pirro milkani

pirro-milkani.jpg
G. P.13:26 | 20/01/2019

Për të dytin vit radhazi regjisori Pirro Milkani dhe bashkëshortja e tij, pianistja Margarita Kristidhi i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbjellë pemë në Tiranë, si mënyra më e mirë për ti lënë qytetit dhe brezit të ardhshëm një trashëgimi të gjelbër dhe ajër më të pastër.

Bredhit të mbjellë vitin e kaluar prej tyre, i janë shtuar dhe dy bredha të tjerë si dhuratë për nipin Marti dhe mbesën Pati. Të dy bredhat janë mbjellë në Parkun e Madh të Liqenit dhe do jenë gjithashtu një simbolikë e përhershme e dashurisë së dy gjyshërve për nipin dhe mbesën.

“Respekt e mirënjohje për regjisorin Pirro Milkani dhe bashkëshorten e tij, Margarita Kristidhi, që për të dytin vit radhazi na bashkohen në nismën “Dhuro pemë për Tiranën”!”, shkruan Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit që ka publikuar dhe disa foto nga mbjellja e bredhave./abcnews.al

PIRRO-MILKANI-PER-DOKUMENTARIN-KADARE-1280x720.jpg
G. P.18:48 | 08/11/2018

Dokumentari “Kadare” realizuar 7 vite më parë nga regjisori Pirro Milkani u shfaq në netët e kinemasë europiane. Milkani edhe pse ka relizuar dhjetëra filma artistikë e rendit në punët e veçanta. Në këtë realizim ai kujton momentin e pajtimit mes dy shkrimtarëve të mëdhenj Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli në vitin 2011. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono