peshkatarët

GAFORRJA-BLU-KARAVASTA_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.07-1280x720.jpg
ent ela15:31 | 19/09/2019

Gaforrja blu është shumuar në lagunën e Karavastasë dhe në bregdetin e Divjakës. Peshkatarët janë të tronditur nga ky fenomen pasi nuk gjejnë asnjë kg peshk.

Gaforrja blu ose siç i thonë vendasit, goforre aliene,  po i tmerron peshkatarët në Karavasta. Aq shumë është shumuar në lagunë dhe në bregdetin Adriatik në Divjakë, saqë rrjetat mbushen vetëm në pak minuta.

Stilian Kishta me varkën e tij ka dalë për peshkim. Por është i bindur se do të gjejë vetëm gaforre. Ai ka tre muaj që nuk ka zënë një kg peshk.

Njohësit e këtyre ujrave thonë se ka tre vjet që peshku dhe ngjala është zhdukur. Ata besojnë se po shfarosen nga gaforrja, e cila lëshon deri ne pesë million vezë. Janë të fuqishme dhe  agresive. Rrjetat e peshkatarëve dalin jashtë përdorimit.

Kjo specie është e ngrënshme dhe me vlera ushqyese, por ka shumë pak treg për të. Edhe çmimi është mjaft i ulet 50 lekë për kg dhe peshkatarët nuk kanë interes. Ata i lënë të ngordhin. Vetëm në një ditë zunë deri në 200 kg gaforre, por asnjë lokal apo restorant nuk i bleu.

Përgjatë vijës bregdetare të detit, tonelata gaforre janë  braktisur. Sasia e madhe e tyre ka varfëruar peshkatarët, të cilët nuk po gjejnë më peshk. Nga 200 ton ngjala në vit të lagunës Karavasta, peshkatarët kanë nxjerrë vetëm disa kilogramë. /ABC News Albania 24/7

PELIKANI-I-VRARE-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.00-1280x720.jpg
G. P.13:39 | 27/11/2018

Një pelikan kaçurrel është vrarë nga gjuetarë të paligjshëm. Shpendi i rrallë u gjetë i pajetë nga peshkatarët e Nartës. Ai ishte qëlluar me armë gjahu gjatë natës. Pelikani kaçurrel cilësohet si simboli i Parkut Kombëtar të Divjakë – Karavastasë. Vite më parë ai kishte rrezikuar të zhdukej për shkak të gjahtarëve të paligjshëm dhe demtuesve të çerdheve të tyre. Me shpalljen e moratoriumit të gjuetise ai filloi të shumohet e të kthehet përsëri në origjinë. Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton./abcnews.al

 

MBYTET-ANIJA-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.36-1280x720.jpg
G. P.13:18 | 17/10/2018

Një anije peshkimi është mbytur teksa ndodhej e akoruar në portin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në portin e vjetër të peshkimit, te ish-Kantieri Detar. Shkaqet nuk dihen ende, por sipas peshkatarëve mjeti lundrues është fundosur brenda pak minutave. Kjo është anija e tretë që mbytet në basenin portual, brenda një harku kohor prej tre muajsh. Një ndër shkaqet sipas peshkatarëve mbetet mungesa e shërbimeve teknike të anijeve, që vijnë si pasojë e mungesës së një kantieri ku mund të riparonin defektet apo të kontrollonin gjendjen e tyre./abcnews.al

VLORE-PESHKATARET-1280x745.jpg
ent ela09:37 | 03/10/2018

 

17 varka janë bllokuar në Lagunën e Nartës gjatë aksionit kundër peshkatareve të paligjshëm, i cili ka vazhduar dhe gjatë natës.

Dy persona u shoqëruan në polici, ndërsa u kapën duke peshkuar në mënyre të paligjeshme.

Sipas Inspektoriatit të Peshkimit në Vlorë, janë 30 varka që nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm për këtë aktivitet.

Në mbështetje të këtij aksioni kanë qenë edhe punonjës të policisë së rendit në Vlorë.  /abcnews.al

ANIJA-E-PESHKIMIT-MBULIM_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg
G. P.10:07 | 30/09/2018

Një anije peshkimi është fundosur në ujërat e bregdetit të Semanit mbrëmjen e së shtunës. Shkak mendohet të jetë bërë një defekt në strukurën e mjetit lundrues. Në bord ndodheshin 3 persona, të cilët u evakuuan në mjete të rojes bregdetare. Anija e tipit peshkarexhë ishte nisur nga Durrësi për peshkim.

Pasi mbërriten në ujërat e Semanit, peshkatarët kërkuan ndihmë nga roja bregdetare e Durrësit duke deklaruar se ndodheshin në vështirësi.
Mbeten të paqarta shkaqet e fundosjes së mjetit lundrues në një mot të kthjellët dhe me dallgë detare vetëm 3 ballë.

vlcsnap-error180-1-1280x720.jpg
ent ela14:30 | 23/01/2018

Kryeministri Edi Rama është takuar në Portin e Durrësit me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha dhe Vlora. Kreu i qeverisë tha se së shpejti do të nisë ndërtimi i markatës moderne të peshkut edhe në këtë port.

 

Timonin kërkoi në fushatë, atë kërkon edhe në portin e peshkimit në Durrës.

Vetë peshkatarët thonë se në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një bum të paparë zhvillimi, me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit në 82 milionë euro vitin e fundit.

Nuk janë vetëm peshkatarët e durrësit por edhe ata të Shkodrës, Sarandës, Lezhës dhe Vlorës që kanë dalë të presin kryeministrin Edi Rama.

 

Së shpejti, me financimin e qeverisë do të nisë investimi për rindërtimin e markatës moderne së peshkut në port,do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit; do të subvencionohet me 20 lekë për kg peshku kaltër (sardele, açuge), duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të eksportit.

Këto dhe objektivi  për dyfishimin e vlerës së eksporteve në 150 milionë euro në vitin 2021 kontribuojnë edhe në ekonominë e peshkatarëve pavarësisht bindjeve politike sipas kryeministrit Rama./abcnews.al

 

2018-01-11-22_04_09-244-YouTube-1280x812.jpg
G. P.20:49 | 11/01/2018

Një minë e luftës së dytë botërore është gjetur 10 milje në veri të Sazanit.
Mina ka rënë në rrjetën e një peshkatari, i cili ka njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit po mban në ruajtje municionin luftarak.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se mina ka një peshë 500-600 kg.
Ekspertët e forcave xheniere do të bëjnë vlerësimin e situatës dhe çaktivizimin e minës, nëse do të jetë e nevojshme./abcnews.al

vlcsnap-error185-1-1280x720.jpg
us er12:00 | 23/12/2017

Dy peshkatarë rrezikuan të mbyteshin në det në zonën e Zvërnecit në Vlorë. Për rreth një orë e gjysëm ata nuk mundën ta drejtonin varkën e tyre drejt bregut. Shkak ishin rrymat e forta dhe dallgët e mëdha. Familjarët e tyre njoftuan policinë kufitare, e cila ndërhyri dhe organizoi operacionin e shpëtimit. Peshkatarët kishin dalë në det herët në mëngjes dhe nuk kishin asnjë njoftim për motin në det të hapur./abcnews.al

vlcsnap-error169-2-1280x720.jpg
us er13:09 | 20/11/2017

Ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural Niko Peleshi i ka premtuar peshkatarëve të Shirokës lehtësira fiskale. Ai i ka kërkuar që ta sinjalizojnë edhe për cdo abuzim të inspektorëve të ministrisë.

Është takimi i dytë që zhvillon me peshkatarët. Në Durrës u fokusua në clirimin e portit të peshkimit nga jahtet e të pasurve. Ndërsa në liqenin e Shirokës ministri i bujqësisë dhe zhvillimit rural u kërkoi që të jenë vigjilentë dhe të mos lejojnë asnjë lloji abuzimi.

“ …Shumë mirë që ju jeni të organizuar. Forca juaj është shumë e madhe. Do t’ju lutesha, që të mos hezitonit, të më sinjalizoni për çdo veprim apo mosveprim të inspektorëve tanë të peshkimit. Edhe kur veprojnë keq në shkelje të ligjit, edhe kur nuk veprojmë, kur mbyllin sytë.”

Shqetësimi i parë që iu prezantua ka lidhje me formalizimin dhe futjen në një sistem kontrolli të peshkimit në shirokë.

Peshku, peshkohet në liqen, pastaj nga peshkimi deri tek tregtimi, hallkat nuk funksionojnë siç duhet. Nuk ka një kontroll, qoftë të sigurisë ushqimore, por qoftë edhe i vërtetimit të origjinës, që duhet të jetë kusht, për çdo njësi tregtare të peshkut.”

Ministri Peleshi foli edhe për investimin e realizuar në infrastrukturë falë kontributit të bankës botërore.Por duhet bërë më shumë për peshkatarët dhe këtë ministri ua premtoi me skemën e mbështetjes financiare për të gjithë sektorin.Ai nuk ka harruar të rikujtojë dhe njëherë aksionin e madh, për sigurinë ushqimore dhe masat e marra në kuadër të këtij aksioni.

“Kemi bërë një aksion shumë të madh deri tani. Kemi mbyllur një numër shumë të madh pikash therjeje, të cilat duhet ta themi, ishin liçencuar nga shteti në kundërshtim me ligjin dhe që kishin shkatërruar gjithë investimet e tjera serioze, private.”

“Ne nuk do të lejojmë, që njerëz me uniformën e shtetit të bëjnë biznes, duke përdorur autoritetin e shtetit, sepse autoritetin, duam ta përdorim, për të vendosur rregulla loje, për të hapur vende pune dhe jo për t’ju prishur punë.”/abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono