pergjimi

ZAEV-PER-PERGJIMET-_ABC-M1-T1.mpg_snapshot_00.17-1280x720.jpg
ent ela15:20 | 12/07/2019

I ftuar në emisionin Klan Debat Kryeministri Zoran Zaev është ka folur për aktualitetin politik në vend, sidomos rreth integrimeve Euroatlantike dhe Marrëdhënieve me fqinjët. Zaev u pyet rreth skandalit të fundit ku u mashtrua nga dy komedianë rus. Ndjenja nuk është e mirë – pranoi ai.

Kryeministri Zoran Zaev në Klan Debat fillimisht theksoi se ka qenë viktimë e transparencës së tij ndaj të gjithëve. Ai pranon se duhej të kishte kontrolle më të mëdha të bisedave të zhvilluara telefonike, por siguron se nuk ka ndarë sekrete shtetërore. Duke komentuar bisedën telefonike me dy komedianët rusë për çështjen e Kosovës ai thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë. Por, për Maqedoninë e Veriut – siç tha me interes është dialogu dhe zgjidhja paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.

Zoran Zaev, Kryeminister, RMV: “Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja duhet të sigurojë paqë të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë dëshirat tona”.

Kryeministri është shprehur optimist se do të zgjidhet cështja e PSP-së. Siç tha, opozita duhet të ketë më shumë guxim për kompromise. Ai tha se i di qëndrimet e partive politike shqiptare rreth kësaj çështjeje, por se vijat e kuqe nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk do të jenë pengesë që më në fund të arrihet një marrëveshje.

“Nuk do të presim deri në “5 deri në 12″, mandati i PSP-së skadon më 15 shtator. Çështja e vetme që jemi bllokuar është Katica Janeva dhe emri i saj. Ne duhet ta zgjidhim këtë, jo për Bashkimin Evropian, sepse ne duhet ta zgjidhim atë në shtëpi. Kompromiset nuk do të bëhen në kurriz të drejtësisë. Grupet e punës do të punojnë, ka vullnet në të dyja palët, duhet që të ulet dhe të gjendet një kompromis një orë e më parë. Sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon me kapacitete të plota për shkak të kësaj çështjeje të pazgjidhur. Jo me kapacitet të plotë dhe të ardhme të pasigurt”.

Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë Kryeministri Zoran Zaev se Kryeministri Rama ka pranuar sqarimin e Pendarovskit rreth deklaratës për të vecuar dy vendet drejt datës së negociatave. Interesi i vendit tonë është që të shkojmë bashkë me Shqipërinë – tha Zaev.

Nëse hyjmë bashkë do të ndihmohemi me njëri-tjetrin. Mund ta konfirmoj se ekziston një miqësi e fortë mes Ramës dhe kancelares gjermane Merkel. Ajo është përkrahëse e fuqishme e integrimeve të RMV-së dhe Shqipërisë.

Duke folur për marrëdhëniet me fqinjët Kryeministri Zaev  tha se pas fitores në zgjedhjet në Greqi ka kontaktuar me Kryeministrin Micotakis dhe se është vendosur së shpejti të realizojnë një takim. Zaev nuk saktësoi se kur do të ndodh ky takim, por se punohet në këtë drejtim. Sa i përket çështjes që ngriti shqetësime në Shkup dhe Sofje rreth asaj se kujt i takon personaliteti historik Goce Dellcevi  Zaev njoftoi se komisionet përkatëse në bashkëpunim me politikën shumë shpejt do të gjejnë zgjidhje për cështjen Goce Dellcev. “Do të thirremi në dokumentet dhe do të gjejmë zgjidhje. Ne shikojmë drejt të nesërmes” – tha Zaev. /ABC News Albania 24/7

klan-maqedoni-1280x713.jpg
ad min23:29 | 11/07/2019

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka folur për komunikimin me dy komedianët rusë, që i sollën një situatë të sikletshme në raport me fqinjët. Në një intervistë për Klan Maqedonia, Zaev tha se është ndjerë i mashtruar, ndërsa mbështet zgjidhjen më të mirë mes Kosovës e Serbisë përmes dialogut.

Do të vijë për herë të parë në ambientet e Klan Maqedonia dhe do të mirëpritet nga drejtuesit e televizionit. Padyshim se Kryeministri nuk mundej t’i shmanget pyetjes rreth skandalit të fundit ku u mashtrua nga dy komedianë rus. Ndjenja nuk është e mirë, pranoi ai.

Definitivisht është një ndjenjë e hidhur, për shkak se ndjeheni të mashtruar dhe këtë e ndava me opinionin dhe shpreha keqardhje”, tha Zaev.

Në “Klan Debat”, ai thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë lidhur me bisedën e zhvilluar. Por për Maqedoninë e Veriut, siç tha, me interes është dialogu dhe zgjidhja paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja duhet të sigurojë paqe të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë dëshirat tona”, tha Zaev.

Në Klan Debat Kryeministri Zaev është prononcuar edhe rreth shumë çështjeve të tjera aktuale, sidomos rreth integrimeve euroatlantike dhe marrëdhënieve me fqinjët.  /ABC News Albania 24/7

mickoski.jpg
ad min17:00 | 04/07/2019

Lideri i VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut, akuzoi ministrinë e brendshme në vend se po e përgjonte dhe ishte në ndjekje nga struktura të kësaj Ministrie. Ai theksoi se skenari i ardhshëm mund të jetë arrestimi i tij. Por deklaratat e tij janë përgënjeshtruar nga Ministria e Brendshme në vend.

VMRO-DPMNE është e gatshme të shkojë në zgjedhje në çdo kohë, por ata që i ikin përballjes janë pikërisht funksionarët në pushtet, të cilët kanë frikë se duhet të përgjigjen për krimin dhe korrupsionin, ndërsa duke ikur nga pasojat janë të gatshëm tu kundërvihen të gjithë atyre që nuk mendojnë si ata.

Kështu ka deklaruar, në një intervistë për median maqedonase, kreu i opozitës Hristijan Mickoski duke shtuar se, në periudhën e ardhshme pret një skenar të arrestimit të tij, pasi siç ka potencuar, po ndiqet nga struktura të MPB-së.

“Jam i vetëdijshëm se mund të vijë edhe deri te ajo, kam biseduar me familjarë të mi, se nga Zoran Zaev dhe nga ata rreth tij mund të pritet gjithçka, mund të pritet edhe që të vinë të më arrestojnë. Kjo le të jetë apel për ata persona që rrotullohen rreth meje, një njësi speciale e Ministrisë së Punëve të brendshme, me arsyetimin se janë këtu që të mbikëqyrin oborrin e shkollës, që është në afërsi të shtëpisë sime. Unë jam i gatshëm dhe nuk asnjë dilemë se e di cili është qëllimi i kësaj qeverie despotike”, tha Mickoski.

Këto supozime janë përgënjeshtruar nga MPB-ja duke shtuar se lideri i VMRO-DPMNE-së, me kërkesë të tij, nga viti i kaluar, ka sigurim nga ana e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme. /ABC News Albania 24/7

ALIBEAJ-1280x720.jpg
ent ela18:46 | 17/08/2018

Përmes një deklaratë për mediat, deputeti i Partisë Demokatike, Enlekejd Alibeaj kërkoi arrestimin e deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Sipas Alibeajt, Çyrbja është përgjuar duke folur me anëtarë të bandës së “Shullazit”.

Nga foltorja e Partisë Demokratike u artikulua të premten një tjetër denoncim kundër qeverisë.

“Përgjimet e bëra publike sot nga media provojnë qartë se deputeti i Edi Ramës, Jurgis Çyrbja, është anëtar i bandës së Emiljano Shullazit, por ndryshe nga ai, nuk është në burg, por anëtar i Parlamentit.

Sipas përgjimeve të publikuara, deputeti Çyrbja ka komunikuar të paktën dy herë në telefon me Gilmano Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit për çeshtjen e hotel Vollgës, e cila është rregjistruar në pronësi të Emiljano Shullazit nga Jurgis Çyrbja”.

Alibeaj, nenkryetari i Komisionit të Ligjeve, tha se me Edi Ramën në Qeveri ligji i dekriminalizimit është një copë letër që nuk zbatohet.

“Sot, kamikazet e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe në atë të Krimeve të Rënda duhet t’u thonë shqiptarëve se përse ligji nuk vepron mbi deputetin e Ramës”.

Në emër të Partisë Demokratike, deputeti Alibeaj i kërkoi prokurorisë të dërgojë në Kuvend kërkesë për arrestimin e deputetit Çyrbja. /abcnews.al

DREJTESIA-AMERIKANE-HETIMI-1280x720.jpg
ent ela11:09 | 21/05/2018

Drejtësia amerikane do të hetojë lidhur me qëllimin e përgjimit të ekipit të fushatës së Donald Trump nga FBI. Kjo është njoftuar nga Zëvendës prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, i cili kërkon të mësojë nëse përgjimi është përdorur për qëllime të papërshtatshme.

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bahskuara do të hetojë nëse agjentët e FBI përgjuan fushatën e presidentit Donald Trump në 2016 për “qëllime të papërshtatshme”. Në një mesazh në tuitër, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë se dëshiron të mësojë nëse administrata paraardhëse urdhëroi një lëvizje të tillë. Këto zhvillime vijnë pas raportimeve të mediave amerikane që sugjeruan se FBI kishte një informues që merrte pjesë në mbledhjet mes këshilltarëve të fushatës.

Zëvendës prokurori i përgjithshëm i SHBA, Rod Rosenstein tha se një veprim I tillë do të ndërmerret për zbuluar nëse ka pasur të infiltruar. “Nëse dikush është infiltruar apo ka përgjuar anëtarët e fushatës presidenciale për qëllime të papërshtatshme, ne duam ta dijmë dhe të marrim veprimin e duhur”, shkruan ai në një deklaratë.

Tashmë ka një hetim për të gjitha aspektet lidhur me fushatën e Trump për zgjedhjet e 2016-ës dhe nëse Rusia është përpjekur të ndikojë në rezultat. Kërkesa e fundit e Trump vjen pas një sërë mesazhesh në tuitër ku denonconte “gjuetinë e shtrigave”, për të cilën thotë se nuk është gjetur asnjë lidhje mes fushatës së tij me Rusinë.

Kjo I referohet një hetimi që drejtohet nga prokurori special Robert Mueller, lidhur me përpjekjet e Kremlinit për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane, nëse ka pasur bashkëpunim mes Moskës dhe fushatës së Trump dhe nëse presidenti tentoi në mënyrë të paligjshme të pengonte drejtësinë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka sulmuar vazhdimisht këtë hetim si dhe anëtarët e administratës së tij kanë kërkuar shpesh që të mbyllet. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono