peshkarexha

SHPETOHEN-PESHKATARET1-1280x720.jpg
ent ela08:41 | 04/11/2018

Një peshkarexhë është mbytur pranë Ishullit të Sazanit në orët e para të mëngjesit të së dielës. Katër peshkatarët janë shpëtuar nga trageti i linjës Brindizi-Vlorë.

Njoftimi i Policisë Vlorë

Shpëtohen 4 shtetas të cilët rrezikuan të mbyteshin në det me një anije peshkimi.

Më datë 04.11.2018, në orën 02:08, jemi njoftuar për ndihmë se mjeti lundrues ipeshkimit”Vasili LN” po rrezikon të mbytet në det pranë ishullit të Sazanit.

Menjëherë u njoftuan shërbimet përkatëse të cilët dolën me mjete lundruese të Rojes Bregdetare dhe të Delta Force, nën orientimin e QNOD Durrës me qëllim për t’ju ardhur në ndihmë këtyre shtetasve por pas kontrolleve dhe kërkimeve të tyre në zonën detare përreth nuk u bë e mundur gjetja e tyre.

Por sot në mëngjes rreth orës 06:04, njofton Kapiteneria e Portit Vlorë se trageti i linjës Brindizi-Vlorë, në distancë rreth 6 milje nga Sazani ka gjetur në det 4 shtetas dhe i kanë marrë në tragetin e tyre (K.K, 65 vjeç, M.N, 54 vjeç, E.N, 20 vjeç, M.J, 19 vjeç).

Këta shtetas janë personat e ekuipazhit të anijes së peshkimit “Vasili LN”, për të cilët bëjmë me dije se janë në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al

vlcsnap-error884-1-1280x720.jpg
ent ela13:59 | 13/02/2018

Janë shpëtuar 4 persina në bordin e një peshkarexheje në afërsi të Llamanit në Bashkinë Himarë.

Janë forcat detare që kanë ndërhyrë sapo kanë marrë informacionin ese Peshkarexha “Andi 2” kishte kërkuar ndihmë në qendrën ndërinstitucionale të operacioneve detare.

Peshkarexha  me tonazh 100 ton me probleme në motorr u ankorua në bazën e Porto Palermos./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono