përmirësim

mot.jpg
G. P.10:07 | 12/01/2019

Moti gjatë kesaj te shtune paraqitet i permiresuar, por sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.

Në rajonin jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir. Ndërsa në rajonin verior rruga Kukës-Bushtricë është e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Ajo Domaj-Draj-Reç gjithashtu duhet të qarkullohet me zinxhirë.

Në akset e qarkut Dibër po punohet për hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi. Ndërsa në rrugën Bulqizë-Fushë Bulqizë era e fortë, njofton ARRSH-ja, bën grumbullimin e borës në rrugë.
Aksi Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhirë.

Në rajonin qendror qarkullimi bëhet me zinxhirë në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare, Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë-Qafë Mollë./abcnews.al

MOTI-RRESHJE-MBULIM-ABCM5T2.mpg_snapshot_00.20-1280x720.jpg
G. P.22:29 | 20/11/2018

Thuajse në të gjithë vendin sot ka pasur reshje shiu dhe situatë të paqëndrueshme sinoptike. Reshjet e dendura të shiut, por edhe era e fortë, ka ndikuar në paralizimin e transportit detar. Trageti Brindisi-Vlorë është ankoruar me vështirësi mëngjesin e sotëm, si pasojë e dallgëve të forta. Po ashtu ka pasur vonesa me disa orë në mbërritjen e trageteve. Kapiteneritë e porteve të Vlorës dhe Durrësit kanë pezulluar lundrimet e anijeve të peshkimit.

Kjo situatë sipas meteorologëve, do të jetë prezente edhe përgjatë 24 orëve të ardhshme. Jugu i vendit, në veçanti, mund të ketë reshje të dendura shiu, të cilat rrezikojnë përmbytje. Moti pritet të përmirësohet vetëm pas mesjavës, por sërish reshjet e shiut do të jenë te pranishme deri në fund të nëntorit./abcnews.al

INTERVISTE-E-PLOTE-BLENDI-KLOSI.mpg_snapshot_00.54-1280x720.jpg
ent ela20:58 | 31/08/2018

I ftuar në Mbrëmje në ABC News ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi. Një diskutim për sezonin turistik në vend. Sipas tij, ky ka qenë një sezon i suksseshëm dhe se akoma jemi në kulmin e tij. Ai falenderoi “Edicionin Veror” për reklamimin që i ka bërë anëve turistike të Shqipërisë.

Ministri u shpreh se disa prej kompanive më të mëdha në botë janë drejtuar në Shqipëri këtë vit. Ky vrull i këtij sezoni i gjeti të papërgatitur për fluksin e madh. Sipas Klosit, 1 milion e 430 turistë janë futur në Shqipëri vetëm gjatë gushtit, me 25% rritje krahasuar me vitin e kaluar. “Ne kemi rritje galopante çdo vit. Këtë vit ka pasur 4.5 milionë shtetas të huaj, të cilët i kanë sjellë buxhetit të shtetit 1.7 miliardë euro të ardhura.”

Këtë vit ka pasur 300 milionë euro më shumë.Ne nuk vlersojmë potencialin e madh që kemi. Turizmi është, biznes, industri, ekonomi. Sipas ministrit, duhet të shtojmë dëshirën e të rinjve që të zgjedhin profesionet në ndihmesë të turizmit. Ai tha se ka ende probleme në lidhje me derdhjen e ujërave të zeza në det por që nga ky vit do të fillojnë përmirësimet, ashtu siç është bërë dhe në plazhin e Durrësit.

Superarritja këtë sezon është sistemi baywatch, me 13 jetë të humbura krahasuar me 40 të vitit të kaluar. Gjithashtu është rregulluar dhe çështja e zhurmës në plazhe ku pas orës 23:00 vazhdon qetësia. Ai u shpreh se nuk jemi gati për vënien e yjeve nëpër hotele për shkak se Shqipëria është në fillimet e saj në zhvillimin e turizmit. Prioritet për sezonin e ardhshëm do të jetë pastërtia, rendi, mikëpritja. Thelbi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është vazhdimi më intesitet maksimal i zhvillimit të infrastrukturës dhe krijimi i një aeroporti të ri./abcnews.al

vera.jpg
G. P.15:17 | 21/07/2018

Ndryshimet klimaterike po japin pasoja pozitive në Belgjikë. Si pasojë e rritjes së temperaturave prodhimi i verës në vend është në periudhën e tij më të mirë, duke bërë që në një vit të prodhohet rreth një million litra verë.

E nënvlerësuar deri tani nga francezët, vera belge tashmë është pjesë e më të mirave në botë. Arsyeja ka të bëjë me ndryshimet klimaterike, ku si pasojë e rritjes së temperaturave është rritur dhe cilësia e sasia.

Shifrat e 2017-s e konfirmojnë, numri i prodhuesve të verës është rritur nga 117 në 2016-n, në 128 në 2017-n duke prodhuar deri në një million litra verë. Nëse deri pesë vjet më parë në të gjithë Belgjikën kishte 80 hektarë vreshta tashmë ka 350 dhe prodhimi është pesëfishuar.

Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe vjelja e rrushit do të kryhet gati një muaj para, që në fillim të Shtatorit. Por eskpertët parlajmërojnë se dhe pse aktualisht në Belgjikë është e njëjta klimë me atë në Mesdhe, kjo nuk e mbron vendin nga stuhitë.

Sipas të dhënave të fundit në Belgjikë konsumohen 300 milionë shishe verë në vit./abcnews.al

SITUATA-SHKODER-1280x720.jpg
ent ela09:28 | 10/03/2018

Me përmirësimin e motit ka ndryshuar edhe situata me përmbytjet në Bashkinë e Shkodrës. Niveli i ujit ka rënë në zonat e prekura, por për shkak të shkarkimeve nga HEC-et është gërryer toka bujqësore.

Në zonat e përmbytura të Shkodrës ka një përmirësim të situatës.

Niveli i ujit në Lumin Drin është shumë i ulët.

Por për shkak të shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në njësinë administrative të Gurit të Zi ka pasur gërryerje të tokës bujqësore.

Aktualisht nuk po shkarkohet nga HEC i Vau i Dejës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes ka rënie të nivelit të ujit me 30 cm krahasuar me një ditë më parë.

Edhe në fshatin Obot ka rënë niveli i ujit. Ndërkohe që po bëhet edhe shpërndarja e ndihmave për bagëtitë në Goricë dhe njësinë administrative Ana e Malit.

Gazetar i ABC News: Simon Shkreli

/abcnews.al

vlcsnap-error219-1-1280x720.jpg
G. P.15:25 | 04/02/2018

Ndërsa pritej një përkeqësim i motit në orët e pasdites së kësaj të diele, agjencitë përkatëse njoftuan për ulje të intinistetit të reshjeve. E për pasojë janë ulur edhe lumenjtë Vjosë e Shkumbin, që rrezikonin territore të tëra. Duket sikur kjo situatë ka nisur të përmirësohet, ndërsa forcat Emergjences Civile dhe ato të Ushtrisë vazhdojnë të jenë në gatishmëri për çdo rast.

Ka nisur të përmirësohet situata nga përmbytjet në të gjithë vendin. Kjo për shkak se reshjet janë lehtësuar.
Megjithatë grupet e Shtabeve te Emergjencave janë ende në gatishmëri. Qytetarëve dhe sidomos drejtuesve të automjeteve u është kërkuar që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtim të rrëshqitjeve të dherave dhe të gurëve. Në Novoselë, niveli i ujit ka rënë dhe Vjosa duket më e qetë .

Gjatë paradites, 17 familje u evakuan, bashkë me bagëtitë e orenditë shtëpiake. Shtabet vendore të emergjencave në Fier e Vlorë, po mbështeten nga 150 efektivë të ushtrisë dhe 15 mjete. Në Shkumbin pritej të ishte situatë e rëndë, por megjithatë edhe në këtë rajon duket të mos ketë të papritura.

Paradite u konstatua përmbytje nga Librazhdi, Elbasani, Peqini, Rrogozhina, Myzeqeja e deri në grykëderdhjen e tij në Adriatik. Në Librazhd, vërshimi i Shkumbinit, ka shembur plotësisht një urë, atë të Rrethit të Bardhë, në njësinë administrative Hotolisht. Ka pasur edhe bllokim te fshatrave ne Orenjë, Zdrajsh dhe Verri.

Uji ka hyrë edhe në katet e para të shtepive në qytetin e Librazhdit. Edhe qarkullimi në segmentin Librazhd-Përrenjas, ka patur probleme nga rënia e gurëve nga shpatet e maleve, veçanërisht në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”. Reshjet kane rritur nivelin e ujit edhe të Lumit Ishëm, në Fushë Krujë. Për pasojë, disa shtëpi janë rrethuar nga uji, e shumë të tjera janë në rrezik. Mbi 500 hektarë tokë janë nën ujë, në fshatrat Murqin Bilaj, Mazhë e madhe e Mazhë e vogël./abcnews.al

vlcsnap-error353-1280x720.jpg
G. P.11:10 | 21/01/2018

Në verilindje të vendit, moti është drejt përmirësimit. Reshjet e borës pushuan pas orës 19 të mbrëmjes së kaluar. Përjashtuar rrugën që lidh njësinë administrative Arren, të gjitha akset e tjera janë të kalueshme.

Rruga e Kombit është tërësisht e qarkullueshme dhe pa patur nevojë përdorimin e paisjeve dimërore. Edhe akset e tjera kombëtare që lidhin Kukësin me Tropojën, Peshkopinë e Pukën janë të kalueshme dhe pa probleme.

Në lartesinë 1400 metra, trashësia e borës është rreth 30 cm, ndërsa në zonat e ulëta thuajse e papërfillshme. Sot, temperaturat vijojnë të ruajnë vlerat pozitive prej 3 gradësh në orët e para të ditës dhe në mesditë, ato parashikohen të arrijnë në 8 gradë.

Kompanitë sipërmarrëse të rrugëve kanë punuar në të gjitha akset dhe janë në gatishmëri për të mbajtur rrugët të kalueshme./abcnews.al

vlcsnap-error622-1280x720.jpg
us er09:14 | 04/12/2017

Këtë të hënë, pas katër ditë përmbytje, ka nisur të përmirësohet situata në jug të vendit. Në Vlorë niveli i Vjosës është tërhequr dhe uji është prezent kryesisht në fshatin Fitore. Në këtë rajon ka nisur shpërndarja e ndihmave, për familjet që u preken nga përmbytjet.

Në Fier gjithashtu situata është drejt përmirësimit, ndërsa në zona të caktuara po punohet për largimin e ujit të mbetur.

Në Darzezë Forcat e Ushtrisë kanë punuar gjatë natës dhe përfunduan urën provizore, që lidh fshatin me rrugën kryesore. Lumi Vjosë është rikthyer në kuotat normale në nivelin 6 meter dhe situata është përmirësuar.

Edhe në Elbasan ka përmirësim të ndjeshëm, ndërsa energjia është rikthyer në pjesën më të madhe të fshatrave.

Kurse në Lushnje vijojnë të jenë të përmbytura 300 ha në fshatin Imsht nga lumi Seman, ndersa në Tëburf janë 1500 ha.

Në Fushë Krujë në zonat tradicionale të prekura nga përmbytjet vazhdon të ketë ujë.

Këtë të hënë pjesa më e madhe e vendit do jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu, kurse borë ka në juglindje dhe në verilindje të vendit.

Në Dukagjin ka rrugë vështirësisht të kalueshme për shkak të borës.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të bien kryesisht në veri të vendit./abcnews.al

vlcsnap-error425-1280x720.jpg
us er22:47 | 01/12/2017

Në Durrës situata në terren po shkon drejt normalizimit. Në zonat e prekura nga përmbytjet siç është Ish-Këneta dhe Plazhi uji është tërhequr.
Këtu dëme u shkaktuan në rreth 50 shtëpi e biznese. Në lumin Erzen prurjet janë më te pakta, duke shmangur në këtë mënyrë zgjerimin e sipërfaqes të zonave të rrezikuara. Në mesditë, nga dalja e lumit Erzen nga shtrati u përmbyten 15 shtëpi si dhe dhjetra hektarë tokë bujqësore.
Për të monitoruar situatën dhe ardhur në ndihmë banorëve në terren ndodhen përfaqësues të shtabit të emergjencave civile e njesive vendore./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono