pit buttigieg

pete-buttiegieg-1280x720.png
G. P.22:45 | 15/04/2019

Pit Buttigieg nuk ka vonuar të hedhë kandidaturën e tij mes demokratëve që synojnë të sfidojnë Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme. Në rast se zgjidhet, ai do të jetë presidenti i parë “gay” i Shteteve të Bashkuara.

Pit Butigieg ka hedhur zyrtarisht kandidaturën e tij për nominimet e demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, me synimin për të sfiduar Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.

Butigieg e njoftoi lëvizjen e tij në një event të mbajtur në qytetin South Bend, të Indianas, ku ka shërbyer si kryetar bashkie që prej vitit 2012. Duke prezantuar vizionin e tij për të riimagjinuar të ardhmen, ai premtoi një politikë tërësisht ndryshe nga ajo e Donald Trump. Duke sulmuar administratën aktuale amerikane, ai u rreshtua kundër atyre që sipas tij duan të ndalojnë orën dhe të kthejnë akrepat mbrapa.

“Është koha të shkëputemi nga politika e së shkuarës dhe të shkojmë drejt diçkaje tërësisht ndryshe”, tha Butigieg përpara mbështetësve të tij.

Fushata e tij deri tani është fokusuar kryesisht tek kontrolli i armëve, ndryshimet e klimës dhe të drejtat e komunitetit LGBT. Maja e karrierës së Butigieg ka qenë pikërisht posti i kryebashkiakut të South Bendit, ku gjatë mandatit të tij ka patur një përmirësim të situatës ekonomike dhe njëkohësisht një rritje të simpatisë ndaj figurës së tij. Në rast se fiton, Butigieg do të jetë i pari presidenti homoseksual i Shteteve të Bashkuara./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono