Pioli

Pioli-3-1280x768.jpg
Veronik Istrefaj23:22 | 10/11/2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli menjëherë pas humbjes ndaj Juventusit, për mikrofonat e Sky Sport. Në fjalën e tij, tekniku i kuqezinjve u shpreh: “Na mungoi vetëm rezultati, paraqitja e lojtarëve të mi ishte e shkëlqyer, më e mirë se e Juventusit.

Por kur nuk shënon kundër një kundërshtari si Juventusi, sidomos në fushë kundërshtare, ndëshkohesh. Krijuam shumë raste dhe pak skuadra dominojnë Juventusin në fushën e saj. Tani thjesht duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të punojmë më shumë.

Luajtëm me një intensitet të jashtëzakonshëm, ky ishte një test për ne. Duhet të merrnim diçka nga kjo sfidë, por po largohemi duarbosh, gjë që nuk është aspak e mirë”, përfundoi Pioli./abcnews.al

 

Pioli-3-1280x768.jpg
Veronik Istrefaj23:47 | 03/11/2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli menjëherë për mediet italiane pas humbjes 1-2 kundër Lazios. Strategu i kuqezinjve tha se skuadra e tij bën ende gabime, por po sheh shenja përmirësimi.

“Sipas mendimit tim, ekipi po përmirësohet. Sigurisht, për tabelën dhe situatën ku ndodhemi, ishte e rëndësishme për të fituar, por performanca ishte prezente sot”, tha Pioli fillimisht.

“Ne morëm përsipër disa rreziqe për të krijuar panik te kundërshtarët, duke i shtyrë ata deri në fund dhe besoj se tani jemi në rrugën e duhur.

“E gjitha çfarë mund të bëjmë është të vazhdojmë të përmirësohemi përgjatë këtyre linjave. Pashë një ekip që luftoi shumë për 95 minuta. Unë nuk pashë një ekip që po nuk po mundohej apo po frikësohej.

“Ende bëjmë shumë gabime, por kur unë erdha, lojtarët kishin frikë dhe ishin në ankth. Tani nuk e kemi një gjë të tillë”, përfundoi Pioli./abcnews.al

Paqueta.png
Veronik Istrefaj18:35 | 01/11/2019

Lucas Paqueta u transferua te Milanit gjatë merkatos së janarit sezonin e shkuar, por edhe se ka vetëm 10 muaj te kuqezinjtë, ka luajtur nën urdhrat e tre trajnerëve. Sot, braziliani ka folur për mediet italiane, ku ka treguar diferencat mes trajnerëve me të cilët ka punuar.

GIAMPAOLO – “Mendoj se kishte disa faktorë që ndikuan te puna e tij. Për mua personalisht, ishte një problem i madh, pasi nuk kam luajtur shumë ndeshje. Jam munduar gjithmonë të bëjë maksimumin dhe të punoj shumë”.

PIOLI – “Tani me Piolin, skuadra është më komode dhe më e qetë. Para se të vinte Pioli, diçka nuk ishte në rregull dhe po mungonte diçka. Tani, skuadra është më mirë, por duhet ende pak kohë që të përmirësohemi dhe të arrijmë rezultate të mira. Pioli është i drejtpërdrejtë, t’i thotë gjërat menjëherë. Trajneri i bën lojtarët të luajnë aty ku e kanë pozicionin, duke na dhënë lirinë e duhur për të treguar vlerat tona”, përfundoi Paqueta./abcnews.al

Caldara-Pioli-1280x800.jpg
Veronik Istrefaj17:25 | 30/10/2019

Trajneri i ri i Milanit, Stefano Pioli, është një admirues i skemës me tre qendërmbrojtës, por deri më tani te Milani, nuk ka pasur mundësi të luajë me një modul të tillë, për shkak të lojtarëve që ka në përbërje.

Si pasojë, tekniku italian i ka bërë kërkesë klubit që të ndërhyjë në merkato të marrë një qendërmbrojtës. Caldara do të rikthehet shumë shpejt nga dëmtimi, por Pioli po shpreson që Milani të shpenzojë dhe të sjellë një emër të madh në San Siro.

Deri më tani, mediet italiane nuk kanë mësuar ndonjë emër konkret, por flitet se kuqezinjtë po interesohen për dy mbrojtës në La Liga. Me këtë skemë të re, Theo Hernandez do të ketë mundësinë të luajë më i avancuar, ndërsa Duarte me shumë gjasa do të mbulojë rolin e ‘wingerit’ të djathtë./abcnews.al

Pioli-Milan.png
Veronik Istrefaj21:23 | 27/10/2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për mediet italiane pas humbjes kundër Romës. Milani u mposht 2-1 në kryeqytet dhe Pioli nuk e ka marrë mirë këtë rezultat. Në fjalën e tij, numri një i stolit kuqezi tha: “Unë sinqerisht prisja më shumë!

Mendoj se kemi bërë shumë gabime që na kanë kushtuar kundër Leçes dhe pastaj bëmë përsëri gabime sot kundër Romës. Ne jemi një ekip i madh dhe kemi shumë cilësi në grup. Nuk mund t’i bëjmë këto lloj gabimesh.

Pjesa e parë? Unë mendoj se ishte një pjesë e parë mjaft e barabartë. Më pas, arritëm të shënonim në fillimin e pjesës së dytë dhe gjithçka po shkonte mirë.

Goli i dytë i Romës? Pasi barazuam, duhet të ishim më të kujdesshëm. Kemi shumë gjëra për të punuar, e dimë se mund të jemi më mirë, por do të duhet të punojmë shumë në ditët e ardhshme.

Piątek? Dua të marr më të mirën e lojtarëve të mi, unë i marr vendimet e mia bazuar në atë që futbollistët më tregojnë në stërvitje dhe në fushën e lojës. Ne duam t’i rikthehemi fitoreve”, përfundoi Pioli./abcnews.al

giampaolo.jpg
Veronik Istrefaj23:58 | 26/10/2019

Paolo Maldini ka folur sot për mediet italiane, ku ka thënë se projekti i Milanit ka nevojë për kohë. Sipas legjendës kuqezi, Milani është në rrugën e duhur dhe rezultatet do të vijnë me kalimin e kohës. Në fjalën e tij, ish-mbrojtësi tha: “Ky moment është delikat për Milanin.

Gjithsesi, ky është një proces i projektit që ne kemi. Kemi pasur tre ndryshime në drejtim. Ndryshimi në krye të pankinës ka qenë i papritur. Megjithatë, ishte një vendim që duhej marrë. Tani kemi marrë një trajner me ide të qarta, kemi dhe një skuadër të re. Ky është vetëm fillimi i sezonit dhe gjëra të mëdha na presin”, përfundoi Maldini./abcnews.al

Pioli-2.jpg
Veronik Istrefaj23:22 | 20/10/2019

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, nuk ia doli të debutojë me fitore në takimin kundër Leçes, duke marrë vetëm një barazim 2-2. Pas kësaj sfide, tekniku italian tha:

“Ka shumë gjëra pozitive që më bëjnë optimist për të ardhmen, por sot duhet të kishim fituar. Kishim shumë raste për ta mbyllur ndeshjen, por nuk arritëm të ishim të saktë dhe i dhamë mundësinë rivalëve për të besuar dhe për të barazuar. Babacar dhe Calderoni janë lojtarë shumë të mirë, kam punuar më parë me to.

Sot luajtëm me tre qendërmbrojtës, por ndaj Romës javën e ardhshme do të jetë shumë ndryshe. Më keni pyetur dje se si e kam gjetur Milanin dhe nuk kisha një përgjigje të saktë. Sot mësova se kjo skuadër ka shumë gjëra pozitive, por po flasim për Milanin: Duhet t’i fitojmë ndeshjet shumë më shpejt.

E zëvendësova Leaon jo se nuk mund të luajë së bashku me Piatek, por pati disa probleme shqetësore. Do të kemi shumë ndeshje përpara dhe eksperimentet nuk do të mungojnë”, përfundoi Pioli./abcnews.al

Calha.jpg
Veronik Istrefaj22:47 | 20/10/2019

Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 kundër Leçes në San Siro, duke marrë vetëm një pikë nga ky takim. Kjo ishte ndeshja e parë e Stefano Piolit në krye të “Djallit” dhe tekniku italian nuk arriti të debutojë me fitore. Ishte Calhanoglu që shënoi golin e parë të kësaj sfide, në minutën e 20-të. Fantazisti turk shënon një gol shumë të bukur nga një kënd i vështirë, duke goditur fluturimthi me të djathtën. Ky gol, i çoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë, ekipi i Leçes shtyu më shumë në repartin sulmues, madje arritën dhe të barazonin. Conti prek topin me dorë brenda zonës dhe penallti për miqtë në minutën e 62-të. Sulmuesi Babacar merr përsipër ekzekutimin e këtij 11-metërshi dhe në dy tentativa, mposht Donnarummën.

Pioli ndërhyn në formacion dhe nuk pajtohet me këtë barazim, duke aktivizuar sulmuesin polak, Kryzstof Piatek. Ishte pikërisht bomberi kuqezi ai që gjeti rrjetën, në minutën e 81-të. Megjithatë, Leçe nuk do të dorëzohej dhe me anë të një supergoli nga Calderoni, vendosi rezultatin final të sfidës në 2-2./abcnews.al

Serie A, java 8

Milan – Leçe 2-2
Calhanoglu 20′, Piatek 81′ / Babacar 64′, Calderoni 90+4′

Bonaventura.png
Veronik Istrefaj09:31 | 11/10/2019

Giacomo Bonaventura është duke u rikthyer nga dëmtimi. Pasi po përgatit rikthimin e tij nga dëmtimi i rëndë në gju, mesfushori me eksperiencë është i gatshëm të marrë një rol të rëndësishëm si një nga liderët në ekipin e Stefano Piolit, pasi lojtarët e rinj kanë nevojë për senatorët.

Kundër Genoas, Bonaventura bëri një paraqitje shumë të mirë, duke ndihmuar skuadrën e tij për të siguruar tre pikët. Prandaj, edhe pse ende nuk e është rikuperuar plotësisht, ai do të jetë një lojtar shumë i rëndësishëm për Piolin. Bonaventura mund të luajë në pozicione të shumta, të cilat Pioli duhet të shfrytëzojë gjatë ndeshjeve të tij të para si trajneri i “Djallit”./abcnews.al

Pioli-2.jpg
Veronik Istrefaj22:06 | 09/10/2019

Stefano Pioli ka marrë lajme të mira që në ditën e parë te Milani. Qendra e mbrojtjes ka qenë problem te “Djalli” këtë sezon, pasi kanë pësuar shumë gola. Romagnoli është titullar i padiskutueshëm, por Musaachio ka bërë disa gabime dhe është kritikuar tepër.

Pikërisht në këtë repart, Milani ka marrë një lajm të mirë, pasi Mattia Caldara është rikthyer nga dëmtimi dhe duket gati për të zbritur në fushë. Italiani është një futbollist me shumë kualitet, i zgjuar në prapavijë dhe një nga mbrojtësit më të shpejtë në Serie A.

Së bashku me Romagnolin në qendër të mbrojtjes, Caldara pritet të bëjë një sezon të madh. Nga Italia raportohet se Caldara mund të zbresë në fushë që në takimin kundër SPAL, por gjatë muajit nëntor do të jetë në 100% e tij./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono