perndjekja

perndjekja-550x364.jpg
ent ela21:00 | 28/08/2019

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e  policisë së Beratit për përndjekje ndaj një vajze dhe për armëmbajtje pa leje.

I riu me iniciale F.M. përndiqte prej disa kohësh në mënyrë të vazhdueshme një vajzë me iniciale L.T. Kjo e fundit denoncoi në polici 26-vjeçarin, duke e thënë se i riu e përndiqte sistematikisht dhe e kërcënonte me armë.

Grupi hetimor i krimeve të rënda të Policisë së Beratit nisi menjëherë verifikimet dhe arrestoi 26-vjeçarin.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij të fundit, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një automatik model 56. I riu akuzohet për përndjekje dhe armëmbajtje pa leje. /abcnews.al

MJEKU-NE-VLORE-PERNDJEKJA-1280x720.jpg
ent ela14:29 | 08/04/2018

Një gjinekolok prej disa muajsh sulmohet dhe kërcënohet nga një 27 vjeçar i cili tashmë është në pranga. Por çfarë ka ndodhur që i riu po përndjek një gjinekolog i cili thotë se nuk po gjen dot shpëtim.

Vuri në shënjestër mjekun menjëherë pasi e motra i vdiq në maternitet. Ky është Musta Kapaj i cili u arrestua kur tentoi t’i vinte flakën klinikës së gjinekologut Bejkush Shehu në Vlorë.

Por ky është sulmi i tretëndaj mjekut Shehu i cili tregon se e gjitha nisi pasi motra e Kapajt humbi jetën në maternitet.

Bejkush Shehu, Gjinekolog në Vlorë: “Ka ardhur nja dy muaj pas vdekjes dhe më ka dhunuar këtu te klinika, mes me familjarësh e pacientësh, më ka goditur qëlluar më ka rrëzuar në shesh, mora raport mjekësor dhe policia e prokuroria nxjerr pas një muaji e gjysmë po ky perosn me thikë në dorë pas meje. Zoti më ka ndihmuar se po plotësoja në recetë dhe u ktheva me thikë në dorë me bisht të verdhë. Para një muaji ka patur një shenjë djegie, po mu duk e vogël, kurse dje i është vënë zhjarri për së mbari klinikës time”.

Ngjarja ka ndodhur në 10 gusht të vitit 2017.  Mjeku tregon se gruaja, motra e agresorit kishte bërë me pare tre lindje me të. Kësaj radhe ajo humbi jetën nga nje komplikacion i rrallë”

Bejkush Shehu, Gjinekolog në Vlorë: “Pas një lindjeje normale me probleme madhore, gruaja ose motra e këtij vdiq për një diagnozë të parikthyeshme e të pariparueshme, që para një muaji erdhi përgjigjia nga mjekësia ligjore është emboli amniotike. Kush di 5 gramë nga mjekësia e di që është një vdekje mëse e sigurtë. . Është e rrallë, ndodh në të gjithë botën dhe ndodh vdekja”.

Mjeku thotë se familjarët i kanë thënë që 27 vjeçari i cili po e përndjek për ta vrarë nuk është mirë. Por Shehu kërkon ndihmë dhe sipas tij dikush duhet ta bindë këtë të ri që motra e tij nuk vdiq për shkak të mjekut, por për shkak të një diagnoze ku nuk do të kishte shpëtim as në vendet më të zhvilluara të botës./abcnews.al

vlcsnap-error766-1280x720.jpg
us er12:03 | 04/01/2018

Autoritetet turke kanë lëshuar 70 urdhër-arreste për persona të dyshuar se mbështesin lëvizjen e imamit Fetullah Gylen, i cili akuzohet për organizmin e grushtit të dështuar të shtetit. 58 prej tyre janë ushtarë në shërbim.

Drejtësia turke lëshoi urdhër arresti për 70 persona, duke përfshirë 58 ushtarë në shërbim, të dyshuar se mbështesin imamin Fethullah Gylen, i akuzuar për nxitjen e grushtit të dështuar të korrikut 2016, njoftoi media të enjten. Këto urdhër-arresti mbërrijnë pas një operacioni policor në krahinën e Konias në qendër të vendit dhe bastisjeve të njëkohshme anembanë Turqisë, njofton agjencia e lajmeve Anadolu.

Dymbëdhjetë nga 70 të dyshuarit tashmë ishin larguar nga pozicionet e tyre në forcat e armatosura, thotë agjencia. Arrestimet e të dyshuarve si Gylenist janë pothuajse të përditshme në Turqi si pjesë e goditjes që pasoi grusht shteti i dështuar i 15 korrikut 2016. Në ekzil në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gylen mohon çdo përfshirje.
Më shumë se 50,000 njerëz, duke përfshirë mijëra zyrtarë qeveritarë dhe anëtarë të forcave të sigurisë, janë arrestuar dhe ndaluar në pritje të gjykimit. Ndërkohë që edhe 150.000 person të tjerë janë pushuar ose pezulluar nga detyra për shkak tëp o të njajtave dyshime për përfshirje apo mbështetje të grushtit të dështuar të shtetit./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono