pergjimi i policise

PERGJIMI-I-POLICIT-TE-VIZAVE-1280x720.jpg
ent ela17:10 | 16/05/2018

Zbardhen përgjimet e dy efektivëve të prangosur në kryeqytet të martën, lidhur me falsifikimin me pasaporta dhe viza false. Grupi hetimor ka administruar disa mesazhe të dy punonjësve të policies, të cilët komunikojnë dhe takohen për të dorëzuar paratë e dyshuara, se vinin nga trafiku i qenieve njerëzore.

Pas arrestimit  të 17 personave në Shqipëri, të cilët akuzohen për falsifikim të pasaportave dhe vizave drejt vendeve të SHBA, Kanada dhe Mbretërisë së Bashkuar, ABC News zbardh një pjesë të përgjimeve, ku të përfshirë janë edhe dy efektivë policie.

Nga grupi hetimor ka rezultuar se, kuminikimi ndërmjet dy punonjësve të policisë ishte intensiv, duke kryer edhe porositë e marra nga klientët e tyre. Arjan Uku ishte në përgjim prej muajit janar, i cili flet me mesazhe me bashkëjetuesin e Entela Çala gjithashtu punonjëse policie e prangosur gjatë operacionit “272”. Ka dyshime se pavarësisht se numri telefonik ishte regjistruar në emër të bashkëjetuesit të punonjëses së policisë, nga përgjimet rezulton se ai përdorej nga Entela Çala.

Bashkëjetuesi i Entela Çela: A mi bëre ato?

Arjan Uku: Të kam bërë dy porosi.

Në një përgjim tjetër i kryer po në muajin janar 2018, bashkëjetuesi i Entela Çalës, i kërkon llogari punonjësit të policisë se përse po vonohen porositë që ai kishte bërë.

Bashkëjetuesi i Entela Çala: Pse u vonuhan kaq shumë këtë herë?

Arjan Uku: Ka pasur fluks këtë kohë vlla.

Bashkëjetuesi i Entela Çalës: Kur të mundesh kalo nga unë për të folur edhe për gjera të tjera, ose më prit te lokali pas një ore.

Arjan Uku: Ok, ok! Vetëm mos harro “ato” se duhet t’ia dërgoj atyre të tjerëve.

Grupi i strukturuar kriminal përbëhej në total nga 41 anëtarë, 24 prej të cilëve të prangosur në dhjetor në Greqi.

Katër bazat laboratorike që klononin pasaporta dhe visa të Bashkimit Europian, ndodheshin tek “Kodra e Diellit”në Tiranë.

Po kështu, edhe 7 laboratorë u zbuluan nga policia Greke në shtetin fqinj. Nga hetimet rezultoi se dy krerët e grupit të strukturuar kriminal, Gentjan Stojku dhe Ilir Myrtaj përfitonin nga persona të interesuar afërsisht 20 mijë euro për t’i pajisur me pasaparota të falsifikuara. /abcnews.al


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono