perkeqesim

venezuela.jpg
G. P.12:34 | 01/03/2019

Sipas të dhënave më të fundit, kriza politike dhe ekonomike në Venezuelë ka përkeqësuar ndjeshëm kushtet e jetesës në vend. Rreth 89 për qind e familjeve nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë ushqime.

Kriza ekonomike dhe politike në Venezuelë vazhdon të përkeqësojë kushtet e jetesës. Rreth 80 për qind e popullsisë gjendet në kushte të pasigurisë së ushqyerjes, ndërsa 89 për qind e familjeve nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të blerë ushqime. Të dhënat alarmuese dalin nga hetimi kombëtar për kushtet e jetesës së popullsisë venezueliane, sipas të cilit paga e venezuelianëve në ekonominë formale është gjashtë dollarë në muaj.

Llogaritjet janë bërë duke marrë si referim rishikimin e fundit të pagave dhe taksën e ndërrimit zyrtar më të fundit, shpjegohet në këtë dokument të publikuar nga revista venezueliane “Dinero”. Regjistrohet ndër të tjera dhe një rritje deri në 51 për qind të numrit të familjeve të varfra dhe një rritje prej 10 për qind të papunësisë në periudhën 2015 – 2018. Një tjetër tregues alarmues është dhe rritja e vdekshmërisë foshnjore. /abcnews.al

zjarre.jpg
G. P.12:55 | 17/11/2018

Vijon të pëprkeqësohet bilanci i viktimave për shkak të zjarreve që po shkrumbojnë prej ditësh Kaliforninë. 71 persona kanë humbur jetën nga flakët, ndërsa mbi 1 persona janë shpallur të zhdukur. Zjarrfikësit vijojnë punën për të vënë nën kontroll zjarret.

Bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni është rritur në 71 të vdekur, ndërsa numri i personave të pagjetur ka tejkaluar njëmijë. Presidenti amerikan Donald Trump pritet që së shpejti të zhvillojë një vizitë në zonën e prekur. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të kryejë një inspektim në vendet që pësuan më së shumti dëmtime nga zjarri me numrin më të madh të viktimave të këtij shekulli.

Trump mund të ballafaqohet me dhimbjen dhe zemërimin e të mbijetuarve. Në një intervistë të regjistruar dhe që do të transmetohet të dielën nga Fox News, presidenti amerikan thotë se u befasua ndërsa shikonte imazhet e zjarrëfikësve që hiqnin degët e pemëve dhe shkurret afër një zjarri, duke shtuar se “kjo duhej të ishte bërë më përpara”.

Së fundi u gjetën edhe 8 viktima të tjera, duke e çuar në 71 të vdekur numrin total të viktimave, ndërsa numri I të zhdukurve u rrit nga 631 në mbi 1 mijë, edhe pse autoritetet amerikane theksojnë se disa emra në listë mund të jenë shkruar dy herë ose në mënyra të ndryshme. Gjithashtu nënvizojnë se mund të ketë edhe persona që i kanë shpëtuar zjarrit por që nuk janë në dijeni se emri i tyre rezulton tek lista e të pagjeturve dhe në këtë mënyrë nuk kanë kërkuar që emri i tyre të fshihet.

Ndërkohë, dëmet materiale janë të pallogaritshme. Zjarrëfikësit vijojnë punën e tyre për të vënë nën kontroll flakët që kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara./abcnews.al

zona-e-nenshkodresd-1280x660.jpg
G. P.10:29 | 18/03/2018

Në Shkodër nuk ka përmirësim dhe pse po bëhen afro tre javë nga dita, kur nisi përmbytja. Harta është zgjeruar dhe shumë shtëpi vazhdojnë të jenë të rrethuar nga uji.

Përkeqësohet situata e përmbytjeve në Nënshkodër. Sipërfaqja e tokës nën ujë ka arritur mbi 2420 Ha.
Shifrat i bëri të ditura Bashkia, sipas të cilës, janë dëmtuar kultura të dyta, foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera.
Po sipas Bashkisë, janë mbi 780 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit, zone ku qarkullimi bëhet i mundur me mjete të larta.
Edhe në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata paraqitet më e rënduar. Në Obot kalohet vetëm me varka.
Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura dhe niveli i ujit ka pësuar rritje me rreth 40 cm dhe ka tendencë rritjeje. Për shkak të kësaj situate, Ujësjellsi i Oblikës vijon të jete jashtë funksionit.
Furnizimin me ujë të pijshëm për banorët e bën Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë.
Në zonën e Livadheve, në hyrje të qytetit të Shkodrës, ka prezencë uji në rrugën Et’hem Kazazi, ku në një segment prej 10 metrash ka vështirësi kalimi. 140 banesa rezultojnë të bllokuara nga uji në të gjithë qarkun, por vështirësi është hasur në baza ushqimore edhe për gjënë e gjallë. Nga Forcat e Ushtrise vazhdon shpërndarja e ndihmave për banorët e zonës nga rezervat e shtetit, nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. 855 pako ushqimore dhe 38 tonë ushqime për bagëtitë është dërguar tek banorët./abcnews.al

shqiperia.jpg
G. P.22:30 | 21/02/2018

Shqipëria ka humbur pikë në raportin për korrupsionin të hartuar nga Amnesty International për vitin 2017. Në renditje, vendi ynë lë pas vetëm Bosnje e Hercegovinën dhe Maqedoninë.

Shqipëria ka bërë hapa pas në luftën kundër korrupsionit, duke humbur një pikë në raportin për perceptimin të hartuar nga Amnesty International për vitin 2017. Raporti rendit 180 vende dhe territore, për vlerësimin e të cilave përdoret një shkallë nga zero në 100, me shifrën e parë që tregon një nivel alarmant të fenomenit dhe e dyta gjendjen më pozitive. Në tre vendet e para të klasifikimit ndodhen Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda, me vlerësimet respektive 89, 88 dhe 85 pikë. Sa i takon Shqipërisë, ajo renditet në vendin e 91-të me 38 pikë, më keq se Senegali, Burkina Faso dhe Tunizia.

Më të mira rezultojnë pozitat e Kosovës, në vendin e 85-të, me 39 pikë. Ndërsa në nivel rajonal më mirë pozicionohet Kroacia, në vendin e 57-të, e ndjekur nga Bullgaria dhe Serbia, përkatësisht në vendet 71 dhe 77. Dhjetëshja e parë e renditjes plotësohet nga Norvegjia, Zvicra, Singapori, Suedia, Kanadaja, Luksemburgu dhe Holanda. Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania janë e njëmbëdhjeta dhe e dymbëdhjeta. Ndërkohë, Siria, Sudani i Jugut dhe Somalia renditen të fundit, me vlerësimet respektive 14, 12 dhe 9. Analiza të mëtejshme tregojnë se vendet me më pak mbrojtje për shtypin dhe organizatat joqeveritare janë më të prirurat për të qenë shtetet me nivelin më të lartë të korrupsionit. Çdo javë, një gazetar vritet në një vend me korrupsion të lartë. Analiza, që përfshin të dhëna nga Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve, tregon se në 6 vitet e fundit të paktën 9 në 10 gazetarë u vranë në vende me nivelin e vlerësimit 45, ose më të ulët./abcnews.al

G. P.22:28 | 15/01/2018

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është dërguar në Gjermani për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ai qëndroi për më shumë se një javë në një spital privat në Prishtinë, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua për shkak të një gripi sezonal. Mustafa në spital është paraqitur për shkak të simptomave të lodhjes, plogështisë gripale dhe dobësisë së gjymtyrëve. Ekipi mjekësor bëri me dije se gjendja e tij është përmirësuar ditëve të fundit. Mjekët tregojnë se Mustafa është transferuar në Gjermani për shkak të nevojës për terapi dhe rehabilitim të vazhdueshëm./abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono