përmbytjet

1_PAY-Snow-and-rain-on-the-A417-at-Cirencester-this-morning.jpg
ent ela19:14 | 14/11/2019

Më shumë se 800 shtëpi në të gjithë Britaninë e Madhe janë goditur nga përmbytja, ndërsa paralajmërimet e shumta për përmbytjen janë lëshuar dhe Agjencia e Mjedisit paralajmëron për përkeqësim të situatës.

Britania është goditur nga përmbytje të mëdha pas shiut të dendur dhe nga dëbora brenda natës dhe këtë mëngjes. Më shumë se 800 shtëpi janë prekur deri më tani dhe Zyra Metereologjike ka paralajmëruar se do të vijnë shira edhe më të dendur.

Kryeministri Boris Johnson ka postuar në Tëitter se janë rreth 818 prona të përmbytura dhe mbi 14,000 prona të mbrojtura.

Përmbytja do të vazhdojë në disa pjesë të Britanisë së Madhe dhe shoferët janë këshilluar se rrugët janë të mbyllura dhe lumenjtë janë fryrë.

Agjencia e Mjedisit tha që njerëzit janë evakuuar nga pronat në Bentley dhe Fishlake në Doncaster, Yorkshire. Ushtria është futur në shtëpitë me rërë.

Rreth 100 shkolla janë mbyllur në të gjithë zonat e Perëndimit, ndërsa alarmi vijon të mebtet në zonën e Birminghamit

Në Nottingham, qendra e qytetit është përmbytur dhe më shumë se dhjetra rrugë autobusësh nuk kanë funksionuar.

Në Derbyshire, këshilli i qarkut u kërkoi banorëve dhe bizneseve të bëjnë kujdes dhe të jenë vigjilentë për shkak të rrezikut të përmbytjeve, ndërkohë këshilli i qytetit po përgatitet për përmbytje të mëtejshme.

Në Leicestershire, shiu pa ndalesë ka përmbytur disa rrugë. Të gjithë trenat për në Londër aktualisht janë anuluar ose vonuar.

Gjatë 48 orëve të ardhshme është paralajmëruar për përmbytje “të rënda” në zonat e prekura.

Dyzet e pesë paralajmërime për përmbytjet janë dhënë që nga mesdita e së enjtes në të gjithë Anglinë, si dhe 122 alarmet për përmbytjet.

Në Gloucestershire, bora dhe përmbytja kanë mbyllur shkolla dhe rrugë, ndërsa është bllokuar linja hekurudhore. /abcnews.al

venecia-1280x851.jpg
ent ela11:47 | 13/11/2019

Dy viktima dhe dëme të pallogaritshme material në Venecia si pasojë e përmbyytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura. Kryebashkiaku i qytetit i ka kërkuar ndihmë qeverisë, ndërsa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme deri të premten.

Venecia prêt sërish përmbytje, gjatë ditës, ndërkohë që deri tani si pasojë e reshjeve të dendura janë dëmtuar linjat e telefonit, duke bërë që banorët të mund të komunikojnë vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale. Metereologët para shikojnë se qyteti mund të qëndrojë për disa ditë në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve.

Vetëm në mëngjes është bërë i mundur konstatimi i dëmeve materiale të përmbytjeve, ndërsa mediat raportojnë se një skenë e ngjashme është parë vetëm në 1966-ën. Erërat që arrinin shpejtësinë e 100 kilometrave katrorë kanë shkatërruar një numër të madh varkash.

Të gjitha shkollat në qytet qëndrojnë të mbyllura.

Kryebashkiaku i qytetit u shpreh se dëmet duhen ende të llogariten. Me anë të një filmimi të shpërndarë në rrjetet sociale, me lot në sy ai I kërkoi qeverisë që të ndërhyjë, pasi qyteti nuk mund t’ia dalë I vetëm.

Uji ka përfshirë dhe Bazilikën e San Markos ku dëmet janë të pallogaritshme, nën ujë përfundoi dhe mermeri që ishte restauruar së fundmi, ndërsa janë në rrezik tullat dhe kolonat e ndërtesës.

Nëj I moshuar 78 vjec mbeti i vdekur pasi e zuri korenti si pasojë e një qarku të shkurtër që u krijua pasi banesa e tij u përmbyt.

Dhe një i moshuar tjetër ndërroi jetë si pasojë e atakut në zemër pas përmbytjes së banesës. /abcnews.al

 

vlore-1.jpg
ger ta21:57 | 09/11/2019

Pas Durrësit, përmbytjet duket se kanë prekur edhe qytetin bregdetar të Vlorës.

Abcnews.al mëson se reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë gjithë pasdites dhe mbrëmjes së të shtunës kanë shkaktuar problematika.

Nën ujë dhe të kalueshme me vështirësi janë rrugët e lagjes “Pavarësia” në qendër të qytetit, kryesisht ato që lidhin aksin e Trasballkanikes me Bulevardin Vlorë – Skelë, të cilat përmbyten për shkak të disnivelit.

Rruga e Portit është e kalueshme vetëm me mjete të larta, ndërsa nën pushtetin e ujit janë edhe aksi i njohur si Albano e Romina apo dhe kryqezimi i ish-Shkollës së Naftës ne Lagjen “28 Nëntori”.

Pavarësisht, angazhinit të ndërmarrjes së shërbimeve publike dhe pompave të hidrovorit që punojnë më kapacitët të plotë, intensiteti i rreshjeve po rikthen përmbytjet në qytetin bregdetar./abcnews.al

permbytje-fushe-kruje-7.jpg
nev ila09:13 | 07/11/2019

Gjatë gjithë ditës së sotme priten reshje shumë intensive në pothuajse të gjithë territorin. Intensiteti i reshjeve do të vijë duke u rritur gjatë fundit të ditës së sotme dhe ditën e nesërme. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata.

Reshjet kanë vazhduar me intensitet të lartë gjatë gjithë ditës së djeshme të cilat kanë vazhduar edhe gjatë natës. Raportohet se në disa qytete ka probleme me përmbytjet në rrugë. Insituti i Gjeoshkencave ka njoftuar se zona më problematike do të jetë zona e Shkodrës.

“Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së sotme për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, rritet rreziku për përmbytje vërshuese në të gjithë vendin. Për arsye të RRITJES SË RREZIKUT NGA PËRMBYTJET VËRSHUESE janë vendosur shenjat për përmbytje të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zonave urbane për të GJITHA QARQET e vendit.

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve rekomandohet të merren masa paraprake dhe PARALAJMËRIM në zonat që kanë probleme në rastet e reshjeve shumë intensive.

Për shkak të intensitetit të reshjeve janë vendosur edhe shenjat e rrëshqitjes së tokës në të gjithë territorin. Probleme mund të shfaqen me bllokimin e akseve rrugore si pasojë e ujit dhe dherave në rrugë. Në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET DHE NIVELET në pjesët e larta malore dhe ato fushore, ZONA E NËNSHKODRËS. Për arsye të rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Nivelet më të larta në lumin Buna do të jenë NË FUNDJAVË. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve DHE RREZIKUT kryesisht në degët e lumenjeve kryesorë përgjatë ditës së nesërme.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 19 °C
në vendet e ulëta: 16 / 17 °C
në vendet malore: 11 / 14 °C

ERA
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por e fortë në bregdet. Në mbasdite ajo do të dobësohet gradualisht”./abcnews.al

MBROJTJA-NGA-PERMBYTJET-CUCI.mpg_snapshot_00.02-1280x720.jpg
ent ela14:50 | 16/09/2019

Rreth 1200 hektarë tokë në zonën e Shkodrës nuk do të përmbyten më nga ujërat e lumit Buna. Punimet për rehabilitimin e argjinaturës përgjatë dy fshatrave të zonës po shkojnë drejt përfundimit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi shkoi për të inspektuar punimet.

Buna mund të tentojë sërish të dalë nga shtrati, por argjinatuara e përforcuar do ta pengojë të përmbysë tokat përreth.

Rreth 128 milionë lekë sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë investuar për rehabilitimin e saj.

Ndërsa 1200 hektarë toke në fshatrat Pentar e Luarez në zonën e Shkodrës kanë shpëtuar.

“Kjo argjinaturë tani do të mbajë rreth 1200 hektarë tokë të shfrytëzuara shumë nga fermerët e zonës. Kjo është një nga ndërhyrjet më serioze që po i bëjmë argjinaturës së Bunës. Me këtë ndërhyrje kemi një garanci shumë të madhe që nga Buna nuk do të kemi më shqetësime përsa i përket përmbytjeve”

Ministri Çuçi kërkoi mbylljen e punimeve para se të nisë sezoni i shirave. Argjinatura e Bunës në Pentar-Luarëz është rreth 6.5 Km e gjate. Në këtë argjinaturë nuk ishte bërë asnjë ndërhyrje serioze që prej viteve ’70. /ABC News Albania 24/7

elbasan-2-1280x720.jpg
ad min14:15 | 10/08/2019

Më shumë se dy mijë banorë të fshatrave të Njësisë Administrative Papër, për vite me radhë kanë vuajtur nga izolimet që shkaktonin prurjet e mëdha të përroit.

Mungesa e pritave malore bëri që ujërat e rrëmbyer të përfshijnë rrugët  dhe tokat bujqësore.

Bashkia e Elbasanit është duke investuar në ndërtimin e rreth 1 km prita malore, të cilat do te shmangin përmbytjet dhe do të lehtësojnë lëvizjen e banorëve gjatë dimrit.

Kryetari i ri i Bashkisë se  Elbasanit Gledian Llatja, së bashku me specialistë shkuan nga afër për të parë punimet. Ai kërkoi përshpejtim qe  vjeshta të mos krijojë probleme

Zgjidhja e këtij problemi u vjen në ndihmë edhe nxënësve të shkollave, të cilët shoqëroheshin nga prindërit sa herë përroi kishte prurje të mëdha. Madje nuk kanë qenë të pakta rastet kur fëmijët e kishin të pamundur të shkonin në shkollë. Llatja u angazhua gjithashtu që në buxhetet e ardhshme të parashikojë edhe ndërtimin e urave që janë të domosdoshme për fshatrat e Njësisë Administrative Papër./ABC News Albania 24/7

banoret-e-ravonikut-1280x697.jpg
ent ela13:45 | 06/05/2019

Në Ravonik vetëm 2 km larg qytetit të Korçës banorët kanë vite që përjetojnë një situatë të rëndë. Kanali që bënte kullimin e pastrimin e fshatit është mbyllur me beton nga pronari i tokës, kjo ka sjellë një ndotje masive në territor.

Dy herë në vit, banorët e Ravonikut riparojnë shtëpitë, që ju dëmtohen nga lagështira. Betonizimi i kanalit ku shtrihen tubacionet e ujërave të shiut dhe ujërave të zeza ka krijuar një situatë të pazakontë. Në mungesë të kanalizimeve, ujërat e përdorura shkarkohen nëpër oborret e shtëpive. Shumë banorë kanë probleme shëndetësore respiratore në dimër. Kurse në verë jetojnë me frikën e përhapjes së epidemive.

“Të tërë me azmë po bëhemi”.

 “Na ka sjellë shqetësim shumë të madh. Për vit bëjmë riparime, suvatime se nuk vete më shumë se 3-4 muaj bien”.

Mes lagështirës, që depërton në themelet e banesave dhe gropave septike tek pragu i derës, ka në Ravonik ka 15 vite që pritet të vihet në funksion të kanalit, i cili u betonizua pasi u mor në pronësi nga një banor i fshatit.

“Ne jemi shumë në hall të madh. Kemi vajtur në administratë, bashki, prefekturë, Bashkia na ka përvcjellë, është tallur me ne”.

“Vetëm t’i japin rrugëzgjidhje”

“Muaj për muaj po vemi në spital, nuk na zgjidhet asnjë problem”.

Devijimi i ujërave të përdorura nga banesat, në rrugët e lagjes, shpesh ka sjellë edhe konflikte fizike mes banorëve, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

“Me krimba, me minj në oborr po i mbajmë, po rrihemi me njëri – tjetrin me komshinj pse kalon uji këtëj. I themi administratës, shkuam në bashki, u rrahëm edhe në bashki.

“I kemi kërcitur me shata e lopata”.

Banorët e Ravonikut në distancë 2 km nga Korça, nuk kanë gjetur ende zgjidhje. Projekti pa cilësi i disa viteve më parë, la jashtë sistemit të kanalizimeve dy lagje. /ABC News Albania 24/7

KERALA-PERMBYTJET-1280x720.jpg
ent ela12:43 | 21/08/2018

Mbi një milionë persona janë zhvendosur për shkak të përmbytjeve të rënda në Kerala të Indisë. Ata janë dërguar në kampet e ndërtuara nga autoritetet. Në zëdhënës i qeverisë lokale të Keralës tha se bilanci i fatkeqësisë natyrore ka shkuar në 410 persona të vdekur. Ndërsa rreth 50 mijë banesa janë shkatërruar. Pas një jave të mbushur me shira të rrëmbyeshëm, kushtet meteorologjike janë përmirësuar. Kjo po lejon ekipet e shpëtimit që të intesifikojnë kërkimet për të mbijetuar. Ndërsa po shpërndahen ushqim dhe ujë në disa zona të tjera të prekura nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut. /abcnews.al

103067734_ba9ac57e-9295-4ec7-b6e3-2ad40f22f3cd.jpg
ent ela17:13 | 18/08/2018

Forcat e Armatosura të Indisë po vijojnë përpjekjet për shpëtimin e disa mijëra njerëzve të bllokuar nga përmbytjet në shtetin jugor të Keralasë, ku deri tani kanë humbur jetën 324 persona.

Disa qindra trupa, të ndihmuara nga varka dhe helikopterë, po ndihmojnë në evakuimin e njerëzve nga ajo që konsiderohet përmbytja më e rëndë e shekullit.

Kryeministri Narendra Modi vizitoi zonat e mbuluara nga uji, ku dhe u takua me zyrtarët lokalë për të diskutuar menaxhimin e krizës. Ekziston frika se situata mund të përkeqësohet me shira edhe më të dendura dhe erëra më të forta gjatë fundjavës. Rreth 1 mijë vetë kanë humbur jetën në Indi që kur sezoni i shirave filloi në qershor të këtij viti. /abcnews.al

PERMBYTJET-INDI-1280x720.jpg
ent ela17:45 | 17/08/2018

Përkeqësohet ndjeshëm bilanci i viktimave nga përmbytjet që kanë goditur rëndë shtetin Kerala, në jug të Indisë. Sipas burimeve zyrtare që citohen nga mediat ndërkombëtare, 324 persona kanë humbur jetën në këtë fatkeqësi natyrore. BBC shkruan se 150 mijë persona kanë mbetur të pastrehë. Qeveria qëndrore ka angazhuar ushtrinë, marinën dhe personelin e aviacionit për operacione massive shpëtimi. Rreth 10 mijë kilometra rrugë janë shkatërruar ose dëmtuar ashtu si qindra banesa. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono