peshku

34.jpg
in a22:34 | 08/11/2019

Pamje të pazakonta janë regjistruar në një fshat në jug të Kinës. Një vizitore ka mbetur i habitur teksa është gjendur përballë  një peshku i cili sipas tij ngjan me një fytyrë njerëzore. Gruaja e cila ishte filmuar në momentin që ka parë peshkun është trembur dhe ka thirrur e hutuar: “Peshku është shndërruar në zanë”.

Fotot tregojnë krapin që ngjan me një fytyrë njerëzore.

Sipas blogerit Feidian Videos, kjo specie është zbuluar në fshatin Miao, një vend turirstik në qytetin e Kunming.

Pas publikimit në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët janë shprehur se “kush do të guxonte ta hajë atë, e ndërsa disa të tjerë e kanë cilësuar si “krijesë të shpifur”.

/abcnews.al

MBULIM-MAY-BREXIT.mpg_snapshot_00.27-1280x720.jpg
ent ela23:00 | 25/03/2019

Ndërsa ka arritur të çojë për një votim të tretë marrëveshjen e saj të Breksit, kryeministrja britanike Tereza Mej i trembet dështimit. Sipas Mej, nëse një skenar i tillë ndodh, Mbretërinë e Bashkuar e presin alternativat më negative për daljen nga BE-ja.

Kryeministrja Theresa Mej nuk ka mjaftueshëm mbështetje për të siguruar votimin e marrëveshjes së Breksit kështu siç është. Mej ka deklaruar se do të vazhdojë të përpiqet të bindë ligjvënësit ta mbështesin akordin me Brukselin përpara se ta çojë për herë të tretë në votim më vonë gjatë javës. Shefja e qeverisë pritet gjithashtu të urdhërojë deputetët konservatorë të votojnë kundër draftit të një grupi ligjvënësish, për të votuar marrëveshje alternative ndaj paktit të saj.

Qeveria britanike do t’u japë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve kohën e duhur për të mbajtur votimet, por vetë Mej është shprehur skeptike për procesin. Ajo ka deklaruar se qeveria nuk mund të zotohet për rezultatin e votimeve, por do të angazhohet në mënyrë konstruktive me deputetët.

“Votimet mund të çojnë në një rezultat të panegociueshëm për Bashkimin Europian”, ka paralajmëruar Mej. Sipas saj, të gjitha alternativat e tjera, përfshirë një votim që e kthen situatën në gjendjen fillestare, ofrojnë vetëm një dalje pa marrëveshje.

“Alternativat janë dy, të ndjekim një tjetër formë të Breksit, ose të mbajmë një referendum të dytë”, ka vijuar Mej. Në rast dështimi, nëse marrëveshja nuk aprovohet këtë javë dhe nëse vendi nuk është i gatshëm të largohet pa një marrëveshje, atëherë do t’i duhet të kërkojë një shtyrje më të gjatë të afatit të largimit nga BE-ja. “Kjo do të thotë se Britania do të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane dhe se ne nuk jemi në gjendje të garantojmë vullnetin qytetar”, ka shtuar Mej./abcnews.al

policia-tiranes6-933x445-933x445.jpg
ent ela09:02 | 27/02/2019

Dy persona të arrestuar dhe më shumë se 1 kilogram heroinë e sekuestruar është bilanci i operacionit të koduar policor me emrin “Rrjeta”. Seksioni kundër narkotikëve në policinë e Tiranës, prangosi pranga një 45 vjeçar me inicialet E.S i njohur me pseudonimin “Peshku”, i dënuar më parë  vepën penale” “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Ndërkohë në pranga ra dhe shoku i tij me inicialet F. Z., 25 vjeç. Nga hetimet rezultoi se dy të prangosudir e shisnin heroine pranë disa shkollave të mesme në Tiranë.

Policia kishte rënë në gjurmët e shpërndarësve të drogës në nëntor të vitit 2018, duke referuar edhe materialet në Prokurori.  Gjatë kontrollit në banesën e 45-vjeçarit me pseudonimin “Peshku”, u gjet 1 kg e 33 drogë të fortë e llojit heroine si edhe një peshore elektronike.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim dhe 2 persona të tjerë të cilët shinin lëndën narkotike në doza të vogla pranë shkollave të mesme në kryeqyteit./abcnews.al

SHENGJINI-FABRIKA-NDOTJA_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_01.05-1280x698.jpg
ad min18:34 | 26/11/2018

Banorët që jetojnë pranë fabrikës së peshkut në hyrje të Shëngjinit protestojnë për ajrin e ndotur nga shkarkimet pa kontroll. Ata thonë se nuk po gjejnë një zgjidhje për të shmangur këtë situatë. Kurse drejtuesit e Inspektoriatit Mjedisor në Lezhë i thanë ABC News se nuk ka ndotje si pasojë e shkarkimeve të ujërave nga kjo fabrikë.

Në këtë territor banorët kanë vite që vuajnë. Aroma e rëndë e fabrikës së përpunimit të peshkut ua ka vështirësuar jetën. Shumë familje janë larguar nga aty vetëm nga ky shkak. Është hyrja për në Shëngjinin turistik. Banorët janë të irrituar. Thonë se nuk gjejnë zgjidhje për të larguar ndotjen. Kanë bindje që kjo ndodh për shkak se paguhet rryshfet. Ata tregojnë se ujërat e ndotura derdhen në det dhe në kanalizimet e ujërave të zeza të Shëngjinit.

Banori 1: “Pothuajse çdo ditë dëgjohet aroma, nga mëngjesi deri në darkë. Është bërë e pabanueshmë zona këtu përreth. Në darkë kur shkarkohen ato edhe në qendër të Shëngjinit mund të dëgjohet era.”

Banori2: “Ajo është aq problem sa të formohet kanceri në trup.”

Banori 3: “Kjo duhet të hiqet, nuk jetohet hiç. Jemi bërë për të shitur shtëpitë, çdo gjë.”

Për situatën, ABC News mori kontakt me drejtuesit e Inspektoriatit Mjedisor në Lezhë. Përmes telefonit, pasi zyrtarët nuk pranuan të intervistoheshin para kamerave. ABC News-it u tha se janë ushtruar vazhdimisht kontrolle dhe nuk ka ndotje si pasojë e shkarkimeve të ujërave nga kjo fabrikë. Më parë, fabrikës i janë mbyllur dy shkarkime të kundraligjshme. Njëra tek porti dhe tjetra te kanalizimet e ujërave të zeza, por era e rëndë vazhdon të shqetesojë banorët, vizitorët e turistët./abcnews.al

Përgatiti: Gjergj Figuri, gazetar i ABC News, Lezhë

NOKA-PER-DAKON-SINKRON-ABC-M5-T2.mpg_snapshot_00.50-1280x720.jpg
ad min20:44 | 24/10/2018

Emri i kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, sipas Partisë Demokratike është pjesë e dosjes së përgjimeve të trafikantëve të drogës në Shijak. Pasi bëri këtë deklartë, deputeti Flamur Noka pyeti organin e akuzës se pse ka bllokuar arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit, pasi sipas Nokës, prej 24 orësh ka dalë një urdhër arresti për të.

Flamur Noka, deputet i PD: “Me një prokurori që nuk do të ishte nën urdhrat politikë të Edi Ramës, sot, Vangjush Dako duhet të ishte në burg. Kyetari i Bashkisë së Durrësit është pjesë e dosjes me numër 339, njësoj si miqtë e tij kriminelë – trafikantë droge apo si dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, që sot janë prapa hekurave për të shpëtuar më të rëndësishmin e dosjes 339, Vangjush Dakon. Ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi I tij është bllokuar. Prokuroria duhet t’u japë shqiptarëve dy përgjigje të thjeshta: Pse është kthyer mbrapsht urdhri për arrestimin e Vangjush Dakos sot në mesditë? Kush po ndërhyn që Vangush Dako, “xhuxhi”, siç e quajnë kriminelët e tij, të mos arrestohet në bazë të përgjimeve të dosjes 339?
Kryetari i Bashkisë së Durrësit është peshku i madh i dosjes 339 dhe përpjekjet për të shpëtuar Vangjush Dakon janë të pashpresa! Askush nuk duhet të guxojë të prishë provat e përgjimit të Vangjush Dakos me kriminelët më të rrezikshëm të Durrësit! Çdo përpjekje për prishjen e provave, për zhdukjen e përgjimit apo për fshirjen e faqeve të transkriptuara të Vangjush Dakos me kriminelët është krim i rëndë, që paguhet me burg të gjatë. Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh. Këtë fakt e denoncoi një vit më parë Lulzim Basha. Për këtë fakt, e paditi për shpifje Vangjush Dako. Me këtë fakt, me dosjen me numër 339, Lulzim Basha fitoi gjyqin.
Paditë shterpë kundër opozitës dhe propaganda e lodhur se gjoja po luftohet krimi, pa arrestuar asnjë bos të krimit, janë në funksion të mbulimit të së vërtetës: se Edi Rama është peng i krimit të organizuar, i cili po qeveris dhe po pasurohet bashkë me Edi Ramën!”/abcnews.al

peshku.png
ad min21:57 | 06/10/2018

Në Japoni ka mbyllur dyert tregu historik i peshkut në Tokio, që çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota për shkak të variacionit të ushqimeve me bazë peshku. Kompleksi do të zhvendoset në kuadër të një plani të ri të Bashkisë së Tokios në shërbim të Lojrave Olimpike 2020.

Tregu i famshëm i peshkut në Tokio ka mbyllur dyert të shtunën, për t’u zhvendosur në një zonë tjetër të kryeqytetit japonez. Tregu më i madh i peshkut në botë, i hapur prej 83 vjetësh, do të zhvendoset në kuadër të një projekti zhvillimi të qeverisë për Lojërat Olimpike të vitit 2020.

Tregtarët kanë mbajtur të shtunën ankandin e fundit për shitjen e peshkut tuna, aq të përdorur në ushqimin vendas, i njohur si sushi. Ata do të lëvizin për shkak të amortizimit të kompleksit të vjetër dhe kompleksi i ri ku do të vendosen do të jetë më modern dhe vetëm 2 kilometra larg.

Largimi i tregut historik ka qenë i planifikuar prej vitesh nga pushteti vendor në Tokio, por zbatimi i planit ishte shtyrë për shkak të protestave të shumta, që zgjatën deri në ditët e fundit.

Rreth 500 lloje të ndryshme ushqimesh detare shiten në tregun e famshëm të kryeqytetit japonez i ngritur në rajonin Tsukizhi, në një distancë të afërt me rajonin Ginza, ku ndodhen restorantet më luksoze të Tokios, të cilët kanë kërkesat kryesore për produktet dhe ndër vite kanë vendosur marrëdhënie të ngushta me tregtarët.

Tregu u ndërtua 83 vjet më parë pas tërmetit të madh të 1923-shit me streha metalike të ndërthurura me njëra-tjetrën. Me kalimin e viteve ai u kthye në një atraksion turistik, por për autoritetet ambjenti në të kishte degraduar për shkak të mbipopullimit./abcnews.al

edi-ramaaa-1.jpg
ad min16:19 | 24/09/2018

Sektori i peshkut dhe produkteve të detit shihet me përparësi nga qeveria. Arsyeja sipas kryeministrit Edi Rama është ndikimi edhe në rritjen e nivelit të pagave të të punësuarve në peshkim.

Në një vizitë në fabrikën e përpunimit të peshkut dhe produkteve te detit në Kavajë, kreu i qeverisë mori konfirmimin se nëse mbështeten nga qeveria bizneset kanë mundësi të zgjerohen.

“Kemi bërë një investim në bashkëpunim me AZHBR-në këtë vit dhe do ta rrisim sasinë e eksporteve në rreth 1 mijë ton. Procedurat këtë vit kanë qenë shumë lehtësuese. Kemi pasur një sensibilizim shumë të madh nga AZHBR-ja. Përpunohet kryesisht për eksport”.

Sipas administratorit të fabrikës së peshkut problemi kryesor është krahu i punës./abcnews.al

atacama-snailfish.jpg
ad min21:20 | 11/09/2018

Tre specie peshqish të panjohura më parë janë gjetur në hendekun e Atakamas më kontinentin e Amerikës se Jugut. Ata janë gjetur në eksplorimet e bëra ndërmjet Kilit dhe Perusë, në hapësirat e terrta të ujërave oqeanikë në këtë zonë. Një skuadër ndërkombëtare kërkuesish përdori kamerat si karreme, për të eksploruar misteret e kësaj pjese të pa zbuluar të juglindjes së Oqeanit Paqësor.

Pavarësisht temperaturave shumë të ftohta dhe rrymave ekstreme në 7500 metra nën sipërfaqe, u vu re se kjo llogore ujore ishte e tejmbushur me jetë.
Midis krijesave që u vëzhguan nëpër tufat e hasura, u vunë re dhe tre specie të reja të peshkut kërmill, gjallesave me trup të butë dhe gjysmëtransparente, të cilët i ishin adaptuar më se miri kushteve jetësore të gjendura. Dr Thomas Linley, një nga kërkuesit nga Universiteti i Newcastle në Britani, u shpreh se këta gjallesa e kanë të mundur që të jetojnë qetësisht në këto kushte për shkak se janë larg nga grabitqarët. Ata duket se janë shumë aktivë dhe të mirëushqyer.

“Struktura e tyre xhelatinoze tregon se ata janë adaptuar më se miri në rrymat ekstreme dhe në fakt, pjesët më të forta të trupave të tyre janë dhëmbët, kockat dhe pjesa e brendshme e veshëve, të cilat i ndihmojnë të ruajnë balancën. Pa dendësinë e këtyre rrymave dhe temperaturave të ftohta ata janë tmerrësisht delikatë dhe mund të shkrijnë kur nxirren në sipërfaqe.”

Kërkuesit në fjalë e kanë përshkruar peshkun kërmill si një gjallesë që gjendet vetëm pranë ishujve Mariana në Oqeani dhe janë të aftë që të jetojnë më në thellësi se çdo krijesë tjetër me 8200 metra nën nivelin e detit. I vënë nofka “peshqit kërmij blu, rozë dhe vjollcë të Atakamës”, këto specie të reja u identifikuan pas analizës prej 100 orëshe të regjistrimeve dhe 11468 fotove të bëra. Një nga karremet madje arriti që të zinte pre një nga këta peshq, i cili u soll në sipërfaqe dhe mbetjet e tij po mirëmbahen dhe analizohen. Këto lloj kërkimesh në thellësi të detrave nga ekipi i Newcastle, kanë 5 vite që praktikojnë këtë lloj eksplorimi.

Ekspedita në fjalë po realizohet në Gjirin e Atakamës, e cila ka një shtrirje prej 6000 kilometrash. Paisjeve të përdorura u duhet rreth 4 orë për të zbritur në dyshemenë e oqeanit dhe me anë të kamerave HD dhe të një gremçi ata bëjnë nga sipërfaqja kërkime, zënie pre dhe foto të jetës në hendek. Gjithashtu kërkuesit arritën të filmonin dhe një gjallesë të familjes së gaforreve të quajtur crustacean e cila ka madhësinë e një grushti dore të njeriut. Këto kërkime do të prezantohen tek java e rëndësishme e kërkimeve shkencore në Newcastle, në të cilën shkencëtarët e marinës mblidhen për te publikuar zbulimet e tyre./abcnews.al

 

vlcsnap-error579-1280x720.jpg
ad min14:30 | 10/11/2017

Në zonën e Myzeqese po ndodh një katastrofë mjedisore për shkaqe ende të paqarta. Sasi të konsiderueshme peshku të ngordhur ka dalë në siperfaqen dhe në bregun e zonës së njohur si Emisari i Myzeqesë.

Rrjetat po mbledhin peshkun e ngordhur.

I helmuar dhe mban erën e llucës .

Pas ditëve me shi, Emisari i Myzeqesë përgjatë 10 km të parë ka nxjerrë në sipërfaqje sasi të mëdha.

Banorët thonë se ka ngordhur nga ujit dhe fabrikat e vajit.

Derdhja e substancave helmuese në Emisarin e Myzeqesë po shkakton një katastrofë ekologjike. Ndaj ndotësve nuk është marrë asnjë ndëshkim. Situata po bëhet alarmante për shkak se është muaji me sezonin e nxjerrjes së vajit të ullirit.

Derdhja e mbetjeve të bagëtive në Emisarin e Myzeqesë, degët e të cilit përfundojnë në detin Adriatik, është një tjetër faktor për ngordhjen e peshqeve. Përgjatë gjithë gjatësisë së këtij Emisari, që fillon nga Grabjani e deri në rezervuarin e Bicukasit, fshatra të bashkisë Divjakë, janë ndërtuar me dhjetra stane, të cilët shfrytëzojnë ditët me shi për të hedhur në ujë sasinë e plehut të grumbulluar prej disa muajsh.

Peshkatarët thonë se një ndotje e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë. Mungesa e oksigjenit në ujë si pasojë e vajrave në sipërfaqe dhe e shtimit të uresë nga jashtëqitjet e bagëtive, po shkatërron gjallesat ujore./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono