permet

vlcsnap-error758-1280x720.jpg
ent ela11:18 | 12/01/2018

Ministri Damian Gjiknuri u kërkon bashkive të miratojnë skema lehtësuese për të ndihmuar qytetaret të shlyejnë borxhet e prapambetura të ujit. Gjiknuri e bëri këtë apel nga Përmeti ku ka nisur të zbatohet një investim i qeverisë për ujësjellesin e këtij qyteti.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga deputetja e zonës  Mirela Kumbaro inspektuan kantierin e punimeve për rehabilitimin e ujësjellësit të qytetit të Përmetit. Investimi i qeverisë kap vlerën e rreth 5 milionë USD. Sipas kontratës, brenda 30 muajsh investimi do të mundësojë furnizimin me ujë 24 orë duke i dhënë zgjidhje kështu një problematike mbi 25 vjeçare.

“I ftoj qytetarët që deri në fund të Janarit, vullnetarisht të bëjnë lidhjen në mënyrë legale me rrjetin e ujësjellësit kudo që ata janë sepse qeveria në Shkurt do të fillojë masat për kontrollet sëbashku me autoritetet vendore. U bëj thirrje të gjitha bashkive që të bëhen pjesë e kësaj reforme të rëndësishme. Qeveria shqiptare do ta marrë këtë rrisk për të investuar siç po investon edhe në Përmet por që këto investime të bëhen të qëndrueshme duhet që të gjithë qytetarët shqiptarë ta paguajnë ujin.

Duke ju referuar reformës në sektorin e ujit të pijshëm, ministri Gjiknuri u bëri një apel kryebashkiakëve në gjithë vendin.

“Dua t’u bëj thirrje edhe bashkive që të miratojnë skema lehtësuese për borxhlinjtë e vjetër apo njerëzit që kanë akumuluar borxhe për shkak të mungesës së interesit apo fatkeqësisht edhe punës jo të mirë të ujësjellësave dhe bashkive përkatëse. Çfarë do të thotë? Skema lehtësuese njësoj siç bëmë me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, për t’i shtrirë borxhet e vjetra në vite, për ti dhënë mundësinë qytetarëve të mos rëndohen përnjëherë me pagesën e faturave që ujit që janë të akumuluara me vite. Është shumë e rëndësishme, kjo është në dobi të qytetarëve, pagesa e ujit është siguri për furnizimin me ujë. Nuk ka rrugë tjetër! Po nuk e paguam ujin ashtu siç e paguajmë edhe energjinë elektrike qeveria shqiptare do ta ketë të pamundur të kryejë gjithë ato investime të nevojshme për të gjithë ato zona të Shqipërisë të cilat fatkeqësisht akoma nuk kanë një rrjet modern të ujësjellës-kanalizimeve”./abcnews.al

 

vlcsnap-error798-1280x719.jpg
us er10:40 | 10/12/2017

Një ngarkesë me 13.5 kg kanabis që po tentohej të futej në Greqi u kap tek Tre Urat në Përmet. Policia vendosi në pranga transportuesin Joan Haska, 36 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës . Pas përfundimit të procedurave të kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e Policisë Kufitare e kanë kaluar automjetin në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Ata zbuluan një vend të përshtatur në shasinë e mjetit ku ishte fshehur lënda e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva./abcnews.al

vlcsnap-error364-1-1280x720.jpg
us er18:47 | 30/11/2017

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në hyrje të qytetit të Gjirokastrës duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve.
Ndërsa disa fshatra të Gjirokastrës, për shkak të erërave kanë mbetur pa energji elektrike.
Gjithashtu raportohet se ka pasur probleme me rrëshqitjet e dherave edhe në Permet, në Çarshovë dhe Frashër./abcnews.al

 

 

 

droga-1-1-1280x960.jpg
us er10:06 | 24/11/2017

Është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës Ismail Saliu,i shpallur në kërkim për drogën e sekuestruar në fshatin Pagri të Përmetit.

61 vjeçari ishte administrator i depos ku u gjetën rreth 12 tonë kanabis sativa.

Saliu ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Organizat Kriminale” dhe “Kryerje e veprave nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal

Për këtë ai ishte dënuar në mungesë me arrest në burg nga Gjykata e  Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë.

Ndërkaq për sasinë e drogës së kapur në Pagri janë arrestuar dhe dy persona të tjerë të cilët po kryejnë dënimin në burg./abcnews.al

vlcsnap-error290-1280x720.jpg
us er14:32 | 15/11/2017

Kanë rifilluar punimet për një nga investimet më të rëndësishme në qytetin e Përmetit. Kompania që fitoi tenderin, brenda një viti e gjysëm do të përfundojë ujësjellësin e ri i cili do të furnizojë jo vetëm qytetin me 24 orë ujë të pijshëm

Makinerite janë ndezur.

Puna për ndërtimin e ujësjelllësit të Përmetit rinisi.

Bllokimi i përkohshëm me një vendim të gjykatës administrative, mori zgjidhje gjithashtu juridike.

Kompania që fitoi tenderin ka shtuar ritmet me qëllim për t’i dhënë fund thatësirës dhe etjes në Përmet.

Ishte parashikuar që projekti të përfundonte në fillim të shtatorit të ardhshëm, por me kohën e humbur nga vendimi i gjykatës administrative, investimi do të marrë një vit e gjysëm kohë.

Në Përmet  që prej 40 vitesh nuk njihet një investim i tillë. Për qytetarët e bizneset që marrin ujë vetëm një orë në ditë, do të jetë një jetë krejt ndryshe. Bëhet fjalë për një invetim prej 583 milionë lekësh

Por për zyrtarin e lartë të bashkisë furnizimi me ujë të pijshëm i Përmetit do të thotë ngritjen e qytetit në një nivel të lartë turistik. Ai e shikon në perspektivë si një nga pikat më të rëndësishme për t’u vizituar nga turistët e huaj.

Muajt e nxehtë që sapo kaluan ishin dramë për jetën e banorëve të këtushëm. Uji mungoi deri dhe me ditë të tëra. Kurse koha më e gjatë që në rubinetet e tyre kishte ujë të pijshëm ishte vetëm një orë në ditë./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono