pjesë

veteranet-shqiptare-1280x699.jpg
nev ila16:44 | 15/09/2019

Veteranët e atletikës do të marrin pjesë në kampionatin ballkanik që zhvillohet në Rumani. Do të jenë pesë sportistë që do të synojnë të marrin medalje, siç kanë bërë edhe më parë.

Sporti shqiptar ka një disiplinë që thuajse gjithnjë i jep medalje.

Kjo është atletika, në kategorinë e veteranëve, e cila do të synojë të nderojë sërish veten dhe shtetin në turneun e ardhshëm, kampionatin ballkanik.

Do të jenë 5 veteranë që do të marrin pjesë në Ballkaniadën që zhvillohet në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, nga data 19 deri në 22 shtator.

Këta janë Nexhat Xhemalçe në moshën mbi 80 vjeç, në garat e 5 000 metrave dhe gjysmë maratonës.

Gilman Drishti e Dahamir Cali në 5 000 metra e gjysmë maratonë.

Po ashtu, Ilir Karanxha në garën e 1 500 metrave dhe Rudin Bektashi në 110 metra me pengesa dhe kërcim së gjati.

Thuajse të gjithë atletët veteranë kanë fituar medalje në të kaluarën dhe synojna të bëjnë sërish një gjë të tillë.

Shpresa është që vitin e ardhshëm kampionatin ballkanik i veteranëve në atletikë të zhvillohet në Shqipëri, pasi vendi ynë ka vendosur kandidaturën.

Pistat e mundshme, nëse kandidatura pranohet, janë ato të Elbasanit dhe të Shkodrës./ABC News Albania 24/7

operacioni-limit-dosja-1.jpg
nev ila21:02 | 14/09/2019

ABC News ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë për operacionin “Limit”, i cili goditi katër banda kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, duke çuar pas hekurave 58 trafikantë.

Nga përgjimet e Prokurorisë, pjesë e këtyre bandave, që vepronin si një grup i strukturuar kriminal, rezulton të ketë qenë edhe një grua, me emrin Miranda, e cila është bashkëshortja e Genc Bamllarit, xhaxhait të kreut të një prej bandave, Olgert Bamllarit.

Në bisedën e zhvilluar bashkëshortja e Genc Bamllarit njofton një prej krerëve të këtyre bandave, Olgert Bamllarin, që të mos flasë më, sepse telefonat janë nën përgjim dhe se vetë asaj dhe Gencit i kishin sekuestruar celularin dhe kontrolluar shtëpinë.

Biseda mes Miranda Bamllarit dhe Olgert Bamllarit:

Miranda: Miranda jam

Olgert: E Miranda, çar bën? Si je?

Miranda: Hiç

Miranda: Sapo erdha nga puna dhe!

Olgert: Çarë

Miranda: Dëgjon o dëgjon, përgjohen telefonat tëra e!

Olgert: Hë?

Miranda: Edhe timin e kanë marrë, të Gencit e kanë marrë

Olgert: Po pse?

Miranda: Erdhën brenda, nuk e di. Nga telefonatat gjetën, s’kishte kallëzuar njëri…në drekë erdha.

Olgert: Erdhën në shpi

Miranda: Kontrolluan. Në shpi po…

Duket se në aktivitetin e tyre kriminal, për trafikimin e lëndëve narkotike janë përfshirë edhe familjarë të Olger Bamllarit./abcnews.al

uefa-1280x621.jpg
ad min18:31 | 13/08/2019

Shefi i delegateve te UEFA-s, Stefan Keller ishte i pranishëm në Tiranë ku mori pjesë në seminarin e organizuar nga Federate Shqiptare e Futbollit së bashku me UEFA-n.

Të pranishëm ishin të gjithë delegatët që angazhohen nga FSHF në garat futbollistike që zhvillohen në Shqipëri.

FSHF synon që të ofrojë eksperiencën ndërkombëtare në organizimin e një ndeshjeje futbolli. Shefi i delegatëve të UEFA-s shpjegoi për pjesëmarrësit sesi duhet të punojnë në rolin e delegatit dhe bashkëpunimin me të gjithë faktorët në një ndeshje futbolli ndërkohë që theksoi se siguria është thelbësore për garën sportive.

“Delegatët janë veshët dhe sytë tanë. Ata janë personat që ne i besojmë dhe autoriteti më i lartë në një ndeshje. Duhet të bëjnë atë që është e drejtë dhe jo atë që është e lehtë. Është një punë e vështire dhe me përgjegjësi. Një delegat i cili shkon në një ndeshje duhet të dëgjojë edhe opinionet e klubeve pasi skuadrat organizojnë takime çdo javë. Duhet të ketë një sens mirëkuptimi pasi jo çdo gjë që shkruhet në rregullore është e zeza mbi të bardhë ka edhe rregullore të cilat mund të interpretohen”.

Seminari u bazua mbi disa pika si:
Krizat e menaxhimit gjatë ndeshjeve.
Ndërprerja e ndeshjeve.
Rastet e dhunës në stadium.
Dhunimi i zyrtarëve të ndeshjes.
Plotësimi i raportit final të ndeshjes.
Komunikimi me klubet disa ditë përpara zhvillimit të ndeshjes.
Takimi zyrtar me klubet ditën e zhvillimit të ndeshjes.
Në fundin e seminarit të gjithë delegatët iu nënshtruan një testimi i përgatitur nga shefi i delegatëve të UEFA-s./ABC News Albania 24/7

basha-dhe-aleatet-1280x639.jpg
ad min11:00 | 05/08/2019

Lëvizja Socialiste për Integrim, Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste paraqiten zyrtarisht kërkesat në KQZ për tu regjistruar si subjekte pjesëmarrëse në zgjedhjet e 13 Tetorit. Pak orë para skadimit te afatit PD nuk ka dorëzuar asnjë kërkese. Sipas Bashës, zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh.

Anëtarët e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e injoruan kërkesën e aleatëve të PD për të nisur punën për zgjedhjet e 13 tetorit, sipas një dekreti të Presidentit të Republikës. Por  kjo nuk e pengoi Lëvizjen Socialiste për Integrim, Partinë Republikane dhe Partinë Agrare Ambientaliste të regjistrohen si subjekte për të marrë pjesë në këtë proces për zgjedhjet vendore.

Tre subjektet që i kërkuan KQZ të braktisë pushimet dhe të organizojë zgjedhjet e reja vendore, shprehën edhe zyrtarisht vullnetin për të garuar në zgjedhjet e dekretuara nga Presidenti Meta.

Endrit Braimllari në pozitat e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dorëzoi në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhje duke sqaruar se për forcën e tij politike 13 tetori është një datë e ligjshme dhe me dekret presidencial.

Por vendimi për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit s’ka qenë i unifikuar edhe brenda vetë radhëve të opozitës. Në protokollin e KQZ nuk mbërriti një kërkesë nga LZHK e Dashamir Shehit dhe PDK e Nard Ndokës. Të kontaktuar nga ABC News të dy aleatët e Bashës pranuan se nuk do të regjistrohen në zgjedhje pa zgjidhur më parë krizën politike. Në KQZ mungoi edhe kërkesa e partisë më të madhe opozitare, Partisë Demokratike. Por në një qëndrim zyrtar selia blu përsëriti kërkesën dhe kujtesën drejtuar KQZ, se e ka detyrim ligjor organizimin e zgjedhjeve të 13 Tetorit

“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Me moszbatimin e  Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër. PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”.

Në një takim që zhvilloi me strukturat në Krujë, Lulzim Basha duke iu referuar zgjedhjeve të 13 Tetorit deklaroi se zgjedhjet nuk janë çështje datash, por standardesh dhe  se beteja për zgjedhje të lira nuk është kauzë partiake, por është betejë e çdo shqiptari./ABC News Albania 24/7

mayyy.jpg
ad min09:00 | 08/05/2019

Mbretëria e Madhe do të duhet të mbajë zgjedhje evropiane, pavarësisht shpresave nga qeveria se një marrëveshje Brexit mund të arrihet deri atëherë. Kështu bëjnë të ditur zëdhënës de facto të kryeministres.

Votimet pritet të bëhet më 23 Maj, por Theresa May tha se Britania e Madhe nuk do të duhet të marrë pjesë në qoftë se deputetët bien dakord për planin Brexit. David Lidington thotë se “për fat të keq”  nuk mundur të përfundojë ky proces para datës 23 Maj dhe Britania duhet të marrë pjesë në zgjedhje. Britania e Madhe do të duhej të largohej nga BE më 29 Mars, por nuk arriti të kalonte marrëveshjen e Brexit në parlament. Tashmë  BE e ka shtyrë afatin deri më 31 Tetor.

Vendi duhet të largohet më herët nga blloku, por nëse Britania do të jetë ende anëtare e BE deri më 23 Maj, ajo është e detyruar ligjërisht të marrë pjesë në zgjedhjet e BE dhe të dërgojë eurodeputetët në Bruksel.

Një zëdhënës i kryeministres bëri të ditur se May i vjen shumë keq që Britania nuk doli nga blloku siç ishte planifikuar.  Tashmë shefja e qeverisë shpreson që parlamenti të bjerë dakord për një plan Brexiti para se deputetët të rifillojnë sesionin e tyre në Korrik. Sidoqoftë, afati i fundit për tu regjistruar në zgjedhjet e BE ishte 7 Maji./abcnews.al

deputeti-gjerman-1.jpg
ad min16:33 | 26/04/2019

Deputeti i Bundestagut, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry e ka cilësuar djegien e mandateve nga opozita si një hap të gabuar. Në një takim me gazetarët në ambasadën gjermane, Petry i ka bërë thirrje opozitës të mos bojkotojnë zgjedhjet vendore.

Opozitës jashtë parlamentit i drejtohet një tjetër thirrje, që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit. Këtë herë nga Deputeti i Bundestagut, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian, Christian Petry.

“Në takimet me përfaqësuesit e politikës mbështeta bindjen time për të gjetur një rrugë në mënyrë që ky proces të hyjë në rrugën e normalitetit. Në takime promovova në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet lokale veçanërisht të Partisë Demokratike”, tha Petry.

Djegia e mandateve nuk është lëvizja e duhur e opozitës sipas deputetit gjerman.

“Situata e zhvillimit të këtij vendi apo kultura politike e këtij vendi ka qenë në rritje dhe ndaj për mua si deputet i Bundestagut gjerman është e vështirë të kuptoj vendime të tilla si ajo e daljes nga parlamenti. Ashtu si edhe kritikat e ngritura për mua nuk janë shumë të kuptueshme. Si parlamentar i bindur unë nuk e konsideroj si një hap të saktë dhe hap të duhur vendimin për braktisjen e parlamentit. Sepse kësisoj i shmangen një procesi demokratik dhe mund të shfrytëzojnë vetëm instrumente që janë jashtë parlamentit”, deklaroi ai.

Në një takim me gazetarët nga ambasada gjermane, deputeti i Bundestagut ka nënvizuar gjithashtu se  reformat në Shqipëri do të konsolidohen më tepër pas hapjes së negociatave e cila pranoi se është një rrugë jo e lehtë./abcnews.al

kosove-1280x690.jpg
ent ela17:30 | 04/04/2019

Kosova ishte pjesë e marrëveshjes për heqjen e roaming me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ekspertët për çështje të telekomunikacionit shpresojnë që të zbatohet marrëveshja për sa i përket Kosovës e Serbisë.

Në Kosovë është mirëpritur marrëveshja për heqjen e roamingut me shtetet e Ballkanit Perëndimor që u nënshkrua në Serbi.

Eksperti për çështje të telekomunikacionit Agron Dida ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm i afrimit të këtyre vendeve të Ballkanit me Evropën.

Thotë se negociatat me Serbinë janë shumë të rënda dhe se është sukses që Kosova ka arritur të jetë pjesë e kësaj marrëveshje.

Megjithatë operatori vala aktualisht ka disa problem teknike të funksionimit të Serbi.

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike ka thënë se problemet janë te operatorët e Serbisë dhe se janë duke e negociuar këtë çështje. Ai shpreson se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje që të tejkalohen këto pengesa./abcnews.al

varrimi-1280x689.jpg
ent ela19:09 | 31/03/2019

I jepet lamtumira e fundit Brahim dhe Astrit Bilalit, viktimave të ekzekutimit të dyfishtë të ndodhur mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Në ceremoni u lejua që të marrë pjesë dhe djali i njërit prej viktimave, i arrestuar tetorin e kaluar së bashku me disa anëtarë të grupit kriminal “Bajri”. Ndërkohë që ende nuk është vënë asnjë person në pranga për këtë krim të dyfishtë, detaje të reja janë zbuluar nga grupi hetimor.

Asmer Bilalit, iu hoqën prangat nga duart për pak orë, sa për t’i dhënë lamtumirën e fundit të atit dhe xhaxhait dhe për të hedhur një grusht dhe në varr. Pasdreken e së dielës, kur u përcollën për në banesën e fundit Brahim dhe Astrit Bilali, ceremonisë iu bashkua dhe ish-boksieri kampion i Vllaznisë, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar së bashku me një grup personash të tjerë të lidhur me klanin kriminal Bajri.

Para varrimit familjarët e tij bënë thirrje për të patur më shumë leje sesa disa orë. Ceremonia e varrimit të Astrit dhe Brahim Bilalit ka qenë tërë kohën e monitoruar nga policia. Ndërsa detaje të reja janë zbuluar nga atentati që tronditi Shkodrën dhe tërë opinionin publik paraditen e të shtunës.

Njëri nga viktima e së shtunës në Shkodër, Astrit Bilali iu është kundërpërgjigjur autorëve të atentatit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur krahas gëzhojave të automatikut me të cilin janë ekzekutuar dy vëllezërit Bilali edhe gëzhoja pistolete. Ndërsa arma është gjetur pranë trupit të Astrit Bilalit. Makina e përdorur nga autorët është deklaruar i vjedhur që në muajin dhjetor te 2018-ës. Brenda në Benzin që dyshohet se përdoren atentatorët u gjet arma e krimit të dyfishtë.

Policia ka shoqëruar dhjetëra persona që prej të shtunës, por akoma nuk është prerë asnjë fletë arresti për autorët e dyshuar të krimit, që siç tha vetë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh mes grupeve kriminale në qytetin e Shkodrës./abcnews.al

vokshi-1280x763.jpg
ent ela16:04 | 26/03/2019

Pas deklaratave të Kryeministrit Rama lidhur me garantimin e sigurisë në institucione, spitale apo edhe gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit, Partia Demokratike i ka kujtuar shefit të qeverisë se janë dy kandidatët e tij për bashki të cilët kanë përfituar para publike për ofrimin e këtij lloj shërbimi.

Deklaratat e kreut të qeverisë lidhur me ashpërsimin e Kodit Penal me qëllim sigurimin fizik të mjekëve apo fushave të futbollit, sollën reagimin e selisë blu. Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi theksoi se mungesat që shefi i qeverisë i gjen tek Kodi Penal faktikisht janë fillimisht përgjegjësi e tij dhe të paktën dy prej kandidatëve të tij për kryetar bashkie.

“Që nga viti 2014 dhe deri tani, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 101 milionë euro. 1/3-ën e kësaj shume, rreth 34 milionë i ka marrë Safet Gjici dhe Pjerin Ndreu. Safet Gjici, nëpërmjet dy shoqërive të lidhura me të, Toni Security dhe Eurogjici Security ka përfituar 24,8 milion euro. Pjerin Ndreu, nëpërmjet kompanisë së lidhur me të, Ndreu Security Service, ka përfituar  9,1 milion euro”.

Sipas Vokshit, kreu i qeverisë ka patur detyrimin ti kërkojë llogari operatorëve të cilët nuk kanë arritur të garantojnë sigurinë në institucione.

“Dhe t’u merrte lekët mbrapsht, jo t’i bënte deputetë, prefektë apo t’i promovojë si kandidatë për kryetarë bashkie. Nëse shërbimi i sigurisë fizike ka dështuar, Edi Rama ka detyrimin t’u thotë shqiptarëve se ku i ka çuar 100 milionë eurot e tenderuar për këtë shërbim”./abcnews.al

ura-1280x726.jpg
ent ela17:20 | 16/03/2019

Në dalje të Maliqit është shembur ura që lidh Korçën me Gramshin. Ndërsa Autoriteti Rrugor ka ndërhyrë për ta rregulluar, është ndryshuar lëvizja e mjeteve në këtë rrugë.

Ura në dalje të Maliqit, që shërben për të lidhur Korçën me Gramshin, është shembur pjesërisht gjatë natës së kaluar.

Një masiv i bazamentit të urës, gërryer nga ujërat e përrenjve dhe amortizimi, është shkëputur, duke e nxjerrë objektin jashtë funksionit.

Autoriteti Rrugor ka bllokuar lëvizjen e mjeteve të tonazhit të lartë, ndërsa lëvizja e mjeteve të tjera,drejt Gramshit dhe Korçës, bëhet vetëm në një sens, deri në përfundim të ndërhyrjes rehabilituese,nga subjekti që mirëmban këtë aks nacional.

Pas konstatimit të situatës dhe marrjes së masave për të shmangur qarkullimin e mjeteve, kanë filluar punimet për riparimin e pjesës se dëmtuar të urës, duke ndërhyrë me mbushjen e argjinaturës.

Punimet për riparimin e uresë pritet të zgjatin disa ditë, ndërsa qarkullimi i mjeteve do të vijojë të jetë i reduktuar./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono