perplaset

arber-cekaj-gjyq.jpg
nev ila16:52 | 08/01/2020

I akuzuari kryesor për trafikun e 613 kg kokaine Arbër Çekaj debatoi ashpër në seancën gjyqësore me prokurorin e çështjes Edvin Kondili, për të cilin kërkoi largimin nga procesi. Por kjo kërkesë u hodh poshtë nga trupa gjykuese. Gjykata e posaçme shtyu për në 23 janar mbrojtjen dhe vendimin për Arbër Çekajn dhe dy të pandehurit e tjerë

Seanca kur pritej të bëhej mbrojtja dhe të jepej vendimi për Arbër Çekjan, Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn të akuzuar për trafikimin e 613 kilogramë kokainë u shty, për në 23 Janar.

Gjatë zhvillimit të seancës në Gjykatën e Posaçme Kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pasur debate të ashpra dhe lumë akuzash nga pronari i “Arbi Garden” në drejtim të prokurorit Edvin Kondili.

I dyshuar për transportin e sasisë rekord të kokainës të kapur ndonjëherë në vendin tonë Arbër Çekaj u shpreh në seancë:

“S’mund të vazhdoj këtë proces gjyqësor me këtë zotëri që kam përballë, Prokurori përhapi lajme se unë kam folur dhe nxjerrë emra të tjerë, duke vënë në rrezik jetën e familjarëve të mi edhe të babait të moshuar. Unë s’do ta bëja këtë për familjen e prokurorit. Unë jam në burg, se jam prej Tropojë. Se kam pas një mbiemër, (Kuliçaj) që si pëlqen prokurorit. Ai e ka personale me familjen time. Nëse SPAK s’ka prokurorë të tjerë, propozoj një nga Serbia meqë tani kemi dhe marrëdhënie të mira. Nuk e di çfarë keni me mbiemrin Kuliçaj por do vij edhe e drejta ime në rrugë ligjore”.

Prokurori  ka reaguar në seancë duke iu përgjigjur Çekajt se nuk ka frikë nga kërcënimet e tij. Avokatët kërkuan pezullim të gjykimit derisa KLP të shprehet për përjashtimin e Edvin Kondilit nga ky proces.

Por Gjykata e posaçme, e përfaqësuar nga Danjela Shirka, Etleva Deda dhe Ilirjana Olldashi rrëzoi kërkesën e avokatëve për pezullim të procesit gjyqësor.

Gjykata e posaçme rrëzoi kërkesën e 3 të dyshuarve që kërkonin lirinë me argumentin se gjykata ka ndryshuar status, dhe sipas ligjit duhet të ishte bërë rivlerësimi i masës së sigurisë.

Gjatë  leximit të pretencës  në seancë e kaluar prokurori Kondili kishte kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekjan, 16 vite burg për Donaldo Lushajn dhe 13 vite burg për Armando Pezakun.

Në aplikim  të gjykimit të shkurtuar 3 të dyshuarve u ulet 1/3 e dënimit që do tu caktohet nga gjykata./abcnews.al

avioni.jpg
ger ta11:13 | 24/11/2019

Një avion me të paktën 16 pasagjerë dhe dy në ekuipazh është përplasur mëngjesin e sotëm në qytetin Goma në Republikën Demokratike lindore të Kongos.

Guvernatori rajonal i Kivut të Veriut Nzanzu Kasivita Carly tha se kishte viktima, por nuk dha një numër.

Avioni u rrëzua pasi u përplas me disa shtëpi në lagjen Mapendo pasi “humbi” kontrollin gjatë ngritjes  në aeroport.

Avioni Dornier-228 ishte në pronësi të kompanisë private “Busy Bee”.

Shumë skuadra shpëtimi dhe oficerë policie kanë arritur në vendngjarje për të vijuar hetimet deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

elbasan-aksidenti.jpg
ger ta08:14 | 24/11/2019

Një aksident ka ndodhur gjatë natës në Elbasan. Abcnews.al mëson se një makinë ka përplasur mjetin e patrullës së policisë.

Për pasojë është plagosur komandanti i Grupit të Gatshëm, Enver Muça.

Ngjarja ka ndodhu pranë shkollës “Naim Frashëri”, në lagjen “Kongresi”.  Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit, A.J., 22 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe pas marrjes së mjekimit është larguar në banesë.

Sakaq, policia po heton ngjarjen, ndërkohë që nuk dihen ende rrethanat e aksidentit./abcnews.al

 

makina-1-1280x714.jpg
ad min13:45 | 07/08/2019

Tre persona që ishin pasagjerë në një makine tip “Mitsubissh” janë plagosur pasi u përplas me një autobus. Aksidenti rrugor ndodhi në rrugën Korçë- Bilisht në afërsi të fshatit Kuç i Zi. Nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje por sipas këqyrjes paraprake të policisë, makina ishte me shpejtësi të lartë dhe u përplas me autobusin. Të lënduarit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

aksoideti-shkoder-1280x721.jpg
ad min14:10 | 22/07/2019

Një aksident i rëndë u regjistrua në mesditë në rrugën Shkodër – Kryebushat. Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes bëhet me dije se në aksident janë përfshirë një autoveturë, një motor dhe një biçikletë.  Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i biçikletës dhe motorit të cilët kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës. Në vendin e ngjarjes shkuan efektivë të policisë së Shkodrës të cilët nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave./ABC News Albania 24/7

mark-marku.jpg
nev ila23:38 | 01/07/2019

Edhe këtë të hënë nuk kanë munguar përplasjet në “Opinion”. Shkak u bë një deklaratë e Ministrit të Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, i cili gjatë lidhjes direkte tha se “pluralizmi politik nuk nënkupton pjesëmarrje aktuale të grupeve politike në zgjedhje, por garantimin e të gjitha mundësive që subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje”. Pikërisht kjo solli një reagim të ashpër nga analisti Mark Marku.

Mark Marku: Ai po thotë që zgjedhjet në një vend… një shtet normal nuk garanton pluralizmin, pjesëmarrjen e njerëzve në votime, nuk e ka garantuar shteti i Gent Cakajt.

Gent Cakaj: Zotëri nuk guxon të keqinterpretosh deklarate për qëllime meskine politike.

Mark Marku: Nuk ke çfarë të diskutosh fare, po flet budallallëqe, nuk ke turp.

Gent Cakaj: Zoti Fevziu unë jam këtu që të sillem me edukatë dhe profesionalizëm.

Mark Marku: Po ta lesh me recituar ngatërrohet ai. Ai po reciton, por ngatërrohet kur e le gjatë. Zotëri nuk të njoh fare as si ministër as si shtet ty, s’më le me votuar. Nuk të njoh, pikë. Më lind e drejta të mos njoh asnjë ministër të këtij shteti as kryeministrin as policinë./tvklan.al

albana-1280x567.jpg
ad min23:27 | 11/05/2019

Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi është përplasur fizikisht me një efektiv. Momenti ka ndodhur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku Vokshi shikohet të shtyhet me efektivin. Ajo ka ndërhyrë për penguar policinë e cila po bënte ndalimin e disa prej protestuesve. Kjo është herë e dytë që sonte ish-deputetja përplaset e policinë, pasi më parë ajo u përplas me efektivët kur bënë ndalimin e Sait Dollapit para Kuvendit./abcnews.al

policia-kosove.jpg
nev ila15:37 | 03/05/2019

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë përplasur me banorë serbë të Komunës së Shterpcës, të cilët u përpoqën të ndalonin ekskavatorin për ndërtimin e një mini-hidrocentrali.

Mediat serbe, të cilat raportojnë se rreth 20 persona kanë mbetur të lënduar, shkruajnë se kjo protestë po bëhet për të mbrojtur malet e Sharrit, nga punimet që vazhdojnë prej dy muajsh.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, e cila thekson se ndaj banorëve serbë është përdorur vetëm spraj dhe jo dhunë, siç po raportojnë mediat serbe.

Në njoftimin e policisë së Kosovës thuhet se banorët nuk i janë bindur urdhrit për të mos penguar punimet. Për këtë arsye policia ka reaguar dhe banorët janë shpërndarë duke lënë rrugën e lirë.

Policia njofton gjithashtu se në bashkëpunim me zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e protestuesve është caktuar një takim i përbashkët ditët në vijim lidhur me kërkesat e tyre./ABC News Albania 24/7

genocidio-armeno-2.jpg
ent ela10:30 | 09/04/2019

Ankaraja ka reaguar ashpër pas prezantimit në Parlamentin Italian të mocionit me anë të së cilit i kërkohet qeverisë italiane të njohë genocidin armen. Turqia pretendon se masakrat më vitin 1915 ndodhën në kuadër të një konflikti dhe se nuk ishin  të organizuara mbi baza etnike apo fetare.

Ambasadori i Italisë në Ankara Masimo Gaiani është thërritur në një takim urgjent në ministrinë e jashtme turke ku I është dorëzuar një note proteste e Ankarasë për shkak të një mocioni të prezantuar në parlamentin Italian. Me anë të këtij mocioni i kërkohet qeverisë italiane që të njohë genocidin armen.

Protesta diplomatike është një lëvizje rutinë në raste të ngjashme nga ana e qeverisë së Ankarasë e cila nuk njeh genocidin e armenëve, të ndodhur gjatë luftës së parë botërore. Turqia pretendon se masakrat më vitin 1915 ndodhën në kuadër të një konflikti dhe se nuk ishin  të organizuara mbi baza etnike apo fetare. Gjithashtu qeveria turke kundërshton dhe numrin e viktimave./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono