruar në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos në ABC News se mospërputhja me shifrat e pjesëmarrjes në votime ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë për aq kohë sa votimi nuk bëhet plotësisht elektronik.

“Kanë qenë gjithmonë dhe do të jenë gjithmonë, nëse nuk bëhen plotësisht elektronike. Aty ku votuesi në momentin që shtyp touch të shkojë menjëherë në një server dhe bashkë me të përllogaritet edhe pjesëmarrja

Përsa kohë kjo nuk ndodh, por komunikimi është me telefon, detyrë e ka sekretari, sekretari nuk e ka listën, listën e ka kryetari i komisionit të zgjedhësve. Rezultatet janë në faqen e KQZ dhe bashkitë që u kontestuan të gjitha kanë deklarime të rrumbullakosura, kjo tipiksht është rrumbullakim nga sekretari ia jep KAZAZ dhe ne pasqyrojmë atë që na kanë dhënë.

KQZ ka Web siten e vet që ka programe për veshin e qytetarëve që kanë transmetuar në 2017 nga KAZAZ në KQZ transmetimin elektronik”. /abcnews.al

 

ivi-kasoo-1280x714.jpg
ad min14:16 | 05/07/2019

Sipas sekretarit për çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, operacioni i manipulimit të votave më 30 Qershor edhe pse ka qenë i planifikuar ka lënë gjurmë. Në një deklaratë nga selia blu këtë të premte, Kaso tha se për të ruajtur në letra rezultatin e vitit 2017, Rama përdori KQZ-në dhe qindra komisionerë për të rritur artificialisht numrin e pjesëmarrësve në votime.

“Gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike ka njohur opinionin publik me operacionin kriminal të Edi Ramës për të manipuluar pjesëmarrjen e votuesve në farsën e paligjshme të 30 Qershorit. Për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85 përqind të shqiptarëve, Edi Ramës i duhej të ruante me letra rezultatin e 2017-ës.

Për këtë, ai përdori Denar Bibën, 3 persona të tjerë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe qindra komisionerë për të mbushur kutitë, duke rritur artificialisht numrin e pjesëmarrësve. Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime.

Por operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë. Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind”.

Ndër të tjera, Kaso tha se në 1 të tretën e bashkive është shtuar më shumë se gjysma e votave.

“Është 1 e treta e bashkive ku janë shtuar më shumë se gjysma e votave, për arsyen e vetme që Kryeministri në minorancë, Edi Rama, të mbulojë dështimin, refuzimin, braktisjen e madhe të 30 Qershorit. Në fakt operacioni kriminal ka qenë shumë më i rëndë. Vetëm në Tiranë manipuloi dhe shtoi rreth 60 mijë votues. Kjo është arsyeja pse Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka hedhur në sistemin online të dhënat e operatorëve për pjesëmarrjen dhe, akoma, 5 ditë pas  30 Qershorit nuk ka publikuar rezultatet qendër për qendër. Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë”./abcnews.al

MANASTIRLIU-SINKRON.mpg_snapshot_00.01-1280x720.jpg
ent ela14:10 | 01/07/2019

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po ndjek nga afër procesin e numërimit në KZAZ 39 tek Muzeu Historik Kombëtar. Në një intervistë për ABC News ajo tha se pjesëmarrja në këto votime në Njësinë 9 është më e lartë se në 2015.

“Pjesëmarrja në këto zgjedhje ka qenë më e lartë se e votuesve të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2017 në Njësinë Administrative nr.9 në Tiranë.Shqiptarët ja dhanë përgjigjen me votë politikës së vjetër, morën pjesë në zgjedhje dhe u tregua se standardet zgjedhore janë të parat për të garantuar rrugën europiane të Shqipërisë”.
/ABC News Albania 24/7

bardhi.jpg
ad min22:41 | 30/06/2019

Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi deklaroi se mazhoranca po bën manipulime të hapura në lidhje numrin e pjesëmarrësve në votime. Ai tha se në total kanë marrë pjesë 15.12 përqind e qytetarëve ndryshe nga ç’ka njoftuar KQZ.

“Refuzimi ndaj Edi Ramës po e çon në manipulime të hapura dhe në mbushje të kutisë për të manipuluar numrin e pjesëmarrësve në votim. Shqiptarët kujtojnë që këto janë zgjedhjet e para në historinë e Shqipërisë ku 3 për pas përfundimit të procesit zgjedhor apo procesit të votimeve qytetarët shqiptarë nuk dinin ende se sa ishte numri në total i qytetarëve në votime. Kjo sjellje e KQZ në këto votime moniste e ka një shpjegim, Kqz me urdhër direkt të Ramës ishte përfshirë në një operacion kriminal të manipulimit të shifrave të pjesëmarrjes. Siç e kemi bërë me dije gjatë gjithë ditës së sotme, PD ka monitoruar në çdo qendër votimi numrin e pjesëmarrësve në votime.

Në total gjatë votimeve të sotme farsë kanë marrë pjesë 534528 qytetarë ose 15.12 përqind. Ne po presim përfundimin e këtij procesi, po presim nxjerrjen zyrtare për çdo qendër votimi të numrit të pjesëmarrësve në votim dhe garantojmë KQZ-në, KQV-të, KZAZ-të që PD disponon prova të plota për numrin e pjes2ëmarrjes në votime. Thjesht jemi duke pritur që kjo organizatë kriminale që ka manipuluar numrin e pjesëmarrësve në votime ta kryejë krimin deri në fund dhe do bëjmë transparencë për shqiptarët me pamje filmike për numrin e pjesëmarrësve në votim”, tha Bardhi./abcnews.al

bare.jpg
ad min18:20 | 30/06/2019

Një orë përpara përfundimit të procesit të votimit, deputeti i PS-së, Besnik Bare deklaroi se numri i votuesve në Tiranë i kalon 20 përqind.

Gjatë një bisede në studion e ABC News me gazetaren Mirela Milori, ai tha se nëse pjesëmarrja e votuesve do të arrinte maksimumi 26 përqind, do të quhej normale duke pasur parasysh historinë e zgjedhjeve që janë realizuar në Tiranë këto 30 vite.

“Për sa i përket shifrave unë të siguroj në këtë moment pjesëmarrja është mbi 20 përqind. Pjesëmarrja për mua në këtë moment që flasim, unë nuk kam shifër konkrete, por me informacionet që kisha përpara një ore të pothuajse të gjitha njësitë e Tiranës ishin mbi 17-18 përqind. Në këto rrethana duhet të kemi parasysh edhe një fakt, nuk merr pjesë pothuajse gjysma e elektoratit. Përgjithësisht në zgjedhjet elektorale pjesëmarrja në Tiranë ka variuar nga 40 përqind deri në 50 përqind. Ne, votuesit do ishte krejt normale nëse do varionte pjesëmarrja në zgjedhjet e sotme nga 20-21 përqind deri në 25 maksimumi 26 përqind. Kështu do justifikohej dhe do quhej normale me të gjithë historinë e zgjedhjeve që janë realizuar në tiranë në këto 30 vjet”, tha Bare.  /abcnews.al

Veliaj-zgjedhje.jpg
nev ila15:31 | 03/05/2019

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është shprehur i sigurtë në fitoren e mandatit të tij të dytë.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ai kërkoi sa më tepër angazhim për të fituar edhe shumicën në këtë këshill, me qëllim që asnjë projekt të mos mund të bllokohet nga opozita.

Thotë se ka ende shumë punë për të bërë në Tiranë e për këtë i duhet një mandat i dytë, jo vetëm si qytetarë i parë, por edhe për të patur shumicën në këshillin bashkiak.

“Në mandatin e ardhshëm, jam i bindur do të bëjmë punë akoma më të mira dhe do të mirëpresim në këtë këshill bashkiak, edhe pothuajse po aq anëtarë të rinj, që besojmë do t’i bëjnë nder këtij qyteti dhe punës që është nisur këtu. Siç e thashë ne do të luftojmë për çdo mandat, për të 61 mandatet”, tha ai.

Nuk e përfill vendimin e opozitës për të bojkotuar zgjedhjet e as pjesëmarrjen e partive të vogla në garë. Për kryebashkiakun Erion Veliaj e rëndësishme është që të fitohen zgjedhjet në 30 qershor.

“Nëse opozita vazhdon të refuzojë të marrin pjesë apo të sjellë një alternativë për Tiranën përveçse të bllokojë projektet, ky është vendimi i tyre. Unë e kam thënë gjithmonë. Ne garën e kemi me veten tonë. Çdo vit duhet të jemi më mirë se viti që ishim dhe në mandatin tjetër, do të duhet të jemi më mirë, se sa mandatin që lamë pas.”, deklaroi Veliaj.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak kryetari i bashkisë njofton se ka edhe një listë rezervë për kandidatët e ardhshëm të këtij këshilli.

“Ne të kemi edhe një listë rezervë ku duam të promovojmë dhe shumë nga të rinjtë dhe të rejat tanë, për t’u siguruar që Tirana e ka një këshill bashkiak aktiv, me një shumicë që na mundëson të marrim vendime të rëndësishme, të ecim shpejt dhe të transformomë Tiranën si këto katër vite, ju garantoj më e mira është përpara”, theksoi ai.

E duke hedhur vështrimin drejt, kryebashiaku Veliaj tha se projektet për kryeqytetin do të realizohen falë edhe bashkëpunimit me qytetarët dhe për këtë mori shembull tre familje që preken nga projekti i bulevardit të ri të cilët kanë pranuar bonusin e qirasë.

Një tjetër vendim i marrë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës është shndërrimi në muze i shtëpisë së shkrimtarit Ismail Kadare, një projekt që do të përfshijë edhe shtëpinë e e një tjetër njeriu të njohur të letrave shqipe, Dritëro Agolli./ABC News Albania 24/7

MAQEDONI-ZGJEDHJET-ORA-16.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ent ela16:13 | 21/04/2019

Vijon i qetë procesi i votimit në kuadër të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Paraditen e sotme kanë votuar dhe tre kandidatët për postin e kreut të shtetit. Ata bënë apel për pjesëmarrje masive në votim.

Në Maqedoninë e Veriut  mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues. Sic ka njoftuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në ora 13.30 kanë votuar 20.45% e votuesve. Gjatë ditës kanë votuar edhe kandidatët presidencial. Blerim Reka kandidati shqiptar pas votimit ftoi qytetarët që masivisht të dalin në votime.

Kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski bërri thirrje për zgjedhje të qeta, siç tha, të një vendi që së shpejti do të bëhet pjesë e familjes euroatlantike.

Stevo Pendarovski, Kandidat Presidencial: “Pres një ditë të qetë zgjedhore, siç i ka hije një shteti evropian. Pres dalje masive, për shkak se qytetarët e dijnë se nuk bëhet fjalë për zgjedhje individuale, por për një koncept që RMV-ja duhet të vazhdojë të zhvillohet”.

Kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska bëri thirrje që me këto zgjedhje të tregohet kapaciteti demokratik i vendit.

Gordana Siljanovska, Kandidate për Presidente: “Shpresoj se përfundimisht do të dalim nga labirinthi i tranzicionit dhe do të hyjmë në tranzicionin demokratik. Fushatën e kam ngjyrosur me dituri, përkushtim dhe argumente për të dëshmuar se ne gratë kemi kualitete të veçanta”.

Në gjithë vendin nuk janë raportuar incidente apo shkelje të së drejtës së votës, përveç disa problemeve të natyrës teknike që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Këto janë zgjedhjet e gjashta presidenciale në vend që nga pavarësia në vitin 1991. /abcnews.al

 

 

 

byro-10-prill-1280x710.jpg
nev ila21:38 | 10/04/2019

A do të hyjë opozita në zgjedhjet vendore?

Ishte kjo pyetja, që u bë nga drejtuesja e emisionit, Juli Xhokaxhi, që ngacmoi 2 përfaqësueset e opozitës mbrëmjen e sotme në “Byro Politike”.

Gjosha dhe Tabaku u përgjigjën se, ka ende kohë që opozita të dalë në një version zyrtar, gjithsesi ato kanë theksuar se PD ka deklaruar se e ka një objektiv që është mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, pasi asnjë institucion shtetëror nuk funksionon.

“Asnjë institucion nuk funksionon, përveç KLSH dhe Presidentit. Gjithsesi kemi kohë deri në përfundim të afatit, për të dalë në një version zyrtar. Partia Demokratike ka deklaruar se ka një objektiv, janë zgjedhjet qendrore të jashtëzakonshme”, tha Tabaku.

Te njëjtin qëndrim pati edhe Klajda Gjosha në lidhje me pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore duke lënë të kuptohet se versioni zyrtar për pjesëmarrjen në to, nuk është marrë ende, nga strukturat e opozitës.

Kujtojmë që, afati përfundimtar ligjor, për të zyrtarizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore, është data 21 Prill./abcnews.al

skynews-donald-trump-us-president_4407328-933x445.jpg
ent ela08:43 | 11/01/2019

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që mbahet në fund të muajit Janar.

Ende mbetet e paqartë nëse mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane do të përfundojë deri më 22 Janar, kohë kjo kur mbahet Forumi.

Presidenti Trump dhe demokratët janë në mosmarrëveshje të thellë sa i përket ndërtimit të murit me Meksikën.

“Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve për sigurinë e kufirit dhe rëndësisë së madhe të sigurisë për kombin, unë me respekt po e anulojë udhëtimin shumë të rëndësishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës” ka shkruar Trump në Twitter./REL


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono