persona

arrestimii1.jpg
ad min14:00 | 25/10/2019

Të paktën tre persona janë vënë në pranga nga policia e Durrësit si pasojë e operacionit që u zhvillua në port. Më herët u raportua, se uniformat blu zhvilluan një aksion “blic” pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Abcnews.al ka siguruar videot e arrestimeve të tre personave.

Policia kishte marrë informata për drogë dhe armë në një kamion. Për këtë arsye u zhvilluan aksione të imtësihsme fizike dhe me skaner. Nuk dihen detaje të tjera rreth kësaj ngjarje, ndërkohë që policia nuk ka dalë ende në një komunikatë zyrtare./abcnews.al

SHENDETI-MENDOR.mpg_snapshot_00.25-1280x720.jpg
nev ila16:57 | 10/10/2019

Askush nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor. 1 në 4 persona sipas mjekëve po preket prej tyre.  Në ditën botërore të sensiblizimit ndaj këtyre sëmundjeve specialistët bëjnë thirrje për të lënë me një anë turpin dhe për të kërkuar ndihmë.

Nga afër askush nuk është normal! Çrregullimet e shëndetit mendor sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë moto e të cilës është dhe kjo, vitin e ardhshëm pritet të zënë vendin e parë në botë. 1 në 4 persona mund të preket prej tyre.  Tendencë të njëjtë mjekët po vërejnë dhe në Shqipëri.  Arsyet sipas tyre janë disa.

Shqetësime të tilla vitet e fundit po bëhen të shpeshta dhe tek fëmijët e adoleshentët. Vetëm në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë rreth 1 mijë pacientë kërkojnë ndihmën e mjekëve në një vit, por ky numër shpjegojnë psikiatrit është i vogël krahasuar me ato që paraqiten pranë qendrave të shëndetit mendor.

Nga tërheqja prej shoqërisë e deri tek vetëdëmtimi janë shfaqje të sjelljeve të adoleshentëve të cilët vuajnë prej çrregullimeve të tilla.

Sjellje qe shpesh neglizhohen nga prinderit te cilet i drejtohen specialistit teper vone.

Nëse kapen herët disa prej çrregullimeve të shëndetit mendor mund të kurohen plotësisht.  Ndërsa ¼ e tyre fëmijët e trashëgojnë  dhe në moshë madhore./ABC News Albania 24/7

policia-serbe.jpg
nev ila10:40 | 10/10/2019

Policia serbe ka arrestuar disa të rinj të partisë demokratike serbe në Novi Sad pasi ata protestuan kundër kryeministrit shqiptar Edi Rama. Ata mbanin në duar parullën: “Edi Rama non Grata”.


Mediat serbe raportojnë se stafi i ministrisë së brendshme ka ndaluar dy automjete të të rinjve të PDS në autostradën Beograd – Novi Sad, dhe kontrolluan në brendësi të tyre.
Aty u gjet dhe posteri “Rama persona non grata” dhe të rinjtë u shoqëruan në komisariat. Një nga të ndaluarit u shpreh se policia më pas u kishte marrë çelësat e automjeteve.
Kryeministri shqiptar Edi Rama ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev mbërritën në Beograd pasditen e të mërkurës. Ndërsa sot ka nisur takimi për integrimi ekonomik të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë në Kështjellën Petrovaradin në Novi Sad./abcnews.al

policiaaaa.png
ad min18:15 | 19/07/2019

Shtatë persona në Krujë kanë rënë në pranga për “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

 Në funksion të procedimit penal prill 2019 u bë ekzekutimi i masave të sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, për  shtetasit:

T.K.,  27 vjec,

I.D., 27 vjeç,

S.D., 28 vjeç,

E.D., 23 vjeç,

B.D., 38 vjeç,

A.D., 17 vjeç, të gjithë banues  në fshatin Barkanesh  të rrethit Krujë.

Si dhe u bë ndalimi i shtetasit  B.D, 19 vjeç, me banim në Krujë për  veprën penale “Kutivimi i bimëve narkotike”.

Ndërsa për një shtetase , Gjykata vendosi masën e e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin  kanë kultivuar bimë narkotike,  në  territorin e fshatit Barkanesh, Zgerdhesh, Kurcaj, të rrethit Krujë,  ku në  periudha të ndryshme, janë gjetur dhe asgjësuar kubikë të kultivuar me fara kanabis dhe fidanë   të dyshuara narkotike Canabis Sativa.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit T.K.,  Policia gjeti dhe  sekuestroi një armë zjarri Pistoletë .

Po në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9 aparte celular.

Matrialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

gjata-1280x718.jpg
ad min16:15 | 15/07/2019

Partia Demokratike ka reaguar për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga mazhoranca. Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në selinë blu Çlirim Gjata anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor që do të hetojnë kreun e shtetit janë të lidhur me persona te inkriminuar.

Hetimi i Presidentit do të realizohet nga persona që kanë marrë pjesë në shit blerjen e votës e që sot duhet të ishin pas hekurave.

Është ky qëndrimi i Partisë Demokratike i bërë publik nga Sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata.

 “Kush janë personat që do hetojnë presidentin Meta? Ilir Ndraxhi është krahu politik i bandës së Abdulajve, të cilët Abdylajt e kishin vënë në listë. Ky person i vendosur nga kjo bandë do të vendosë për shkarkim të presidentit. Ulsi Manja i dosjes 184 do të hetojë, ku mjafton lidhja e tij me bandat e Dibrës, me shefa komisariatesh e lloj-lloj të tillë të organizuar në krim për te vjedhur vota. Ky njeri do të vendosë?”

Aktorët kryesorë të komisionit janë personazhe të lidhjes apo bashkëpunimit me krimin e organizuar sipas  Çlirim Gjatës.

“Ulsi Manja do hetojë presidentin nëse ka shkelur ligjin apo jo, ndërsa Manjën kush e heton?  Nuk mund të jetë hetues Manja, ai duhet të ishte në burg”.

Presidenti i Republikës nuk ka bërë asnjë shkelje sipas Partisë Demokratike, përkundrazi ka vendosur datë demokratike, ka vendosur dekret normal.

“Shkarkimi i Metës është vetëm propagandë. Rama duhet t’i tregojë popullit se aktorët kryesorë të komisionit për shkarkim të presidentit janë të përlyer në krim”./ABC News Albania 24/7

policia-e-vlores-620x411_1470916829-2604078-1.jpg
ad min12:10 | 10/07/2019

Shërbimet e Policisë Selenicë, në bazë të informacioneve të siguruara, kanë goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike, ku gjatë kontrollit në territorin e  fshatit Vërmik, Bashkia Selenicë, Policia gjeti dhe  asgjësoi fidanë dhe kubikë ku ishin kultivuar fara  të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit H.O, 55 vjeç dhe F.A., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim./abcnews.al

furgoni-rinas.jpg
ad min15:24 | 03/07/2019

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 mijë eurosh për tre persona të shpallur në kërkim për grabitjen e Rinasit. Klement Çalaja, Eldi Çala, Talo Çela, janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre, teksa informatorëve do t’ju ruhet anonimati.

Afërsisht 3 muaj nga grabitja spektakolare e 9 Prillit të ndodhur brenda pistës së aeroportit të Rinasit, Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve për të prangosur tre organizatorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë.

Për arritur në gjurmët e dy vëllezërve Klement Dhe Eldi Çala e po kështu të Talo Çelës, policia ka vënë një shpërblim prej 10 mijë erurosh, duke ruajtura anonimatin. Sipas grupit hetimor, Klement Çala dhe Admir Murataj ishin autorët që hartuar dhe më pas zbatuan planin e grabitjes së rreth 5 mil eurove në momentin që po ngarkoheshin në barkun e avionit të linjës, Tiranë-Vjenë.

46-vjeçari Murataj humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë një kilometër larg Rinasit, ndërsa 20 thasët e grabitura me para nuk janë gjetur ende nga uniformat blu. Ndërkohë, rezultoi se Klement Çala ka siguruar nga Kosova automjetet e përdorur në grabitje, ndërsa vëllai i tij Eldi Çala ka bërë modifikimin e tyre në një ofiçinë në qytetin e Elbasanit. Me urdhër të prokurorisë së krimeve të rënda, gjykata kë lënë në burg 7 të persona të tjerë të cilët akuzohen gjithashtu si të përfshirë në grabitjen e 9 prillit në Rinas dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.
Pas hekurave janë Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli Saimir Çela dhe Hasan Kanaçi. Organi i akuzë ka nisur edhe hetimin pasuror ndaj të arrestuarve dhe familjarëve të tyre në bazë të ligjit anti-mafia. Ata  posedojnë një sërë automjetesh luksoze, llogari bankare dhe prona te paluajtshme të cilat dyshohet se janë krijuar nga të ardhura të jashtëligjshme.

Për këtë arsye, Prokuroria e Krimeve të Rënda u ka drejtuar një kërkesë Bankave, Hipotekës dhe drejtorisë së Transportit Rrugor për origjinën e këtyre pasurive./ABC News Albania 24/7

kavaje.jpg
ad min18:15 | 23/06/2019

Gjykata e Kavajës la në burg Arben Xhihanin dhe Ervin Baklli, të cilët u arrestuan nga policia pas incidentit të ndodhur në KZAZ nr.42 të qytetit bregdetar. Ndërkohë për Daut Elmazin u dha masa “Arrest shtpie” dhe detyrim paraqitjeje për Demir Bukovën.

Punonjës së bashkisë Kavajë por edhe mbështetës së shumtë të opozitës u përplasën pak ditë më parë me policinë pasi kërkonin lirimin e ambienteve të KZAZ. Gjatë përplasjeve policia hodhi gaz lotsjellës dhe spraj me qëllim që të shpërndante turmën./ABC News Albania 24/7

07eb8ef0-efbe-40ab-9e19-b3979e20242d-1280x853.jpg
ad min10:20 | 08/05/2019
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Bashkë me balliun u prangosën edhe 3 protestues të tjerë, ndërsa në total policia procedoi 30 persona që do të hetohen në gjendje të lirë.

 Pas ndalimit të Klevis Balliut një ditë më parë në zonën e Unazës së Re, për protesta dhe kundërshtim të punonjësit të policisë, prokuroria  e Tiranës kërkon arrestimin e  tij. Ish-deputeti u ndalua të martën në orën 11:00 nga forcat e policisë, bashkë me tre banorë të zonës së Astirit. Ata bllokuan rrugën në tentativë për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Në total policia e Tiranë ka proceduar 30 protestues, të cilët po hetohen në gjendje të lire. Gjatë protestës pati konfrontime me forcat e policisë që tentuan të largojnë protestuesit nga rruga. Vetë ish-deputeti i PD-së u përplas me uniformat blu, ku ndihmë të policisë së rendit ishin edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjat.

Pas arrestimit të ish deputetit Balliu, banorët tentuan të hyjnë me forcë ambientet e Komisariatit Nr.6., por që u ndaluan uniformat blu, duke hedhur edhe gaz lotësjellës. Gjatë konfrontimeve mbetën të lënduar 4 edhe efektivë policie, që morën ndihmën e parë në spitalin e Traumës.

Balliu pritet të njihet me masën e sigurisë ditën e enjte, ku prokuroria ka ngritur zyrtarisht ndaj tij gjashtë akuza për veprat penale; të “Kundërshtimit me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”./ABC News Albania 24/7


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono