përplasje

astiri-ne-5.mp4_snapshot_00.05-1280x720.jpg
ent ela08:21 | 12/11/2019

Prej orës 5 të mëngjesit të sotëm IKMT ka nisur aksionin e shembjes së banesave në zonën e Unazës së Re. Një banor i Unazës së Re raportoi në lidhje telefonike për Abc Neës se policia erdhi që në orën 05:00 dhe shoqëroi disa perosna, ndërsa shprehu vendosmërinë se do të vazhdojnë të bëjnë rezistencë në mbrojtje të banesave të tyre.

“Ne do të vijojmë të bëjmë rezistencë. Ka pasur edhe shoqërime të banorëve në polici”.

Të pranishëm në Unazë të Re forca e Rendit, FNSH, të cilët kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës. Tensioni mes banorëve dhe forcave të policisë ka nisur që prej orën 05:00, raportohet edhe për persona të lënduar.

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave./abcnews.al

kili-proitesta-1280x721.jpg
nev ila10:38 | 21/10/2019

10 persona kanë humbur jetën në Kili si pasojë e protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin pas rritjes së çmimit të biletës së metrosë. Por ky vendim është pezulluar nga presidenti i vendit, ndërkohë në kryeqytet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Vijon të jetë kaotike situata në Kili, ku prej ditësh tensioni është shumë i lartë, si pasojë e protestave të nisura në Santiago, por që u përhapën shumë shpejt në të gjithë vendi. Shkak i protestave ishte rritja e cmimeve të transportit public. Në kryeqytet është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Deri tani bilanci zyrtar flet për 10 viktima.

Policia konfimoi plagosjen e 156 agjentëve dhe 11 civilëve si dhe arrestimin e 300 personave. Të gjitha aktivitetet kulturore dhe sportive janë anuluar dhe dyqanet janë të mbyllura ashtu si dhe i gjithë rrjeti i transportit

Gjendja kaotike ka shkaktuar dhe plackitjen e supremarketeve dhe dyqaneve. Sipas mediave në vend, tre persona mbetën të vrarë si pasojë e një zjarri të shpërthyer në një supermarket në San Bernardo. Zjarrfikësit gjetën dy trupa të djegur, ndërsa viktima e tretë ndërroi jetë në spita.

Pesë persona të tjerë humbën jetën në zjarrin që iu v një fabrike veshjesh e cila u placket, në periferi të kryeqytetit. Dhe dy viktima të tjera humbën jetë si pasojë e zjarrit këtë herë në nëj magazinë materialesh për ndërtim

Presidenti i Kilit deklaroi pezullimin e rritjes së cmimit të biletave të metrosë, një nga vendimet më të fundit për rritjen e cmimit të jetesës, që shkaktoi dhe zemërimin popullor. Në një deklaratë për mediat kreu i shtetit tha se kishte vendosur të dëgjonte mepërulësi zërine popullit dhe do të vazhdonte ta bënte, sepse vetëm kështu ndërtohen demokracitë./abcnews.al

aksidenti-ne-gjykate.jpg
ad min09:15 | 16/10/2019

Një aksident është shënuar në kryeqytet mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Tiranës.

Mësohet se një makinë ka përplasur motorin. Për pasojë ka mbetur i lënduar një person.

Deri më tani as policia dhe as ambulanca nuk ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Abcnews.al ka siguruar foto nga ngjarja, ku dallohet motori i rrëzuar në mes të rrugës dhe i lënduari.

/abcnews.al

rrogozhine.jpeg
ad min20:16 | 15/10/2019

Disa të burgosur në burgun e Rrogozhinës janë përplasur me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal, për arsyen “Pse më pe”.

Fillimisht janë përplasur fizikisht, më vonë kanë përdorur mjete të ftohta, si kaçavida. Për pasojë një prej të burgosurve është lënduar dhe është dërguar në Tiranë për mjekim.

Burime bëjnë të ditur për Abcnews.al se ai është Bajram Myftaraj 26 vjeç. I riu ka pësuar dy fraktura, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga policia për këtë ngjarje, e cila ka ndodhur disa orë më parë./ abcnews.al

policia-naten-aksident-933x445-933x445-2.png
ad min20:21 | 07/10/2019

Një aksident ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se janë përplasur dy mjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Burime nga policia bëjnë të ditur se të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve të përfshira në aksident.

Identiteti i të plagosure nuk është bërë e ditur sikurse edhe gjendja e tyre shëndetësore. Aksidenti ndodhi në Vloçisht, në afërsi të një pike karburanti./ABC News Albania 24/7

ikmt-vlore.mp4_snapshot_00.12-1280x720.jpg
ent ela10:39 | 01/10/2019

Sërish konflikt dhe tension në Radhimë mes banorëve dhe shefit të IKMT Fatmir Meta. Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën e krijuar.

IKMT ka rinisur që në oret e para të ditës së sotme aksionin në Radhimë. Në territor janë dislokuar më shumë forca policore( FNSH), duke krijuar perimetër sigurie duke mos lejuar media e banorë. Aksioni  po ndiqet nga Drejtoresha e IKMT Dallandyshe Bici dhe Drejtori Policisë së Vlorës, Artion Duka. Bici ende nuk ka pranuar të flasë për mediat lidhur me qëllimin e këtij aksioni dhe pretendimet e banorëve, por jashtë kamerave ka sqaruar se në zonën e Radhimës dhe të Orikumit do të ndërhyhet në 51 raste, kurse për objektet e tjera pritet të shprehet Kadastra. Shembjet e objekteve do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Vlora deri në Orikum. /ABC news Albania 24/7

aksion-1280x720.jpg
ad min13:26 | 30/09/2019

Një aksion i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në zonën e Orikumit është shoqëruar me përplasje me pronarët. Sipas tyre, aksioni është selektiv dhe shprehen se nuk kanë dijeni për projektin që prek pronat e tyre.

Një prej pronarëve u shpreh për kamerën e ABC News se do të largohet sapo të kenë projektin. “Unë fëmijët e mi, jetën e jap para këtij betonit këtu”, tha ai.

“S’ka të drejtë ai që me një eskavator të madh të vijë të më prishë punë që kam vite të tëra që e kam ndërtuar. Rris fëmijët me atë punë. Asnjë lloj projekti s’kemi parë. Në s’kemi bërë krim, jemi në punën tonë, jetojmë”, tha një pronare.

“Kemi një javë që kërkojmë takim me kryetarin e bashkisë, me të gjithë dhe na shmangen. E lamë sot në mëngjes të llafoseshim. As projekt asgjë, të keqen vëllai. Këtu është ahjt e prishim, njëri e prish, tjetrin s’e prish. I kemi mjetet tona, i prishim dhe vetë, por me projekt. Të bie projekt dhe iki vetë unë. Unë fëmijët e mi, jetën e jap para këtij betonit këtu. Ta dëgjojë kush të dojë se nuk mban më ujë pilafi. Më mirë të jem i vdekur familjarisht me fëmijët e mi. Baba më vdiq, nëna më vdiq nga infarkti do vdes dhe vetë. Ka vajtur aq thellë thika… nuk e di. Na thanë që do vijnë sot në mëngjes, tashi i kanë fikur të gjithë telefonat”, tha një pronar tjetër.

Ndërkohë policia ka qëndruar në distancë, por në gatishmëri për të qetësuar situatën. Në listë për t’u shembur janë rreth 60 objekte dhe ky aksion ka për qëllim lirimin e hapësirave për zbatimin e projektit të bregdetit. Ndërtimet që do të rrëzohen janë kryesisht biznese në plazh.

/abcnews.al

audi.jpg
ad min20:15 | 28/09/2019

Mediat britanike kanë bërë publike pamjet dramatike të një makine “Audi”, e cila e rrethuar nga agjentët e policisë u përpoq të arratisej, duke përplasur disa mjete të tjera që gjeti përpara. Në video dëgjohen agjentët e policisë të cilët të armatosur i bërtasin shoferit “ngre duart lart”, “mos lëviz” dhe “ulu në tokë”.

Ngjarja ndodhi në Londër. Sipas policisë, agjentët u munduan të ndalonin, por pa sukses, një makinë në lidhje me disa hetime për një grabitje me thikë.

Megjithatë pas ndjekjes, autoritetet arritën ta ndalonin në Essex mjetin. Por në këto momente, shoferi tregoi agresivitet, pasi u mundua të arratisej. Në përpjekje për ta bërë këtë, përplasi edhe disa mjete të tjera që gjeti para rrugës.

Por eventualisht, oficerët, të cilët ishin të armatosur, e detyrojnë që të ndalojnë. Njëri prej tyre i thyen xhamin dhe e nxjerr jashtë. Ndërkohë sipas mediave, brenda mjetit kishte edhe tre persona të tjerë të cilët u arrestuan të gjithë. Nga ngjarja nuk pati të lënduar./abcnews.al

incidenti-1280x720.jpg
ad min13:51 | 26/09/2019

Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ishte në një shkollë të mesme në Shkodër, për të zhvilluar një takim me të rinjtë. Biseda nuk ka qenë e qetë.

Tre javë pasi premtoi se do të niste komunikimin me shqiptarët Rudina Hajdari zhvilloi një takim me të rinjtë e shkollës “Shejnaze Juka”. Më herët, deputetja ofroi rrogën e saj për dëmtimet që ishin shkaktuar nga djegia e kësaj godine ku ishte vendosur KZAZ-ja për zgjedhjet e 30 Qershorit.

Kur ajo mori fjalën njëri prej të rinjve, i pranishëm në takim e ndërpreu duke e akuzuar se përfaqëson kryeministrin Edi Rama. Më pas Hajdari e fton gjimnazistin ta thotë në mikrofon mendimin e tij para bashkëmoshatarëve.

Pas incidentit deputetja Hajdari zgjodhi të flasë për nevojat që kanë shkollat për arsimin cilësor./ABC News Albania  24/7

kembesori-1280x720.jpg
ad min09:24 | 14/09/2019

Një aksident tragjik u shënua në orët e para të mëngjesit në Sukth të Durrësit. Një 52-vjeçar me iniciale G.H. u përplas për vdekje. Sipas policisë, këmbësori u aksidentua nga një mjet tip “Toyota” që drejtohej nga një 47-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Ndërkohë drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat për të sqaruar rrethanat e përplasjes. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono