personat me aftësi të kufizuar

PROBLEMET-ME-PENSIONIN-E-INVALIDITETIT-ABCM2T1.mpg_snapshot_00.04-1280x720.jpg
ent ela15:29 | 30/10/2019

Dhjetëra persona me aftësi të kufizuara në njësinë administrative Nr. 4 në Tiranë nuk kanë marrë pensionin mujor. Qytetarët shprehen se pensioni duhet të kishte kaluar që në datë 25 tetor, por ende po presin prej ditësh për ta tërhequr atë. Ndërsa sipas Bashkisë së Tiranës fondi ka kaluar në thesar që më datë 26 dhe pritet të shpërndahet këto ditë.

Prej datës 25 tetor këta persona me aftësi të kufizuara në zonën e Alliasit po presin të marrin pensionin e tyre dhe ende se kanë marrë.

Ata shprehense janë një numër i madh personash të cilët presin këtë pension prej ditësh për të blerë ilaçet apo dhe ushqimet bazike.

Një tjetër problem sipas tyre është edhe pensioni i ulët, pasi shpenzimet për të blerë produktet më bazike dhe për të paguar ujin e energjinë elektrike,  janë të papërballueshme.

Bashkia e Tiranës ka fondin e pensionit për personat me aftësi të kufizuar të cilin e kalon në thesar dhe më pas e shpërndan. Sipas burimeve të Bashkisë fondi ka kaluar në thesar më datë 26 tetor dhe këto ditë do të shpërndahet për qytetarët. /ABC News Albania 24/7

 

 

 

KRONIKE-MANASTIRLIU-PWR-AISTENCEN_ABC-M2-T1.mpg_snapshot_00.11-1280x720.jpg
ent ela14:00 | 23/07/2019

Ministrja e e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, olgerta Manastirliu deklaroi se ka dalë ligji i ri për Asistencën sociale, që favorizon personat me aftësi të kufizuara. Sipas ministres, është hequr limiti i personave me aftësi të kufizuar.

Ligji i ri në Asistencën Sociale favorizon personat me aftësi të kufizuara. Kështu deklaroi ministrja Olgerta Manastirliu, gjatë takimit me një të punësuar me karrige me rrota në sektorin e shërbimit të ADISA në Tiranë.

Ligji i ri i asistencës sociale sipas Manastirliut ka hequr limitin për mbështetjen e personave me aftësi ndryshe që punojnë.

“Përveç pagës si të punësuar, personat me aftësi ndryshe do të përfitojnë edhe paketën e plotë të mbrojtjes sociale që i sigurohet nga shteti, përfshirë edhe pagesën e aftësisë së kufizuar, gjatë gjithë kohës, pavarësisht se janë në punë”.

Ligji i ri sjell ndryshimet edhe personat me aftësi të kufizuara që duhet të marrin KMCAP, u shpreh Manastirliu.

“Të gjithë ata persona që përjashtoheshin nga ligji i sigurimeve shoqërore, persona me aftësi të kufizuar që nuk e përfitonin KMCAP për shkak se nuk kishin një vit të siguruar në 5 vitet e fundit, tashmë bëhen pjesë e skemës së mbrojtjes sociale, duke u përfshirë në ligjin e ri të asistencës sociale”.

Nga skema e mbrojtjes sociale përfitojnë mbi 165 mijë persona me aftësi të kufizuar dhe invalidë pune. Personat me aftësi të kufizuar para ligjit, e merrnin pagesën e aftësisë së kufizuar edhe 4 vite pas punësimit, ndërsa me ligjin e ri, e marrin përfitimin pa ndërprerje. /ABc news Albania 24/7

rampat-1280x716.jpg
ad min16:00 | 14/05/2019

Personat me aftësi në kufizuar vijojnë të përballen me barriera qe iu krijojnë vështirësi për hyrje në institucione të caktuara publike. Ndjekim një vëzhgim të Abc News.

Personat me aftësi të kufizuar përballen shpesh në përditshmërinë e tyre me vështirësi në marrjen e shërbimeve në disa institucione, për shkak të infrastrukturës, siç janë rampat.

Ne pamë nga afër problematikën mbi infrastrukturën që ka lidhje me aksesin në shërbime të personave me karrocë me rrota, ku disa institucione e respektojnë e disa jo.

Prej  22 vitesh ai lëviz në një karrige me rrota për shkak të aftësive të kufizuara. Por jo në çdo institucion apo mjete te transportit publik ka mundësi të hyjë lirshëm me karrocën e tij.

Sipas Sokolit institucionet përgjegjëse duhet të bëjnë më shumë për këtë kategori.

Ministria e Drejtësisë nuk është i vetmi institucion ku nuk ka rruge lehtësuese për personat me aftësi të kufizuara. Rampa mungon edhe në godinat e dikastereve të tjera si në Ministrinë e Ekonomisë apo në atë të Bujqësisë.

Në shumë zyra të njësive bashkiake apo të aplikimit për karta identiteti në Tiranë, ku çdo ditë kanë nevojë për shërbime qindra qytetarë, mungojnë gjithashtu rampat për personat me aftësi të kufizuara.

Ndërsa në disa institucione kulturore të qytetit të Tiranës, fatmirësisht këta persona me aftësi të kufizuara e kanë aksesin e hyrjes, falë rampave./ABC News Albania 24/7

1d392a96-66a0-425b-85b7-1a45c413f8ae-1280x851.jpg
ad min13:38 | 28/12/2017

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte sot në qendrën e Zhvillimit në Korçë, ku trajtohen personat me aftësi të kufizuar fizike dhe mendore.

“Në ditë të tilla kuptojmë që ka nevojë të dhurojmë më shumë dashuri dhe vëmendje për kategoritë në nevojë në çdo ditë të vitit. Ditë e veçantë solidariteti. Qeveria shqiptare do të shtojë mbështetjen ndaj grave të dhunuara dhe të gjitha shtresave në nevojë” – shpreh Gjonaj.

Ajo premtoi se në vitin 2018 do të ketë më shumë angazhime dhe mbështetje nga qeveria shqiptare për këto shtresa.

“E kënaqur që sot isha në këtë qendër. E lumtur për përkushtimin e madh që ka stafi i kësaj qendre për njerëzit në nevojë. Mesazhet që morëm ishin të jashtëzakonshme. Edhe vetë politikanët e deputetët duhet të jenë minimalisht fizikisht një herë në muaj në këto institucione për të prekur dhe adresuar problemet e tyre.”- deklaroi Ministrja e Drejtësisë./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono