përgjimet

KRONIKE-PERGJIMET-GILMANDO-DANI.mpg_snapshot_00.08-1280x720.jpg
G. P.16:33 | 25/12/2018

Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar kërkesën e Gilmando Danit, krahut të djathtë të Emiliano Shullzit për t’i vënë në dispozicion dy përgjime që u bënë “mollë sherri” gjatë procesit. Sipas avokatëve, përgjimet nuk u bënë prezente nga prokuroria, pasi provonin se biznesmeni Ylvi Beqja kishte pasur marrëdhënie të mira me të pandehurit para arretimit të tyre.

Një muaj pasi dha një total prej 55 vitesh burg për Emiliano Shullazin dhe të bashkëpandehurve, Gjykata për Krimet e Rënda ka refuzuar një kërkesë të krahut të djathtë të tij, Gilmando Danit. Pak ditë pas dënimit, Dani, i është drejtuar me një kërkesë gjykatës për t’i vënë në dispozicion transkiptet e dy bisedave telefonike të përgjuara mes tij dhe biznesmenit Ylvi Beqja, dëshmitar i mbrojtur, që pretendoi se është kërcënuar dhe gjobitur nga grupi.

Bëhet fjalë për dy biseda telefonike të datës 5 Mars 2016, një muaj para arrestimit të të pandehurve të dosjes. Dy transkiptet janë bërë objekt debati edhe gjatë procesit gjyqësor, ku avokatët lëshuan akuza në drejtim të prokurorëve në sallën e gjyqit duke pretenduar fshehjen e tyre. Avokatët pretenduan se përmbajtja e bisedave do të rrëzonte akuzën, pasi në to dëgjohej Gilmando Dani teksa komunikonte në mënyrë miqësore me biznesmenin Beqja. Por kërkesa e Gilmando Danit, për t’i pasur këto nuk ka gjetur miratimin e gjykatës. Sipas vendimit të gjyqtares Etleva Deda, një kopje e të cilit u sigurua nga ABC News pretendimi i Danit është i pabazuar në ligj.

Gjykata argumenton se procedimi penal nr.1 i vitit 2016 është në fazë hetimi paraprak dhe për këtë shkak, kërkesa për zotërimin e transkipteve duhet të shqyrtohet nga përfaqësuesit e akuzës. Pesë të pandehurit e grupit të Shullazit po vuajnë dënimet e dhëna në Shkallën e Parë në 13 nëntor 2018, pasi u fajësuan për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”, dënime që janë ankimuar në Apelin e Krimeve./abcnews.al

KRONIKE-PERGJIMET-MISHEL-PRFELA.mpg_snapshot_02.28-1280x716.jpg
G. P.19:07 | 17/11/2018

Përgjimi i bisedës ku planifikohej krimi ka qenë një nga provat më të forta të Prokurorisë në gjykimin e dy personave të akuzuar për vrasjen e mbetur në tentativë të aktorit Mishel Prela, korrikun e vitit 2017 në Tiranë. “ABC News” ka siguruar dosjen e gjykatës, ku zbardhet kjo bisedë e zhvilluar mes të akuzuarit si autor i krimit, Shkëlzen Buci dhe porositësi i tij, Ervin Zallumi teksa ky i fundit i vë në dispozicion armën e krimit. Përgjimi është bërë përmes një aparati celular nga vetë Buci, të cilit i ishin premtuar 80 mijë euro për vrasjen. Në bisedë Zallumi jepte instruksione për krimin.

B: “Puna është kështu or burrë, se të jepet variant, p.sh. është tu ik për në shpi ai më kupto, në makinë diku”.

A: “Po”.

B: “I shko me motorr tek dera, pam-pam-pam, mbaro punë dhe ikën mo burrë, a më kupto. Se mund të jepet mundësia”.

A: “Po, e marr vesh”.

B: “Mund të jepet mundësia kudo. Jo e kam idenë këtu. Që mos më humb shumë kohë. Më kupto, këtu e kisha hallin. Që të mos humbium shumë kohë”.

A: “Nuk bën zhurmë ajo, nuk bën zhurmë fare”.

Me tej bashkebiseduesit pretendojnë se është koha më e përshtatshme për shkak të situatës politike.

A: “Këto 10 ditë duhet me kry punë o vlla se…”

B: “Kjo është pra ideja o burrë, pasi unë desha me u nxitu. Unë këtë thashë”.

A: “Tashti shko, bam-bam, mbaro punë, se tani nuk ka mo as polici. Nuk funksiono as një gjo. Është kohë zgjedhjesh, është qeveri teknike, ministra teknikë, çdo gjë teknike. Nuk ka as kontroll, as postoblloqe”.

B: “Na u desh një kështu mo burrë, t’i kishim ra, se me dy copë nuk ka ku të shkojë. I bie një herë pa zhurmë o burrë, që mos bëjmë rrëmujë a më kupto”.

Në vijim të bisedës Shkëlzen Buci dhe Ervin Zallumi diskutojnë se si duhet të largohen nga vendi i krimit dhe si të ruhen nga kamerat.

A: “Këto 10 ditë o vlla. Në momentin që do vijë nuk ka nevojë me ik me shpejt. Bam bam dhe hajt shnet. Mund të ikësh dhe me biçikletë. I hypën biçikletës edhe… Tani duhen gjëra mos me ra në sy. Se me qenë me motorr të madh. Yyyy motorri i madh është kot”.

B: “Ti thu nuk bo punë motorri i madh?”

A: “Po jo o burrë, ça thu. Pse me rreziku kot, kamikaz”.

A: “Thjesht domethënë. Edhe ruj një çik zonën, ku ka kamera, ku nuk ka kamera. Në momentin që do ikësh, mos hiq kapelen ku ka kamera. Ku e shef se ka kamera, se ka biznese ene gjona, se duken kamerat”.

B: “Normal. Në qoftë se ashtu, këtë po e hudh unë, në qoftë se ashtu. Un do e përdor me doreza”.

A: “Po pra do ta pastrosh mirë”.

Me gjithë planifikimin Policia dhe Prokuroria mundën të zbardhnin plotësisht ngjarjen dhe të dërgojnë si të pandehur Ervin Zallumin e Shkëlzen Bucin. Në përfundim të gjykimit Zallumi dhe Buci u dënuan me nga 12 vite burg për akuzën e “vrasjes me paramendim”, mbetur në tentativë, “prodhim e mbajtje narkotikësh” dhe “armëmbajtje pa leje”./abcnews.al

dako-biseda-me-nicen-933x445.jpg
G. P.19:54 | 25/10/2018

Klan publikon telefonatat e zbardhura nga Prokuroria

Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit, rezulton të jetë përgjuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në një bisedë telefonike me një person që në dosjen e organit të akuzës identifikohet si Niçja.

Televizioni Klan ka siguruar një pjesë të bisedës së Dakos që sipas Prokurorisë mban numrin 069 20 99 300 dhe Niçes që mban numrin 89 67 77 65 dhe që ka qenë objekt i përgjimit.

BISEDA 1 –

Niçja: Hë kryetar, hë vllai.

0692099300: Niçe, ku je?

Niçja: Këtu vërdallë…

0692099300: Ku është Astriti?

Niçja: Ka lëviz një çikë.

0692099300: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Niçja: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

0692099300: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Niçja: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj…

Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një

0692099300: Po mirë mo mirë, por doja ta takoja…kanë pi ato.

Niçja: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

0692099300: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

Po kush është Nicja, cila është lidhja e Vangjush Dakos me të dhe për çfarë bisedon kryebashkiaku i Durrësit me këtë individ?

Vangjush Dako do të japë sqarime për këtë përgjim sonte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, në orën 21:00, përballë një paneli gazetarësh.

Pjesë e përgjimeve të Prokurorisë është një tjetër bisedë e zhvilluar mes një personi të paindetifikuar dhe Niçes, që kuptohet se është objekti i përgjuar në shumë raste nga organi i akuzës, ashtu si në rastin e telefonatës me kryebashkiakun.

BISEDA 2 – NIÇJA

1-            Niçja: Të marr unë se jam me rob pra…

2-            Alo, ça po bën?

1-            Niçja: Të marr unë se jam me rob të thashë!

2-            Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

1-            Jo! Jo! Jo!

2-            Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën këtu…

… po deshe…

1-            Niçja: ...mirë…

2-            6 veta janë!

1-            Niçja: Hajt se të marr unë!

2-            Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të ..tojnë (nuk kuptohet)!

Edhe për këtë përgjim, pjesë e dosjes së famshme 399 Vangjush Dako pritet të japë sqarime në orën 21:00 në Opinion në Tv Klan, sikundër edhe për akuzat që ka artikuluar kundër tij Partia Demokratike, si të lidhur me bandën e trafikut të drogës në Shijak, të cilën, opozita thotë se e ka përdorur për blerje votash.

Tv Klan

PERGJIMI-TELEFONAT-TRUMP-1-1280x739.jpg
ent ela11:16 | 25/10/2018

Mediat amerikane duke cituar burime të inteligjencës japin alarmin se telefonatat e presidentit Trump përgjohen nga Kina dhe Rusia. Nju Jork Tajms shkruan se këto dy vende mbledhin informacion në këto përgjime dhe e përdorin për të ndikuar politikën në SHBA. 

Inteligjenca amerikane ka zbuluar që Rusia dhe Kina përgjojnë telefonatat personale të presidentit Donald Trump për të marrë informacion në mënyrë që të ndikojnë politikën amerikane. Kështu shkruan Nju Jork Tajms, që shpjegon se Trump nuk ka hequr dorë nga thirrja e miqëve dhe të besuarve të tij nga 3 telefonat celularë personalë, edhe pse është paralajmëruar për faktin që nuk janë të sigurtë.

Pekini ka regjistruar personat me të cilët Trump flet më shpesh, duke i futur në listën e personazheve që janë objektiv i përgjimeve, të cilët i bombardon me mesazhe në favor të Kinës. Angazhimi rus është më pak i shënjestruar: dëgjon biseda për të kuptuar se si Trump mendon. Dy nga personat më të telefonuar nga Trump janë identifikuar nga Pekini si Stephen Schwartzman dhe Steve Wynn. Një zëdhënës i Schwartzman, i cili është drejtues i fondit amerikan “Blackstone”, tha se ai ishte i lumtur që ka bërë ndërmjetësuesin për çështje të ndryshme mes dy vendeve me kërkesë të palëve. Asnjë koment nga ana e Wynn, ish-biznesmen në fushën e kazinove.

Ndërkohë, Trump posedon 3 iPhone: 2 prej tyre janë bërë më të sigurtë nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare ndërsa i treti është si gjithë të tjerët. Disa këshilltarë të presidentit kanë treguar për Nju Jork Tajms që Trump nuk duhet të ndajë me këta miq, përmes këtyre celularëve, informacione konfidenciale. Gjithmonë sipas gazetave amerikane, presidenti refuzon të ndryshojë telefon çdo muaj, duke nënvizuar se është një praktikë e parehatshme. /abcnews.al

PERGJIMET-QENDRA-MASAZHI-1280x706.jpg
ent ela15:06 | 07/10/2018

Njerëz të njohur të ekranit, zyrtarë dhe familjarë kanë qenë klientë të zakonshëm të qendrave të masazhit në Tiranë, ku sipas prokurorisë kundrejt pagesës ofroheshin edhe shërbime seksuale.

Detajet dalin në dritë në përgjimet e kryera për llogari të hetimit të zhvilluar ndaj tre administratorëe të këtyre qendrave, të proceduar penalisht dy javë më parë për “shfrytëzim prostitucioni” dhe “mbajtje e lokaleve për prostitucion”.  “ABC News” ka siguruar disa nga transkiptet e bisedave të nxehta të përgjuara mes masazhatorëve dhe personit të autorizuar nga prokuroria për veprimin e simuluar.

Pa ditur se po regjistoheshin punonjëset kanë bërë biseda të lira, duke treguar edhe llojin e klientëve që frekuentojnë qëndrat, si në këtë përgjim:

Agjenti: Po noj shërbim tjetër ofroni ju? Se andej nga jetoj unë, qendra masazhi i ofron të gjitha shërbimet.

Masazhatorja: Avash ti. Ti sot erdhe për herë të parë. Kërkon shërbime ekstra. Ne ato i bëjmë me njerëz të njohur, njerëz që janë çdo ditë para ekranit. Por kur të njihemi më mirë atëherë folim. Herë tjetër kur të vish do të futesh nga mbrapa, jo nga hyrja kryesore. Këtej nga hyjnë njerëz me kollare.

Në një tjetër bisedë, Masazhatorja e një prej qendrave të goditura nga operacioni policor i koduar “Ekstra service” i tregon agjentit nën mbulim si mund të shkojë në qendrën estetike pa rënë në sy.

Agjenti: Shiko, disa nuk e kanë problem, futen dhe ashtu. Disa e dun pak si fshehtas. Si…

Masazhatorja: Si fshehtas sa të dush.

Agjenti: Unë për shembull erdha fshehtas nga punëtorët e mi po…

Masazhatorja: Po.

Agjenti: Unë e kam besdi kur shoh 4-5 femra aty. Desha të dal i herë prapë mbrapsht.

Masazhatorja: E.

Agjenti: Desha t’dal prapë mbrapa. Desh u ktheva, sa pashë 4-5 goca. Pastaj u futa, s’e mendova.

Masazhatorja: Ti s’e ke pas dhe numrin. Se për shembull, ta kesh numrin e pronarit dhe s’ke nevojë me u fut ashtu. A kupto? E thi du me filanin dhe të ço ke dhoma.

Agjenti: Ashtu e?

Masazhatorja: Është edhe nji dhomë mbrapa. Është nji dhomë. Futesh në pallat fshehtas nga mbrapa. Futesh dhe s’të shef njeri. Aty nuk shef as goca, asnji. Vetëm ajo që vje me të bo masazh. Aty të fut në dhomë, manej je….

Agjenti: Po.

Masazhatorja: Je në rregull. Jo me ka sa të dush që vin kshtu si thu ti. S’dun me i pa njeri. Futen, vijnë me syze, me kapuç, edhe familjarë.

Një tjetër bisedë me interes për hetimin është ajo ku Masazhatorja e një prej qendrave të masazhit diskuton me agjentin për çmimin e shërbimeve ekstra.

Masazhatorja: Po varet çfare kërkon ti shtesë. Çfarë shërbimi kërkon ti.

Agjenti: Po ku di unë. Unë veç pyetje bëj. Ti ca më ofron?

Masazhatorja: Këtu ka masazhe i kompletuar, gjithë trupi. Tjetër nuk ka.

Agjenti: Më thuaj sa është e përfshirë kjo e kompletuar.

Masazhatorja: Po ti jep vetë një ide dhe të them unë.

Agjenti: Po ta rrisim dhe një tridhjetëshe je në rregull.

Masazhatorja: Ok. Domethënë i bie dopjo masazh. Shtatëdhjetë i gjithë trupi. Se ata që kërkojnë shumë nuk marrin asgjë, por ti nuk kërkove asnjë gjë.

Agjenti: Unë dua të dal i kompetuar që këtej.

Masazhatorja: Që të dalësh i kompletuar që këtu duhet të heqësh brekët.

Agjenti: Unë doja ti t’më bëje veç mu masazh.

Masazhatorja: Okej. Dy mijë euro du rrogë mujore, se aq më shkon rroga këtu. Të pyes si ndjehesh tani, je pak më i lirshëm? Do të bëj unë ty që herën tjetër kur të vish të jesh më i lirshëm. Më ke thënë tetë. Mos i ke numëruar gabim?

Agjenti: Po pastaj, ç’problem ka. I ke shumë?

Masazhatorja: Ok, faleminderit, m’i ke dhënë vetë.

“ABC News” zotëron dhe një sërë përgjimesh të tjera, por për shkak të përmbajtjes së tyre tejet të lartë erotike dhe në emër të profesionalizmit dhe kodit të etikës zgjedh të mos i ndajë me publikun.

PERGJIMET-KANABISI-ZIKA-1280x720.jpg
ent ela15:12 | 26/08/2018

ABC News ka siguruar përgjimet e dosjes gjyqësore ndaj katër personave të akuzuar për kultivim të kanabisit në fshatrat e Tepelenës në vitin 2016, mes të cilëve edhe një punonjës policie. Mes bisedava dalin në dritë kodet e përdorura prej tyre, kur informoheshin për kontrollet policore në parcela.

Një telefonatë në orët e drekës të 14 Nëntorit 2016 i prishi qetësinë Besim Zikës, 48-vjeçarit të dënuar nga Krimet e Rënda për përfshirje në biznesin e kanabisit.

Nga ana tjetër e telefonit, një zë që iu prezantua si “kushëriri nga deti”, i tha të pastronte gjithçka, pasi do të kishte vizitorë.

Kjo është një nga bisedat e përgjuara të Prokurorisë për Krimet e Rënda të servirura në gjykimin e Zikës dhe tre të bashkëpandehurve të tij, mes të cilëve edhe Gani Abazi, ish-shef Rendi i Policisë së Tepelenës.

ABC News ka siguruar një kopje të dosjes gjyqësore ku zbardhen përgjimet e koduara mes të pandehurve dhe personave të tjerë, që i ndihmonin në kultivimin e kanabisit në fshatin Bylysh të Tepelenës.

E tillë ishte ajo e drekës së 14 Nëntorit 2016, ku Besim Zika u lajmëruar për kontrollin policor.

Besim Zika:Urdhëro”.

659: “O alo, ça bën o”?

Besim Zika: “Mirë”.

659: “Eee”.

Besim Zika: “Urdhëro”.

659: “ dëgjon ore”?

Besim Zika: “Të dëgjoj”.

659: “Eee, pastro vendin aty ku je”!

Besim Zika:Ku o”?

659: “Lart në fshat pastroji të tëra se do të ketë vizitorë sot, më lajmëruan”.

Besim Zika: “Po kush je ti”?

659: “Po lëre kush jam unë, n`daç merre vesh kush jam unë po pastro vendin sa më shpejt”!

Besim Zika: “Po më thoj or kush je or burrë”!

659: “Ai kushuriri nga deti jam”.

Besim Zika: “Aa”?

659: “Kushuriri jot jam ore po pastro vendin se më lajmëruan, kaq”!

Besim Zika: “Ooooo”!

659: “Pastro vendin mirë të tëra ee ! Më dëgjon ore”?

Besim Zika: “Është e vërtetë”?

659: “Eeee, është e vërtetë se nuk tallet njeri, hajt ! Hajt çao”!

Pak minuta më vonë Besim Zika është telefonuar sërish nga i njëjti numër.

Besim Zika: “Urdhëro”.

659: “Më dëgjo edhe një herë me kujdes”!

Besim Zika: “Po”.

659: “Pastro çar ke, magazinë, kantinë, të tëra, asnjë gjë nëpër, te shpia, me qetësi jo ti thuash njeriu tjetër ! Më dëgjove apo jo”?

Besim Zika: “Po unë fola”…

659: “Më dëgjove apo jo oooo o njeri”!

Besim Zika: “Të dëgjova, të dëgjova”.

659: “Më dëgjo mua tani ti se është, nuk të po të, po gënjej, po tallem. Pastro çar ke rreth e rrotull dhe ik vetë andej, mos me rri aty, hajt!

Besim Zika: “Bëhet fjalë për sot”?

659: “Ore edhe, i thuaj edhe atij kushëririt në krah mos të ketë gjë afër, kaq! Në rregull”?

Besim Zika: “Mirë”.

Besim Zika ka njoftuar me tej edhe të pandehurit e tjerë për ndërhyrjen e policisë.

Sipas Gjykatës për Krimet e Rënda, policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes të nesërmen në 15.11.2016, në vendngjarje janë gjetur copa bimësh narkotike si kërcenj, gjethe, bohçe, etj, si dhe gropat e hapura dhe bimë të shkulura nga toka.

Bazuar në përgjimet, ku kuptohej zhvendosja e drogës, ditën tjetër policia ushtroi kontroll në vendin e quajtur “Kodra” në fshatin Miricë, Memaliaj Tepelenë, ku nëpër shkurre u gjenden të fsheura 42 dëngje me kabanis, 1260 kilogramë në total.

Aktualisht dosja në ngarkim të të pandehurve Besim Zika, Gani Abazi dhe Festim e Pëllumb Rona ndodhet në Apelin për Krimet e Rënda, ku ata kanë kundështuar dënimet me nga 8 dhe 9 vite burg të dhëna nga Shkalla e Parë për akuzat e “kultivimit të lëndëe narkotike”, në formën e grupit të strukturuar kriminal./abcnews.al

BOTERORI-PERGJIMET-1280x720.jpg
ent ela22:28 | 13/06/2018

Agjencitë perëndimore të inteligjencës kanë paralajmëruar tifozët që udhëtojnë në Rusi për të ndjekur botërorin se mund të sulmohen nga hakerat rusë. Autoritetet u kanë bërë thirrje udhëtarëve që të mos e nënvlerësojnë rrezikun.

Agjencitë amerikane të spiunazhit kanë paralajmëruar tifozët që do të udhëtojnë në Rusi për të ndjekur Kupën e Botës që të mos marrin me vete pajisjet elektronike, pasi rrezikojnë të bien pre e sulmeve kibernetike. Zyrtarë të agjencive kanë deklaruar se tifozët mund të vihen në shënjestër nga organizatat kriminale ose qeveria ruse dhe u kanë bërë thirrje atyre që të mos e nënvlerësojnë rrezikun. Sipas burimeve, turistët që marrin me vete laptop, tableta apo pajisje të tjera elektronike mund të sulmohen nga hakerat për t’iu vjedhur identitetin dhe të dhënat personale. Përfaqësuesit e korporatave, por edhe zyrtarët qeveritarë janë më të rrezikuarit, paralajmërojnë autoritetet amerikane, që ftojnë udhëtarët të mos marrin mjetet e zakonshme me vete dhe t’u heqin baterinë gjatë kohës që nuk i përdorin. Apeli i krerëve të shërbimeve të inteligjencës vjen në një kohë kur Departamenti i Drejtësisë dhe Kongresi po hetojnë ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Një alarm të ngjashëm kanë dhënë edhe agjencitë britanike të sigurisë, që përveç tifozëve që do të udhëtojnë për të parë ndeshjet ka paralajmëruar edhe vetë kombëtaren angleze të futbollit që konkurron në Kupën e Botës. /abcnews.al

vlcsnap-error053-3-1280x720.jpg
us er15:06 | 14/12/2017

Burime të ABC News në prokurorinë e Krimeve të Rënda, thanë se  janë zbardhur shumë pergjime bisedash, ndërmjet ish-drejtorit të policisë së Qarkut Vlorë, Jaeld Çela dhe dy vëllëzerve, Moisi dhe Florian Habilaj. Organi  i akuzës ka arritur në përfundimin se Jaeld Çela në më shumë se një rast ishte kujdesur personalisht për  disa nga parcelat me bimë narkotike, që ato të mos prekeshin nga aksionet e policisë për asgjesimin e drogës.

Këto prova nuk janë siguruar nga përgjime ambientale mes te dyhsurave, por nga bisedat telefonike ndërmjet anëtarëve të bandës së Habilajve dhe drejtorit te policise, Çela. ndërkohë Prokuroria  e krimeve të rënda dyshon se edhe para aksionit në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan rreth 4 ton kanabis, grupi i  Habiljave kishte dërguar drejt brigjeve italiane, një sasi dy here më të madhe droge, edhe pse ata ishin nën survejim të vazhdueshëm. Ky fakt u zbulua gjatë një bisede me sms në rrjetin e brendshëm telefonik “BBM”, ku Florian Habilaj njoftonte se aksioni shkoi me sukses.

Vetëm 4 ditë më pas u prangosën në Katania të Italisë, kreu i grupit Moisi Habilaj së bashku me 10 shtetas të tjerë. Gjithashtu, nga të njëjtat komunikime  telefonike si edhe ato në rrjetet sociale, ka rezultuar se në mënyrë intensive, ka pasuir biseda të shumta edhe ndërmjet ish-drejtorit të policisë së qarkut Vlorë, i shpalluar në kërkim ndërkombëtar Jaeld Cela dhe biznesmentin Orest Sota. Ky i fundit u arrestua në fillim të nëntorit pasi në automjetin e tij u sekuestruan 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Deri më tani, janë nën hetim për këtë cështje kriminale rreth 40 persona, ku të implikuar janë politikanë, drejtor policie dhe shumë zyrtare të tjerë të lartë./abcnews.al

 

 

 

 

vlcsnap-error506-1-1280x720.jpg
us er16:00 | 20/11/2017

ABC News zbardh përgjimet ambientale dhe telefonike të dosjes penale në ngarkim të Orest Sotës. Biznemeni 25 vjeçar u procedua penalisht pas episodit të 1 nëntorit në Balldren të Elbasanit, për shkak të gjetjes nga policia në mjetin e tij të një shumë prej 863 mijë euro dhe të dy patentavelundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në komunikimet e përgjuara.

 

Sota ka folur për patentat me shoferin e tij Leonard Almeta, i cili ndodhej me të në mjet në momentin e ndalimit.

Në përgjimin ambiental të kryer pas shoqërimit të Sotës në Policinë e Elbasanit ai pyetet nga bashkëshoqëruesi i tij Leonard Almeta se pse ishin patentat e Tahirit ne automjet. Përgjigja e Orestit është: “Dola një ditë me të … kot pa lidhje … i la aty në kroskot … pa lidhje”.

Në një përgjim të datës 3 nëntor 2017 të numrit në përdorim të shoferit të ish-ministrit Tahiri, Genti Ceka ai shprehet se “Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.

Një përgjim i prokurorisë i përdorur edhe si argument i mbrojtes në proces ishte ai babait të Sotës, biznesmenit Lefter Sota. Teksa diskuton me një person ai i sqaron se lekët e gjetura në mjet ishin para të tërhequra që në vitin 2009 pas shitjes së aksioneve të një banke të nivelit të dytë. Ai shpjegon se paratë e dhëna të birit për t’i dërguar në Elbasan ishin për llogari të garanciësë së blerjes së një sasie të madhe hekuri.  “Fola me Kurum dhe ua thashë që t’i lë si garanci. Isha gati dhe thashë do iki në Elbasan. I mori djali për t’i çuar se kishte rrugën për në Vlorë …”.

Në një tjetër komunikim ai konfirmon se i kishte hequr paratë mënjanë për kurimin e të shoqes.

Në provat e paraqitura nga mbrojtja ishin edhe këto dy fotografime të komunikimit në “Whatsapp” mes Orest Sotës dhe babait të tij, ku ky i fundit i jep një numër kontakti të një përfaqësuesi të Kurum. Sipas mbrojtes, Orest Sota është porositur nga babai për të dërguar lekët si garanci tek KURUM. Gjatë rrugës ai e ka njoftuar se është kapur nga policia./abcnews.al

 

 

 


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono