piramida

CIFTI-NUDO-NE-EGJIPT-1280x720.jpg
G. P.22:59 | 10/12/2018

Një material filmik i publikuar në internet ka ngjallur polemika në të gjithë botën por u bë shkak që në Egjipt të niste një hetim. Prokuroria e Kairos po heton nëse është e vërtetë që një çift danez ngjiti Piramidën e Gizës dhe pozoi nudo mbi të.

Egjipti po heton një video që shfaq një çift danez që ngjit Piramidën e Madhe të Gizës por edhe duke pozuar lakuriq. Incidenti ka shkaktuar zemërim në vendin mysliman konservator. Prokurorët do të shqyrtojnë nëse videoja është reale, dhe nëse po si ata ishin në gjendje të ngjiteshin në strukturën e gjatë prej 140 metrash, raportoi gazeta shtetërore Al-Ahram. Zyrtarët fillimisht sugjeruan se pamjet mund të jenë të rreme. Piramida e Madhe e Gizës, e njohur edhe si Khufu ose Cheops, është një nga shtatë mrekullitë e botës së lashtë. Ministri egjiptian i antikitetit i tha deputetëve se prokurorët po hetonin nëse çifti danez filmoi ose jo një video pornografike në vendin e famshëm në Giza.

Një video 3 minutëshe, e cila u publikua në YouTube nga fotografi danez Andreas Hvid, tregon një femër që ngjit atë që duket piramida e lartë e Gizës. Fotografi tha se bashkë me një mikeshe të tij kishin kaluar disa orë “duke u fshehur përreth” përpara se të ngjiteshin. Në pamjet filmike përfshihet edhe një imazh i çiftit që pozon në majë të objektit 4500 vjeçar. Gjithashtu edhe një fotografi të çiftit, të cilët qëndrojnë në majë të piramidës të zhveshur. Videoja dhe imazhet u bënë virale në internet, por për më tepër shkaktuan zemërimin e shumë personave nga e gjithë bota./abcnew.al

zbulimii.jpg
G. P.10:35 | 02/08/2018

Zbulohet sekreti i energjisë mistike të piramidave të Egjiptit. Përtej legjendave dhe hamendësimeve për gjithë këto shekuj, piramida e Keopsit është studiuar me metodat fizike dhe rezultoi se ajo arrin të koncentrojë energjinë elektrike dhe magnetike, si në dhoma ashtu edhe nën bazën e saj, në mënyrë të njëtrajtshme.

Kërkuesit e ITMO University kanë vrojtuar shpërndarjen e fushave magnetike në brendësi të piramidës, duke studiuar edhe ndërveprimin mes valëve të gjatësive të ndryshme prej 200 dhe 600 m. Megjithatë duke qenë se në brendësi të piramidës së Gizës nuk është zbuluar ende plotësisht çdo gjë, pasi mendohet se mund të ketë ende dhoma të fshehta, studiuesit kanë vijuar me hipoteza.

Sipas tyre është struktura piramidale që i shpërndan valët elektromagnetike, valët radio dhe i fokuson dhe koncentron pikërisht në dhomat e fshehta ku ndodhen varret e mbretërve, por mbi të gjitha nën bazën e saj.

Ky deduktim hap rrugën e studimeve të reja mbi ndërtimet e piramidave, por mund të shërbejë në të ardhmen për projekte që kanë të bëjnë me krijimin e nano-pjesëzave efiçente për shfrytëzimin e energjisë diellore.

Klan Plus

erion-veliaj.jpg
G. P.13:58 | 07/07/2018

Siç ka nevojë për Pazarin e Ri, për Bulevardin e ri, për sheshin “Skënderbej”, vendi sipas kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nevojë edhe për një teatër të ri. Veliaj deklaratën e bëri në cermoninë e organizuar për të festuar marrjen e çmimit si projekti rinovues më i mirë i vitit në Europë për Pazarin e Ri.

Teatri i ri Kombëtar ashtu si çdo projekt tjetër që ka hasur rezistencë fillimisht, do të jetë një sukses që do të vlerësohet më pas. Deklarata është e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sipas të cilit vendi ka nevojë për një Teatër të ri Kombëtar.

“E kemi mësuar tashmë, gjërat e reja kanë rezistencë. Në këto dy muajt e fundit jemi përfshirë nga debati për teatrin edhe sigurisht, po ta kishim bërë në Suedi, në Norvegji a në Danimarkë, do ishte shumë e thjeshtë. Por duam që kjo gjë e bukur të bëhet në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të kemi debate, protesta, diskutime, sepse në fund dhe produkti do të dalë më i bukur dhe më cilësor. Nëse kemi nevojë për Pazar të Ri, për Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara”.

Treguesi më i mirë për këtë, sipas Veliajt, është Pazari i Ri, i cili një vit e gjysmë pas përurimit, në Londër mori çmimin si “Projekti rinovues më mirë i vitit në Europë. Me këtë rast u organizua edhe njëcermoni festive.

“Jo vetëm në Shqipëri, por kudo, kur bëhen gjëra të reja gjithmonë ka rezistencë, hezitim, dyshime, ka njerëz që janë skeptikë, cinikë, që thonë: Se ky vend nuk bëhet me këta njerëz. Pyetja është: Nëse nuk bëhet ky vend, cili vend u bëka? Nëse nuk e bëjmë ne këtë vend, s’ka kush e bën tjetër. Ndaj, dua që t’u japim një duartrokitje atyre që e kanë bërë këtë vend: që nga tregtarët, banorët që kujdesen, pastruesit, policët, artistët dhe artizanët që na janë bashkuar sot”.

Bashkëdrejtuesi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Martin Mata, i cili bashkëpunoi me Bashkinë e Tiranës për rinovimin e Pazarit te Ri siguroi se një tjetër investim i suksesshëm do të jetë edhe transformimi i Piramidës.

“Pazari i Ri është shembulli më tipik se çfarë ka ndodhur dhe e harrojmë se si ka qenë ky shesh. Duke filluar nga ideja, duke filluar nga arkitektët që kanë bërë punën e tyre më frymëzuese dhe më fantastike deri më sot, duke vazhduar me kompaninë e ndërtimit, me supervizorët, me stafin tonë, me bashkinë dhe mbi të gjitha me njerëzit, të cilët e kanë kthyer këtë në sheshin e tyre. Kjo është arsyeja pse ky Pazar mori çmimin e parë, kjo është arsyeja pse do të vazhdojmë me Piramidën, si projekt i radhës. Edhe Piramida ka hyrë në rrugë të mbarë, jam i sigurt se do të konkurrojë denjësisht për të patur të njëjtin rezultat, të jetë po aq atraktive për njerëzit si është Pazari i Ri”.

Kryetari i Bashkise së Tiranës shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë kontribuar në projektin e transformimin të Pazarit të Ri, ku ndërthuret mjaft mirë tradicionalja me modernen./abcnews.al

JONI-BABOCI-1280x720.jpg
ent ela13:16 | 02/06/2018

Në intervistën e javës në vijim do të flasim për një projekt mjaft interesant që është ai i transformimit të piramides së Tiranës në një qendër multifunksionale për të rinjtë, e parashikuar të jetë më e madhja në rajon! Ky është një projekt i cili aktualisht zbatohet edhe në Londër, Paris dhe Jerevan, dhe Tirana është pikerisht qyteti i 4. Intervista e javës së gazetares Viol Xhafaj me Joni Baboçin, drejtor i përgjithshëm i planifikimit e zhvillimit të territorit pranë bashkisë së Tiranës. /abcnews.al

piramida.jpg
G. P.16:43 | 16/05/2018

Projekti i rijetëzimit të Piramidës në Tiranë është prezantuar në prani të kryeminsitrit Edi Rama, kryebashkiakut Veliaj e arkitektëve të huaj e vendas. Ish-muzeu i diktatorit do të kthehet në qendrën më të madhe të zhvillimit të teknologjisë.

E shkuara do të vendoset në funksion të së ardhmes. Piramida në qendër të Tiranës do të rijetëzohet për t’u kthyer në qendër të teknologjisë e inovacionit bazuar në këtë koncept.

Xhamat e errët që e mbyllin për publikun do të zëvendësohen me transparente, ndërkohë shkallët do të lartësohen deri në maje të saj, ku do të ndërtohet një shesh i gjelbër.

Projekti  që vjen si një bashkëpunim i qeverisë, Bashkisë së Tiranës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim parashikon gjithashtu zgjerim të volumit të hapësirave të brendshme dhe krijimin e 14 pavioneve për tekonologji, art, muzikë e media.

Por për të arritur deri tek ky projekt, kryeministri Edi Rama tregoi se me kryebashkiakun Erion Veliaj kishin rrahur mendime të ndryshme.

Edi Rama: “Erioni kërkonte për ta kthyer këtë në një qëndër për këtë pjesën e të rinjve trendi të Tiranës, një komunitet gjithsesi minoritar brenda komunitetit të madh të të rinjve të Tiranës. Gjë që mund të rrezikonte që ta kthente në një qendër rinore të ardhur me sforcim në kohë. Ndërkohë që unë i thosha fëmijët, fëmijët, fëmijët. Sigurisht besoj se kjo është më shumë merita e Zahos se e imja. Dhe e mbaj mend shumë mirë një ditë kur Erioni më telefonoi i ekzaltuar si gjithmonë në fakt, edhe kur telefonon për një pusetë, edhe kur telefonon për një projekt transformues me pasoja për brezat dhe më tha: “E gjetëm lal. U zgjidh kjo punë”. Më foli për Tumën dhe është diçka sinqerisht përtej ëndrrës sime më të bukur”.

Ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj iu rikthye kohës, kur diskutohej për prishjen e Piramidës ndërsa bëri analogji për debatet e fundit për Teatrin Kombëtar.

Zbatimi i modelit TUMO një lloj i ri i përvojës arsimore në kryqëzimin e teknologjisë dhe dizajnit, sipas krybashkiakut, do ta kthejë Tiranën në një nga qendrat më të mëdha të zhvillimit të teknologjikë krijuese, jo vetëm në rajon./abcnews.al

4e104c57-f552-4e79-8266-dd78239aef11-1280x960.jpg
ent ela12:52 | 28/03/2018
I kthyer tashmë në një traditë, u çel në ambientet e Pallatit të Kongreseve edicioni i IX i Panairit “Work & Study”, i organizuar nga Bashkia e Tiranës, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si dhe Ministria e Arsimit dhe Sporteve.

Në këtë panair marrin pjesë mbi 60 kompani dhe  universitete e institucione të ndryshme, të cilat ofrojnë mbi 3000 vende të lira pune.

Në hapjen e panairit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vlerësoi atë si një mundësi shumë e mirë për të bërë të mundur komunikimin mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, posaçërisht në sektorin privat. Veliaj theksoi se Tirana gjeneron më shumë se gjysmën e ekonomisë së vendit.  “Jam i lumtur që kjo ndodh në Tiranë. Kryeqyteti në fakt gjeneron rreth gjysmën e GDP-së të gjithë së Shqipërisë. Unë jam entuziast për faktin që Tirana jo vetëm gjeneron gjysmën e ekonomisë, por është përgjegjëse për gjysmën gjithashtu të punësimit në Republikën e Shqipërisë. Teksa Tirana bëhet shtëpia jonë e madhe është shumë e rëndësishme të kuptojmë që ky është qyteti më kompetitiv”, u shpreh Veliaj, teksa shtoi se kryeqyteti shihet edhe si një vend ku shumë prej të rinjve që vijnë nga rrethet për të studiuar, vendosin të ndërtojnë të ardhmen e tyre. “9 nga 10 studentë që vinë për të studiuar në Tiranë do të jetojnë në Tiranë, edhe pas universitetit. Tirana ka nevojë për 6-7 mijë apartamente në Tiranë. Vetëm kjo industri e njerëzve që i shtohen çdo vit Tiranës, që është diku midis 27 dhe 30 mijë banorëve në vetvete gjeneron  punësim. Unë e kuptoj secili prej nesh do të donte të kishte një bahçe të bukur përpara shtëpisë, kjo nuk është e mundur në një qytet të madh. Kjo është arsyeja pse shumica prej nesh ka vendosur të jetojë në Tiranë sepse duam të jemi aty ku janë edhe të tjerët, ama duhet të kuptojmë që në vetvete kjo industri, vetëm zhvillimi i industrisë së ndërtimit në Tiranë ka punësuar 10 mijë veta”, tha ai.

Duke listuar disa prej potencialeve të qytetit të Tiranës, kreu i Bashkisë përmendi dhe përzgjedhjen e kryeqytetit shqiptar si një nga tre qytetet bashkë me Parisin dhe Tel Avivin ku do të zbatohet projekti inovativ TUMA. “Dje morëm një vendim tjetër të ri që ndërtesën ikonike që është këtu pranë Pallatit të Kongreseve që është Piramida e Tiranës, ta kthejmë në qendrën më të madhe të teknologjisë të informacionit në rajonin tonë me kapacitet 5 mijë nxënës e të rinj që hyjnë e dalin çdo ditë për të marrë kurse të IT.  Sot kemi profesione që kur unë isha fëmijë nuk ekzistonin. Kështu që ideja e kthimit të Piramidës në një vend që pompon brenda dhe jashtë 5 mijë të rinj në ditë, pra le të themi nju lloj Pallati i Pionierëve, por tani i teknologjisë të informacionit në kohët moderne, besoj që është realisht diçka që ka nevojë tregu i punës. Një nga gjërat që ne kemi nënvlerësuar dhe për herë të parë e kemi marrë seriozisht në Bashkinë e Tiranës është ekonomia e natës, ekonomia e argëtimit, ekonomia e një qyteti që jeton 24 orë”, u shpreh Veliaj.

Veliaj deklaroi se ka marrë fund njëherë e mirë punësimi mbi bazën e lidhjeve politike dhe se tashmë gjithçka është e bazuar tek merita. “Koha ku ishte partia agjencia kryesore e punës ka marrë fund, të paktën në Bashki të Tiranës këtë jua jap me garanci. Do të thotë shumë e më shumë ente publike po bëhen predatorë për të rekrutuar nga entet private. Sigurisht ka të bëjë dhe me motivimin, rrogat në shtet nuk janë edhe aq të larta por njerëzit nuk punojnë vetëm për rrogën. Punojnë edhe për sens misioni jo vetëm për sens rroge. Ndaj për të gjitha këto arsye nëse jeni student sot unë e di që me gjasë kjo do të jetë shtëpia juaj e re, pavarësisht nga çfarë do lloj qyteti vini”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i bëri thirrje kryesisht të rinjve që t’i kushtohen më shumë arsimimit dhe marrjes së profesioneve, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ti përgjigjen kërkesës së tregut të punës dhe të kohës që po kalojmë. “Në këtë moment ky është një sprint për të qenë realisht më të mirët dhe ju garantojë që gjithmonë e më shumë si privati si publiku nuk po pyet më i kujt je dhe nga vjen por çfarë di të bësh. Dhe arsyeja pse ua them këtë është se sot dija është e vetmja gjë që nuk ta merr njeri. Dijen që ke në kokë nuk ta merr dot asnjë njeri. Kombet që ecin përpara nuk janë kombet që kanë por janë kombet që dinë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

 Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka vlerësoi Bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës, ndërsa deklaroi se ky panairit mundëson që në një çati të dialogojnë bashkërisht biznesi, akademia, studentët dhe qytetari. “Krijohet një mundësi konkrete për kompanitë ekspozuese ne këtë panair që të njihen më mirë me ofertën e tregut të punës. Punëkërkuesi, punonjësi apo çdo individ i lirë është një tjetër fokus i panairit  Work&Study, duke ofruar një mundësi për t’u përballur me tregun e punës, për te prezantuar veten nëpërmjet intervistave  pranë këtyre kompanive. Ju uroj suksese, pasi kemi nevojë më shumë se kurrë për një treg kompakt dhe për burime njerëzore profesionale”, theksoi Jaka.

/abcnews.al

thumbnail_Kryebashkiaku-Veliaj-firmos-marreveshjen-me-AADF-2-1280x853.jpg
ent ela12:32 | 27/03/2018

Pas Pazarit të Ri, Bashkia e Tiranës dhe Fondacioni Amerikan i Zhvillimit nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për transformimin e Piramidës. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, deklaroi se piramida do të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, për teknologjinë, artin dhe kulturën.

Piramida në Tiranë do të shndërrohet në qendrën më të madhe multifunksionale për të rinjtë, me fokus, kryesisht në arsimimin digjital, por dhe artin e kulturën.

Pas projektit të Pazarit të Ri, kryebashkiaku Erion Veliaj firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit.

“Më vjen mirë që në këtë projekt jemi bashkë edhe me qytete të tjera të Evropës, si Parisi, apo qytete me më shumë burime financiare se sa ne, si Abu Dhabi apo Dubai. Krenohemi që qyteti ynë është qyteti më i ri sot në Shqipëri, e kësisoj edhe qyteti më i ri në Evropë, me moshën mesatare 28 vjeç. Është mëkat të mos e shfrytëzojmë këtë hapësirë, e cila është sfidë, por edhe mundësi që të investohemi te rinia dhe sidomos te aftësimi digjital i të rinjve”, tha Veliaj.

“Jemi duke kërkuar shumë për të gjetur modele në fushën e arsimit, të qëndrueshme dhe moderne, të cilat bota i ka provuar. Një ndër këto është projekti “TUMO”, të cilin e kemi parë në disa vende, kemi folur me ta dhe për kënaqësinë tonë të madhe, jo vetëm që kanë pranuar të vijnë, por kanë pranuar edhe ta menaxhojnë në vitet e para, padiskutim nën kujdesin tonë të përbashkët, financimin tonë të përbashkët”, tha Mata.

Projekti, sipas kryebashkiakut, është i ndarë në dy faza: fillimisht do të nisë puna për rehabilitimin e godinës dhe më pas për mirëmenaxhimi e saj.

Aktualisht, Bashkia e Tiranës është duke biseduar me disa nga studiot më të mira të arkitektëve dhe brenda Majit do të bëhet edhe prezantimi publik i i projektit për Piramidën./abcnews.al

vlcsnap-error015-1280x720.jpg
G. P.20:59 | 02/02/2018

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë prezantimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve “ICT Awards” theksoi se shumë shpejt do ta kthejë “Piramidën” në një nga qendrat më të mëdha të “IT”-së në Rajon.
Tirana bëhet qyteti i katërt në botë që aplikon këtë nismë të Organizatës “Tummo”.

Erion Veliaj: “Ky qytet po funksionon pak më mirë sot, megjithatë unë prapë them nuk mjafton. Kjo është një nga arsyet pse kemi marrë një vendim shumë të rëndësishëm për ta kthyer “Piramidën” e Tiranës në qendrën më të madhë të I.T.-s në rajon. Që ta meritoj plotësisht duartrokitjen po ju tregoj disa detaje për të treguar se është pak më e thellë se thjesht një slogan që meriton duartrokitje. Jemi duke punuar me një organizatë që quhet “Tummo”. “Tummo” është një organizatë me origjinë nga Amerika. Një grup amerikano-armenë e filloi për herë të parë në Jerevan, aty ishte momenti ku ne e pamë. Është si të them pallati i pionerëve për “Digital Literacy”. Pra për të gjithë fëmijët të rinjtë, fillojnë nga mosha katër deri në moshën 24 vjeç. Praktikisht është shkollë inovatore për kulturën digitale edhe varion nga kodimi dhe software design e deri kinema dhe film, montazh e shumë procese të tjera. Çdo ditë në Jerevan hyjnë dhe dalin nga kjo qendër 4000 të rinj. Aq i suksesshëm është projekti saqë për punë ditësh hapet në qendër të Parisit dhe në qendër të Londrës. Ne do të jemi qyteti i katërt që do të aplikojë konceptin “Tummo” e unë këtu jam shumë mirënjohës edhe kryeministrit edhe qeverisë shqiptare sepse na ka dhënë pronën më të lakmuar në qytet, “Piramidën” e Tiranës”./abcnews.al

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono