perplas

AKSIDENTTII-1280x730.jpg
Sej rie18:30 | 12/08/2019

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugorë Levan-Fier. Një automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës Ded Ndoi. Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Fierit 24-vjeçarin që drejtonte mjetin “Volkswagen”, për veprime të mëtejshme procedurale.  Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave.

 

aksidenti-levan-tepelene-1280x716.jpg
nev ila18:14 | 11/08/2019

Një 35 vjeçare është përplasur për vdekje nga një makinë, ndërsa ishte duke ecur në rruge.

Njoftimi paraprak i policisë:

Sot rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Varibop, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).

Eshtë bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit“./abcnews.al

MW-HO836_xi_tru_20190805132740_ZH.jpg
Sej rie14:45 | 06/08/2019

Zhvlerësimi i Jenit kinez e ka çuar përplasjen tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës përtej çështjes së tarifave. Në reagimin e radhës, Pekini zyrtar ka hedhur poshtë akuzat e Uashingtonit se ka manipuluar vlerën e valutës kineze në tregjet e këmbimit.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë përfshirë në një luftë fjalësh e akuzash në lidhje me gjendjen e valutës kineze, që ka pësuar rënien e parë në tregjet e këmbimit që prej vitit 1994. E fundit ka qenë Banka Qendrore e Kinës, që të martën deklaroi se vendimi i Uashingtonit për ta etiketuar Pekinin si një manipulues të jenit do të dëmtojë rëndë rendin ndërkombëtar ekonomik dhe do të shkaktojë kaos në tregjet financiare.

Vendimi i Amerikës për të shtrënguar tensionet e monedhës ditën e hënë do të parandalojnë gjithashtu rimëkëmbjen e ekonomisë dhe tregtisë globale – vijoi Banka e Kinës në reagimin e saj. Institucioni në fjalë theksoi se, Pekini nuk e ka përdorur kurrë dhe nuk do ta përdorë kuotën e këmbimit të valutës së saj si vegël për të zgjidhur kontestet tregtare.

“Kina i kishte paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që t’i vinin fre kalit të tyre përpara se të arrinte humnerën dhe që të kthehej mbrapsht nga shtegu i gabuar”, tha më tej banka qendrore në reagimin e saj.

Akuzat e Shteteve të Bashkuara për valutën, që erdhën pas një rënieje të ndjeshme të jenit ditën e hënë, i ka thelluar edhe më tej problemet mes dy ekonomive më të mëdha të botës dhe e ka vështirësuar shpresat për një zgjidhje të shpejtë të përplasjes së tyre. Kontesti dypalësh është shtrirë edhe në fusha të tjera si teknologjia dhe analistët paralajmërojnë se masat reciproke mund të zgjerohen e të bëhen më të ashpra, duke ndikuar tek rritja e ekonomisë globale./ABC News Albania 24/7

 

aksident.png
Sej rie14:00 | 04/08/2019

Drejtuesi i një motori ka humbur jetën në vend pasi është përplasur me një makinë. Aksidenti rrugor ka ndodhur ne segmentin  Lezhë-Shenkollë, tek  vendi i quajtur “Ura e Prekanit”. Sipas policisë mjeti me drejtues një banor të Lezhës, u përplas me motoçikletën që drejtohej nga një banor i Shënkollit. Policia arrestoi në flagrance drejtuesin e makinës dhe dyshohet se shkeli rregullat e qarkullimit rrugor. Grupi hetimor po vazhdon veprimet  për sqarimin e rrethanave  të aksidentit./ABC News Albania 24/7

aksident-_9.jpg
ent ela17:48 | 05/04/2019

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari ka ndodhur në rrugën e Gjirit të Lalëzit, në fshatin Radë. Sipas policisë shtetasi me inicialet E.Q.,37 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar shtetasin këmbësorë S.D., 87 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 të pasdites së sotme dhe drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme. Ndërsa grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit./abcnews.al

aksident-_9.jpg
ent ela19:23 | 25/02/2019

Një aksident me pasojë vdekjen e një 28-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz. Sipas policisë shtetasi me inicialet A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur këmbësorin me inicialet K. L, i cili ka ndërruar jetë.
“Rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin K. L., 28 vjeç. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

basha-7-1280x680.jpg
ent ela22:02 | 19/02/2019

Djegia e mandateve ka sjellë një përplasje deklaratash në distancë mes ambasadës amerikane në Tiranë dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Ambasada u ka bërë thirrje deputetëve opozitarë të refuzojnë braktisjen e mandateve. Si përgjigje, kreu i PD citoi një fragment fjalimi të një prej presidentëve më me ndikim në SHBA, Abraham Linkoln dhe njoftoi se kryesia e PD e ka miratuar vendimin.

 Ambasada e SHBA në Shqipëri shprehet kundër vendimit të opozitës për djegien e mandateve. Në një postim në Facebook, u bëhet thirrje deputetëve të refuzojnë thirrjet për dorëzim mandate, pasi një demokraci e shëndetshme kërkon një opozitë që funksionon në mënyrë konstruktive brenda institucioneve kushtetuese.

“Kërcënimet nga Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe parti të tjera opozitare për të braktisur mandatet e tyre në parlament minojnë parimet bazë të demokracisë dhe sabotojnë përparimin e rëndësishëm që Shqipëria ka arritur në zbatimin e ligjit dhe qeverisjen e përgjegjshme. Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjithë deputetëve të ngrihen mbi sherret politike, të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet e tyre dhe të mbrojnë idealet dhe parimet që janë me rëndësi thelbësore për çdo demokraci të fortë. Nëse dështoni të bëni punën tuaj, do të zhgënjeni njerëzit të cilëve keni privilegjin t’u shërbeni.”

I pyetur nga gazetarët kreu i PD zgjodhi mënyrën diplomatike të reagimit. Basha tha se nuk komenton deklaratat e diplomatëve në Tiranë, por SHBA dhe demokracia amerikane janë frymëzimi i tij më i madh. E citoi një fragment nga mesazhi i një prej presidentëve më influentë për demokracinë amerikane Abraham Lincoln:

“That these dead shall not have died in vain. That this nation under God, shall knoë a neë birth of Freedom and that Government of the people, by the people and for the people shall not perish from the face of Earth”.
Tani, për të gjithë bashkëqytetarët e mi dhe bashkëkombasit kudo që na ndjekin. Djegia e mandateve nuk është qëllim në vetëvete. Djegia e mandateve është rekursi i fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim madhor: që të shembim një qeveri të krimit, për krimin dhe nga krimi dhe t’i japim shqiptarëve një qeveri të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Për këtë, ne nuk po kërkojmë të marrim diçka. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar, siç ka bërë Edi Rama dhe siç është vërtetuar edhe nga provat gjyqësore të publikuara nga Zëri i Amerikës. Ne po japim. Dhe për ta përkthyer tani thënien e Presidentit Lincoln, shpresoj që kjo sakrificë nuk do të shkojë dëm. Se ky komb nën Zot, do të ketë një lindje të re të Lirisë dhe Demokracisë dhe se qeverisja e njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit nuk do të zhduket nga faqja e dheut, nuk do të zhduket nga faqja e Shqipërisë”.

Deklarata e Bashës u bë pas mbledhjes së kryesisë së PD, e cila sic nënvizoi kryetari Basha, miratoi me votë unanime vendimin e grupit parlamentar të PD për djegien e mandateve, ndërsa të mërkurën vendimmarrja finale pritet nga Këshilli Kombëtar i kësaj partie./abcnews.al

safe_image-1.jpg
ent ela10:40 | 31/01/2019

Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip “Benz” doli  nga rruga duke u përplasur me 10 automjete të tjera të parkuara në zonë. I plagosuri Kreshnik Lilaj i cili është drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dyshohet se ishte në gjendje të dehur.

Duken si pamje të një filmi aksion por në të vertetë aksidenti ka ndodhur në Vlorë. Mjeti tip Benz me targa  AA 272 RB që drejtohej nga Kreshnik Lilaj humbi kontrollin në rrugën Tranballkanike. Kamerat e sigurisë së objekteve aty pranë kanë filmuar momentin kur makina fluturon në ajër dhe rrotullohet disa herë duke marrë para 10 mjete të parkuara në zonë.

Bilanci mund te ishte fatal, por në fakt i vetmi i dëmtuar është drejtuesi i mjetit, i cili pas ndihmës mjekësore nuk ka më rrezik për jetën.   Makina e 30 vjeçarit është shkatërruar totalisht ndërsa shoferi ka shpëtuar për mrekulli. Kreshnik Lilaj është një zyrtar i njohur pasi mban postin e Drejtorit të Agjensise Rajonale të Mjedisit në Vlorë.

Drejtuesi i mjetit dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Kjo mendohet të jetë bërë shkak për aksidentin masiv ku pati dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira në këtë ngjarje. Kreshnik Lilaj është drejtor i Agjensisë Rajonale të Mjedisit në Vlorë dhe në momentin e aksidentit dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike./abcnews.al

aksidenti-lezhe-1280x654.jpg
ent ela14:25 | 29/01/2019

Një 17-vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë pasi u përplas nga një furgon mallrash. Aksidenti ndodhi gjatë drekës në afërsi të Tregut Industrial në Lezhë.

Sipas policisë adoleshentja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga mjeti.

17 vjeçarja po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës dhe është në gjendje kritike për jetën. Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqeruar në polici deri në sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

festivali.jpg
ent ela09:47 | 18/06/2018

Policia holandeze është në kërkim të një personi me një furgon të bardhë i cili përplasi disa pjesëmarrës të një festivali muzikor. Nga kjo ngjarje 1 persona ka humbur jetën dhe 3 të tjerë mbetën të plagosur.

Një furgon ka përplasur në një grup të vogël pjesëmarrësish në një festival në Holandë, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë, para se shoferi të largohej nga vendi i ngjarjes. Policia në provincën e Limburg thotë se autoritetet janë ende në kërkim të furgonit të bardhë ose të autobusit të vogël, disa orë pas përplasjes së parë të mëngjesit të së hënës pranë një kampi afër festivalit të famshëm “PinkPop” në komunën juglindore të Landgraaf. Incidenti ndodhi rreth orës 4 të mëngjesit me orën lokale.

Autoritetet thuhet se po kërkojnë një Fiat Doblo me numrin 257 si pjesë e targës së tij holandeze. Policia nga Belgjika dhe Gjermania po ndihmojnë gjithashtu në kërkim. Disa raportime e përshkruajnë automjetin si një autobus të vogël të bardhë. Gjendja e tre personave të plagosur nuk dihet.

Policët thanë se rruga ku ndodhi incidenti është mbyllur. Në një deklaratë në Tëitter, organizatorët e festivalit thanë se ishin “thellësisht të tronditur” nga incidenti. Koncerti tre-ditor tradicionalisht ndiqet nga dhjetëra mijëra fansa të muzikës dhe përfundoi vonë të dielën me një shfaqje nga Bruno Mars. Ndërkohë, autoritetet holandeze kanë hapur një hetim për këtë çështje. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono