pezullim

Veliaj-gjate-inspektimit-te-pallateve-qe-kane-perfituar-nga-Fondi-i-Komunitetit-4-1280x853.jpg
R D11:55 | 11/12/2019

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti, konkretisht në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

“Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11., si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar me sukses pezullimi i aplikimi për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë”, thuhet në njoftim.

Për këto qarqe mund të aplikohet shërbimi vetëm “Aplikim për leje ndërtimi, riparimi, restaurimi (rastet e emergjencave civile)”. Njoftimi i është shpërndarë edhe bashkive që janë në këto tre qarqe si Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Shijak, Kamëz dhe Kurbin.

vloreee.jpeg
ger ta10:10 | 17/11/2019

Është pezulluar sërish lundrimi në portin e Vlorës.

Abcnews.al mëson se prej dy ditësh trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka qendruar me rade. Shkak për pezullimin janë bërë erërat e forta.

Era fryn Jug-Jug-Perëndim 6-7bft, ndërsa lartësia e dallgës në det të hapur varion 2.5 -3.0 metra./abcnews.al

 

 

ndryhime.jpg
ad min15:01 | 24/09/2019

Ka qenë e pamundur nisja e mësimit për 3 shkolla në kryeqytet, për shkak të pranisë së ujit në ambientet e tyre nga reshjet e një nate më parë. ABC News pa nga afër situatën në 2 shkolla.

E marta duhej të ishte dita e rifillimit të mësimit edhe në Tiranë pas ndërprerjes një ditore të së hënës, dhënë nga Ministria e Arsimit, për shkak të efekteve emocionale të tërmetit. Por reshjet e dendura të shiut gjatë natës e pamundësuan nisjen e mësimit për të paktën 3 shkolla në Qarkun e Tiranës.

Niveli i ujit në pjesën e pasme të shkollës është rreth 1 metër, ndërsa në oborrin e përparmë, rreth 50 centimetra. Një mijë nxënësit e kësaj shkolle janë njoftuar herët për pezullimin e mësimit, i cili pritet të rifillojë nesër.

Më e vështirë paraqitet situata në një tjetër shkollë në Yzberisht. Siç shihet edhe nga pamjet, në këtë shkollë për shkak të pranisë së ujit, janë dëmtuar mjetet shkollore. Sipas ministrisë, mësimi fillon të mërkurën edhe në dy shkollat e tjera të kryeqytetit në Lalm dhe në Tufinë./ABC News Albania 24/7

britain-1280x827.jpg
ad min12:45 | 24/09/2019

Me një vendim historik, Gjykata e Lartë në Mbretërinë e Bashkuar shpalli të paligjshëm vendimin e kryeministrit britanik Boris Johnson për pezullimin e punimeve në parlamentin e vendit.

Gjykata e lartë britanike shpalli jo të ligjshëm, të pavlefshëm dhe pa asnjë fuqi pezullimin e parlamentit nga ana e kryeministrit Boris Johnson deri në 14 Tetor. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga kolegji prej 11 gjykatësish.

Pezullimi u kërkua nga kryeministri, në momentin e krizës për Brexit, duke pranuar arsyetimet dhe apelet e opozitës në vend dhe aktivistëve pro qëndrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Gjykata vendosi se ishte njësoj sikur parlamenti të mos ishte pezulluar asnjëherë, duke lënë në dorën e kryetarëve të Dhomës së Përbashkët dhe atë të Lordëve që të thërrasin seancën sa më parë.

Gjithashtu gjykata vendosi që prezantimi i këtij vendimi para Mbretëreshës ishte i paarsyetuar dhe i papranueshëm pasi në këtë mënyrë u kufizua sovraniteti dhe pushteti i parlamentit./ABC News Albania 24/7

policia-rrugore-2.jpg
ad min12:20 | 20/08/2019

Vetëm gjatë një jave Policia Rrugore e Tiranës u ka pezulluar lejen e drejtimit të mjetit 111 personave.

42 drejtues mjetesh kishin kaluar normat e lejuara të shpejtësisë, 33 janë kapur ndërsa po drejtonin  makinën nën efektin e alkoolit dhe 36 të tjerë janë penalizuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërkohë policia bën të ditur se po gjatë një jave, ka proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh për gara shpejtësie, rreth 1700 për parkim të gabuar dhe rreth 2 mije të tjerë për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. /ABC News Albania 24/7

Burgu-313.jpg
ad min18:37 | 19/08/2019

Drejtori i Burgut “313” (Jordan Misja), Maksim Hamitaj është pezulluar nga detyra, për shkak të favorizimit me takime shtesë të Emiljano Shullazit duke e lejuar të takohet me anëtarët e bandës, që po ashtu ndodhen në të njëjtin Institucion të Ekzekutimit të Vuajtjes Penale.

Burime kanë konfirmuar për ABC Neës se Hamitajt i janë gjetur edhe shkelje të tjera. Gjithashtu në vend të tij është komanduar Qazim Hoxha, i cili deri më tani ka qenë drejtori i Burgut të Durrësit.

Urdhri për pezullimin është dhënë nga  Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat i kishte paralajmëruar të gjithë drejtuesit e burgjeve, që do të kalonin shumë shpejt në sitë.

Ndërkohë është hapur gara përzgjedhjen e kandidatëve të  rinj për të mbajtur poste drejtuese ne Institucionet e Vuajtjes së Dënimit. Gara kjo që do të mbyllet pas disa ditësh./ABC News Albania 24/7

shenkoll.jpg
ad min16:26 | 28/03/2019

Gjashtë punonjës të Policisë së Burgut të Shënkollit në Lezhë janë pezulluar nga puna pas një tentative për t’u futur droge në qelitë e të dënuarve. Zbulimi është bërë nga Kontrolli i Brendshëm i Burgjeve dhe sipas informacioneve të deritanishme thuhet se punonjësit e policisë nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë dhe droga u tentua të futej përmes ushqimit. Nuk janë dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje, por pritet një komunikatë zyrtare për zhvillimet e mëtejshme./abcnews.al

etilda-gjonaj-1280x714.jpg
ad min13:37 | 20/02/2019

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka vendosur të pezullojë nga detyra drejtorin e burgut të Drenovës e të kërkojë nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin që ka liruar të dënuarin me burg përjetë, Gert Gjinarari. Sipas Gjonajt, lirimi me kusht është kryer në kundërshtim me Kodin Penal.

Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Drenovës dhe dy punonjës të tjerë për lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gert Gjinarari. Pas një hetimi paraprak Ministria e Drejtësisë ka konstatuar se lirimi me kusht i Gjinararit, njohur si “Gjenerali” është në shkelje me ligjin.

Ministria e drejtësië i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe inspektoratit për të kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin dhe pret një përgjigje të shpejtë.

Në fokusin e task forcës antikorrupsion këtë javë ishte edhe porti më i madh i vendit ai i Durrësit, me objekt respektimin e kërkesave ligjore. Gjatë kontrollit u evidentuan shkelje për mosbatim urdhërash të brendshëm. Shkelje janë evidentuar edhe në rekrutimin e personelit në këtë institucion. Task Forcë evidentoi 25 masa disiplinore. Masë disiplinore, edhe për drejtorin e Portit Durrës./abcnews.al

mjeket-1.jpg
ad min12:39 | 07/02/2019

Gjykata e Fierit ka pezulluar nga detyra dy mjekë të spitalit te Fierit dhe për një tjetër vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Këta 3 mjekë janë nën hetim pasi dyshohen për mjekim të pakujdesshëm ndaj një pacienti që ndërroi jetë në spital.

U vdiq pacienti në duar dhe tani po përballen me pasojat. Tre mjekë të spitalit e Fierit po hetohen për mjekim të pakujdesshëm dhe fallsifikim dokumentesh. Gjykata e Fierit vendosi pezullimin nga puna për Blendi Dhespollarin dhe Emiljano Myrtaj, ndërsa për kolegun e tyre Viktor Gjini është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes pranë organeve të hetimit.

Ngjarja ndodhi dhjetorin e kaluar në reanimacionjn e spitalit të Fierit ku një 43 vjecar kishte mbërritur  në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Pacientit i është dashur të presë deri në mëngjes për diagnostikim nga kardiologu, por kur ky i fundit mbërriti në spital ishte tepër vonë për 43-vjeçarin. Familjarët e Besnik Ramës akuzojnë mjekët se e lanë 43-vjeçarin të vdiste pa i dhënë ndihmën mjekësore.

Sipas avokatit të familjes Rama, mjekët jo vetëm që nuk i dhanë ndihmën në kohën e duhur pacientit, por shkuan deri aty sa të korrigjojnë dokumentacionin duke shkruar se kardiologu kishte mbërritur në punë në orën 5 të mëngjesit, ndërkohë që në të vertetë ishte ora 6:00. 43-vjeçari u dërgua në spital me probleme të frymëmarrjes. Ai vdiq disa orë pas mbërritjes në spital./abcnews.al

gjyqtari.jpg
ad min22:13 | 10/01/2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor pezulloi nga detyra gjyqtarin e Fierit. Roland Hysi u arrestua të mërkurën si i përfshirë në skandalin ku i kërkonte një nëne që luftonte për kujdestarinë e fëmijës para dhe favore seksuale.

Deri në përfundim të hetimeve, gjyqtari i përfshirë në denoncimin e transmetuar në emisionin “Stop” nuk mund të ushtrojë funksionin. Një ditë më parë, KLGJ reagoi dhe shprehu indinjatën e thellë për rastin, duke nënvizuar se ngjarja ka cënuar figurën e gjyqtarit.

Këshilli i Lartë Gjyqësor nxiti shqyrtimin dhe verifikimin e plotë të gjithë kësaj ngjarje, nga strukturat përkatëse. Sëbashku me Roland Hysin është arrestuar edhe psikologia Elona Meçani./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono