pilot

INDONEZI-AVIONI-ABCM3T1.mpg_snapshot_00.03-1280x720.jpg
ad min21:30 | 28/11/2018

Ekzaminimi i kutive të zeza të avionit të rrëzuar një muaj më parë në Indonezi, tregoi se piloti është munduar të shpëtojë avionin nga rrëzimi. Ekspertët mendojnë se një defekt nje një program në bordin drejtues mund të ketë shkaktuar tragjedinë, ku humbën jetën 189 persona.

Piloti i Boeing 737, që u rrëzua duke vrarë 189 persona, ka provuar të shpëtojë avionin, por kompjuteri i bordit nuk i ka lejuar komandantit që të rimarrë kontrollin. Ky është rezultati i ekzaminimit të parë të kutisë së zezë të mjetit fluturues të Lion Air, i cili me 29 tetor ran ë det pasi u ngrit në ajër nga Xhakarta në Indonezi. Kështu të paktën raportojnë mediat ndërkombëtare.

Të dhënat e kutisë së zezë kanë regjistruar tentativën e pilotit për të drejtuar avionin për sipër, pasi sistemi në bord mbante drejtimin e kundërt. Ky informacion i ri tregon se një program në bord që ka lindur për të parandaluar rrezikun e ndonjë problemi në lartësi mund të ketë pasur rol kyç në incident. Një pajisje e njohur si “Stick shaker” – që paralajmëron se krahët po humbasin pjesë, që bën të dridhet kabina e kontrollit dhe që bën një zhurmë të fortë – është aktivizuar menjëherë pas nisjes. Instrumenti është dëmtuar nga një pajisje difektoze që mat gradët në të cilat avioni drejtohet për sipër ose për poshtë në varësi të erës që fryn.

Ky keqfunksionim i sensorit aktivizoi edhe programin e sigurisë. Sistemi i rritjes së karakteristikave të manovrave është projektuar për të garantuar që krahët të mos humbasin funksionin e tyre. Ishte i programuar për të ulur në mënyrë automatike kokën e avionit dhe këtë e bënte për pjesën më të madhe të fluturimit. Ndërkohë, në një fluturim të mëparshëm të këtij avioni, e njëjta pajisje kishte dhënë shenja keqfunksionimi. Megjithatë kompania Lion Air pretendeon se e kishte rregulluar./abcnews.al

t2.jpg
ad min10:22 | 28/08/2018

Një fluturim trajnues i ushtrisë greke përfundoi në tragjedi në Greqi.

Sipas mediave greke, një avion T-2 u rrëzua në një zonë mes Spartës dhe Tripolit, pranë një zonë të pyllëzuar.

Nga ngjarja është konfirmuar se piloti ka mbetur i vdekur, ndërsa bashkëpiloti është zhdukur.

Avioni po udhëtonte në një lartësi prej 800 metrash. Dy pilotët u munduan të shpëtonin dhe u hodhën nga mjeti fluturues pasi u shfaq një avari.

Autoritetet greke kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit./abcnews.al

avioni-123.jpg
ad min21:26 | 08/06/2018

Një avion i lehtë është rrëzuar të premten në një zonë periferike në Melburne të Australisë. Si pasojë ka mbetur i vdekur piloti që drejtonte mjetin, ndërsa është lënduar ndihmësi i tij.

Pak momente pas përplasjes me tokën, mjeti ka marrë flakë dhe një kolonë tymi është ngritur në ajër. Sipas autoriteteve lokale, avioni ka rënë rreth 1 kilometër larg pistës dhe ka dëmtuar disa kabllo elektrikë të zonës së banuar.

Ai ishte njëmotorësh, i llojit “Cesna 172”. Drejtoria për sigurinë e transporteve ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të incidentit./abcnews.al

vlcsnap-error325-1280x720.jpg
ad min19:42 | 05/02/2018

“Bëjmë detyrat e shtëpisë” është nisma më e re e Ministrisë së Arsmit, Sportit e Rinisë. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Lindita Nikolla shkuan në shkollën “Beslidhja” në Lezhë të parë implementimin e këtij projekti.

Nuk është orë mësimi, nxënësit e shkollës Besëlidhja në Lezhë po bëjnë detyrat e shtëpisë.

Ky është projekti më i ri i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Një vizitor i rëndësishëm shkoi në çdo klasë për t’i pyetur drejtpërdrejtë nëse ia vlen kjo nismë.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ndërsa shpjegoi projektin, tha se do të monitorohet progresi i nxënësve dhe do të vlerësohen arritjet në çdo lëndë, për ta shtrirë më pas në të gjitha shkollat e Shqipërisë.

Lindita Nikolla: “Programi ndihmon shumë fëmijët dhe zhduk pabarazinë midis një fëmije, i cili ka mundësi që prindi ta ndihmojë dhe atij që se ka. Është një hap përpara për ta kaluar barrën e cilësisë dhe të përgatitjes dhe gjithçka tjetër, nga familja drejt shkollës, aty ku në fakt është vendi dhe përgjegjësia.”

Nisma duket se është mirëpritur nga fëmijët, por edhe nga mësuesit e prindërit.

“Që në fillim që është prezantuar nisma, ne kemi qënë të gatshëm që të bëhemi pjesë e saj. Është mirëpritur nga prindërit dhe më e rëndësishmja është mirëpritur nga fëmijët. Këtë e tregon edhe numri i madh i fëmijëve. Në qoftë se në klasë kam 30 nxënës, tek kjo nismë marrin pjesë 22 nxënës që vijnë dhe përgatiten çdo pasdite. Numri vjen në rritje çdo ditë. Fëmijët janë më të qetë, shkojnë më të qetë në shtëpi”.

Nisma pilotohet këtë vit shkollor në 20 shkolla 9-vjeçare të pesë prej Drejtorive Arsimore Rajonale më të mëdha të vendit: Tiranë, Elbasan, Lezhë, Fier dhe Korçë./abcnews.al

vlcsnap-error957-1280x720.jpg
ad min13:10 | 21/01/2018

Policia britanike ka arritur të shmangë një tragjedi të mundshme pasi ka arrestuar një pilot avioni pasagjerësh. Ndalimi i tij erdhi pas konstatimit se ai do të niste udhëtimin në gjendje të dehur.

Policia britanike ka shmangur një tragjedi ndërsa ka arrestuar pilotin e një avioni të “British Airëays”, pak përpara nisjes nga aeroporti londinez i “Gatwick”, pasi personeli në bord dyshonte se ishte i dehur.

Ekuipazhi ishte alarmuar, pasi kishte ndjerë armën e alkolit, dhe në këtë situatë ka kërkuar ndihmë. Mjeti fluturues, një Boing 777 me 300 pasagjerë, duhej të nisej në orën 20:20 të premten për një udhëtim prej 11 orësh drejt Mauritius.

“Zyrtari u prangos dhe u mor me vete, disa pasagjerë mbetën me gojë hapur, është e tmerrshme të mendosh se çfarë mund të kishte ndodhur”, tha një dëshmitar.

Një zëdhënës i “British Airëays” thekson se shoqëria po e shqyrton rastin me shumë seriozitet dhe po bashkëpunon me policinë.

“Siguria e klientëve tanë dhe ekuipazhit janë gjithmonë prioriteti jonë”, shton ai. Ndërkohë, avioni është nisur me gati 3 orë vonesë me një tjetër pilot.

Ndërsa, piloti i arrestuar është një 49-vjeçar nga Londra./abcnews.al

thumbnail_Veliaj-peruron-shkollen-e-re-Betim-Muco-1-905x395.jpg
ad min11:03 | 23/11/2017

Në katër shkolla në Tiranë, nxënësit do të bëjnë detyrat dhe drekojnë në mjediset e institucionit arsimor. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi projektin pilot të bashkisë. Ndërkohë këshilltarët demokratë e konsideruan kopje të programit të Partisë Demokratike.

Detyrat e shtëpisë nxënësit do ti bëjnë në shkollë.
Duke filluar nga viti i ardhshëm fëmijët që mësojnë në katër shkolla nëntëvjeçare në Tiranë do të qëndrojnë në mjediset e insitucionit arsimor nga ora 8 deri në 17:00.
Atje do të konsumojnë ushqim, do të zhvillojnë aktivitet argëtuese dhe do të kryejnë detyra e shtëpisë.

Projektvendimi për të pilotuar këtë projekt në shkollen “Ardian Klosi”, “Betim Muço”, “Hasan Tahsin” dhe “Shkollën e Kuqe” u miratua në mbledhjen e Këshillit Bashkiak këtë të enjte.
Demokratët deklaruan mbështetje me kusht për projektin, ndonëse e konsideruan kopje të keqe të atij që Lulzim Basha ka prezantuar më herët.
Bashkia e Tiranës ka parashikuar gjithashtu të zëvendësojë palmët në të dy anët e autostradës, nga mbikalimi i Kamzës deri tek ai i Kasharit me pisha.
Projekt i cili kushton rreth 2.5 milionë euro u kundërshtua nga këshilltarët e djathtë në këshillin bashkiak.

Bashkia e Tiranës miratoi gjithashtu rritje pagash për punonjësit e sektorit mbështetës të zjarrëfikësve, ndërkohë që ka parshikuar ndërtimin e një qendre kulturore hebraike dhe ristrukturimin e Tetarit Kombëtar./abcnews.al

 

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono