pezullohen

policia-4.jpg
Sej rie17:45 | 19/07/2019

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Elbasan, në vijim të procedimit penal të filluar për ekspozimin e arsenalit të armëve në qytetin e Elbasanit, ka bërë sot ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për “Pezullim të ushtrimit të detyrës” për 4 punonjës policie ne nivel drejtues.

SHÇBA Elbasan ekzekutoi vendimin e Gjykates se Elbasanit vendosi masat e sigurisë “Pezullim i ushtrimit të detyrës, në mungesë”, si persona të dyshuar për veprat penale të parashikuar nga nenet 248 dhe 259/a/3 të Kodit Penal për ta.

Vendimet janë:

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Kryekomisar B.S., 50 vjeç, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Komisar A.XH., 45 vjeç, me detyrë Shef i Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.GJ., 41 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”;

– Gjykata ka vendosur “Pezullim i ushtrimit të detyrës” për Nënkomisar E.H., 40 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan, si person i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

moti-i-keq-1280x699.jpg
ent ela11:24 | 08/04/2019

Moti me shi shoqëruar edhe me erë, që prej mbrëmjes të së dielës, ka ndikuar në aktivitetin detar të portit të Durrësit. Deti i dallgëzuar deri në 6 ballë mban të pezulluar lundrimin e anijeve të tonazhit të mesëm e të ulët në portin e Durrësit.

Ndërsa vështirësi në lundrim sipas kapitenerisë kanë edhe anijet e peshkimit, duke rekomanduar pezullim të aktivitetit.

Ndërkaq në kalatat e përpunimit të mallrave dhe atyre të ngarkim shkarkimit puna është ndërprerë pas mesnatës së kaluar.

Reshjet me intensitet dhe era e fortë e bën të pafavorshëm zhvillimin e punës në këto sektorë. Gjithashtu si pasojë e reshjeve të shiut dhe erës së fortë, vija bregdetare e plazheve të Durrësit, është mbushur nga leshterikët./abcnews.al

download-3-1.jpg
ent ela14:07 | 28/01/2019

Pesë zyrtarë të ALUIZNI-t në Vlorë janë pezulluar nga detyra.  Ata janë Denis Metaj, Artan Beqiri, Erald Yzeiri, Danjela Kondaj dhe Xhilda Korrkaj të cilët ushtronin funksione të ndryshme në këtë institucion. Shkarkimi i punonjësve ka ardhur pas urdhrit të Prokurorisë së Vlorës.

Kjo e fundit ka dyshime të arsyeshme se zyrtarët në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë legalizuar një ndërtese pa leje në kundërshtim me ligjin. Shtëpia është në pronësi të Myzejen Zyrkaj./abcnews.al

trageti-1280x695.jpg
ent ela10:38 | 28/01/2019

Moti i keq ka paralizuar punën në portin e Vlorës, ku nuk lejohet as lundrimi i tragetëve, deri në një urdhër të dytë nga kapiteneria. Ndërsa në Durrës është bllokuar lëvizja e anijeve tregtare dhe të peshkimit.

Pezullohet lundrimi detar në Vlorë nga përkeqësimi i kushteveatmosferike. Fuqia e erës arrin deri në 15-20 metra për sekondë, ndërsa dallgëzimi në det të hapur arrin deri në 7-8 ballë.

Për shkak të motit të keq nuk do të ketë lundrim të tragetit drejt Italisë, në linjen Vlorë-Brindizi gjatë ditës,ndërkohë që është pezulluar dhe aktiviteti i anijeve të peshkimit.

Sipas kapitenerisë së  portit të Vlorës, lundrimi do të lejohet vetëm me përmirësimin e kushteve të motit.  Trageti po qëndron në rade ndërsa mjetet e tjera jane urdheruar të strehohen në zonën e Triportit në Zvërnec.

Edhe në hapësirën detare të Adriatikut është pezulluar puna e anijeve tregtare dhe të sektorit të peshkimit. Autoritetet portuale kërkojnë nga të gjithë subjektet që operojnë në fushën e detarisë që të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë së ekuipazhit në mjete.  Tragetet në Durrës janë planifikuar të udhëtojnë rreth orës 23:00./abcnews.al

ETILDA-GJONAJ-1280x720.jpg
ent ela13:40 | 26/03/2018

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftoi të hënën vendimin e qeverisë të datës 14 Mars për pezullimin e përkohshëm të regjistrimit të pronave në bregdet dhe nisjen e reformës së pronës. Sipas Gjonajt, pezullimi i regjistrimit të pronave nuk ka qëllim të bllokojë pronarët e ligjshëm, por grabitësit dhe abuzuesit.

Përmes një vendimi të datës 14 Mars, qeveria ka pezulluar regjistrimin e pronave në bregdet. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se kjo është një masë e përkohshme për të bllokuar situatën e jashtëzakonshme të abuzimeve përgjatë vijës bregdetare gjatë procesit të ndarjes dhe regjistrimit të tokës në fshat, e njohur si pajisja me Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi.

Etilda Gjonaj: “Janë ndarë duke i konsideruar si toka bujqësore zona e rërës së plazheve, është ndarë zona e brezit pyjor të bregdetit, janë ndarë kënetat, ligatinat e moçalet e Ultësirës, janë ndërruar zërat kadastralë duke kthyer tokat e pafrutshme në toka bujqësore, është vepruar mbi prona që kanë qenë jetë e mot prona shtetërore, poligone apo reparte ushtarake, apo monumente kulture me VKM”.

Ministrja sqaroi sa do të zgjasë kjo mase dhe cili është qëllimi i saj.

Etilda Gjonaj: “Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon pezullimin e lëshimit dhe regjistrimit të AMTP-ve në hipotekë, deri në verifikimin e titujve të lëshuar. Ky vendim, në asnjë mënyrë nuk ka si qëllim të bllokojë pronarët e ligjshëm, por vetëm grabitësit e tokës dhe abuzuesit e ligjit. Rëra dhe plazhet, që janë kthyer si tokë bujqësore, në shkelje të ligjit, nuk mund të regjistrohen dhe të legjitimohen në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.

Në të njëjtën dalje, ministrja e Drejtësisë njoftoi nisjen e punës për reformën e pronës.

Etilda Gjonaj: “Kemi filluar nga puna për reformën e pronës, në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë. Reforma e pronës do të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse, me qëllimin për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e pronës dhe për t’i dhënë rrugë zhvillimit ekonomik dhe turistik të vendit. Kaosi i pronave, që është shkaktuar në 25 vjet, do të mbetet në historinë e shtetit modern shqiptar si pengesa më e madhe në procesin e ngritjes së ekonomisë së qëndrueshme”.

Gjonaj shprehu vendosmërinë e qeverisë për t’i shkuar deri në fund reformës së pronës, që ajo të shkoi tek i zoti, qoftë shtet apo privat dhe jo tek abuzuesit./abcnews.al

vlcsnap-error784-1280x720.jpg
ent ela09:04 | 17/01/2018

Kapiteneria e Portit të Vlorës urdhëroi pezullimin e lundrimit në detin Jon. Shkak për këtë është moti i keq në jug të vendit, që ka shkakuar dallgë të forta në det. Të gjitha anijet e peshkimit janë ankoruar dhe nuk kanë dalë për lundrim, sikurse nuk do të ketë as transport udhëtarësh në drejtim të Italisë. Në Durrës ende nuk është dhënë një urdhër i tille, por sipas të gjitha gjasave edhe në detit Adriatik priten stuhi të forta./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono